Do ta mbështesim Rezistencën kundër Izraelit vrasës

Publikuar në Jan. 28, 2019, 1:27 a.m.

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, në një bisedë telefonike me Shefin e Njësisë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame (Hamas), Ismail Heniyyen, theksoi rëndësinë që vendi i tij i jep marrëdhënieve dypalëshe me Palestinën dhe u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbështesin popullin palestinez dhe rezistencën e tyre.

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, në një bisedë telefonike me Shef in e Njësisë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame (Hamas), Ismail Heniyye, theksoi rëndësinë që vendi i tij i jep marrëdhënieve dypalëshe me Palestinën dhe u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbështesin popullin palestinez dhe rezistencën e tyre.

Mahathir Muhammed i cili në bisedën e zhvilluar telefonike, Izraelin e cilëson si një ‘vend vrasës’, vuri në dukje se  vendi i tij do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar të drejtat e popullit palestinez.

Ndërsa Shefi i  Njësisë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame (Hamas), Ismail Heniyye vuri në dukje rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe në mes të Palestinës dhe Malajzisë dhe, në veçanti, rëndësinë e marrëdhënieve të Hamasit me Malajzinë.

Heniyye vuri në dukje mbështetjen historike të Malajzisë për çështjen palestineze dhe Rripin e Gazës, duke rikujtuar delegacionet e Malajzisë të cilat vizituan Gazën për të thyer bllokadën.

 Heniyye vlerësoi qëndrimin e Malajzisë për të drejtën e kthimit të refugjatëve dhe të drejtat e popullit palestinez, duke thënë se e ka reflektuar fisnikërinë e deklaratës së Kryeministrit malajzian të bërë në Kombet e Bashkuara.

Udhëheqësi i Hamasit gjithashtu vlerësoi refuzimin e Malajzisë për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin pushtues duke mos u dhënë viza sportistëve izraelit.

Në pyetjen në lidhje me mosdhënien e vizave për sportistët izraelit, kryeministri malajzian Mahathir Muhammed tha në një konferencë shtypi në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Vienë, se Izraeli nuk ka respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe ka vazhduar aktivitetet e tij të okupimit dhe të vendosjes së hebrejve në territorin palestinez.

Mahathir Muhammed tha se vendi i tij i konsideron izraelitët si ‘ata të cilët vijnë nga një shtet vrastar’ dhe se izraelitët nuk janë të mirëpritur në Malajzi.

Qendra e Informacionit e Palestinës



Burimi : Rast Haber