Presidenti i Sudanit viziton Damaskun
Presidenti i Sudanit Omar al Bashir u takua me presidentin sirian Bashar al Assad gjatë vizitës së tij në Damask të dielën.
Agjencia zyrtare e lajmeve siriane SANA njoftoi se në takimin midis presidentit të Sudanit, Omar al Bashir dhe Assadit, ata kanë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe si dhe për ngjarjet në Siri dhe rajon.
Të dy palët, siriane dhe ajo sudaneze theksuan nevojën që shtetet arabe të punojnë së bashku për të kapërcyer krizat me të cilat ballafaqohen shumë vende arabe, duke kërkuar respekt për sovranitetin e këtyre vendeve dhe të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme.
Palët gjithashtu theksuan domosdoshmërinë e investimit në fushën e energjisë në vendet arabe, duke marrë parasysh zhvillimet në rajon dhe deklaruan se duhet të veprojnë së bashku kundër skenarëve që kërcënojnë interesat e vendeve.
Kjo vizitë është e rëndësishme pasi që ishte vizita e parë zyrtare e një presidenti arab në Siri që nga viti 2011.
Në anën tjetër, në deklaratën e bërë nga Presidenca e Sudanit, u tha se al Bashir në takimin e tij me Assadin gjatë vizitës së tij në Damask, ishte shprehur se “Siria është vend i cili po përballet me probleme, dobësimi i Sirisë do të thotë dobësim i çështjeve arabe.”
Raportohet se Sudani është kujdesur për stabilitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Sirisë nëpërmjet administratës së saj ligjore dhe i kushton rëndësi dialogut paqësor me të gjitha elementet e vendit me qeverinë e tij legjitime. Në deklaratë u tha se Bashir ka thënë se“Sudani do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme deri sa Siria të rikthej vendin dhe forcën e saj në botën arabe”.
Gjatë vizitës së tij në Damask, Bashir u shoqërua nga presidenti sudanez Fadl Abdullah Fadl dhe ministri i punëve të jashtme, Usame Faysal.
Burimi : Tasnim News Agency