Kuvajti kundërshton normalizimin e lidhjeve me regjimin sionist
Ministria e Punëve të Jashtme të Kuvajtit përsëriti qëndrimin e tij mbi lidhjet me regjimin okupues të Izraelit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Maan, zëvendësministri i jashtëm i Kuvajtit Halid Al-Xharallah tha se Kuvajti nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.
Qëndrimi i Kuvajtit në kundërshtim me vendosjen e lidhjeve me Tel Avivin është i qartë dhe i njohur, tha ai.
Halid Xharallah gjithashtu tha se Kuvajtin e trishton mosmirënjohja globale ndaj çështjes së Palestinës dhe kërkon të bashkojmë pikëpamjet midis vendeve të Gjirit Persik rreth kësaj çështjeje.
Shumica e vendeve arabe nuk e njohin Izraelin, por disa prej tyre kohët e fundit kanë rritur bashkëpunimin me Izraelin në vitet e fundit.
Midis vendeve arabe, Izraeli ka marrëdhënie diplomatike vetëm me Egjiptin dhe Jordanin.
Burimi : IQNA