Opozitari i Azerbajxhanit i arrestuar në Turqi kthehet te regjimi i Aliyevit

Publikuar në Mars 25, 2019, 2:14 a.m.

Opozitari Anar Cebbarov, i cili doli kundër politikave sekulare, është arrestuar në Turqi dhe është sjellur te regjimi i Aliyevit.

Deklarata e bërë nga Shoqata Islamike e Solidaritetit dhe Ndihmës e Jerusalemit shkruante si më poshtë:

“Arrestimin e kryengritësit  të Azerbajxhanit, vëllaut tonë, Anar Cebbarov në Turqi dhe dorëzimin e tij te regjimi torturues i Aliyevit, e protestojmë fuqishëm dhe deklarojmë se nuk do të qëndrojmë pa reaguar ndaj këtij persekutimi.”

Regjimi i Aliyevit kishte burgosur dhe torturuar shumë opozitarë musliman të cilët kishin rezistuar ndaj ndalimit të shamisë në vend.



Burimi : Rast Haber