Inaugurohet fabrika për prodhimin e pushkëve Kallashnikov në Indi

Publikuar në Mars 6, 2019, 1:07 a.m.

Kryetari i Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Teknik (FSMTC), Dmitriy Shugayev njoftoi se Moska dhe Nju Delhi po hapin një fabrikë për të prodhuar pushkë Kalashnikov në Korwa të Indisë.

Shugayev u tha gazetarëve se Rusia dhe India kanë inauguruar fabrikën ku do të prodhohen pushkë automatike Kalashnikov dhe se në kuadër të projektit, do të prodhohen më shumë se 700 mijë armë dhe prodhimi do të jetë plotësisht i lokalizuar.

Zyrtari rus u shpreh se: “Sot, një objekt armësh në Korwa të Indisë, ka hapur një fabrikë që do të prodhojë pushkën automatike AK-203 në përputhje me marrëveshjet e arritura në nivel të lartë dhe të nënshkruara në mes të qeverive.”

Shugayev u shpreh se brenda fushës së projektit, është planifikuar të prodhohen më shumë se 700 mijë pushkë automatike dhe se prodhimi do të jetë plotësisht i lokalizuar, shtoi se:

“Falë punës së koordinuar të ekspertëve ruse dhe indiane, ishte e mundur të organizohet në Indi prodhimi i armëve më të reja të markës më të famshme të armëve të zjarrit në botë. Besimi në mes të vendeve dhe bashkëpunimi ynë në fushën e teknologjisë tregojnë se edhe në çështjet më të ndjeshme, marrëdhëniet tona janë të veçanta.”



Burimi : Sputnik News