Merkel: Evropa nuk ka ndërmend të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë

Publikuar në Shk. 18, 2019, 1:06 p.m.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Evropa nuk ka ndërmend të prishë marrëdhëniet e saj me Rusinë si dhe shtoi se dialogu në mes të Rusisë dhe NATO- së duhet të vazhdojë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Evropa nuk ka ndërmend të prishë marrëdhëniet e saj me Rusinë si dhe shtoi se dialogu në mes të Rusisë dhe NATO- së duhet të vazhdojë.

Merkel iu drejtua pjesëmarrësve në Konferencën e Sigurisë në Munih, duke u shprehur se: “Do të ishte gabim që Rusia të ishte e izoluar me vetëdije në sferën politike dhe mendoj se është strategikisht e gabuar për ne. Evropa, gjeostrategjikisht, nuk është e interesuar për shkëputjen e plotë të marrëdhënieve me Rusinë.”

‘DUHET TË VAZHDOJ DIALOGU RUSI – NATO’

Merkel vuri në dukje se Berlini dëshiron ruajtjen dhe vazhdimin e dialogut në mes të Moskës dhe NATO-s, duke u shprehur se: “Ne ruajmë besnikërin tonë ndaj Konventës Themelore Rusi – NATO. Negociatat nuk duhet të përfundojnë.”

‘SANKSIONET DUHET TË ZBATOHEN NË MËNYRË TË KOORDINUAR’

Merkel po ashtu u shpreh se sanksionet kundër Rusisë duhet të zbatohen në një mënyrë të koordinuar.

Ajo u shpreh se: “Për shembull, nëse duhet të rriten sanksionet ndaj Moskës, për shkak të incidentit në Ngushticën Kerç, kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Nëse çdo vend zbaton sanksionet e tyre, ne nuk do të jemi fitimprurës.”



Burimi : Sputnik News