Fushata në Brazil: ‘Muhammedi (a.s.) i Dërguari i Njerëzimit’

Publikuar në Dhj. 23, 2018, 2:33 p.m.

Bashkimi i Institucioneve islame në Brazil ka në plan të kontribuojnë për një fushatë të titulluar "Muhammedi (a.s.), i Dërguari i Njerëzimit", për të prezantuar Profetit të Shenjtë të Islamit.

Sipas akhbarelyom.com, Bashkimi i Institucioneve Islame njoftoi se mbështet fushatën ndërkombëtare të planifikuar nga Ministria e Fesë e Egjiptit.

Si pjesë e fushatës, Bashkimi i Institucioneve Islame do të shpërndajë libra të përkthyera në portugalisht duke paraqitur jeten dhe karakterin e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Bashkimi i Institucioneve Islame gjithashtu do të organizojë ceremoni dhe seanca të ndryshme nëpër xhamitë e Brazilit.

Ministria e Fesë e Egjiptit do të nisë fushatën ndërkombëtare që synon prezantimin e misionit, virtyteve dhe karakterit të Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.).



Burimi : ABNA