Zgjedhjet në Indonezi
Indonesianët do të shkojnë në votime më 17 prill. Sipas sondazheve, koalicioni i formuar nga dhjetë parti të cilat mbështesin Presidentin aktual Joko Widodo, duket të jetë i pari me 52.3%.
Indonesianët shkojnë në votime më 17 prill. Sipas sondazheve, koalicioni i formuar nga dhjetë parti të cilat mbështesin Presidentin aktual Joko Widodo, duket të jetë i pari me 52.3%. Ndërsa koalicioni që mbështet rivalin e Widodos, gjeneralin në pension Prabowo Subianto, pritet të marrë 29.5 për qind të votave. Ndërsa 20 % e pjesëmarrësve në anketen e zhvilluar në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars, ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
Presidenti Widodo gjithashtu ka një epërsi që lehtëson miratimin e ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Burimi : Tesnim News Agency