Maduro ndërpret marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Kolumbinë
Presidenti venezuelas Nikolas Maduro ka thënë se ai do të ndërpres lidhjet diplomatike dhe politike me Kolumbinë, duke thënë se do të mbroj pavarësinë e vendit të tij nëse është e nevojshme, edhe me jetë.
Maduro u bëri thirrje mbështetësve të tij gjatë demonstratës në kryeqytet, Caracas. Maduro, i cili doli duke valëzuar flamurin e Venezuelës, para mijëra njerëzve që kishin veshur këmisha të kuqe, që është ngjyra e partisë së tij socialiste, u prit me duartrokitje të gjata.
Duke vënë në dukje nismat kundër tij, Maduro u shpreh se ‘nuk do të dorëzohet kurr’ dhe se ‘do të mbrojë pavarësinë e vendit të tij nëse është e nevojshme, edhe me jetë’. Maduro i cili u shpreh se nuk ka frikë nga asgjë, e përshkroi Juan Guiadon si ‘kukull të SHBA-së e cila dëshiron ta kolonizoj Venezuelën’. Maduro u shpreh se: “Unë e mbroj pavarësinë e vendit të tij nëse është e nevojshme, edhe me jetë.”
Maduro kritikoi edhe Kolumbinë fqinje, e cila njihet për mbështetjen e saj ndaj opozitës, si dhe njoftoi se ka ndërprerë lidhjet diplomatike dhe politike me këtë vend. Maduro u shpreh se: “Nuk mund ta toleroj më agresionin e qeverisë fashiste të Kolumbisë, kështu që kam vendosur të ndërpres çdo marrëdhënie me Kolumbinë”, dhe i dha diplomatëve të këtij vendi 24 orë kohë për t'u larguar nga Venezuela.
“DJALL NË TRUPIN E NJERIUT”
Udhëheqësi i Venezuelës, për presidentin e Kolumbisë, Ivan Duque, ka thënë se është “djall në trupin e njeriut”.
Në kryeqytetin Caracas u organizua një protestë nga opozitarët. Protesta , e cila u zhvillua pranë një baze ajrore, i bëri thirrje ushtrisë që të lejonte qasjen e "ndihmës humanitare” në vend. Mijëra njerëz morën pjesë në të dy protestat, pa ndonjë përleshje.
Burimi : Sputnik News