Eymen Nur: Sisi garanton veten me ndryshim kushtetues

Publikuar në Mars 26, 2019, mesnatë

Lideri i Partisë së Revolucionit në Egjipt, Eymen Nur u shpreh se Presidenti egjiptian Abdulfettah al-Sisi u përpoq të sjellë ndryshimin kushtetues në një periudhë kur bilancet ndërkombëtare kishte gjasa se do të ndryshonin, si dhe shtoi se: “Ata po përpiqën të garantojnë vetën duke bërë ndryshime kushtetuese në veçanti, në një kohë kur Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Selman, ka të ngjarë që të shkojnë.”

Lideri i Partisë së Revolucionit në Egjipt, Eymen Nur u shpreh se Presidenti egjiptian Abdulfettah al-Sisi u përpoq të sjellë ndryshimin kushtetues në një periudhë kur bilancet ndërkombëtare kishte gjasa se do të ndryshonin, si dhe shtoi se: “Ata po përpiqën të garantojnë vetën duke bërë ndryshime kushtetuese në veçanti, në një kohë kur Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Selman, ka të ngjarë që të shkojnë.”

Eymen Nur foli në panelin e titulluar “Arsyet dhe Pasojat e Ndryshimeve Kushtetuese” të organizuar nga Universiteti Sabahattin Zaim, Qendra për Marrëdhënie Islamike dhe Globale dhe Televizioni Arab Al-Jazzeera me bazë në Katar.

Eymen Nur deklaroi se populli egjiptian është shumë i ndjeshëm në lidhje me ndryshimet kushtetuese që duhet të bëheshen në Egjipt, por Presidenti Abdulfettah al Sisi tha se njerëzit në vend ishin të heshtur për shkak të frikës nga regjimi.

Duke theksuar se Sisi po përpiqet të shkatërrojë të gjitha shpresat dhe burimet që do t’i japin fund pushtetit të tij, Nur u shpreh se: “Sisi po i mbyll një nga një të gjitha dyert të cilat do të krijojnë alternativ për të dhe do t’i japin fund pushtetit të tij, dhe po përpiqet të vazhdojë pushtetin e tij për aq kohë sa të jetë e mundur. Ai po e përdor ndryshimin kushtetues si një mjet për të forcuar pushtetin e tij.”

Nur tha se amendamenti kushtetues ishte vënë në veprim shumë shpejt në një kohë kur bilancet ndërkombëtare kishin gjasa të ndryshonin, dhe shtoi se:

“Në Egjipt, nuk mund të ketë parlament më të keq sesa parlamenti aktual. Sisi ka në plan të ndryshojë kushtetutën pas zgjedhjeve. Unë besoj se për popullin e Egjiptit, ky ndryshim kushtetues do të ketë një efekt më të keq dhe më të dëmshëm se grushti i shtetit.

Ne tani mund të shohim se sa punë boshe janë kryer. Sepse duke u bërë këto ndryshime, tentohet që të mbahen kërkesat e popullit në plan të parë. Për shembull, siq bëri Sedati. Sedati bëri ndryshime në kushtetutë duke vënë nene që njerëzit mund ti përdorin dhe pranojnë. Me këtë metodëpopulli mund të pranoj vetëm një amendament kushtetues. Por tani, njeriu që ka qeverisur Egjiptin, nuk ka inteligjencë ta bëjë këtë.”

Nur u shpreh se regjimi i Sisit ka shkatërruar plotësisht jetën politike në Egjipt dhe se ndryshimi i kushtetutës sigurisht nuk është miratuar nga populli.

Nur tregoi se djathtistë, majtistët liberalët dhe islamistët janë kundër amandamentit kushtetues që po përpiqet ta bëjë Sisi, dhe vuri në dukje se: “Në Egjipt, kushdo që e ka kundërshtuar Sisin, ose është arrestuar, ose është vrarë, në emër të mbrojtjes së kushtetutës. Çdokush që e kundërshton paguan me jetën e tij. Prandaj, për fat të keq, nga frika të gjithë janë të detyruar ta mbështesin këtë diktator. Sepse askush nuk dëshiron të jetë në konflikt me Sisin. Për fat të keq, kjo është ajo që na treguan vëllezërit tanë që jetonin atje.”



Burimi : Tesnim News Agency