Qeveria e Anglisë vendos ta shpallë Hezbollahun si ‘organizatë terroriste’

Publikuar në Shk. 26, 2019, 9:34 p.m.

Një nga mbështetësit kryesorë të politikave pushtuese të Izraelit dhe xhihadistëve në Siri, qeveria e Anglisë vendosi të shpallë Hezbollahun si një organizatë terroriste. Izraeli dhe organizatat e tij lobuese e mirëpritën vendimin, i cili justifikohej me rezistencën e organizatës shiite ndaj Izraelit dhe me mbështetjen e Assadit për luftën kundër xhihadistëve.

Anglia po e merrë në listën e zezë organizaten libaneze shiite, Hezbollahun, e cila njihet si ‘Rezistencë’ për shkak të suksesit të saj në zmbrapsjen e Izraelit pushtues dhe e cila e ndihmoi qeverinë e Assadit në kuftën kundër xhihadistëve të cilët e kthyen Sirinë në një ferr.

Ministri i Punëve të Brendshme i Anglisë, Sajid Javid u shpreh se nuk mund të shohin ndonjë ndryshim në mes të krahut politik dhe krahut ushtarak të Hezbollahut dhe njoftoi se ata do të ndalojnë organizatën si tërësi dhe do ta shpallin atë si një organizatë terroriste.

Në këtë kontekst, edhe valvitja e flamurit të Hezbollahut në Angli do të konsiderohet si krim.

HEZBOLLAHU E KA DESTABILIZUAR LINDJEN E MESME

Ministri i Punëve të Brendshme, Sajid Javid u shpreh se: “Ne më nuk mund të bëjmë ndonjë dallim në mes të partisë politike dhe krahut ushtarak të Hezbollahut i cili po vazhdon iniciativat e tij për destabilizimin e situatës së brishtë në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se:

“Kështu që unë vendosa ta ndaloj plotësisht grupin.”

Qeveria e Partisë Konservatore nën udhëheqjen e Theresa May, e justifikoi këtë vendim me pretendimet se ‘Hezbollahu ka shkelur rregullat e Kombeve të Bashkuara, duke vazhduar të dërgoj armë dhe e ka mbështetur presidentin sirian Bashar Al Assad, duke e zgjatur kështu konfliktin në rajon’.

Në procesin e daljes nga BE (Brexit), në vitin 2001 dhe 2008, Britania shpalli të paligjshëm njësinë e sigurisë së Hezbollahut dhe krahun ushtarak. Vendimi i Ministrit të Brendshëm për të deklaruar partinë politike si të paligjshme duhet të miratohet nga parlamenti.

Nëse parlamenti në Angli e miraton, Hezbollahu do të konsiderohet një "organizatë terroriste" që nga e premtja.

PARTNER I PARTISË POLITIKE DHE QEVERISË NË LIBAN

Hezbollahu është partia politike numër një që fitoi zgjedhjet në Liban dhe është partneri i domosdoshëm i qeverisë së koalicionit libanez. Ai ka tre ministri, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka një buxhet shumë të madh.

PËRKRAHËSIT E HEZBOLLAHUT MUND TË DËNOHEN ME 10 VJET BURG

Kjo do të thotë se ata që janë anëtarë të Hezbollahut ose ata që bëjnë thirrje për të mbështetur Hezbollahun, do të konsiderohet se kanë kryer  vepër penale dhe do t dënohen me deri në 10 vjet burg.

EDHE FLAMURI TIJ DO T KONSIDEROHET SI MJET KRIMI

Flamuri i organizats shiite libaneze, me ngjyrat verdhë-gjelbër dhe me Kalashnikovin e vendosur mbi të, përdorej në Angli sidomos në protestat kundër Izraelit. Nëse miratohet ky vendim, edhe valvitja e këtij flamuri do të konsiderohet si krim.

Vendimi i qeverisë së Anglisë u mirëprit nga qeveria izraelite dhe organizatat lobuese jashtë shtetit.



Burimi : Sputnik News