Përse Sirianët Mbështesin Beshar Esedin?

  • None
nga Tim Anderson | Publikuar në Nën. 22, 2015, 1 a.m.

Kthesae papritur 360 gradë, e kryeqytetit amerikan të Uashingtonit, nga e ashtuquajtura “lufta kundër terrorit”, në sulmet e drejtpërdrejta ushtarake në shtetin sirian, ka lënë pa fjalë shumë qytetarëperëndimorë. Gjatë tri viteve të fundit, shteti amerikan qëndronte si shikues, duke vështruar të ashtuquajturat“ndërhyrje humanitare”, të cilat presidenti sirian Beshar Esedi, i luftonte duke i cilësuar si organizata terroriste, të financuara dhe të mbështetura, nga shërbimet e huaja të shteteve perëndimorë. Ndërsa në ditët e sotme, shteti amerikan aludon se,lufton kundër të njëjtave organizata terroriste”.

“Vallë cila është arsyeja kryesore, e cila e shtyn popullin sirian, në vijimin e mbështetjes ndaj presidentit të tij Beshar Esedit, i cili cilësohet si “një diktator i pamëshirshëm”, i cili “sulmuaka dhe tmerruaka” në mënyrë të vazhdueshme popullin e tij?!” Për t’i dhënë një pëgjigje kësaj pyetjeje, fillimisht ne duhet të bëjmë ndryshimin rrënjësor, mes karikaturizmit dhe portrezimit negativ, të mediave perëndimore të Beshar Esedit, si një“diktator i egër” dhe cilësimit të tij si “një hero kombëtar”, nga ana e popullit sirian”.

“Si rrjedhojë, nëse do t’i besonim lajmeve të mediave perëndimore, ne do tëduhet të besonim se presidenti sirian Beshar Esedi, paska nisur sulme të pamëshirshmekundër popullit të tij, duke mbytur dhe të miturit me gaz helmues. Gjithashtu ne do të duhet të besonim se presidenti sirian, po udhëheq “një regjim aleuit”, ose e thënë ndryshe 12 % e pakicës aleuite, udhëhiqka mbi shumicën e shtypur sunnite, duke shkatërruar “një kryengritje popullore”, të cilën kohërat e fundit po e udhëhiqkan“organizatat terroriste”.

“Problemi kryesor me portrezimin negativ,të presidentit sirian Beshar Esadit është shkalla e lartë e popullaritetit të tij, në mesin e popullit sirian. Ndonëse korrupsioni dhe rryshfeti janë dukuri negative, të administratës dhe institucioneve siriane, nuk arrijnë të errësojnë popullaritetin e natyrshëm, të Beshar Esedit. Fitorja e tij e padiskutueshme, në zgjedhjete fundit parlamentare siriane, në mesin e shumë kandidatëve, prishi planet e fqinjëve të tij, si ato të shtetit izraelit, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mbretërisë së Katarit dhe Republikës Turke.Por me sa duket kjo fitore historike, nuk ishte e mjaftueshme mbi ndalimin e vijimit të financimit dhe mbështetjes së këtyre shteteve, ndaj organizatave terroriste”.

“Por populli sirian, i analizoi çështjet me gjakftohtësi. Populli sirian besonte se Beshar Esedi, në njërën anë do të vijonte t’i qëndronte besnik, traditës kombëtare të sistemit pluralist, të ndërtuar nga i ati Hafidh Esedi, ndërsa në anën tjetër do të modernizonte dhe do të mbante fjalën e dhënë, mbi zhvillimin e reformave politike. Statistikat e analistëve politikë, para zgjedhjeve siriane, tregonin një pakënaqësi të madhe, ndaj këtyre dukurive negative, pra të korrupsionit dhe rryshfetit në shtetin sirian. Gjithashtu këta analistë politikë, kishin mendime të ndryshme, mbi ekonominë siriane, një pakënaqësi të madhe ndaj të drejtave të grave dhe politikës së jashtme të pavarur të shtetit sirian. Protestat siriane të vitit 2011, u ndanë në dy palë. Protestat paqësore të njërës palë, synonin qëndrimin në pushtet të presidentit sirian, ndërsa protestat e dhunshme të palës tjetër, kërkonin largimin e tij nga pushteti”.

“Vëllazëria Muslimane Siriane, së bashku me grupet e tjera islame, e urrenin si presidentin sirian Beshar Esedin, ashtu dhe shtetin laik sirian. Megjithatë këta grupe islame edhe në çastet e tyre të triumfit, e pranuan popullaritetin e madh të këtij njeriu. Sipas një statistike të kryer në vitin 2011 në Duha, (në kryeqytetin e Mbretërisë së Katarit, e cila është mbështetësja kryesore e Vëllazërisë Muslimane Siriane, doli në pah se 55 % e sirianëve, kërkonin qëndrimin në pushtet të Beshar Esedit)”.

“Të ashtuquajturit “muxhahidë” të mbështetur nga shtetet e fuqishme perëndmiorë, ndërmorën hapa të tjera drastike në shtetin sirian. Në vitin 2012, sipas tri të përditshmeve të njohura botërore, britanikeve “Reuters” dhe “The Guardian” (Roja) dhe amerikanes “Times” (Kohërat) tre komandantë të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) shprehnin: “Presidenti sirian Beshar Esedi, kishte 70 % të mbështetjes së popullit, në prefekturën siriane të Halibit. Sipas dëshmisë së këtyre tre komandantëve, shumica e popullit sirianë, është besnikë ndaj “kriminelit dhe vrasësit” Beshar Esed dhe mbledhin të dhëna duke na spiunuar tek shërbimi i fshehtë sirian”. Dëshmia e tyre vijon më tej, duke cituar: “Mbështetësit e Beshar Esedit, janë të tërë spiunë, të cilët na urrejnë dhe na fajësojnë për rrënimet dhe shkatërrimet e konfliktit sirian”. Rënia e popullaritetit është një dukuri vdekjeprurëse për kryengritësit sirianë, por për një udhëheqës fetar fanatik, është shumë e papërshtatshme. Tani lërmëni t’iu sqaroj se, organizatat terroriste të Ahraru’sh-Shamit (Çlirimtarët e Sirisë), ISIS-it (Shtetit Islam të Irakut dhe të Sirisë) dhe Nusrës (Ndihmës) kanë lidhje shumëtë ngushta, me organizatën terroriste të njohur të El-Kaidës (Rendit)”.

“Megjithatë asnjë nga këta cilësime,ose dëshmi nuk ia doli mbanë, që të ndryshonte mendimin e mediave perëndimore se, organizatat terroristë tëlidhura me Vëllazërinë Muslimane Siriane, nuk janë as “aktivistë” dhe as “kryengritës bashkëkohorë”. Për këtë pohim mediat perëndimore, u mbështetën kryesisht tek të dhënat e Rami Abdurrahmanit, me seli në kryeqytetin britanik të Londrës, i cili e cilëson veten si “Një Vëzhgues Sirian i Organizatës së të Drejtave të Njeriut”.

“Duke iu ritkhyer vlerësimit të presidentit sirian, lërmëni t’iu shpjegoj se, për të kuptuar më mirë “legjendën” e këtij të fundit, para së gjithash duhet të kuptojmë, historinë e “kryengritësit bashkëkohor” dhe historinë “e besnikëve të Beshar Esedit” ose “forcave të regjimit” të cilët nënkuptojnë, një ushtri të madhe besnike siriane, me mbështetje të gjërë. Si rrjedhojë, për të kuptuar më mirë “legjendën” e Beshar Esedit, si fillim duhet të kuptojmë Ushtrinë Shtetërore Siriane”.

“Me një përbërje më shumë se gjysmë milioni, Ushtria Shtetërore Siriane është kaq e madhe sa, bashkësitë e ndryshme siriane, kanë lidhje të forta familjare me të, duke përfshirë këtu dhe familjet e dëshmorëvë, të rënë në fushëbeteja. Ushtria Shtetërore Siriane, organizon ceremoni të rregullta funerale, për dëshmorët e këtyre familjeve, të cilët mbajnë lart me krenari, fotografitë e të dashurve të tyre. Për më tepër, Ushtria Shtetërore Siriane, shërben dhe si një strehim për miliona sirianë, të cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, nga kryengritësit dhe terroristët gjatë konfliktit sirian. Ky gjest dashamirës i Ushtrisë Shtetërore Siriane, është i vështirë për t’u shpjeguar, nëse do t’i besonim përrallave dhe pamjeve filmike të rreme, të shfaqura nga mediat perëndimore, në të cilat Ushtria Shtetërore Siriane portetizohet si një një ushtri “kriminele dhe vrasëse”. Nëse kjo dukuri do të ishte e vërtetë, atëherë ne nuk do të mund të shpjegonim se, në kryeqytetin sirian të Damaskut, shumë sirianë shkojnë vullnetarisht duke i shtrënguar duart ushtarëve tëtyre dhe më pas ata i nënshtrohen lirisht postblloqeve të shumta, të ushtrisë Shtetërore Siriane, të cilat janë vënë në shërbim të popullit, me synimin e mbrojtjes nga sulmet e automjeteve vetëvrasëse të kryengritësve”.

“Populli sirian, e dinë shumë mirë faktin se, në fillim të vitit 2011, kanë ndodhur abuzime të protestuesve nga ana e Ushtrisë Shtetëore Siriane, por ata gjithashtu dinëse presidenti sirian, shkarkoi nga detyra guvernatorin e prefekturës siriane të Dirijjes për këtë. Protestuesit sirianë e dinë mirë se, ndërhyrjet e Ushtrisë Shtetërore Siriane, nuk erdhën si pasojë e protestave paqësore të tyre, por si reagim kundër protestuesve të dhunshëm sektarianë, të cilët ishin kamufluar në mesin e protestuesve. Një agjent i shërbimit të fshehtë saudit Enuer Eshki, rrëfeu përgjigantin mediatik BBC-në (British Broadcasting Corporation - Rrjeti Transmetues Britanik) se në vitin 1982 se shërbimi i shehtë saudit, kishte dërguar armatim të ashtuquajturëve “muxhahidë” në prefekturën siriane të Dirijjes dhe snajperistë sauditë,të cilët vëzhgonin nga majat e çative të prefekturës siriane të Hamës, dështuan në organizmin e protestësmasive, së Vëllazërisë Muslimane Siriane, me synimin e rrëzimit nga pushteti të Hafidh Esedit. Ky i fundit, pra i ati i presidentit sirian të ditëvë të sotme, Hafidh Esedi e shtypi kryengritjen siriane, brenda tri javëve. Sipas një raporti të CIA-s (Agjencisë së Inteligjencës Qendrore) në këtë kryengritje u vranëafërsisht 2000 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane Siriane, duke përfhirë këtu dhe 300-400 nga krerët e tyre sauditë. Por fakti që na shtyn të çuditemi është se, si Vëllazëria Muslimane Siriane, ashtu dhe mediat perëndimore i kanë fryrë këto numra, duke e cilësuar këtë tragjedi si “njëmasakër të madhe”. Duke u nisur nga këta fakte pohojmë se, të ashtuquajturët “muxhahidë” të financuar dhe të mbështetur, nga shtetet e fuqishëm perëndimorë, kanë një histori të gjatë të përgjakshme, duke u infiltruar në mes tëcivilëve të pafajshëm”.

“Shumë sirianë kanë qortuar qëndrimin e presidentit tëtyre, por jo në mënyrë të ashpër ashtu siç e kanë gozhduar mediat perëndimore. Populli sirian kërkonte që Beshar Esedi të tregohej më i vendosur, ashtu siç ishte dikur i ati. Shumë sirianë i kanë vënë presidentit të tyre epitetin “Zotëriu Zemërbutë”. Madje ushtarët e Ushtrisë Shtetërore Siriane, të kryeqytetit sirian të Damaskut më kanë treguar se, presidenti Beshar Esedi u kishte dhënë një urdhër të veçantë, që të bënin orvatje shtesë për të arrestuar kryengritësit sirianë, të cilët janë fajtorë dhe tradhtarë, njëlloj si terroristët e huaj”.

“Por saktësisht çfarë nënkuptojmë, me termin “kryengritës bashkëkohor?!” Themi se para daljes në skenë të ISIS-it, në fund tëvitit 2011, brigada më e madhe e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), brigada Farukose siç njihen ndryshe “djemtë poster” të “kryegnritjes siriane” morën kontrollin e disa pjesëve, të qytetit sirian të Himsit. Sipas një raporti të DASh-it (Departamentit Amerikan të Shtetit),  këta “kryengritës bashkëkohorë” cilësoheshin si “atdhetarë të mirëfilltë, më besnikë se grupet e tjera të “muxhahidëve” dhe jo të nxitur nga urrejtja e ndasive fetare”. Ndrësa “Grupi i Konfliktit Ndërkombëtar”, e quante brigadën Faruk si “më besnikja ndaj fesë islame”, në krahasim me organizatat e tjera terroriste. Sipas të përditshmes amerikane “The Wall Street Journal” (Gazeta e Udhës së Murit), e cilësonte brigadën Faruk si “sunnitët më besnikë”,në krahasim me organizatat e tjera terroriste. Ndërsa sipas gjigantit mediatik britanik “BBC”-së (British Broadcasting Corporation - Rrjeti Transmetues Britanik)  brigada Faruk ishin “muxhahidë bashkëkohorë”.

“Tani lërmëni t’iu citoj se të tërë këto cilësime, etiketime dhe përkufizime të mediave perëndimore, bëjnë pjesë në një retorikë të rremë, mbi sqarimin e termit “kryengritës bashkëkohor”. Sipas dëshmive rrënqethëse të banorëve të qytetit sirian të Himsit, kryengritësit e brigadës Faruk, sulmuan qytetin duke shpalosur parrulla raciste dhe naziste si: “Aleuitët do t’i dërgojmë në varr, ndërsa të krishterët në Bejrut!” Më pas këta kryengritës, duke lëshuar britma therëse “Allahu Ekber” (Allahu Është Më i Madhi) hodhën në erë spitalin e qytetit sirian të Himsit, me arsyetimin se, mjekonte ushtarët e Ushtrisë Shtetërore Siriane. Kishat siriane, akuzojnë dhe fajësojnë brigadën Faruk, për spastrimin etnik të mbi 50.000 të krishterëve, të cilët i dëbuan nga qytetit, ndërsa të tjerët i detyruan që të paguanin “xhizjen” (taksën islame për sigurimin e jetës, nderit dhe pasurisë së çifutëve dhe të krishterëve në shtetin islam). Sipas gazetarit libanez Riduan Murtedait, shumica e kryengritësve të brigadës Faruk, i përkasin rrymës ekstremiste uehhabiste, tekfiriste dhe janë të armatosur dhe të financuar drejtpërdrejtë, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Më pas këta “kryengritës bashkëkohorë”, bashkëpunuan në harmoni dhe lumturi të plotë, me organizatën terroriste të El-Kaidës dhe ishin të akuzuarit e parë për mizoritë e tyre, kundër ushtarëve të Ushtrisë Shtetërore Siriane”.

“Tani le t’i rikthehemi disa “akuzave serioze”, kundër Ushtrisë Shtetërore Siriane. Disa ditë para se të mbahej Këshilli i Sigurisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i cili do të vendoste mbi një ndërhyrje të mundshme ushtarake në shtetin sirian, në muajin maj të vitit 2012, ndodhi një masakër e tmerrshme, në të cilën u vranë mbi 100 banorë, të fshatit sirian të Hulës. Qeveritë perëndimore, menjëherë akuzuan Ushtrinë Shtetërore Siriane, e cila nga ana tjetër akuzoi terroristët e financuar dhe të mbështetur, pikërisht nga këta qeveri. Ndërsa zyrtarët perëndimorë, akuzuan Ushtrinë Shtetërore Siriane, me arsyetimin se kishte ndryshuar, versionin e vërtetë të ngjarjes, sepse sipas këtyre zyrtarëve fshatarët ishin qëlluar, me një plumb pas koke. Ndërsa sipas një raporti tjetër, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSMIS), i përpiluar nga diplomatja amerikane, Karen Koning Ebu Zejdi, akuzonte në përgjithësi “rrugeçërit” besnikë të regjimit sirian, por pa bërë të ditur asnjë arsye”.

“Ndonëse fatmirësisht, reagimi ndaj masakrës së ndodhur, në fshatin sirian të Hulës, nga ana e Këshillit të Sigurisë, të Organiztaës së Kombeve të Bashkuara, nuk u krye sipas modelit të bombardimeve të NATO-s në shtetin libian, sepse Federata Ruse dhe Republika Popullore Kineze, kundërshtuan ashpër këtë plan, diplomatët europianë dhe amerikanë, diskutuan ashpër mbi zbulimin e autorëvë të vërtetë të kësaj masakre. Megjithatë gazetarët gjermanëdhe rusë, së bashku me Nënën Eprore të Manastirit, ia dolën mbanë, që të intervistonin disatë mbijetuar, të kësajmasakre. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, brigada e Farukut, nën udhëheqjen e terorristit Abdurrezak Tilasit, pasi kishte djegur pesë postblloqe të Ushtrisë Shetërore Siriane, kishte therur si dhentë mbi 100 banorë, të fshatit sirian të Hulës. Këta zagarë uehhabiste, tekfiristë kishin therur në mënyrë të pamëshirshme, familjet aleuite siriane, të cilat mbështesnin regjimin sirian dhe disa familje sunnite siriane, të cilat kishin votuar për presidentin e tyre”.

“Por pas një viti, e vërteta doli në shesh, kur një raporti i hollësishëm (i përpiluar nga gazetarët Correggia, Embid, Hauben dhe Larson) hodhi dritë mbi faktin se, raporti i  Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSMIS), i përpiluar nga diplomatja amerikane, Karen Koning Ebu Zejdi, ishte i ndërtuar mbi mashtrime. Vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vend që të shkonin vetë nëvendngjarje, pra në fshatin sirian të Hulës, me synimin e inspektimit, ata i kishin besuar përrallave tëudhëheqësve të brigadës Faruk. Pra vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kishin anashkaluar qëllimisht dëshmitë, e dhjetra banorëve sirianë, të cilët duke thënë të vërtetën kundërshtonin faktet e rreme dhe mashtruese të këtij raporti. Si rrjedhojë këta vëzhgues, në bashkëpunim me udhëheqësit e brigadës Faruk, ishin orvatur që të varrosnin skenën e vërtetë të krimit, duke fshehur autorët e vërtetë tëkësaj masakre. Ashtu siç shkroi dhe gazetari i njohur amerikan, Adam Larson versioni i vërtetë i masakrës së Hulës, ishte fshehur qëllimisht nga CIA(Agjencia e Inteligjencës Qendrore), me synimin e shfaqjes së“ashpërsisë dhe egërsisë” së sjelljes së Ushtrisë Shtetërore Siriane”.

“Masakra e fshatit sirian të Hulës, u shndërrua në zanafillën, e një sërë masakrave të rreme. Në rastin e vrasjes së 245 banorëve, në qytetin sirian të Dirijjes, në muajin gusht të vitit 2012, mediat perëndimore e pasqyruan menjëherë lajmin duke thënë se,“aktivistët e opozitës sirianë” kishin cituar se, ishte pikërisht Ushtria Shtetërore Siriane, ajo e cila ishte përgjegjëse për këtëmasakër. Por dhe ky lajm u përgënjeshtrua shumëshpejt, nga gazetari britanik Robert Fisk, i cili vërtetoi se ishte pikërisht Ushtria e Lirë Siriane (FSA), ajo e cila kishte rrëmbyer banorë dhe ushtarë të Ushtrisë Shtetërore Siriane, të cilët ishin jashtë kryerjes sëshërbimit. Më pas Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kishte kërkuar shkëmbimin e këtyre ushtarëve me ushtarët e saj, por Ushtria Shtetërore Siriane kishte kundërshtuar. Pas këtij kundërshtimi, Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kishte reaguar, duke i therur në fyt si desh kurbani. Një rast tjetër i ngjashëm,është dhe rasti i vrasjes së 120 banorëve, në fshatin sirian të Akrabit (Akrepit), në muajin dhjetor të vitit 2013. Në atë epokë epërditshmjaamerikane “The New York Times” (Kohërat e Nju Jorkut) botoi këtë artikull me titullin: “Besnikët e Beshar Esedit Akuzohen Për Kryerjen e Kësaj Masakre”. Por për hir të vërtetës, duhet të citojmë se, ishte një gazetar britanik Alex Thompson, ai i cili zbuloi faktin se, viktimat ishin të bashkësisë aleuite, pra të së njëjtës bashkësi së cilës, i përket dhe presidenti sirian Beshar Esedi. Ky gazetar britanik, gjithashtu zbuloi se Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kishte mbajtur peng 500 aleuitë sirianë, për nëntë ditë rresht, përpara se ushtarët e saj, të vrisnin çerekun e tyre. Megjithatë mediatperëndimore nuk e ndalën fushatëne tyre të akuzimit dhe shpifjes kundër Ushtisë Shtetërore Siriane”.

“Një rast tjetër i fushatës së ndyrë të mediave perëndimore, ishte dhe aludimi se Ushtria Shtetërore Siriane, kishte bombarduar vetëm rajonet, të cilat kishin pushtuar kryengritësit sirianë, duke vrarë banorë të pafajshëm. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si mund t’i zhvendoste, Ushtria Shtetërore Siriane, organizatat e armatosura terroriste uehhabiste dhe tekfiriste, nga qendrat e banuara?!” Ata të cilët kërkojnë të mësojnë përgjigjen, u bëjmë ftesë të mësojnë si fillim, rrjedhën e ngjarjeve të çlirimit të qytetit kufitar sirian të Kusejrit, i cili ishte nën pushtimin e brigadës Faruk dhe organizatave të tjera uehhabiste dhe tekfiriste, derisa Ushtria Shtetërore Siriane, vendosi mbi çlirimin e tij të përgjithshëm, pas dështimit të bisedimeve me këta organizata. Si rrjedhojë, në muajin maj të vitit 2013, avionët e Ushtrisë Shtetërore Siriane hodhën fletushka që bënin thirrje për daljen vullnetare të banorëve. Organizatat terroriste ndaluan daljen e shumë banorëve, ndërsa një “aktivist i opozitës siriane”, theksoi se “nuk kishte asnjë dalje të sigurtë për banorët”. Por fakti më foshnjarak dhe qesharak është se DASh-i (Departamenti Amerikan i Shtetit), shprehte “shqetësim të thellë” nga hedhja e fletushkave, të cilat bënin thirrje për daljen e banorëve. Sipas DASh-it (Departamentit Amerikan të Shtetit) kjo tregonte “ashpërsinë dhe egërsinë” e regjimit sirian”.

“Ashtu siç ishte planifikuar, në datë 5 maj të vitit 2013, Ushtria Shtetërore Siriane, në bashkëpunim me Lëvizjen e Hizbullahut Sirian, çliruan qytetin kufitar të Kusejrit, duke i dëbuar mbetjet e brigadës Faruk dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), drejt vëllezërve të tyre të El-Kaidës në trojet libaneze. Pra ashtu siç parashikohej, ky sulm i rregullt uzhvillua mes Ushtrisë Shtetërore Siriane dhe organizatave terroriste, në një zonë të banuar. Korrja e kësaj fitoreje, do të shënonte një kthesë të madhe, në dobi të Ushtrisë Shtetërore Siriane, e cila tani e tutje do të çlironte duke spastruar trojet siriane, nga organizatat terroriste”.

“Akuza të llojit, Ushtria Shtetërore Siriane, kishte bombarduar vetëm rajonet, të cilat kishin pushtuar kryengritësit sirianë, vijuan dhe nga ana e gazetarit të shitur britanik John Snoë, i cili i kërkoi këshilltares së presidentit sirian, Buthejna Shabanit: “Vallë përse Ushtria Shtetërore Siriane, bombardonte vetëm rajonet, të cilat kishin pushtuar kryengritësit sirianë?!” dhe“Vallë përse Ushtria Shtetërore Siriane, nuk bombardonte prefekturën siriane të Halibit, të cilën e kishte pushtuar organizata terroriste e ISIS-it?!”

“Padrejtësia  më e madhe e politizuar,është sulmi me gaz helmues, në muajin gusht të vitit 2013, në rajonin sirian të Gutës Lindore, në rrethinat e kryeqytetit sirian të Damaskut. Në të vërtetë regjimi sirian kishte muaj, qëankohej për sulmet terroriste me gaz helmues në këtë rajon dhe kishte ftuar inspektorët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për inspektim. Ndërsa kur më në fund erdhën inspektorët, kryengritësit sirianë, botuan pamje filmike në internet, në të cilat shfaqeshin të mitur të helmuar me gaz, kështu që këta të fundit, parapëlqyen versionin e rremë të kryengritësve. Shteti amerikan dhe Organizata e të Drejtave të Njeriut, me seli me kryeqytetin amerikan të Uashingtonit, ishinnjëzëri mbi akuzimin dhe fajësmin e regjimit sirian. Mediat perëndimore u treguan aq të pacipa, sa kërkuan ndërhyrje ushtarake në shtetin sirian. Por ndërhyrja e Federatës Ruse, ishte vendimtare në ndalimin e ndërhyrjeve dhe sulmeve ushtarke perëndimore, të cilat pasuan me dorëzimin, e gazeve helmuese të regjimit sirian, të cilat nuk i kishte përdorur kurrë”.

“Mashtrimet e kryengritësve sirianë, mbi sulmin me gaz helmues, nërajonin sirian të Gutës Lindore i dhanë shtysë, shumë gazetarëve perëndimorë, qëtë besonin mashtrimet dhe trillimet e këtyre kryengritësve, se regjimi sirian paska përdorur gaz helmues, kundër popullit të tij. Por nuk vonoi shumë dhe këta gazetarë, arritën të gjenin të vërtetën me anë të raporteve dhe shkrimeve, të cilat vërtetuan tërësisht të kundërtën. Pak kohë pas sulmit me gaz helmues, një gazetar jordanez zbuloi se, banorët e rajonit sirian të Gutës Lindore rrëfyen se,ishte kryetari i shërbimit të fshehtë saudit, Princ Ali Benderi ai i cili kishte furnizuar me gaz helmues, organizatat terroriste të lidhurangushtë me El-Kaidën. Për më tepër një organizatë siriane, nën udhëheqjen e Nënë Agnes Marias, kishte siguruar një analizë tëhollësishme, me disa pamje filmike në të cilat shihej qartë se, këta pamje ishin të montuara dhe të rreme. Gjithashtu edhe një analizë tjetër e plotë, erdhi nga gazetari amerikan në pension Seymour Hersh, i cili pohoi se sulmin me gaz helmues, e kishte përgatitur CIA(Agjencia e Inteligjencës Qendrore), me synimin e ngritjes së popullit sirian kundër presidentit të tyre. Ndërsa një grup gazetarësh dhe shkrimtarësh turq pohuan se, shumica e krimeve kundër banorëve sirianë, përfshirë këtu dhe sulmin me gaz helmues, në rajonin sirian të Gutës Lindore, janë kyer nga kryengritësit sirianë dhe organizat terroriste uehhabiste dhe tekfisiriste. Por grupi i Ushtrisësë lirë Siriane, “Liua Islam” i mbështetur nga shërbimi i fshehtë saudit, ka shumë mundësi të ketë kryer sulmin me gaz helmues në rajonin sirian të Gutës Lindore. Një raport tjetër i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndonëse nuk përmend emra konkretë, thekson se armët kimike dhe gazi helmues, janë përdorur në të paktën pesë raste, brenda trojeve siriane. Në të paktën tre raste, ata janë përdorur kundër banorëve sirianë dhe ushtarëve të Ushtrisë Shtetërore Siriane, naga ana e kryengritësve sirianë dhe organizatave terroriste. Inspektorët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Lloyd dhe Postol arritën në përfundimin se gazi helmues sarin, nuk ka mundësi të jetë përdorur nga regjimi sirian, kundër popullit të tij”.

“Madje dhe pas daljes në shesh tëvërtetës, asCIA (Agjencia e Inteligjencës Qendrore) dhe as Organizata e të Drejtave të Njeriut, nuk kërkuan ndjesë, për lajmet dhe akuzat e rreme. Në të vërtetë shtetet e fuqishëm perëndimorë u shprehën se, raportet dhe lajmete këtyre mediave, ishin përgënjeshtruese duke përfshirë këtu dhe raportet e rreme tëOrganizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur e takova për herë të parë presidentin sirian Beshar Esedin, së sabshku me një grup australianësh, më bërëshumë përshtypje, sjellja e tij e butë dhe me edukatë. Aishprehu keqardhje të thellë, për të miturit të cilët ishin dëshmitarë, të dhunës dhe mizorive të organizatave të ndryshme terrosite, të cilët i kryenin duke lëshuar britma “Allahu Ekber” (Allahu Është më i Madhi). Beshar Esedi nuk m’u duk aspak i ashpër dhe i egër, si ishte i ndjeri Saddam Husejni dhe kryeterroristi GeorgëWilliam Bush”.

“Them se faktori kyç në mbijetesën e shtetit sirian,është kohezioni, përkushtimi dhe mbështetja e popullitsirian për ushtrinë e tij.Populli sirian e di shumë mirë faktin se, ushtria e tij përfaqëson pluralizmin, lufton ndasitë fetare dhe organizatat terroriste, të mbështetura nga shërbimet e fshehta të huaja. Ushtria Shtetërore Siriane, nuk u përça në bazë të ndasive fetare, ashtu siç shpresonin organizatat uhhabiste dhe tekfiriste. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a ka kryer Ushtria Shtetërore Siriane krime?!” Ne përgjigjemi se ndoshta edhe ka kryer, por kryesisht kundër kryengritësve sirianëdhe organizatave të armatosura terroriste. Ndonëse disa nga këto të fundit, kanë shfaqur disa pamje filmike, të asgjësimit fizik të terroristëve të huaj, megjithatë “Zotëriu Zemërbutë” u kishte dhënë një urdhër të veçantë, që të bënin orvatje shtesë për të arrestuar kryengritësit sirianë, të cilët janë fajtorë dhe tradhtarë, njëlloj si terroristët e huaj”.

“Ndonëse vijimi i orvatjeve të organizatave terorriste uehhabiste dhe tekfiriste, të cilat financohen dhe mbeshteten, nga shtetet e fuqishëm perëndimorë, nuk ka asnjë argument ose fakt se, Ushtria Shtetërore Siriane, ka kryer sulme ajrore ose përdorur armë kimike ose gaz helmues, kundër popullit të saj. Arsyeja është se nuk kishte nevojët’i kryente. Shumica e popullit sirian, as nuk e akuzon dhe as nuk e fajëson ushtrinee tyre për shumicën e dhunës dhe mizorive të këtij konflikti, por akuzon drejtpërdrejtë organiazatat terroriste, të mbështetura nga shërbimet e fshehta perëndimorë. Këta janë të njëjtat organizata terroriste të mbështetura, nga qeveritë amerikane, britanike, katarase, turke dhe saudite, të cilat fshihen pas gjethes së hollë të fikut, pas portretit të“kryengritësit bashkëkohor”, duke futur në përdorim të njëjtën kohë retorikën e tyre të fushatës së ndyrë dhe të pacipë”.