SHBA nuk qëndron prapa, por mu përpara iniciativës së grushtit të shtetit në Venezuelë

Publikuar në Jan. 26, 2019, 2:23 a.m.

Ministri i Jashtëm venezuelian Jorge Arreaza tha se SHBA ‘nuk qëndron prapa, por mu përpara iniciativës së grushtshtetit’ në Venezuelë, dhe se nuk ka nevojë të fshihet kjo gjë.

Arreaza në Twitter ka marrë në shënjestër SHBA-në e cila kryetarin e Asamblesë Kombëtare të opozitës Juan Guaido, e njeh si ‘president të përkohshëm’ dhe me të cilin ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet demokratike.

Në postimin e tij në Twitter, ministri Arreaza është shprehur se: “Vlen të përmendet se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk qëndron prapa përpjekjes së grushtit të shtetit në Venezuelë, por përpara saj, pa u fshehur dhe pa maskë. (Grushtshtetin) e planifikuan në Uashington dhe ata po veprojnë haptazi duke u dhënë udhëzime aktorëve të vet.”

Në Venezuelë, mitingjet e organizuara dje nga opozita dhe mbështetësit e pushtetit shkaktuan zhvillime shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Në mitingjet e organizuara nga opozita, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Guaido e shpalli veten si president i përkohshëm i opozitës dhe u njoh nga vende të tilla si Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala.

Ndërsa presidenti Nicolas Maduro iu kishte bërë thirrje mijëra venezuelasve nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores, në Karakas, dhe kishte thënë se ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në dhe se u kishte dhënë diplomatëve të këtij vendi 72 orë kohë për tu larguar nga vendi.



Burimi : Sputnik News