Ndërrohen shumica e ministrave dhe të gjithë guvernatorët në Sudan

Publikuar në Shk. 25, 2019, 1:12 a.m.

Presidenti Omar al Bashir në Sudan, ka ndryshuar tërë kabinetin, me përjashtim të 6 ministrive, dhe si guvernator ka caktuar emra nga ushtria.

Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir në krye të 18 shteteve ka caktuar emra nga ushtria si dhe ka ndërruar shumicën e ministrave.

Sipas dekretit presidencial, në krye të vendit janë caktuar emra nga ushtria dhe i tërë kabineti është ndërruar, me përjashtim të 6 ministrave, si ai i mbrojtjes, i punëve të jashtme dhe i drejtësisë. Janë ndërruar edhe disa zëvendës ministra dhe autoritete të sekretariatit të përgjithshëm.

Kështu, pozicionet e tyre i kanë mbajtur ministri presidencial, Fadl Abdullah Fadl, ministri federal i shtetit Hamid Mumtaz, ministri i Kabinetit të Ministrave, Ahmed Saad Omar, ministri i mbrojtjes, Avad bin Avf, ministri i punëve të jashtme, Dirdiri Muhammed Ahmed dhe ministri i drejtësisë, Muhammed Ahmed Salim.

Ndërkohë, guvernatorët e emëruar në 18 shtete janë si më poshtë:

“Në kryeqytetin Khartum, Hashim Osman Husein; në Jazirah, Ali Muhammed Salim; në Nil, Tayyib al Misbah; në Kassala, Muhammed Ali Karinat; në Kordofanin Verior, Merda Siddik; në Detin e Kuq, Mustafa Muhammed Nur; në Nil të Bardhë, Ahmed Hamid Behit; në Sennar, Isa Abdullah; në Nil të Kaltër, Yahya Muhammed Hayr; në veri, Hashim Abdulmuttalib; në Darfurin e Veriut, Naim Hadar Mursal; në Darfurin e Jugut, Ahmed Ali Abu Sheneb; në Kordofanin Jugor, Muhammed Ancer; në Darfurin e Mesëm, Khalid Nur Daim; në Kordofanin Perëndimor, Dahruzzaman Omer; në Kadarif, Mubarek Shemet; në Darfurin Perëndimor,  Mihleb Hasan Ahmed dhe në Darfurin Lindor,  Suleyman Muhtar.

SHPALLET GJENDJE E JASHTËZAKONSHME

Në fjalimin e tij në kryeqytetin Khartum, presidenti sudanez Omar al Bashir njoftoi se qeveria kombëtare dhe qeveritë lokale në 18 shtete janë shpërndarë dhe në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për një vit.

Bashir kishte anuluar ndryshimet kushtetuese të cilat hapnin rrugë për rizgjedhje në vitin 2020. Vendimet e Bashirit erdhen pas protestave anti qeveriare të cilat po vazhdojnë që nga 19 dhjetori.

Bashir i cili caktoi veten president më 16 tetor 1993, kishte fituar në zgjedhjet presidenciale në vitin 1996, 2001, 2010 dhe 2015.

Qeveria e Khartumit po përpiqet të dal në krye me krizën e Darfurit që shpërtheu në vitin 2003 dhe me krizën ekonomike me të cilën u përball pas ndarjes së Sudanit Jugor në vitin 2011.

Jeta e shtrenjtë në Sudan, mungesa e karburantit dhe parave të gatshme, si dhe ndryshimi i kushtetutës nga parlamenti për ri kandidimin e Bashirit, kishin shkaktuar organizimin e protestave.

Sipas qeverisë, deri më tani në protesta kanë humbur jetën  32 persona, ndërsa sipas organizatës Amnesty, 51 persona.



Burimi : Sputnik News