Referandumi i Kurdistanit, çfarë viktimizimi, çfarë ligjshmërie?

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Tet. 16, 2017, 11:05 p.m.

Në mënyrë që çfarëdolloj vendimi politik të justifikohet i ndërlidhur me “të drejtën e kombit për fatin e tij”, duhet fillimsht që ky vendim të jetë vetvet kombëtar.

Në deklaratat që janë bërë në Erbil në lidhje me referandumin e pavarësisë së Kurdistanit kanë tërhequr vëmenje tre koncepte: “viktimizim”, “njëanshmëri”, “e drejta për të vendosur fatin e tij”.

U tha se arsyeja e referandumit ishte ‘viktimizimi’, udhëheqja e tij ishte e ‘njëanshme’ dhe përligjja e tij rrjedh nga ‘e drejta e kombeve për të vendosur fatin e tyre’.

Në deklaratën e parë që bëri pas referandumit, kryetari i Kurdistanit Rajonal, Mesud Barzani e bëri kështu lidhjen e këtij referandumi me këto koncepte:

Qeveria e Irakut nuk e vuri në zbatim kushtetutën që u pranua në vitin 2005. Për këtë arsye, populli i Kurdistanit përvetësoi një rrugë tjetër dhe më 25 shtator shfaqi dëshirën për pavarësi. Duke qënë se kushtetua është anashkaluar, atëherë ne kemi të drejtën të vendosim për të ardhmen tonë.”[1]

Sipas Barzanit, në vitin 2005 kurtët janë bërë pjesë e procesit kushtetues për krijimin e një “Iraku të ri”; megjithashtë, duke e injoruar kushtetutën, qeveria e Irakut e ka viktimizuar Kurdistanin Rajonal. Për këtë arsye, ‘populli i Kurdistanit’, në mënyrë të njëanshme zgjodhi të

ndiqte “njërrugë të re”; sepse ‘injorimi i kushtetutës’ nga Bagdati i dha Erbilit ‘të drejtën për të vendosur fatin e tij’. Në këtë mënyrëligjshmëria e kësaj të drejte është e padiskutueshme.

Argumentët në të cilat mbështetet kjo deklaratë janë argumentë aq të njëanshëm për të mbështetur pretendimet e palëve saqë edhe në një seancë gjyqësore të rëndomtë të një çështje divorci do të ishin argumentë të pamjaftueshëm dhe të paranueshëm. Për këtë arsye, edhe po të lëmë mënjanë palët ndërkombëtare dhe rajonale, më shume se ndarja e Erbilit nga Bagdati me këto argumentë absolutë pa krijuar asnjë problem, do të jetë një sukses i pakrahasueshëm për Barzanin.

Nga anatjetër, argumentët që parashtron Barzani në lidhje me arsyen dhe me ligjshmërinë e referandumit të pavarësisë janëtënjëanshme dhe personale, ashtu siç është edhe mënyra që përdor. Kjo për arsye se, që prej vitit 2005 e deri më tani më Irak nuk ka pasur asnjë situatë që kur ka qeverisur shumica, pakica të jetë përjashtuar apo të ketë mbetur në opozitë.

Që prej vitit 2005, Iraku është qeverisur nga qeveri të pranuara në rang kombëtar sipas pozicionimeve që kanë zënë në parlament; për këtë arsye, asnjë palë nuk mund të ketë shënuar fitore të njëanshme, apo viktimizim të njëanshëm.

1- Arsyeja e referandumit ‘viktimizimi i kurdëve’: Procesi politik, që filloi më 30 Janar të vitit 2005 dhe përfundoi më 15 dhjetor të vitit 2005 i dha mundësinë Kurdistanit Rajonal që të përftonte një përfundim kushtetues. Me anë të këtij procesi politik të vitit 2005, Kurdistani Rajonal fitoi de jureautonominë, autonomi të cilën e kishte fituar tashmëde facto kur pikërisht për këtë qëllin Amerika në vitin 1991 krijoi zonat e ndalimit të fluturimit në veri të Paralelit 36.

Pra, pjesëmarrja në procesin politik të vitit 2005 nuk ishte një mirësi që Erbili i bëri Bagdatit për të krijuar ‘një Irak i ri’. Bashkë më krijimin e ‘Irakut të Ri’, Kurdistani nuk u mjaftua vetëm me shndërrimin e autonomisë së Kurdistanit nga de facto në de jure duke fituar statusin kushtetues; fitoi edhe të drejtën për t’u bërë faktor ndikues në qeverinë qëndrore. Partitë kurde, të cilat në vitin 2005 fituan të drejtën për të krijuar të gjitha organet e nevojshme për të krijuar një shtet të mirëfilltë si parlamenti, qeveria, ushtria e kështu me rradhë fituan një fuqi të mjaftueshme sa që në çdo moment që donin mund ta rëndonin qeverinë kryesore aq shumë sa për të mos qënë më në gjendje të punonin.

Marrja e shtatë ministrive nga 27 që janë gjithsej, marrja e presidencës, zëvendës-kryeministrisë dhe shefit të administratës, [2] kalimi i 17 përqind të buxhedit total të qeverisë qëndrore të Irakut tek Kurdistani rajonal janë disa nga fitoret që arritën të korrin kurdët e Irakut  

në vitin 2005 nga qeveria qëndrore irakiene.

Ndërkohë që provinca të tjera të lidhura me qeverinë qëndror, pavarësisht kontributeve që japin në buxhetin qëndror nuk kanë arritur që të marrin nga buxheti përqindjen që u takon sipas ndikueshmërisë që kanë. Për shembull, ndërkohë që Kurdistani Rajonal, duke i përllogaritur ndikueshmërinë ekonomike merr 17 përqind të buxhetit të përgjithshëm, Basra e cila mundëson 90 përqind të të ardhurave totale që përftohen nga nafta vazhdon të jetojë e zhytur në varfëri.

A është problemi i Erbilit me Bagdatit një problem kurd?

Pavarësisht se Barzani bën një përgjithësim të gjithë qeverisë qëndrore irakiene, në të vërtetë problemi real i Erbilit me Bagdatin qëndronte me qeverinë Maliki dhe ky problem nuk kishte të bënte aspak me përfaqësimin e kurdëve në parlamentin e Irakut, apo në qeverinë e tij qëndrore.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së qeverisë irakiene të Bagdatit nga Nuri el-Maliki, për të cilën Erbili ka pasur kundërshtime më shumë se asnjëherë ministrat kurdë të qeverisë qëndrore irakiene kishin arritur deri në 13 përqind.[3]

Kriza mes Erbilit dhe Bagdatit qëndronte vetëm në eksportimin e naftës dhe në rajonet e diskutueshme.

Arsyeja e viktimizimit ekonomik

Përbledhja e krizës së parë të asaj që njihet si arsyeja e dytë e viktimizimit të Rajonit të Kurdistanit qëndron kështu: Ebili, duke e anashkaluar tërësisht Bagdatin dhe duke vepruar si të ishte një shtet i pavarur bëri një marrëveshje njëpalëshe me Turqinë në lidhje me naftën dhe si rezultat i kësaj Bagdati i ndërpreu përqindjen e buxhetit Rajonit të Kurdistanit.[4]

Ashtu siç ka tërhequr vëmendjen edhe vetë shhtypi i Erbilit, përpara dhe të fillonte të sillej si një shtet i pavarur dhe të bënte marrëveshje dypalëshe me shtetet e tjera, Rajoni i Kurdistanit me një popullësi prej 4 milionë e gjysëm, gjatë nëntë viteve të fundit ka marrë nga qeveria qëndrore e Irakut 70 miliardë dollarë.[5]

Edhe vetë ekonomistët kurdë kanë deklaruar se problemet ekonomike brenda popullit të Rajonit të Kurdistanit nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me sasinë e parave që hynë në buxhedit e Erbilit, më shumë ka të bëjë me qeverisjen ekonomike jo- transparente që ndiqet. 

Problemi i zonave të diskutueshme dhe inxhinjeria demografike

Ndërkohë, kriza në lidhje me zonat e diskutueshme ka qën aq e komplikuar sa nuk mund të zgjidhej vetëm nëpër një marrëveshjeje mes Erbilit dhe Bagdatit dhe përbënte edhe një paqartësi edhe për palët ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Artikulli 140 i Kushtetutës, i cili flet në lidhje se cilës palë, Erbilit apo Bagdatit do t’i bashkohen këto zona të diskutueshme parashikonte një rrugë të përbërë nga tre hapa të njëpasnjëshme ‘normalizimin e marrëdhënieve’, ‘numërimin epopullsisë’ dhe ‘referandumin’.

Duke ndjekur këtë dispozitë, në këto zona tëdiskutueshme tëcilat janë ‘arabizuar’ gjatë periudhës së qeverisjes së Saddamit, fillimisht do të ‘normalizoheshin’, më pas aty do të bëhej numërimi i saktë i popullsisë dhe më pas në këto zona me anë të referandumit vetë populli do të vendoste nëse dëshiron t’i kalojnë Erbilit, apo të bashkohen me Bagdatin.

Erbili mbronte tezën që një moment e më parë duhet të fillohej puna që të zbatohej artikulli 140 i Kushtetutës për të zgjidhur çështjen e zonave të diskutueshme me në krye Kerkukun.

Në kundërshtim me këtë, duke e ditur që pas pushtimit nga SHBA-ja përbërja demografike e këtyre rajoneve do të ndryshonte në favor të Kurdistanit Rajonal, Bagdati është munduar që ta anashkalojë ktë çështje dhe t’ia lërë kohës.

Sipas Barzanit, anashkalimi që prej vitit 2005 i zbatimit të artikullit 140 të kushtetutës nga Bagdati për zgjidhjen e problemit të zonave të diskutueshme është një provë e pamohueshme e ‘moszbatimit të kushtetutës nga Bagdati’.

Ng na tjetër, jo vetëm sipas Bagdatit, por edhe sipas arabëve sunni dhe turkmenëve, ndryshimi i strukturës së demografisë së këtyre zonave nga kurdët që prej pushtimit nga SHBA-ja në vitit 2003 ka sjellë në prishje të proçesit të ‘normalizimit’ të rajonit, gjë që e ka bërë tashmë  të pa aplikueshme dispozitën 140 të kushtetutës.

Thënë në mënyrë më të përmbledhur, argumenti se problemet mes Erbilit dhe Bagdatit rrjedhin prej faktit se Bagdati ka anashkaluar zbatimin e kushtetutës dhe ka shkelur të drejtat e kurdëve është një argument i mbështetur vetëm nga Erbili. Për këtë arsye, ky argument që paraqitet si në arsye për referandumin, ashtu si edhe vetëm administrimi i referandumit mbetet një argument i njëanshëm i pambështetur nga asnjë palë tjetër.

2- Administrimi i referandumit ka qënë i njëanshëm: Referandumi i 25 shtatorit nuk ka qënë 

i njëanshëm vetëm nga pikëpamja e marrëdhënies së Erbilit me Bagdatit, por ka qënë një hap i këtillë edhe nga këndvështrimi i marrëdhënieve të brendshme në mesin e kurdëve. Sepse referandumi nuk ka qënë një ‘Vendim kombëtar kurd’, ka qënë një vendim i Barzanit.

Pikërisht për këtë arsye, të gjitha partitë politike përveç KDP-së e kanë komentuar referandumin si në lëvizje strategjike të politikës së brendshme të Barzanit të cilit i ka kaluar periudha e e qeverisjes dhe që ka bllokuar funksionimin e parlamentit.

Sipas këtyre partive, Barzani ka nxitur qëllimisht një çështje të përgjithshme kombëtare për të përligjur pozicionin e tij të jashtëligjshëm. Për këtë arsye, ky referandum është i gabuar si për nga mënyra sesi është marrë vendime po kështu edhe nga mënyra sesi është aplikuar zhvillimi i këtij referandumi.

Si përfundim, partitë e tjera kurde përveç KDP-së kanë deklaruar se për të mos dalë haptazi kundër kundër pavarësisë vetëm disa orë përpara referandumit do të shpallnin se do të thonin ‘po’[6] megjithatë deri në ditën e fundit para referandumit ata kanë vazhduar në mënyrë konstante që të kundërshtojnë zhvillimin e këtij referandumi.[7]

3- E drejta për vendosjen e fatit të tyre dhe ligjshmëria: për të ustifikuar çdo vendim politik si një ‘e drejtë e një kombi për të vendosur fatin e tij’ është e nevojshme që mbi të gjitha fillimisht ky vendim të jetë një vendim kombëtar.

Referandumi i 24 shhtatorit nuk ka ardhur si një vendim kombëtar i kombit kurd me anë të mjeteve demokratike të këtilla si parlamenti apo qeveria e ligjshme. Ku ka qënë një vendim i njëanshëm i një lideri politik, të cilit pavarësisht se i ka kaluar afati i udhëheqjes së qeverisë as nuk ka zhvilluar zgjidhje dhe as nuk ka vënë në punë parlamentin dhe qeverinë.

Nga ana tjetër, pavarësisht se e drejta e një kombi për të vendosur të ardhmen e tij është në burim i përligjjes së veprimit të një kombi mund edhe që të kthehet një një veprim të paligjshëm në momentin që një gjë e këtillënuk aplikohet në formën e duhur dhe në qoftë se një gjë e këtillë do të prekte të drejtat që gëzojnë popujt e tjerë.

Pikërisht për këtë arsye, përligjia e të drejtës së një populli për të vendosur të drejtën e tij ka kushte të domsdoshme siç do të kishte një zgjidhje e thjeshtë e martesës që konsiston në dialog dhe përpjekje përvendosjen e kushteve të një zgjidhjeje të përbashkët.

Në vendimin qëMesud Barzani ka marrë në lidhje me këtë referandum jo vetëm që mungon çdo 

përpjekje për djalog me Bagdatin, por gjithashtu mungonn edhe çdo përpjekje për një zgjidhje të problemit të statusit të zonave të diskutueshme me në krye Kerkukun.[8]

Në deklaratën që ka dhënë për BBC-në në perësisht, Barzani ndërkohë që shprehet se është ‘ihapur për të hyrë në bisedime me Bagdatin përsa i përket çështjes së kufinjve’ nuk është shprehur asnjëherë se është i gatshëm të ndajë me Bagdatin zonat e diskutueshme.  Ai flet për faktin se zonat e diskutueshme, demografia e të cilave kanë ndryshuar në favor të Kurdistanit që prej pushtimit të vitit 2003 në një mënyrë të këtillë sipas të cilës Bagdati duhet të konfirmojë që këto zona t’i kalojnë Erbilit duke u mbështetur në dispozitën 140 të kustetutës.

Bixhozi i Barzanit, e ardhmja e Kurdistanit

Barzani mund t’u flasë kundërshtarëve që ka brenda Kurdistanit Rajonal për dy faktorë që i japin atij të drejtë të veprojë në këtë lojë në mënyrë të njanshme pavarësisht Bagdatit, Turqisë dhe Iranit si dhe Amerikës që ka propozuar se duhej shtyrë data e këtij referandumi.

Njëri nga këto dy faktorë ka të bëjë me kohën e këtij referandumi, ndërsa faktori i dytë ka të bëjë me mënyrën sesi është krijuar kjo marrëdhënie.

1- Pavarësisht se duke u shprehur se as ai vetë dhe asnjë antar tjetër i famijes së tij nuk do të bëhen pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po mundohet të tregojë se vendimi për kryerjen e referandumit nuk ka të bëjë me të ardhmen e tij politike, gjithçka ka të bëjë për zgjedhjet e ardhshme të muajit nëntor. Për këtë arsye, data 25 shtator është një datë që tërheq vëmendje.

Nga ana tjetër, Barzani e ka parë këtë moment si ‘momentin më të përshtashëm’ duke qënë se lufta e ligjshme e Irakut kundër ISIS-it po vazhdon.

Barzani, i cili që në ditë pas 30 janarit të vitit 2005 kur fillojë periudha e zgjidhjes politike në Irak është shprehur se ‘pavarësisht se nuk e di saktësisht se kur, është i sigurt se do të krijohet një shtet kurd[9]nuk e sheh si të arsyeshme të të presë sa të kalojë problematika e ISIS-it në Irak, duke qënë se kjo situatë e lejon atë që të veprojë në një situatë kur Iraku nuk e ka mundësinë që të merret me asnjë problematikë tjetër.

2- Amerika e cila e ka kundërshtuar datën e parë si të përshtatshme për zhvillimin e referandumit vetëm duke qënë se lufta kundër ISIS-it vazhdon akoma për të garanduar supremitetitn e Izraelit në rajon dëshiron që i gjithë rajoni të shpërbëhet në shtete më të vogla 

që do të jenë armiq të njëri tjetrit.

Pikërisht për këtë arsye, Amerika në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthorë mbështet shpërbërjen e Irakut, Sirisë, Jemenit, madje edhe të Libanit. Për këtë arsye, parashikohet se Amerika do të japë vetëm një reagim formal kundër këtij referandumi të mbështetur tashmë nga Izraeli; dhe parashikohet që parashikohet se nuk do të lejojë që Kurdistani të sakrifikohet në këtë mes.

Pavarësisht se data për zhvillimin e referandumit është bërë me dije javë më parë, Turqia e cila ka pritur që nëpërmjet mbledhjes së MGK-së të shprehë kundërshtimin vetëm tre ditë përpara referandumit shihet si shteti që ka mbajtur anën e Erbilit kundër Bagdatit dhe që e ka shtyrë Kurdistanin Rajonal që të përftojëpavarësinë e tij ekonomike.

Mendohet se Turqia nuk është e gatshme që të sakrifikojë buxhtin tregtar që kapur shifrat prej 30 miliardësh dollarë që ka investuar në Rajonin e Kurdistanit dhe se në këtë mënyrë kundërshtimi i referandumit bëhen për arsye të politikës së brendshme të vendit dhe se do të mbetet në kuadrin e një kundërshtimi vetëm me fjalë.

Barzani i cili duke u mbështetur tek Kurdistani, rajoni dhe ‘shoqëria ndërkombëtare’ e ka kthyer ëndrrën njëqind vjeçare të kombëtarizmit kurd për pavarësi në një lojë bixhozi politik e ka fituar raundin e parë të kësaj loje të kumarit duke mos e shtyrë datën e referandumit.

Barzani duke u shprehur “Askush nuk ka pse të mërzitet me ne. Kam një mesazh të veçantë për Irakun, vendet fqinje dhe shoqërinë ndërkombëtare; ju kërkoj që këtë periudhë dhe gjërat që janë përjetuar t’i merrni me qetësi dhe me seriozitet. Nuk është e nevojshme që t’i futeni një rruge që nuk do të ketë sukses” gjatë deklaratës së parë që ka bërë pas referandumit i kërkojë të gjitha palëve që të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fakti nëse Barzani do ta fitojë apo jo hapin e dytë të kësaj loje bixhozi mbështetet në faktin nëse këto palë do të veprojnë lidhur me këtë deklaratë.

Parashikimet e bëra në lidhje me Amerikën dhe Turqinë duket se janë të vërteta; bagdati mund t’i japë Erbilit si dhuratë Kerkukin; Irani, nëse pranon që t’i bëhet Izraelit vend fqinj në kufinjtë e tij do të marrë në dorë ‘pasurimin, sigurinë, qëndrueshmëri dhe njëshmërinë e Kurdistanit të pavarur’ i cili i ka vendosur kufinjtë në mënrë të pavarur.

Ata që i shohin mkëto mundësi si realiste dhe ata që mbrojnë tezën e referandumi është bërë 

për të mbrojtur popullin ‘viktimë’ kurd kundër qeverisë ‘mizore’ të Irakut mund të besojnë se më 25 shtator populli kurd përdori ‘të drejtën e tij për të vendsoru fatin e tij’; dhe mund të festojnë pavarësinë Kurdistanit.


[1] Hürriyet. 26 Shtator 2017. Deklarata e parë e Barzanit pas referandumit http://www.hurriyet.com.tr/son-dakika-referandumdan-sonra-barzaniden-ilk-aciklama-40591371

[2] CNN, 28 Prill 2005. List of Iraqi Cabinet members approved http://edition.cnn.com/2005/WORLD/meast/04/28/iraq.cabinet/

[3] Institute for Gulf Affairs, Ali Al-Ahmad, Christopher Denbow, Who is the sectarian? Policy brief, june 2014. S.7. http://www.gulfinstitute.org/wp-content/uploads/2014/07/who-is-the-sectarian-Saudi-Arabia-or-Iraq.pdf

[4] Al Monitor. Mushreq Abbas, 5 Dhjetor 2013. Mosmarrëveshja e naftës mes Erbilit dhe Bagdatit http://www.al-monitor.com/pulse/tr/originals/2013/12/baghdad-erbil-kurdish-oil-dispute.html ; Habertürk. 9 Korrik 2015. Erbili nuk i jep naftë Bagdatit http://www.haberturk.com/ekonomi/enerji/haber/1100992-erbil-bagdata-petrol-vermedi

[5] YDH, 28 Dhjetor 2012. Buxhedi që ka marrë Kurdistani nga Iraku arrin në 70 milirdë dollarë në nëntë vite http://www.ydh.com.tr/HD11254_kurdistanin-iraktan-9-yilda-aldigi-butce-70-milyar-dolar.html

[6] Hürriyet. 24 Shtator 2017. KYB dhe Komel kanë ndryshuar qëndrimin në lidhje me referandumin http://www.hurriyet.com.tr/kyb-kerkuk-icin-tavir-degistirdi-40589175

[7] AA. 24 Shtator 2017 KYB Kontrolluesit e Kerkukut kërkuan shtyrjen e datës së referandumit http://aa.com.tr/tr/dunya/kyb-kerkuk-teskilati-referandumun-ertelenmesini-istedi/917954

[8] BBC Türkçe. 9 Shtator 2017. Barzani: Çdo kurd është i gatshëm të luftojë për Kerkukun http://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-41199680

[9] Sabah 31 Janar 2005. Barzani: Kerkuku është qytet kurd http://arsiv.sabah.com.tr/2005/01/31/dun103.html



Burimi : Yakın Doğu Haber