Eksporti dhe importi i shteteve të ish federates jugosllave

nga Edah Heniq | Publikuar në Nën. 21, 2016, 1:10 a.m.

Shtetet e krijuara nga ish Jugosllavia(Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) gjatë vitit 2015 kanë importuar gjithsejtë së bashku mall në vlerë prej 77,6 miliard euro, ndërsa kanë eksportuar 57,5 miliard euro. Por, në rast se i vështrojmë në mënyrë të ndarë këto shtete, do të shohim ndryshimet e mëdha në mes tyre në shkëmbimin tregtar  jashtë shtetit.

Sllovenia është i vetmi shtet nga ish Jugosllavia e cila e vetme ka pas suficit në këmbimin tregtar jashtë shtetit, dhe atë prej 800 milion eurosh. Mbulimi i saj i eksportit dhe importit përmban 103,4%. Sllovenia më së shumti prej të gjitha shteteve tjera të ish Jugosllavisë eksporton, por edhe importon në krahasim me shtetet tjera të ish Jugosllavisë. Serbia është e dyta në raportin e importit dhe eksportit prej 73,6%%, pason Maqedonia me 67,1%, Kroacia me 62,5%, Bosnja e Hercegovina me 55,5%. Deficit më të madh në këmbimin tregtar jashtë shtetit kanë Mali i Zi dhe Kosova, tek të cilit importi është shumëfish më i madh se eksporti i tyre.

Karakteristikat kryesore të eksportit dhe importit  gjatë vitit 2015 janë:

Sllovenia-vlera e eksportit ishte 23,9 miliard euro,  më së shumti eksporton: prodhimet e fabrikave, pajisjet mekanike dhe transportuese, kimikatet dhe mall ushqimor. Partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Gjermania, Italia dhe Austria. Vlera e importit ishte 23,1 miliard euro, më së shumti importon: makineri dhe mjete transportuese,  produkte të fabrikave, kimikate, karburante dhe lubrifikante dhe produkte  ushqimore. Partnerët më të mëdhenj  importues janë: Gjermania, Italia dhe Austria.

Kroacia-vlera e eksportit ishte 11,7 miliard euro,  më së shumti eksporton: makineri, pajisje transportuese dhe elektrike, kimikate, karburante dhe lubrifikante, produkte ushqimore. Partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Italia, Sllovenia dhe Gjermania. Vlera e importit ishte 18,7 miliard euro, më së shumti importon: makineri, pajisje transportuese dhe elektrike, kimikate, karburante dhe lubrifikante, produkte ushqimore. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Gjermania, Italia dhe Sllovenia.

Bosnja dhe Hercegovina- vlera e eksportit ishte 4,5 miliard euro, më së shumti eksporton: metale, konfeksion dhe produkte nga druri. Partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Gjermania, Kroacia dhe Italia. Vlera e importit ishte 8,1 miliard euro, më së shumti importon: makineri dhe pajisje, kimikate, karburante dhe produkte ushqimore. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Gjermania, Italia dhe Serbia.

Serbia- vlera e eksportit ishte 12, 38 miliard euro, më së shumti eksporton: makina motorike, makina elektrike, drithëra, pemë, perime dhe konfeksion. Partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Italia, Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina. Vlera e importit ishte 16,8 miliard euro, më së shumti importon: makina motorike, makina elektrike, karburante, pajisje medicinale. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Gjermania, Rusia dhe Italia.

Maqedonia-  vlera e eksportit ishte 4,5 miliard euro, më së shumti eksporton: produkte ushqimore, pije, duhan, tekstil, hekur, çelik, pjesët për vetura, autobusa. Partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Gjermania, Kosova dhe Bullgaria. Vlera e importit ishte 6,7 miliard euro, më së shumti importon: makineri dhe pajisje, automobila, kimikate, karburante dhe produkte ushqimore. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Gjermania, Britania dhe Greqia.

Mali i Zi- vlera e eksportit ishte 310 milion euro, më së shumti eksporton:?, partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Vlera e importit ishte 1, 8 miliard euro, më së shumti importon: produkte ushqimore, karburante,  konfeksion dhe pajisje industriale. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Serbia, Greqia dhe Kina.

Kosova-vlera e eksportit ishte 260 milion euro, më së shumti eksporton: xehe dhe produktet e procedura metalike, material mbeturinash, produktet e lëkurës, tekstil, produkte ushqimore, partnerët më të mëdhenj eksportues janë: Italia, Shqipëria dhe Maqedonia. Vlera e importit ishte 2, 4 miliard euro, më së shumti importon: prodhimet ushqimore, kimikate, makineri, karburante dhe lubrifikante, pajisje elektrike,  konfeksion, tekstil. Partnerët më të mëdhenj importues janë: Gjermania, Serbia dhe Maqedonia.



Burimi : Al Jazeera