Rezervat e arit të Kinës arritën 80 miliard dollar

Publikuar në Shk. 13, 2019, 1:24 a.m.

Kina është bashkëngjitur etheve globale të arrit duke pasur parasysh se gjatë dy muajve të fundit i ka shtuar rezervat e saja të arit.

Ato janë rritur për 0,38 milion unza( gati 12 tonelata) në fund të janarit në 59,94 miliona unza nga 59,56 miliona unza të cilët ishin në dhjetor të vitit 2018, sipas shënimeve të Bankës Popullore të Kinës.

Vlerat e rezervave të këtij metali të çmuar ka arritur në 79,3 miliard dollar që është për tre miliard dollar më shumë se në fund të vitit të kaluar.

Në lajmin për rritjen e rezervave të arit kinez është rrit edhe çmimi i arit ashtu që kontratat kohor në ar(futures) ka arrit tani në 1.315,20 dollar për unzë.

Në ndërkohë rezervat devizore kineze janë rritur për  15,2 miliard dollar në janar dhe arrijnë 3 mijë miliard dollar, që është për 6 miliard dollar më shumë se që kanë parashikuar ekonomistët kinez.

Bankat qendrore të botës gjatë vitit të kaluar kanë blerë sasi më të mëdha të arit që nga viti 1971 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfuqizuar standardin e arit, gjegjësisht konvertibilitetin e drejtpërdrejtë të dollarit në ar, sipas vlerësimeve të Këshillit botëror për ar(WGC).

Këto banka kanë blerë 651,5 tonelata ar në vitin 2018, që është për 74% më shumë se në vitin 2107, kur është blerë vetëm 375 tonelata ar në botë.

Rusia ishte blerësi më i madh i arit në botë, pas saj vijnë Turqia, Kazakistani, India, Iraku, Polonia dhe Hungaria.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS