Në protestat në Sudan u vranë 19 e u plagosën 406 njerëz
Më së paku 19 demonstrues janë vrarë ndërsa 406 protestues janë plagosur në Sudan prej 19 dhjetorit, kur filluan protestat për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në vend, ka lajmëruar agjencia e lajmeve SUNA. Demonstrues kanë dalë në rrugë nëpër gjithë Sudanin për shkak të mungesës kaotike të produkteve elementare jetësore, sikurse që është buka dhe karburantet.
Bushara Guma Aro, ministri sudanez i informatave, komunikacionit dhe teknologjisë ka thënë se protestat në fillim ishin të qeta dhe policia nuk ka intervenuar, por gradualisht ato u shndërruan në të dhunshme. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy polic.
“Në mesin e të lënduarve janë 219 demonstrues dhe 187 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Disa nga viktima janë vrarë në konfliktet në mes pronarëve të dyqaneve dhe demonstruesve të cilët kanë provuar të plaçkitin pronën e tyre”, ka thënë Aroja dhe ka shtuar se janë arrestuar 107 persona të cilët i përkisnin lëvizjes së armatosur.
Ministri poashtu ka theksuar se qeveria ka ndërmarr masa për tejkalimin e krizës dhe se pas 15 janarit mungesa e produkteve do të përfundon. Opozita në Sudan nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë thirrje në demonstrata të reja të premten pas namazit të xhumasë. Forcat sudaneze të sigurisë të martën kanë shpërndarë mijëra demonstrues të cilët janë tubuar në qendër të kryeqytetit të Hartumit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Omar el Bashirit i cili është në pushtet që nga viti 1989.
Sudani ka 40 milion banor dhe po përpiqet që të këndellet nga humbja e ¾ e prodhimtarisë së naftës kur Sudani jugor u shkëput në vitin 2011. SHBA-të kanë filluar me futjen e sanksioneve Sudanit në vitit 1997 për shkak të shkeljes së drejtave njerëzore dhe shqetësimeve nga terrorizmi. Megjithatë kanë paralajmëruar se në janar të vitit 2019 do të shfuqizojnë sanksionet Sudanit.
Burimi : SAFF