Qeveria e Tunizisë rimorri xhamitë nga selefitë

  • None
Publikuar në Qershor 4, 2014, mesnatë

Qeveria e Tunizisë tha se ka rimarrë kontrollin në 98 xhami nga grupet selefiste.


     Abdul Sattar Badr, një zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Fetare, tha, megjithatë, se selefitë ende kanë 52 xhami të tjera, raporton Businessnews.

 

     Sipas zyrtarit, i cili shtoi se, qeveria ka vendosur të marrë kontrollin e të gjitha xhamive në vend deri në fund të verës.


      Më parë, Ministri për Çështje Fetare i Tunizisë kishte thënë se disa prej xhamive janë drejtuar nga ekstremistë të rrezikshëm.


     Ekstremistët kanë bërë probleme në Tunizi që nga përmbysja e ish-presidentit Zine El Abidin Ben Ali.


    Tunizianët dolën në rrugë në të gjithë vendin javën e kaluar për të protestuar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke denoncuar eskalimin e dhunës në vendin afrikano-verior.


     Ata shprehën kundërshtimin ndaj çdo forme të terrorizmit, duke dënuar rritjen e dhunës në vend.


     Shumë besojnë se dhuna e kohëve të fundit është rezultat i përkrahjes së huaj të grupeve të armatosura të cilët kërcënojnë stabilitetin e Tunizinë. Ekspertët argumentojnë se grupet selefiste dhe tekfiriste kontrollojnë disa xhami dhe aty predikohet gjuha e urrejtjes për të nxitur, ndezur, konflikte në botën arabe.