Kërcënimi më i madh për gjermanët është SHBA-ja!

Publikuar në Shk. 24, 2019, 12:41 a.m.

Qendra Strategjike Gjermane, sipas Raportit të Sigurisë 2019, thotë se SHBA-ja është kërcënimi më i madh për gjermanët. Ndërsa në çështjen e mbrojtjes, besimi ndaj NATO-s është zvogëluar.

Qendra Strategjike Gjermane ka publikuar Raportin e Sigurisë 2019. Sipas sondazhit të bërë; Kërcënimi më i madh për gjermanët: SHBA. Në vitin e kaluar, gjermanët e konsideronin Republikën Popullore Demokratike të Koresë si kërcënimin më të madh. Në raport u tha se është rritur mbështetja për krijimin e "Ushtrisë Evropiane" në Gjermani, dhe u vu në dukje se çështjen e mbrojtjes, besimi ndaj NATO-s është zvogëluar.

SHBA SHQETËSOHET NGA NJË BE E FORTË

Ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Katarina Barley, tha në një deklaratë të veçantë që ajo i dha Aydinlik më 18 janar 2019 se ata e dinin se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara nga një BE e fortë dhe se dëshironte të shpërbëj atë. Barley u shpreh se fal ushtrisë së Evropës, ata do të kishin mundësinë për të formuar një strategji të pavarur nga SHBA-ja.

INTERESAT TONA PO KUNDËRSHTOHEN

Ministri i Jashtëm gjerman Maas, në një deklaratë të bërë kohët e fundit për gazetën Frankfurter Rundschau, vlerësoi marrëdhëniet në mes të Amerikës dhe Evropës.

Maas i cili tha se amerikanët duan të fitojnë Evropën për interesat e tyre, shtoi se: “Por interesat e shteteve anëtare të BE-së nuk janë gjithmonë të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara.” Maas u shpreh se Evropa duhet t'i mbrojë interesat e saj sa më shumë që të jetë e mundur.



Burimi : Rast Haber