Maduro: Guaido do të jap llogari herët apo vonë

Publikuar në Shk. 15, 2019, 10:21 p.m.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se Juan Guaido, i cili u zgjidh si zëvendës president i përkohshëm, herët apo  vonë do të jap llogari në gjykatë, duke e përsëritur edhe mbështetjen ndaj çështjes palestieze.

 Në një intervistë me kanalin El Mayadeen në Liban, Maduro u shpreh se Guaido u përpoq të përçaj vendin dhe të bindë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për të ndërhyrë në Venezuelë. Maduro, i cili paralajmëroi edhe Guaidon, i cili e shpalli veten si president i përkohshëm, u shpreh se: “Ky person i cili beson se politika është një lojë dhe se mund të shkelë kushtetutën dhe ligjin, herët apo vonë do të duhet të jap llogari në gjykata.”

‘KTHEHET NË NJË VIETNAM TË RI’

Maduro i cili paralajmëroi SHBA-në në lidhje me një ndërhyrje të mundshme, u shpreh se: “Nëse perandoria amerikane guxon të prekë një gjethe palme në rajonin tonë, kjo kthehet në një Vietnam të ri.”

Maduro i bëri thirrje Islamit dhe botës arabe që ta mbështesin Venezuelën, dhe u shpreh se ‘e ndjen veten si një palestinez’, duke shtuar se: “Venezuela do të vazhdojë solidaritetin e saj me pavarësinë e Palestinës, të drejtën e popullit të saj për të jetuar në vetëqeverisje dhe paqe.”

GUAIDO DËSHIRON TË PËRMIRËSOJ MARRËDHËNIET ME IZRAELIN

Ndërsa Maduro është i njohur për mbështetjen e saj ndaj Palestinës, Guaido, në një intervistë me gazetën Hayom të Izraelit, u shpreh se: “Ne kemi filluar punën për përmirësimin e marrëdhënieve tona me Izraelin. Jam shumë i lumtur të raportoj se procesi i stabilizimit të marrëdhënieve me Izraelin është në pikën e vet.”

Në anën tjetër, është inicuar edhe një hetim për të ardhurat e Guaido-s.

GRUSHTSHTETI NË VENEZUELË

Presidenti i Asamblesë Kombëtare në Venezuelë, Juan Guaido e kishte shpallur veten ‘president të përkohshëm’ në një miting të opozitës dhe ishte njohur nga vende të tilla si SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala. Së fundi, Parlamenti Evropian kishte ndërmarrë hap në të njëjtin drejtim.

Meksika, Turqia, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia kanë përsëritur mbështetjen e tyre për qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa ky i fundit kishte deklaruar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shtetet e Bashkuara, por marrëdhëniet tregtare do të vazhdojnë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se e sheh Venezuelën si "një nga opsionet për të dërguar ushtarë”.



Burimi : Sputnik News