Deputeti italian:Europa e angazhuar për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit

Publikuar në Nën. 27, 2018, 12:15 a.m.

Ligjvënësi i lartë italian të premten tha se vendet evropiane, duke përfshirë Italinë, janë të angazhuara për të shpëtuar Marrëveshjen Bërthamore të Iranit.

Evropianët i kushtojnë rëndësi ruajtjes së marrëveshjes bërthamore iraniane, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit  (JCPOA), si një arritje e rëndësishme, tha Roberto Fico, kryetar i Dhomës së Deputetëve Italianë.

Ai bëri  këto komente në një takim me ministrin e jashtëm iranian, Muhammed  Xhevad  Zarif.

Tërheqja e SHBA-ve  nga  Marrëveshja (JCPOA)  ka shkaktuar probleme, por Italia dhe Europa do të bëjnë çmos për të ruajtur këtë arritje dhe t'i lënë dyert të hapura për dialog, tha deputeti italian.

Roberto Fico iu referua marrëdhënieve historike midis Iranit dhe Italisë dhe e përshkroi Iranin si një "lojtar kyç" në rajon dhe në sistemin ndërkombëtar.

Gjatë takimit, zyrtari italian hulumtoi rrugët për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe parlamentare me Iranin.



Burimi : IRNA