Varfëria Botërore: Ngrënia E Të Pasurve Të Të Varfërve Dhe Të Botës
Gënjeshtrat e mëdha deri më sot kanë gjetur zbatim në fjali të tilla si: “Janë shënuar përparime në shqyrtimin e varfërisë botërore”, “Varfëria e skajshme është përgjysmuar që nga 1990 deri më tani”.
Gënjeshtrat e Mëdha
Oxfami i ka dhënë vend një të dhëne të çuditshme në raportin e Davosit të 2016 të cilën burimet e masmedias kryesore e kanë lënë mënjanë: Pasuria e 62 njerëzve më të pasur - në vitin 2010 kjo shifër ishte 388- janë në zotërim të më shumë se 50 % të popullsisë së botës. Një tjetër e dhënë tronditëse të cilën Oxfami e kishte përftuar nga burime të besuara të opinionit publik ishte dhe kjo: Kjo pjesë të cilën e ndan gjysma e botës, në pesë vite e fundit ka rritur në raportin 40 %.
Gënjeshtrat e mëdha deri më sot kanë gjetur zbatim në fjali të tilla si: “Janë shënuar përparime në shqyrtimin e varfërisë botërore”, “Varfëria e skajshme është përgjysmuar që nga 1990 deri më tani”.
Hedhja Poshtë E “Të Vërtetave Të Pamohueshme”
Krahas dëshmive të fuqishme se gjysma e varfër e njerëzimit ka humbur 50% të pasurisë në pesë vitet e fundit në një mënyrë të pabesueshme, thëniet aristokrate të formës: “Një numër shumë i lartë të varfërish po shpëtojnë nga varfëria ashtu siç nuk ka nodhur kurrë më parë” vazhdojnë që të përdoren në mënyrë të pandërprerë.
Kjo gënjeshtër e madhe është se rëndësishme në këndvështrimin e ndikimeve të saj. Jo vetëm -që është në kundërshtim me pretendimet e përhapura që kanë të bëjnë me suksesin- (edhepse askush nuk e vë re), jo vetëm teoria e qenies botëror, por në të njëjtën kohë edhe teoria e tregut themelor dhe dogmës janë shembur. Ekonomia botërore u paraqitet njerëzimit si një përfitim i patundur, por e vërteta është plotësisht e kundërta. Në fakt, teksa me qindra miliarda dollarë para janë duke rrjedhur nga të varfërit dhe nevojtarët drejt e tek të pasurit për çfarë do të hyjë në punë “Trickle-Doën Theory” e cila do të thotë (Teoria e Rrjedhjes Nga Poshtë) e cila parashikon se me kalimin e kohës së përmirësimit të gjendjes ekonomike të të pasurve kjo do të shërbejë si një ndihmë për të varfërit)...
Ne ndërsa jemi duke u përballur me një vërtetë e cila është tërësisht e kundërta e kësaj në terren ata pa u lodhur dhe pa u mërzitur pretendojnë se ekonomia botërore do të sjellë “më tepër pasuri për të tërë”. Në njërën anë të varfërit janë duke humbur në mënyrë të padiskutueshme gjysmën e sasisë e cila i takon nga pasuria botërore, në anën tjetër të pasurit po e dyfishojnë pasurinë e tyre.
Këta të krisur shkurtimisht thonë: “Mbarë pretendimet etike dhe ekonomike të cilat e tregojnë ekonominë botërore si të drejtë janë një gënjeshtër e stërmadhe e cila po rritet çdo ditë e më shumë... Por ajo e cila është me e keqe se e gënjeshtra, është se këta miliarda kurbanë të cilët janë duke jetuar ballë për ballë me të vërtetën e varfërisë, - ndonëse nga ana e sistemit pretendohet se vazhdimisht kushtet janë duke u përmirësuar- kjo sasi e vogël e gjysmës së varfër të njerëzimit u zhduk në vetëm pesë vite dhe triliona dollarë mbushën xhepin e të pasurve.
Nënjërën anë sistemi botëror i cili poha për së gjalli tëvarfërit, është duke qëndruar në këmbëme gënjeshtrën e “përmirësimit të varfërisë”; ndërsa në anën tjetër politikat ekonomike të cilat bëjnë të mundur zhvatjen më të tepërt të shumicës së njerëzveçdo ditë e më shumë janë shpalosur argumente si “shtrëngimi më i tepërt i rripit”, “pakësimi i luksit” dhe “orët e punës më elastike”, që ta themi këtë më një fjalë të vetme, janë bërë shkak i varfërisë më të tepërt, me parrullën “më tepër liri dhe mirëqenie për të tërë” janë zhvatur më tepër jetët e njerëzve dhe kushtet e jetesës.
Këllëfi Statistikor I Cili Maskon Të Vërtetën E Ngrënies Dhe Mbarimit Të Jetës
Në një mënyrë të ngjashme me atë që Banka Botërore, FMN-ja dhe figura të ngjashme bëjnë për të treguar se si njerëzit e varfër kanë filluar që të shpëtojnë nga varfëria në mbarë botën, mediat reklamuese si “The Guardian” (Rojtari) dhe “Neë York Times” (Kohërat e Nju Jorkut) botojnë tituj stimulues se si janë përmirësuar në një mënyrë dërrmuese kushtet e punës dhe sigurisë së jetës me qëllim që t’i japin shtysë një fëmije të varfër. Kështu që ekonomistët dhe shkencëtarët shoqërore i përhapin këto gënjeshtra shumë të mëdha pa iu dridhur syri si të ishin të vërteta të mirëqena.
Si rrjedhojë këto “arritje të mëdha”, të cilat pretendohen se janë përftuar në rrugën e daljes nga“varfëria” dhe “e varfërisë absolute” të të varfërit, në të vërtetë nuk janë gjë tjetër përveç se një e ardhur më e paktë se një filxhan kafe në ditë. Ky është një vëzhgim i cili është larguar mjeshtërisht nga syri, por është një lloj vëzhgimi të cilin lexuesi mund të vërë re në shikim të parë...Sepse robëria hipnotike e gënjeshtrave të mëdha, është mbështetur deri në atë masësa më s’kanë asnjë sistem tjetër mbështetës të jetës. Kur unë tërhoqa vëmendjen se ata nuk prekeshin nga ky mashtrim,si gënjeshtrat e mëdha nga të cilat preken të varfërit, duke vepruarkështu vura re seekonomistëtdhe gazetarët bënin sikur t’i kisha zhgënjyer dhe më shikonin me zemërim nga perdeja e lartë. Në këtë mënyrë pamë këtë: Gënjeshtrat e maskuara, pranimet e opinionit publik dhe eskpertëvekanë lënë mbresa deri në thellësi - deri në atë masë sa kanë bërëtë pamundur shfaqjen e interesit ndaj tëvërtetave-. Këto gënjshtra të mëdha në prapaskenë do të bëhen shkak për gënjeshtra edhe më të mëdha të cilat do të vijnë njëra pas tjetrës, të cilat vihen në zbatim në emër të “mbrojtjes së botës së lirë” dhe të cilat do të bëhen shkak për përplasjet dhe përleshjet pa fund dhe të pa vend...
Asnjë njeri nuk del që të vëzhgojë dhe të vlerësojë atë të ardhurën “shtesë” e cila i “nxjerr” të varfërit nga varfëria, në rastin tipik nga vendbanimet në të cilat strehonin familjet e tyre, në ajrin e pastër, në ujin e pastër dhe në fushat e jetesës të paana dhe pakufishme të fshatrave në të cilat jetonin, në kushtet e ndyra, të pasigurta dhe çnjerëzore në qytetet në të cilat janë vendosur. Shkurtimisht, një standard matës pak a shumë për 1.5 dollarë për të matur“daljen nga varfëria dhe nga varfëria e skajshme” është jashtëzakonisht çnjerëzore dhe e kotë, por për fat të keq kjo përdoret si një lloj dëshmi triumfuese se sistemi po ecën mirë apo keq.
Kundërrevolucioni Kundër Evolucionit Shoqëror
Kjo shpërndarje-mbrapsht e të ardhurave nga i varfëri për tek i pasuri e cila nuk është parë gjatë tërë historisë (së cilës në ditët e sotme u thuhet “reformat e tregut” e fshehur nën thënien “pabarazi”) u është dhënëpër t’u gëlltitur njerëzve nën emrat si “konkurim i zhvilluar”, “çrregulim i liberalizuar”, “kostot e pakësuara të mirëqenies” dhe “programet e shtrëngimit të rripit për të asgjësuar teprimet në kënaqësi dhe argëtim”.
Në të vërtetë qytetarët nën kushtet e kësaj propagande, teksa u bëhet që të besojnë “lojën e lëvozhgës së parasë së veçantë”, e cila shfrytëzon botën, nga njëra anë kur gjysma e varfër e njerëzimit po humbet një trilionë dollarë pasuri, nga ana tjetër me mashtrimin e operacioneve të “kaosit botëror”62 njerëzit më të pasurtë botës pothuajse dyfishojnë pasurinë e tyre.
Një tjetër çështje që Oxfami ka theksuar në raportin e tij të Davosit është si vijon: “Disa investues të cilët nuk prodhojnë kurrë fitojnë760 miliardë dollarë si pasojë e rrjedhjs së parave në llogaritë e tyre çdo vit përmes përjashtimeve tatimore të ofruara në mbarë botën. Përsëri, liria e pakufizuar e kapitalit-parasë e ofruar nga globalizimi, në njërën anë me prekjen e të varfërve me gënjeshtrën e “pakësimit të varfërisë”, në të njëjtën kohë i pasuronjashtë mase të pasurit.
Në këtë pjesë të shkrimit, unë do të bëj fjalë për një sistem të mbështetur në zhvatjen e fondeve të cilat u përkasin institucioneve dhe shoqatave publike i ngritur me qëllimin e zhvillimit të një jetese të përbashkët. Shërbimet publike vazhdimisht pësojnë dështime -duke përfshirë këtu dhe shërbimet bazë-. Kjo nuk bëhet shkak vetëm për e ndërprerjet e pagesave të cilat nuk kanë fund ose për shqetësimet e privatizuara. Një arsye tjetër është se politikat publike mbahen nën kontroll nga një lobi. Megjithatë, qeveritë nuk lëvizin as qimen për parandalimin e evazionit fiskal, i cili po rritet çdo ditë e më tepër, nën petkun e përjashtimit nga taksat dhe duke arritur një trilionë dollarë në vit.
Me qëllim për të parandaluar përkeqësimin dhe rrënimin e kushteve të njerëzimit që po rriten çdo ditë e më tepër, qeveritë të cilat mund të investojnë në sistemet e mbështetjes shoqërore dhe mjedisore,ose zvarriten në falimentim ose bëhen skllevër të borxheve të mëdha,së bashku menjë pjesë të madhe të qytetarëve të tyre. Pakësimi i kërkesës ekonomikenë shkallën publike dhe të shumicës si rrjedhojë nënkupton se ekonomia botërore është duke hyrë në një rënieshumë më të thellë.
Konkurimi Botëror Nënkupton Ngrënien Për Së Gjalli Të Botës
Pika e fundit në të cilën ka ardhur evolucioni i njeriut është: Me synim që sistemi përtej kufinjve të qëndrojë në jetë, është mbetja idetyruar i tij në konkurimin për më tepër para dhe të mira materiale, në kushtet në të cilat shumica e njerëzve do të varfërohen çdo ditë e më tepër dhe pasuria e të pasurve do të shtohet shumëfish... Të vërtetat tanimë janë kështu... Globalizimi i organizuar nuk ka dalur vetëm jashtë kontrollit... Ai po e ha për së gjalli botën në çdo këndvështrim - duke shembur plotësisht faktorët ekonomikë, shoqërorë dhe mjedisorë. Konkurimi botëror në thelb nënkupton këtë: Një zhvatje e cila është në atë shkallë, e cila nuk ka patur shokun më parë, po e zhvat dhe po e ndot mjedisin dhe kjo po shkatërron kuptimin dhe sigurinë e jetës së shumicës së njerëzve. Megjithatë zgjidhja e vetme paramendohet që të jetë “zhvillimi i sistemit”. Ky sistemështë një çmenduri klinike...
Burimi : Global Research / Medya Şafak