Programi i besimtarit në muajin Rexheb
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, zotërinë e krijesave dhe vulën e profetëve, mbi Ehli Bejtin e tij të pastër e të dlirë dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!
Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Paqja, mëshira e Allahut dhe mirësitë e Tij qofshin mbi ju!
Muaji Rexheb ështëprej muajve madhështorë. Ai ështëi pari i tre muajve të ndritur: Rexheb,Sha’ban dhe Ramazan. Këto tre muaj konsiderohen si koha më e volitshme shpirtërore për kryerjen e adhurimeve, për pastrimin e shpirtit dhe për forcimin e zemrës nëRrugën e Allahut të Madhëruar. Këto muaj ndihmojnë që të shtypen dhe të mposhten egoja dhe dëshirat e shfrenuara materiale.
Muaji Rexheb është prej muajve të shenjtë, për të cilët na flet Kur’ani i Shenjtë: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë...” (Sure “Teube”, ajeti 36).Këto katër muaj janë: Dhul Kaide, Dhul Hixheh, Muharrem dhe Rexheb.
Muaji Rexheb ështëquajtur muaji i derdhjes sepse në të derdhet mëshira. Transmetohet nga profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: “Rexhebi është muaji i kërkimit të faljes për ymmetin tim, prandaj shtojeni kërkimin e faljes në të, sepse Ai (Allahu) është Falës dhe Mëshirues. Rexhebi quhet muaji i derdhjes sepse në të derdhet pa ndalim mëshira mbi ymmetin tim.”
Transmetohet nga profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: “Rexhebi është muaji madhështor i Allahut. Asnjë muaj nuk i afrohet atij për nga shenjtëria dhe mirësia.”
Transmetohet nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: "Në qiellin e shtatë Allahu ka vendosur një melek (engjull) që quhet Ed Daij (Thirrës). Kur hyn muaji Rexheb ky melek thërret në çdo natë të këtij muaji deri në sabah dhe thotë: Të lumtur e të shpëtuar janë përmendësit (ata që përmendin Allahun). Të lumtur dhe të shpëtuar janë të bindurit. Allahu i Madhëruar thotë: Unë jam me atë që qëndron me Mua; jam i bindur me atë që më bindet Mua dhe Falës për atë që më kërkon falje Mua. Ky muaj është muaji Im, robi është robi Im dhe mëshira është mëshira Ime. Kush më lutet Mua në këtë muaj, Unë i përgjigjem lutjes së tij. Kush më kërkon Mua në këtë muaj, Unë i jap atij. Kush më kërkon udhëzim në këtë muaj, Unë e udhëzoj atë. Këtë muaj Unë e kam bërë litar (lidhës) mes Meje dhe robit Tim. Kush kapet pas litarit Tim, arrin tek Unë. (Biharul Anuar: vëllimi 95, faqe 390)
Transmetohet nga imam Musa ibn Xha’ferr (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Rexhebi është muaji madhështor i Allahut. Në të Allahu i shton të mirat dhe i fshin të këqijat.”
Të shumta janë transmetimet e ardhura nga Ehli Bejti (paqja qoftë mbi ta!) që ftojnë në shfrytëzimin e mirësive dhe të flladeve shpirtërore të muajit Rexheb. Ata na ftojnë që të zbtojmë tre programe:
I pari: Programi shpirtëror dhe adhurues. Në këtë muaj është mirë të agjërohen disa ditë të tij. Është e pëlqueshme të shtohet falja e namazeve vullnetare, të bëhet sa më shumë dua, të përmendet sa më shumë Allahu, të kërkohet sa më shumë falje. Të rrihet zgjuar në natën Regaib duke falur namaz dhe duke bërë dua. Nata Regaibështë nata e xhumasë së parë të këtij muaji.
Agjërimi është prej programeve më të mira në këtë muaj. Ai është prej të pëlqyeshmeve të përforcuara. Kush agjëron në muajin Rexheb fiton pozitë të lartë te Allahu dhe lartësohet shpirtërisht. Besimtarët e devotshëm nuk mjaftohen vetëm me agjërimin e detyrueshëm të muajit Ramazan, por ata agjërojnë edhe në muajin Rexheb dhe Sha’ban si dhe në muajt e tjerë.
Ai që ka munndësi ta agjërojë të gjithë muajin Rexheb, sigurisht që do të fitojë shpërblim të madh. Nëse nuk kamundësi ta agjërojë të gjithë muajin le të agjërojë gjysmën e tij, ose çerekun e tij, ose ditën e parë të tij, ose ditën e fundit të tij. Pra, myslimani është mirë që të agjërojë në këtë muaj, qoftë edhe një ditë të vetme. Transmetohet nga imam Kadhim (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Rexheb është një lumë në Xhennet qëështë mëi bardhë se bardhësia dhe mëiëmbël se mjalti. Kush agjëron një ditë në muajin Rexheb,Allahu do t’i japë të pijë prej atij lumi.”
Transmetohet nga Ali ibn Salim, nga babai i tij, i cili ka thënë: “Në muajin Rexheb unëshkova te Sadiku, Xha’ferr ibn Muhamed (paqja qoftë mbi ta!) dhe kishin mbetur disa ditë prej muajit Rexheb. Kur më pa, ai më tha:O Salim. A e ke agjëruar ndonjë ditë në këtë muaj? Unëi thashë: Jo për Allah o biri (nipi) i tëDërguarit të Allahut. Ai më tha mua: Ty të ka ikur ai shpërblim, të cilin nuk e di sasinë e tij vetëm Allahu i Madhëruar. Këtë muaj e ka begatuar Allahu, e ka madhështuar shenjtërinë e tij dhe e ka bërë detyrë nderimin e atij që agjëron në këtë muaj.”
Ndërsa namazi, duaja, dhikri, kërkimi i faljes, të gjitha këto janë prej punëve të pëlqyeshme në këtë muaj. Gjithashtu, edhe falja e namazit të natës është prej të pëlqyeshmeve të forta në muajin Rexheb. Gjenden namaze që falen me një metodë të posaçme, të cilët është mirë të kryhen në netët e këtij muaji të begatë. Ka edhe dua tëposaçme qëi kujtojnë njeriut madhështinë e Zotit të tij dhe emrat e përsosur të Tij. Të gjitha këto e drejtojnë njeriun kah moralet e mira dhe sjellja e mirë në jetën e vet. Të gjitha këto lutje, namaze dhe llojet e dhikrit, gjenden në librat e lutjeve dhe veçanërisht në librin Mefatihul Xhinan. Shoqata Flladika botuar përmbledhje të këtij libri me titullin: Lartësimi i Shpirtit.
Transmetohet nga imam Sadiku (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Rexhebi është muaji i kërkimit të faljes për ymmetin tim, prandaj shtojeni kërkimin e faljes në të, sepse Ai (Allahu)është Falës dhe Mëshirues. Quhet muaji i derdhjes sepse mëshira derdhet pa ndëprerje në të. Shtojeni sa më shumë thënien: I kërkoj falje Allahut dhe penohem te Ai.”
I dyti:Programi social. Ky program përfshin sadekanë, përmbushjen e nevojave të njerëzve, përpjekjen për t’i ndihmuar ata dhe largimin e privimit prej tyre. S’ka dyshim se sadekaja në kohë të vështira ka shpërblim të madh. Sadekaja nuk është e kufizuar vetëm me anën materiale, por ajo përfshin çdo gjë qëi shërben shoqërisë dhe zgjidhjes së problemeve të njerëzve. Në pikëpamjen e Islamit, fjala e mirëështë sadeka edhe buzëqeshja është sadeka. Ndihma e të varfërve dhe nevojtarëve tregon sinqeritetin e besimit te njeriu. Ndërsa neglizhenca dhe mospërfillja e tyre është shenjë e gënjeshtrës dhe e pretendimit të besimit. Allahu i Madhëruar thotë: “A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë? Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.” (Sure “Maun”, ajetet 1-3)
Në transmetime thuhet se sadekaja që jepet në çdo kohë largon të këqijat, shton furnizimin, shton jetëgjatësinë. Mirëpo, në muajin Rexheb sadekaja ka më shumë shpërblim, mirësi dhe begati.
I treti: Programi i thellimit në njohjen e doktrinës islame, të dispozitave islame dhe të njohurive të fesë. Leximi i Kur’anit dhe zbatimi i tij në jetën e përditshme. Leximi i librave të dobishëm. Frekuentimi në xhami për të dëgjuar këshilla dhe ligjërata, sepse xhamia është mburojëdhe busulla e udhëzimit për besimtarët dhe besimtaret. Të gjitha këto krijojnë një gjendje qetësie dhe sigurie në brendinë e njeriut. Këto vepra e afrojnë edhe më shumë te Krijuesi i tij.
Padyshim që në këto ditë ne kemi nevojë për një program spiritual e adhurues që të forcojmë lidhjen tonë me Allahun. Kemi nevojë për program social që të forcojmë marrëdhëniet tona dhe bashkëpunimin tonë me devotshmëri e me rrespekt me njerëzit. Kemi nevojë për programin e thellimit në njohje e njohuri që të jemi vigjilent ndaj gjithçkaje që ndodh rreth nesh. Kemi nevojë për këto pragrame që të përballemi me sfidat e shumta dhe të kryejmë përgjegjësitë tona ndaj Allahut, vetave tona, familjeve tona dhe shoqërisë tonë.
Është mirë që pas çdo namazi, në muajin Rexheb të këndohet kjo lutje:
O ti tek i cili shpresoj për çdo të mirë dhe i mbrohem zemërimit të Tij për çdo të keqe. O ti që jep shumë për pak punë. O ti që i jep atij që të kërkon. O ti që për shkak të dashurisë dhe mëshirës i jep atij që nuk tëkërkon dhe nuk të njeh. Më jep mua me lutjen që të bëj, të githë të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër dhe mi largo me lutjen që të bëj, të gjitha të këqijat e kësaj jete dhe të jetës tjetër sepse asgjë nuk pakësohet në ato që ti jep dhe mi shot mirësitë me mirësitë tuaja o bujar, o posedues i madhështisë dhe nderimit, o posedues i begative dhe i mirësive, o posedues i mirësisë dhe i bamirësisë. Ndaloja zjarrit mjekrën time. Me mëshirën tënde O mëshiruesi i mëshiruesve.
Allah na i pranoftë adhurimet! Allahu na faltë, na mëshiroftë dhe na begatoftë!