Zyrtare: Xhamia e parë e Athinës do të inagurohet në muajin mars

  • Greqia dha një datë të re për inaugurimin e xhamisë në Athinë
Publikuar në Jan. 26, 2019, 12:58 a.m.

Kostas Gavroglu, Ministri Grek i Arsimit dhe Çështjeve Fetare, tha se inaugurimi i xhamisë, për të cilën pesë data të ndryshme janë dhënë më parë pa rezultat, do të ndodh këtë herë në muajin mars.

Duke informuar parlamentarët grekë në një takim rreth xhamisë të premten, Gavroglu tha se inaugurimi i xhamisë në Athinë, ku aktualisht nuk ka vend mysliman të adhurimit të ndërtuar nga Greqia, do të ndodhë në mars. Ai gjithashtu tha se ekziston një marrëveshje dypartiake për financimin e shpenzimeve të xhamisë.

Sipas burimeve greke, ndërtesa ishte e përfunduar dhe e gatshme për të inaguruar në vitin 2017, por kishte nevojë për leje burokratike që vononin procesin. Xhamia nuk do të ketë minare, por do të përmbajë një park për fëmijë dhe zonë të abdesit do të jetë në një sipërfaqe prej 850 metra katrore me kapacitet për të akomoduar 350 njerëz.

Vendimi për ndërtimin e një xhamie në Athinë u mor për herë të parë në vitin 2006 me një alokim buxhetor prej 887,000 euro, megjithatë, pengesat burokratike, protestat e grupeve ekstremit të djathtë dhe sfidat ligjore e penguan procesin.

Sapo të hapet, xhamia do të menaxhohet nga një bord prej shtatë anëtarësh, duke përfshirë dy zyrtarë shtetërorë nga ministritë e arsimit dhe të financës, dy zyrtarë komunalë, një gjykatës i gjykatës së lartë dhe dy përfaqësues nga grupet muslimane.

Përafërsisht rreth 200,000 muslimanë jetojnë në kryeqytetin grek. 



Burimi : Yeni Şafak