1 milion nënshkrime për largimin e senatorit Fraser Anningut

Publikuar në Mars 18, 2019, 10:31 p.m.

Më shumë se një milion njerëz kanë nënshkruar peticionin për largimin e senatorit Fraser Anningut nga parlamenti i Australisë për shkak të deklaratave të t’ia të dhëna pas sulmit të dyfishtë terrorist kundër besimtarëve mysliman që faleshin ditën e premte namazin e xhumasë në Zelandë të Re.

“Largoni Fraser Anningun nga parlamenti”, emërtohet peticioni të cilin doktoresha e neurologjisë Kate Ahmed e ka nisur në platformën më të madhe botërore për peticione “cange.org”.

Peticioni është nisur pasi që senatori Anning për sulmet terroriste në qytetin e Zelandës së Re Christchurch në mënyrë direkte ka fajësuar myslimanët dhe politikën imigruese të vendit. Terroristi Brenton Harrison Tarrant ka vrarë 50 besimtar  në sulmin e kryer gjatë kohës së namazit të xhumasë në xhamitë Al Nur dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Senatori Fraser Anningu ka thënë se shkaktari kryesor i gjakderdhjes në Zelandën e re është se iu është lejuar  myslimanëve të imigrojnë në atë vend. Gjatë kësaj deklarate antiimigruese islamofobe të senatorit të parlamentit australian Fraser Anning është qëlluar me vezë në kokë nga tinejxheri Will Connolly.

“Qëndrimeve të senatorit Fraser Anningut nuk ka vend në qeverinë e Australisë, demokracisë sonë dhe multikulturalitetit. Në përputhje me ligjet e Australisë kërkojmë të dënohet dhe të jep dorëheqje nga pozita e senatorit  dhe sipas mundësisë të zbatohet edhe hetimi për shkak të përkrahjes së tij terrorizmit djathtist”, ceket në arsyetimin e shkruar të peticionit për largimin e tij.

Edhe kryeministri i Australisë Scott Morrison ka dënuar deklaratat e Fraser Annigut dhe i ka quajtur të neveritshme. Ai ka porositur se deklaratave të tilla nuk ka vend në shtetin e Australisë.



Burimi : SAFF