Lënda e gjuhës kineze hynë në kurrikulë në Arabi Saudite
Është marrë vendim që në Arabinë Saudite të hyjë në kurrikulë lënda e gjuhës kineze në të gjitha nivelet e arsimit.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, lënda e gjuhës kineze ka hyrë në kurrikulë në të gjitha nivelet e arsimit në vend.
Ky vendim synon të forcojë lidhjet tregtare dhe kulturore midis dy popujve dhe të kontribuojë në zhvillimin e diversitetit kulturor në vend.
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, zhvilloi bisedime në Kinë në ndeshjen e fundit të turit aziatik. Princi Saudit u takua së pari me ministrin e jashtëm kinez Vang Yi dhe zëvendëskryeministrin Han Cingg, dhe pastaj u takua edhe me presidentin kinez Shi Cinping.
Sipas SPA, gjatë vizitës, u nënshkruan 35 marrëveshje në mes të Arabisë Saudite dhe Kinës.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2017, u realizua një vëllim në total prej 46 miliard dollarësh në mes të dy vendeve. Duke folur në një takim koordinues, Bin Selman u shpreh se tregtia dypalëshe në mes të dy vendeve u rrit me 34 përqind. Kina, me 12.1 për qind, është ndër vendet që Arabia Saudite eksporton më së shumti.
Burimi : Sputnik News