Nëse nuk do të ishte për Hizbullahun, Libani jugor ka gjasa t’i ishte bashkuar Bregun

nga Tim Anderson | Publikuar në Shk. 4, 2018, 12:23 p.m.

Nëse nuk do të ishte për Hizbullahun, Libani jugor ka gjasa t’i ishte bashkuar Bregun Perëndimor si dhe lartësive të Golanit si një territor tjetër i pushtuar nga izraelitët.Udhëheqësi i Iranit, Ajetullah Hamenei, ka theksuar se, që prej viteve 1980, “regjimi sionist nuk ka qenë në gjendje të pushtojë më tej territore të reja, madje për më tepër ka filluar të tërhiqet nga territore që i kishte pushtuar më parë”. Më tej, Ajetullah Hamenei është shprehur se “rezistenca palestineze ka luajtur rolin kryesor dhe përcaktues” në detyrimin e këtyre tërheqjeve.

Në mbështetje të rezistencës palestinezeka qëndruar gjithmonë Republika Islamike e Iranit, e cila ka përparuar një luftë edhe pse me valë të ngadaltë, por të vazhdueshme kundër shtetit racist me të cilin luftojnë. Dijetari libanez sunni,Shejh Ahmed el-Zeinka theksuar se “ka qënë kreu i Iranit, Imam Humeini, i cili eka shtyrë vëmendjen deri në çështjen e Palestinës, jo se ka ndonjëurrejtjekundrejthebraizmit, por për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, për të mbrojtur drejtësinë dhe për të refuzuar agresionin, racizmin dhe ekstremizmit.” Që nga viti 1979, Republika Islamike ka mbështetur dhe ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme çështjen e vetëvendosjes palestineze.

Pavarësisht se kanë kaluar dekada të njëpasnjëshme të sulmevemasakruese, rezistenca palestineze ndaj Izraelit dhe aparteidit të tij nuk është zhdukur kurrë. Dhe në të vërtetë, edhe në një situate që në dukje duket tërësisht epashpresë, ede gjenden disa rreze shprese. Një prej këtyre shpresave është Gaza.

Në vitin 2005, shteti sionist shkatërroi vendbanimet e veta të ndërtuara nërripin e Gazës dhe u tërhoq nga aty. Ariel Sharon, i cili personalisht është një udhëheqës brutal sionistdhe që ka udhëhequr sulme të përsëritura të njëpasnjëshme në Gazaështë shprehur se arsyeja se përseIzraeli ka vendosur që të tërheqjetka qënë që“t'u japë qytetarëve izraelitë nivelin maksimal të sigurisë.” Arsyeja themelore që rrezikonte këtë siguri ka qënërezistenca e pandërprerë e treguar nga njerëzit e guximshëm të Gazës e cila ka qënë e vazhdueshme që nga fundi i viteve 1940.

Që nga viti 2005, kjo popullës e dendur e vendosur në këtë pjesë tëterritorit palestinez ka qenë subjekt i një bllokade si forma e njëburgu dhe sulmeve të përsëritura të dënimit kolektiv. Shteti i aparteidit, gjatë shumë operacioneve që ka zhvilluar ka masakruar mijëra njerëz. Por tërheqja nga Gaza ka shënuarkalimin e një kufi të ri përsa i përket pastrimit etnik për të vënë në jetë projektin për një “Izrael të Madh”.

Një vit më pas, Izraeli, pasi ishte nxitur dhe motivuar nga projekti i Uashingtonit për një “Lindje të Mesme të Re”, sulmoi përsëri edhe njëherë jugun e Libanit dhe bëri përpjekje për të çarmatosur partinë me përmbajtje të myslimanëve shia, Hizbullah. Qëllimi i krijimit të kësaj partie ka qënë pikërisht rezistenca kundër pushtimeve të mëparshme të Izraelit në Liban. Pavarësisht faktit se forcat sioniste ishin në gjendje të vrisnin shumë njerëz, gjithashtu edhe në rradhët e tyre janë shkaktuar shumë humbje serioze në ushtarë gjë që i detyrojë ata që të tërhiqeshin, duke mos përmbushur asnjë nga objektivat e tyre. Pra, humbja e shkaktuar gjatë sulmit të vitit 2006 ishte një rreze e dytë e shpresës, duke qënë se më në fund impononte një kufizim tjetër në zgjerimin sionist.

Në dekadën e ardhshme pas kësaj lufte, edhe pse disa territore libaneze ende vazhdojnë ende që të jenë nën uzurpimin izraelit, Tel Avivi është treguar më i kujdesshëm përsa i përketndërmarrjes së aventurave në kufirin libanez. Ndryshe nga shumë prej përkrahësve perëndimorë të Izraelit, udhëheqësit ushtarakë të shtetit sionist e dëgjojnë dhe në mënyrën e tyre të veçantë e respektojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejied Hassan Nasrallahun. Ata gjithashtu janë të vetëdijshëm se Hizbullahu tani është më i mirë-përgatitur dhe akoma edhe më i armatosur sesa në vitin 2006. Nëse nuk do të ishte për Hizbullahun, Libani jugor ka gjasa t’iishte bashkuar Bregun Perëndimor si dhe lartësive të Golanit si një territor tjetër i pushtuar nga izraelitët.

Nuk është e mundur që t'i shpërfillim këto arritje. Udhëheqësi i Iranit, Ajetullah Hamenei, ka theksuar se, që prej viteve 1980, “regjimi sionist nuk ka qenë në gjendje të pushtojë më tejterritore të reja, madje për më tepërka filluar të tërhiqet nga territore që i kishte pushtuar më parë”. Më tej, Ajetullah Hamenei është shprehur se rezistenca palestineze ka luajtur rolin kryesor dhe përcaktues në detyrimin e këtyre tërheqjeve.

Roli i Iranit si udhëheqjës i një aleance rajonale që siguron një mbështetje të vërtetë ndaj rezistencës palestineze është një rreze e tretë e shtuar e shpresës për të ardhmen e Palestinës. Fuqizimi i vazhdueshëmi Iranit dhe fitoret në Siri dhe Irak kundër forcave të deleguara terroriste nga NATO, Sauditët dhe Izraelitët e kanë përforcuar edhe më shumëkëtë aleancë.

Udhëheqësit izraelitë ndihen të friksuarë nga humbja e DAESH-it (ISIS-it), al Nusras si dhe grupeve të tjera sektare, kundrejtfitoreve të forcave siriane-irakene dhe iraniane. Ata janë të vetëdijshëm se këto humbje do të çojnë në krijimin e një koalicionidhe më të fuqishëm, të udhëhequr nga Irani që do të zgjatet deri në kufirin e Palestinës së pushtuar dhe pjesës kufitare të Sirisë së pushtuar. Ata kanë frikë, në veçanti, nga një çlirim i mundshëm i territoreve të pushtuara të Golanit, një operacion për të cilin Siria dhe aleatët e saj do të kishin mbështetjen e plotë të së drejtës ndërkombëtare.

Në mbështetje të rezistencës palestineze ka qëndruar gjithmonë Republika Islamike e Iranit, e cila ka përparuar një luftë edhe pse me valë të ngadaltë, por të vazhdueshme kundër shtetit racist me të cilin luftojnë. Dijetari libanez sunni, Shejh Ahmed el-Zein ka theksuar se “ka qënë kreu i Iranit, Imam Humeini, i cili e ka shtyrë vëmendjen deri në çështjen e Palestinës, jo se ka ndonjë urrejtje kundrejt hebraizmit, por për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, për të mbrojtur drejtësinë dhe për të refuzuar agresionin, racizmin dhe ekstremizmit.” Që nga viti 1979, Republika Islamike ka mbështetur dhe ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme çështjen e vetëvendosjes palestineze.

Ky shtet i madh ka paguar me para për të ndihmuar familjete rrënuara të luftëtarëve palestinezë të rezistencës, pasi u ishin shkatërruar shtëpitë si pasojë eshkatërrimitnë masë nga sulmete Izraelit. Irani ka dhënë mbështetje edhe me trajnim si dhe armatosjen e pothuajse të gjitha milicitë palestineze, të cilat i bëjnërezistencë shtetit të aparteidit të Izraelit; madje duke përfshirë këtu edhe ato grupe të lidhura me Vëllazërinë Muslimane, e cila është anti-shiite. Kjo nuk është “Gjysmë-hëna Shiite”, pasi palestinezët janë kryesisht myslimanë sunnitë.

Disa palestinezë janë tërhequr brenda projektit të përçarjes sektariste të nxitur nga Uashingtoni, Riadi dhe Tel Avivi. Megjithatë, një grupi i vogël i udhëheqësve palestinezë që u mashtruan në marrjen e parave të Katarit dhe Arabisë Saudite për t'iu bashkuar luftës kundër Sirisë, tani ose ndihen të turpëruar ose po kthehen sërisht pranë mbështetjes së Iranit.

“Aksi i Rezistencës”, e cila është një Aleancë e Azisë Perëndimore bashkon Rezistencën Palestineze, Iranin, Sirinë dhe Hizbullahun, qëështë opozia kryesore dhe e vërtetë kundrejt shtetit të aparteidit. Ky është një aks që Izraeli vetë e ka frikë. Në momentin që kjo aleancë të konsolidohet në nivelin e duhur, do të shndërrohet në një forcë të aftë për ta detyruar Tel Avivin që të ulet në tryezën e negociatave. Uashingtoni dhe Tel Avivi janë të vetëdijshëm për këtë gjë; prandaj ata vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të ndarë dhe për tëdestabilizuar rajonin.

Ekziston një numër i konsiderueshëm i oportunistëve që pretendojnë se janëmbështes të popullit palestinez, megjithatë vazhdojnë të kundërshtojnë aleatët e tyre më të fortë. Ata e kritikojnë Izraelin, që të shndërrohet në një shtet më të butë dhe më të paraqitshëm dhe njëkohësihr ende shtet të aparteidit. Ata pretendojnë se janë mbështës të palestinezëve, megjithatë u përqasen atyre vetëm si viktima pasive. Ata mohojnë të drejtën e tyre për të rezistuar; dhe ata sulmojnë ashpër Iranin, Hizbullahun dhe Sirinë për këtë arsye. Shumë prej nesh tashmë kanëarritur në një konsensus të pashprehur për t’iu drejtuar këtyre palëve si versionet perëndimore të ‘sionistëve të majtë’ të këtyre njerëzve.

Këta ‘sionistë të majtë’kanë përhapur mitet e tyre të pavërtetanë lidhje me Rezistencën. Për shembull, gjatë sulmeve sionistë në Gaza, ata janë përpjekur që të krijojnë një ekuivalencë morale mes krimeve të kryera nga pala izraelite dhe sulmeve të dyshuara palestineze mbi Izraelin. Në të vërtetë, ne e dimë nga prova të pavarura (të marra nga OKB-ja dhe Izraeli vetë, pavarësisht se janëkundër interesit të tij) që gjatë sulmit të vitit 2014 në Gaza, më shumë se 75% e 1,088 palestinezëve që mbetën të vrarë ishin civilë; ndërsa vetëm 6% e 51 vdekjeve të izraelitëve brenda territoreve të puushtuara prej tyre ishin civilë izraelitë. Nuk mund të ekzistojë  asnjë ekuivalencë morale, qoftë përsa i përket karakterit të rezistencës së popullit palestinezqoftëpërsa i përket ‘dëmeve kolaterale’, mes spastrimit etnik të shtetit sionist dhe sulmeve ndëshkuese, dhe rezistencës së popullit palestinez. Qartësia morale për këtë çështje meriton të pranohet haptazi.

Aleanca rajonale në mbështetje të rezistencës palestineze është një faktor kritik për të ardhmen e vendit; tjetri është uniteti i popullit palestinez. Parë në këtë këndvështrim, bisedimet e bashkimit të mundshëmmes fraksioneve të ndryshme janë vendimtare. Është e ditur edhe nga sondazhet e bëra se palestinezët kanë nivele të ulëta të besimit në fraksionet dhe udhëheqësit e tyre, por vazhdojnë të shprehin mbështetje të fuqishme për institucionet e tyre kombëtare. Përçarjet e kanë ushqyer gjithnjë e mëshumë këtë moral të ulët. Udhëheqësi i Iranit, Ajetullah Hameneiështë shprehur se dallimet mes grupeve janë mëse ‘të natyrshme dhe të kuptueshme’, megjithatë ështëe nevojshmeqë ‘rritet dhe të thellohet sa më shumë bashkëpunimi’ mes këtyre grupeve. Bashkimi sa më i madh dhe i arrirë mes këtyre fraksioneve do të ndërtonte besimin popullor, do të ndihmonte në fokusin dhe organizimin e tyre si dhe do të lejonte të hidheshin përpara hapa të rinj.

Aktualisht e ardhmja e Palestinës duket se është e mbushur me përçarje, dhimbje dhe sakrificë të madha si dhe me frikë nga armiqtë e frikshëm. Megjithatë, kjo e ardhme nuk është në asnjë mënyrë e pashpresë. Janë regjistruarpërparimetë konsiderueshme në vitet e fundit. Rezistenca ka vendosur kufizime për zgjerimin e projektit të krijimit të vendbanimeve, si në veri ashtu edhe në jug. Përpjekjet për të goditur dhe për të ndarë “Boshtin e Rezistencës” kanë dështuar dhe ka shenja të bashkimittëAleancave të Azisë Perëndimore që po shfaqen dhe forcohet gjithnjë e më shumë. Si përfundim, bisedimet mes fraksioneve palestineze për arrtjen e unitetit janë shkatërruar, megjithatë një bashim do t’i jepte një frymë të re këtij populli trim dhe rezistent.



Burimi : Global Research / Medya Şafak