Nuk duhet të rrëshqasim në radikalizëm dhe luftë vëllavrasëse

Publikuar në Jan. 17, 2017, 11:03 p.m.

Kongresi me titull ”Lufta kundër ekstremizmit ideologjike- në mes realitetit dhe pritjeve” i cili po mbahet në Kuvajt, ka tubuar përfaqësuesit e ministrive të vakëfit dhe punëve të brendshme të vendeve të rajonit të Lindjes së Afërt, përfaqësuesit e bashkësive islame, organizatave humanitare, mendimtarëve mysliman dhe intelektualëve. Në fokusin e kongresit është lufta kundër ekstremizmit, parandalimi dhe shërimi i idesë së ekstremizmit, lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nëpërmjet medieve, mobilizimi nëpërmjet internetit kundër zgjerimit të idesë së ekstremizmit dhe terrorizmit, vendosja e strategjisë globale në parandalimin e zgjerimit të ideve ekstreme dhe tema tjera të ngjashme gjatë dy ditëve do të jenë prezent në këtë takim.

Reis ul ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, Hysein ef. Kavazoviqi foli për përvojën e Bashkësisë Islame në Bosnjë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, dhe ka shtuar se myslimanët boshnjak dhe bashkësia e tyre gjithmonë ka qenë larg radikalizmi dhe çdo forme të ekstremizmit, dhe atë në saje të mbajtjes së dijes islame, dhe se në vendin e tyre ka pas vend për të gjithë pjesëtarët e popujve dhe feve. Ka theksuar se të gjithë ata që përpiqen që islamin dhe myslimanët, për atë që një grup në mesin e myslimanëve kryejnë, të akuzohen për radikalizëm dhe terrorizëm, duhet të shikojnë përvojën e myslimanëve boshnjak. “Jemi të vetëdijshëm edhe për të gjitha padrejtësitë globale të cilët bëhen ndaj myslimanëve, por këto vështirësi me të cilët përballemi si umet nuk guxojnë të rezultojnë me atë që të heqim dorë nga humaniteti dhe standardi i lartë i moralit islam. Si umet nuk duhet të rrëshqasim në radikalizëm dhe luftërat vëllavrasëse, pasi që kjo do të na rikthejë në paditurinë nga e cila me mëshirën e tij Allahu i madhëruar na ka nxjerrë”, ka theksuar reisi Hysein ef. Kavazoviqi.

Reis Kavazoviqi ka kërkuar nga qarqet fetare, teologjike, arsimore si dhe nga institucionet e vendeve myslimane që të vlerësojnë përvojën autentike historike dhe identitetin boshnjak ”për mbrojtjen e të cilit kemi paguar çmimin e lartë dhe kemi sakrifikuar shumë jetëra për to”, ka cek Kavazoviqi. Nga liderët e vendeve evropiane, posaqërisht Bashkimit Evropian, në të cilën myslimanët janë pakicë, kërkojmë që të kundërshtojnë islamofobinë, diskriminimin e myslimanëve dhe identifikimin e tyre me terroristë dhe armiqtë të civilizimit njerëzor. Nga bashkësia ndërkombëtare presin që krahas luftës legjitime kundër terrorizmit të angazhohet në heqjen dorë të padrejtësive politike, ekonomike, sociale kundër popujve dhe vendeve myslimane, duke qenë se këto padrejtësi sjellin rritjen e varfërisë, dëshpërimit dhe humbje shprese, e cila është e përshtatshme për dukurinë e ekstremizmit, ka përfunduar Reisi i Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviq.



Burimi : Saff