S’ka islamofobi në Rumani

  • None
Publikuar në Qershor 10, 2014, mesnatë

Një predikues i shquar mysliman nga Rumania tha se Islamofobia nuk ka vend në këtë shtet të Evropës Lindore.


    Xhafer Tunxhil, imam në  Xhamisë Mexhidijeh në Rumani, tha për agjencinë IKNA se masat anti-islame dhe aktet islamofobe që janë parë në shtete të tjera evropiane nuk kanë vend në Rumani.


    Ai iu referua qytetit Mexhidijeh, vendi ku jetojnë shumica e myslimanëve rumunë dhe tha se dyert e xhamisë janë të hapura për të gjithë qytetarët dhe Ezani (thirrja për lutje) këndohet pa ndonjë problem.


    Imam Xhafer Tunxhil shtoi se muslimanët e qytetit jetojnë së bashku me qytetarët e tjerë në paqe.


    Sipas imamit, muslimanët në Rumani nuk ka pasur probleme në praktikimin e Islamit edhe gjatë epokës komuniste (para viteve 1990).


    Xhafer Tunxhil, i cili kishte vizituar më parë Iranin  në krye të një delegacioni fetar prej 25-anëtarësh nga Departamenti i Myftinisë të  Rumanisë, gjithashtu, ishte përsëri në Iran për Garat Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë, javën e kaluar. Myftiu i Rumanisë kritikoi më tej propagandën kundër Iranit nga mediat perëndimore dhe tha se ai ka parë gjëra krejt të ndryshme në Iran, jo çfarë paraqesin mediat perëndimore.


     Në vende të tjera në fjalën e tij, imami rumun, Xhafer Tunxhil tha se i vjen keq për luftërat dhe përleshjet në Botën Muslimane dhe tha se ishin provokuar nga komplotet që janë thurrur nga armiqtë e Islamit.


   Ai shpreson në Mëshirën e Zotit, të Gjithëfuqishmit, se muslimanët do të bashkohen dhe të bashkuar do të qëndrojë kundër armiqve.