Zbërthimi i tregimit të NATO-s rreth Sirisë
Gjatë pesë viteve të fundit, propaganda në mënyrë gati qesharake, gjithnjë e më shumë në rritje kundër presidentit al-Assad dhe Ushtrisë Siriane Arabe (USA) është shnërruar nga (OTPOR nxitën – revolucionin) retorika e protestuesve paqësorë nën zjarr, në terminologjinë tjetër mashtruese si luftë civile dhe rebelët e moderuar.
Duke qënë se, fushata e ndërhyrjes vazhdon me aktorë të rinjë terroristë dhe humanitarë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, vazhdimisht në zhvillim të teatrit të aleancës së NATO-s të skuadrave të vdekjes, ia vlen të shqyrtojmë disa nga pikat e rëndësishme në lidhje me luftën në Siri.
Marshimet e Miliona Njerëzve
Më 29 mars 2011 (më pak se dy javë përpara fillimit të fantazisë revolucionit) mbi 6 milionë njerëz në të gjithë Sirinë dolën në rrugë në mbështetje të presidentit al-Assad. Në qershor, qindra mijëra njërëz të raportuarë marshuan në Damask në mbështetje të presidentit, me një flamur të gjatë sirian prej 2.3 km. Në nëntor, 2011 (pas 9 muajsh në kaos), masat e njerëzve zhvilluan përsëri demonstrata për të mbështetur presidentin al-Assad, sidomos në Homs (të ashtuquajtur “kryeqytetin e revolucionit”), në Dara (i ashtuquajtur “vendlindja e revolucionit”), Deir ez-Zour, Rakka, Latakia dhe Damask.
Demonstrata masive të këtilla si kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur duke përfshirë ato të Marsit të 2012-së, të majit të vitit 2014 që çuan deri në zgjedhjet presidenciale, dhe në qershor 2015, këto janë vetëm disa nga tubimet më të mëdha që lipsen të vihen në dukje.
Në maj të vitit 2013, është raportuar se edhe NATO e ka njohur popullaritetin në rritje të presidentit sirian. Të dhënat, që i kanë lakuar NATO-s gjatë muajit të fundit, pohojnë se 70 përqind e sirianëve mbështetsin qeverinë e Asadit. Aktualisht, ky numr tregon se është rritur të paktën 80 për qind.
Barometri më domethënës i bazës mbështetëse të Asadit ishin zgjedhjet presidenciale në qershor të vitit 2014, të cilat kanë regjistruar 74 për qind (11.6 milionë) nga 15.8 milionë votues të regjistruar sirianë nga e gjithë popullsia, ku Presidenti al-Assad fitoi 88 përqind të këtyre votave. Rradhë të gjata Sirianësh, që jetojnë jashtë Sirisë u mbodhën përpara ambasadave siriane duke përfshirë edhe ambasadën siriane në Bejrut për dy ditë të plota (dhe madje duke ecur në këmbë disa kilometra për të arritur atje) gjithashtu fluturuan nga vendet që i kishin ambasadat siriane mbyllura, në aeroportin e Damaskut thjesht për të përdorur votat e tyre. Brenda Sirisë, sirianët sfiduan bombat me rreze të gjata dhe raketat terroriste të projektuara për t’i penguar ata të përdornin votën e tyre; 151 predha u qëlluan vetëm në Damask, duke vrarë 5 persona dhe lënë të gjymtuar 33 sirianë.
Për një vështrim më të detajuar të bazës së mbështetjes popullore, munt të lexoni shkrimin e Profesor Tim Anderson – Përse sirianët mbështesin Bashar al Assad-in.
Reformat
Para ngjarjeve të marsit 2011, sirianë vërtetë ka pasur dëshira të legjitimuara për reforma të caktuara, shumë prej të cilave ishin zbatuar para fillimit të trazirave. Në fakt, presidenti al-Assad ka bërë reforma para dhe pas 17 mars 2011.
Stephen Gowans ka përmendur disa prej reformave të para trazirave, ku përfshihen:
§ Anulimi i Ligjit të Urgjencës;
§ Ndryshimin e Kushtetutës dhe përshirja e saj për votim në një referendum [ndër 8.4 milionë sirianë që kanë votuar; 7.5 milionë votuan në favor të kushtetutës];
▪ Caktimi, më pas mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale shumë-partiake Kushtetuta, sipas Goëans ka parashikuar që qeveria të mbajë një rol në drejtimin e ekonomisë në emër të interesave të sirianëve, dhe që qeveria siriane të mos i detyrojë sirianër të punojnë për interesat e bankave perëndimore, kompanive të naftës dhe korporatave të tjera.
Gjithashtu përfshihen:
§ “siguri ndaj sëmundjeve, aftësive të kufizuara dhe mshës së thyer; akses në shërbimin shëndetësor; arsimin falas në të gjitha fazat”
§ një dispozitë e cila “kushtëzon që të paktën gjysma e anëtarëve të Asamblesë Popullore të jenë të zgjedhur nga mesi i shtresave rurale dhe shtresat porvinciale, punëtore”
Analisti politik, Jay Tharappel për më tepër ka artikuluar si më poshtë:
Kushtetuta e re futi një sistem politik shumë-partiak në kuptimin që e drejta e partive politike për të marrë pjesë nuk është e bazuar në lejen diskrecionale të partisë Baath ose në rezerva, apo sipas ndonjë kriterei kushtetues... Kushtetuta e re ndalon partitë politike që janë të bazuara në fe, sekte apo përkatësisë etnike, ose të cilat janë në thelb diskriminuese ndaj dikujt bazuar në gjininë apo racën e tyre. (2012: Art.8)
Nuk është aspak surprizuese që pengjet e sirianëve të mërguar të NATO-s refuzuan reformat dhe një kushtetutë e cila siguron një shtet sirian sovran të sigurt nga kthetrat e korporatave multi-kombëtare dhe bankave perëndimore.
Në artikullin e tij, Dekriminalizimi i Basharit - drejt një lëvizjeje më efektive kundër luftës, shkrimtari Carlos Martinez ka vënë në dukje pozitivitetet e Sirisë, duke përfshirëkëtu politikat e saj anti-imperialiste dhe socialiste; Sekularizmin e saj dhe multikulturalizmit; dhe – më e rëndësishmja –mbështetjen e saj të vazhdueshme për palestinezët dhe qëndrimin anti-sionist.
Këto janë të gjitha pikat që kundërshtojnë gënjeshtrat e përhapura andej këndej mbi të kaluarën gati pesë vjeçare, dhe qëdo të shkatërrojnë çdo justifikim të dobët për të vazhduar luftën në Siri.
Manipulimi i numrave për t’i shërbyer Axhendës së Luftës
Numri dhe natyra e sirianëve të vrarë ndryshon në varësi të cilës listë i referohemi. Shumë prej drejtuesve më kryesorë i nxjerrin të dhënat nga një burim i vetëm, nga siriani Rami Abdulrahman me bazë Mbretërinë e Bashkuar i të ashtuquajturit Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), (e drejtuar nga shtëpia e tij dhe në bazë të informatave të siguruara kryesisht nga aktivistët pa emër). Abdulrahman nuk ka qenë në Siri që prej 15 viteve, dhe ashtu siç është shprehur edhe Tony Cartalucci, është një anëtar i të ashtuquajturës ‘opozita siriane’ dhe kërkon largimin e presidentit sirian Bashar Al Assad. Më tej, Cartalucci shprehet se, Në të vërtetë operacioni i Abdul Rahmanit është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe një vend evropian që refuzon të identifikohet. Pra, nuk është një burim i paanshëm.
Analistja politike Sharmine Narwani, në numrin e rradhës së shkurt 2012 Marrja në pyetje e listës siriane të rastësishëm, ka paraqitur vështirësitë logjistike të përmbledhjes së numrit të vdekjeve, duke përfshirë:
· Listat e ndryshme dhe të rastësishme të viktimave dhe vështirësitë e konfirmimit të saktësinë së ndonjërës prej tyre.
· Mungesa e informacionit se: si janë verifikuar vdekjet dhe nga kush dhe për çfarë motivimi.
· Mungesa e informacionit mbi të vdekurit: civilë, civilë pro ose kundër qeverisë; grupet e armatosura; forcat siriane të sigurisë?
Ajo ka zbuluar se një listë e rastësishme përfshinte 29 viktima, refugjatë palestinezë të vrarë nga zjarri izraelite në Lartësitë e malit Golan më 15 maj 2011 dhe 5 qershor 2011, kur protestuesit mblidheshin në linjën Armëpushimit të Sirisë me Izraelin.
Jay Tharappel i cili ka hulumtuar dy nga grupet e tjera parësore të vendosura për t’u marrë me shkakësitë në lidhje me viktimat në Siri: Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) dhe Qendra e Dokumentimit Shkeljet (VDC).
Ai vuri në dukje se asnjë nga grupet nuk janë të pavarur në kuptimin që ata të funksionojnë vetëm për të siguruar fakte, ata janë të gjithë gatshëm për ta mbushur axhendën e tyre me veprime për të përmbysur qeverinë siriane ... si dhe për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi në favor të ‘rebelëvë të moderuar’, kushdo që ata ndodhen.
Për më tepër, sipas Tharappel SNHR nuk mundëson asnjë dëshmi për të mbështetur pohimet e saj në lidhje me numrin e të vrarëve nga forcat qeveritare. Ata pretendojnë se i kanë të dokumentuara viktimat me emrin e plotë, vendin dhe datën e vdekjes, por asnjë nga këto të dhëna nuk mund të gjenden në faqen e tyre.
Përsa i përket VCD-së, ai shkruan se “Ekzistojnë arsye të konsiderueshme për të besuar se VCD-ja po regjistron si civilë të vrarë kryengritësit, gjithashtu se po i interpreton të vrarët në mesin e ushtarëve të qeverisë si lutëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane.”
Një shembull që ai përmendi ishte lista e një militanti të Jaysh al-Islam, “Hisham Al-Sheikh Bakri”, i vrarë nga USA në Douma (i përlyer dhe infektuar nga terroristët e Jaysh al-Islam), në shkurt të vitit 2015, të cilën e raportoi al-Masdar Neës. VDC gjithashtu ka listuar edhe “Hisham Abdul Aziz al-Sheikh Bakri”, gjithësesi ai është regjistruar si një i rritur mashkull civile dhe jo një luftëtar Jaish Al-Islam, shkroi Tharappel.
Tharappel kujton se, madje edhe raportuesi i luftës Nir Rosen, në vitin 2012 ka shkruar:
Çdo ditë opozita jep një numrër të vdekurish, zakonisht pa ndonjë shpjegim të shkakut që ka shaktuar vdekjet. Shumë nga ato që janë raportuar si të vrarë janë në fakt luftëtarëve të vdekur të opozitës, por shkaku i vdekjes së tyre është i fshehur dhe kështu këta të vdekur përshkruhen në raporte si civilëve të pafajshëm të vrarë nga forcat e sigurisë, sikur ata të ishin të gjithë thjesht duke protestuar ose ulur në shtëpitë e tyre.
Do të ishte një vlerësim i pamjaftueshëm të thuhet se ka pasaktësi të konsiderueshme, dhe të qëllimshme, në listat e këtyre grupeve. Në fakt, shumica e grupeve të sipërpërmendura nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë komentues të këtillë si Paul Larudee kanë bërë:
OKB-ja vlerëson 220,000 vdekje deri më tani në luftën siriane. Megjithatë, pothuajse gjysma janë ushtarë të ushtrisë siriane apo aleanca luftëtarësh lokalë të milicisë, dhe dy të tretat janë luftëtarë nëse do të numërojmë edhe luftëtarët opozitarë. Sido që të jetë, raporti i të viktimave civilë me ata ushtarakë është përafërsisht një me dy, duke pasur parasysh se opozita është gjithashtu duke shkaktuar viktima civile. Nëse do të bënim një krahasim, në luftën amerikane në Irak rapori ishte respektivisht afërsisht 3:1, ndërsa në sulmin e Izraelit në Gazza në 2008-9, raporti ishte 4:1 në Israeli. (Ndërkohë që raporti i viktimave palestinezë krahasuar e ata izraelitë ishte astronomik 100:1.)
“Të majtët” që po mbajnë gjallë mitet
Figurat publike si Owen Jones, dhe faqet elektronike pro-palestineze si Syri i Lindjes së Mesme dhe Intifadës Elektronike kanë një ndjekshmëri për qëndrimin e tyre të solidaritetit më tepër të pranueshëm (dhe të sigurt) në Palestinë, por në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritshme përcjellin retorika kundër Sirisë, që përsëritet më pas edhe nga ndjekësit e tyre me qëllim të mirë, por megjithatë të dezinformuar.
Pjesa më e madhe propagandës anti-Siriane e bazës së të majtëve është po aq helmuese sa edhe mediat korporatave. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritshme, në tubime gjoja anti-luftës/anti-imperialiste, është mbizotëruese narrativa anti-Siriane.
Për shembull, në Forumin Social Botëror të marsit 2015 në Tunis, disa panele të përqëndruara në çështjen e Sirisë treguan një përrallë të revolucionarëve në Siri, veçanërisht një panel ka pretenduar se: Protestat në Siri kanë qenë paqësore për gati gjashtë ose shtatë muaj; janë vrarë 6 deri në 7000 persona tëpaarmatosurë; vetëm pas kësaj rebelët më në fund morrën në dorë armët.
Pavarësisht kësaj, dihet tashmë shumë mirë që, që prej fillimit, në Dara dhe në të gjithë Sirinë, protestuesit e armatosur kanë qëlluar mbi, dhe kanë sulmuar, forcat e sigurisë dhe civilët. Në shkrimin e tij, Siria: Si filloi dhuna në Daraa, Tim Anderson theksoi se policët ishin qëlluar dhe vrarë me snajper në protestat e marsit 17/18; ushtria siriane është sjellë në Dara vetëm pas vrasjes së një polici. Përveç kësaj, është gjetur një depo e armëve të protestuesve në xhaminë al-Omari Dara-së.
Në Kush qëlloi i pari?, Prem Shankar Jha ka përshkruar vrasjen e 20 ushtarëve sirianë jashtë Dara'a një muaj më vonë, duke u prerë fytin, dhe duke i prerë kokën njërit prej ushtarëve. Një praktika shumë e moderuar e rebelizmit.
Në Siri: Masakra fshehur, Sharmine Narwani ka investiguar masakrat e hershme të ushtarëve sirianë, duke vënë në dukje se shumë nga vrasjet ndodhën edhe pasi qeveria siriane kishte hequr gjykatat e sigurisë shtetërore, kishte shpallur mungesën e gjendjes së jashtëzakonshme, kishte dhënë amnisti të përgjithshme, dhe kishte njohur të drejtën për protestë paqësore.
Vrasja e fermerit Banyas, Nidal Janoud më 10 prill të 2011-s ishte një nga vrasjet e para të tmerrshme të civilëve sirianë nga të ashtuquajturat protestuesë të paarmatosurë. Janoud me kafkë të hapur, i gjymtuar dhe me gjakderdhje u parakaluan nga një turmë e armatosur, e cili më pas i shkaktoi atij edhe vdekje.
Ati Frans Van der Ludt – prifti holandez që ka jetuar në Siri prej gati 5 dekadave deri para 7 prillit 2014 kur u vra nga militantët që po pushtonin qytetin e vjetër të Homs – ka shkruar (në mënyrë të vazhdueshme) rreth demonstruesve të armatosurë, që ai kishte parë në protestat e para të cilët ishin të parët që qëlluan mbi policinë.
Pamjet e videos së majit 2011, të gazetarit të Al Jazeera që më pas dha dorëheqjen, Ali Hashem tregojnë luftëtarët që hyjnë në Siri nga Libani, duke mbante në duar armë dhe RPGs (Hashem ka deklaruar se ai gjithashtu ka parë luftëtarët e parë gjithashtu që kanë hyrë në prill). Al Jazeera refuzoi të transmetojë pamjet e muajit maj, duke i thënë Hashem t’i harrojnë se ka parë njerëz të armatosurë. [Shih: Videon e Sharmine Narwanit, “Video surprizë ndryshon rendin e ditës në Siri” – Protestues të paarmatosur?
Karta e Sektarizmit: Slloganet dhe Masakrat
Sektarizmi që ne shohim sot në Siri është sjellë fillimisht nga regjimetet Vahabistëve dhe Vëllazërisë Myslimane (Muslim Brotherhood) të Arabisë Saudite dhe Katarit si dhe nga Turqia, me mbështetjen dhe bekimin e NATO-s. Sajesa e sekteve të kryqëzuara të shtetit sirian si dhe të ushtrisë siriane flasin qartë për qëllimet sekulariste, po ashtu flet edhe për refuzimin e popullsisë normale siriane për t’u rreshtuar në rradhët e sektaristëve të vetidentifikuarë.
Nga ana tjetër, që prej zanafillit të këtyre protestave protestuesit jo të dhunshëm të Perëndimit brohorisnin dhe propagandonin sllogane sektare, sidomos duke përfshirë himne të tjera të njohura si Të krishterët në Bejrutit, Alevijntë në varr. Sllogane të tjera përfshinin: Thirrje për shfarosjen e të gjithë Alevijnve; thirrje për besnikëri ndaj ekstremistit sirian Sheikh Adnan Arour, të vendosur në Arabi dhe ekstremistëve të VM mbështetës të Sheikhut egjiptian, Yusuf al-Qardaëi.
Kardavi i vendosur në Katar justifikon vrasjet e civilëve sirianë: Është në rregull që të vriten një të treta e popullsisë siriane në qoftë se ajo çon në përmbysjen e regjimit heretik.Nxitësi i zjarrtë, Arour është shprehur kështu për Alevinjtë e Sirisë: Pasha All-llahun ne duhet t’ua grimë mishin me grirëse dhe trupat e tyre t’i bëjmë ushqim për qentë.
Terroristët, ateatë të NATO-s kanë kryer masakra të shumta mbi sirianët civilë dhe ushtarë, shumë prej të cilave kishin për qëllim të mbillnin sektarizmin, duke përfshitë këtu:
§ Qershor 2011 Jisr al Shugour, Idlib, masakre e deri në 120 personave (ushtarë dhe civilë) në mesin e 500-600 të ashtuquajturit terroristë të Ushtrisë së Lirë Siriane; për të cilën është akuzuar Ushtria Siriane Arabe, sikur ka vrarë dezertorë ushtarakë. [Shih artikullin e Prem Shankar Jha-së Siria – Kush qëlloi i pari?]
§ Masakra Houla e mbi 100 civilëve të vrarë më 25 maj 2012, për të cilën vetëm 2 ditë më vonë u pretendua nga OKB-ja – pa asnjë investigim – se ishte kryer nga ushtria siriane. [Shih kundëpërgjigjen e detajuar të Tim Anderson-it, Rivizitimi i Masakrës Houla: E vërteta zyrtare në Luftën e pistë në Siri. Gjithashtu, në të njëjtin artikull, Anderson ka hulumtuar masakrën e 245 njerëzve, në Daraja, në gusht 2012 dhe masakrën e deri në 150 fshatarëve në dhjetor të 2012-s, në Akrab.
§ Masakra e të paktën 220 civilëve, e gushtit të 2013-s (duke përfshirë një embrion, shumë fëmijë, gra, të moshuarë) dhe rrëmbimin e të paktën 100 personave (kryesisht gra dhe fëmijë), në fshatrat e rrethit të Latakia-së.
§ Masakra e të paktën 80 banorëve e dhjetorit të 2013-s (shumë të therur si bagëti, me koka të prera, të digjur në furrat e bukës) në fshatin industrial Adra.
§ Vrasjet terroriste të vazhdueshme në ambjentet e civilëve dhe shkollave; bombardimet terroriste të vazhdueshme të ambjenteve civile dhe shkollave [shih: “Terrorizmi që mbështesim në Siri: Një llogari e dorës së parë e përdorimit të armëve vdekjeprurëse mbi civilët”]
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të forcave të jashtme për të mbjellë sektarizmin në Siri, shumica e popullit sirian e refuzon fuqishëm këtë gjë. Profesor Tim Anderson, pasi rivizitoi Sirinë në korrik 2015, tregon se vetëm Latakia është rritur nga 1.3 milion në rreth 3 milion njerëz – Ata vijnë nga të gjitha anët, jo vetëm Aleppo, por edhe Hama, Deir e Zorr, dhe vende të tjera Ai po ashtu vizitoi Sveida, një rajon kryesisht e përbërë nga druzë, e cila ka mirëpritur 135.000 familje, kryesisht nga Daraa – të tjerët nga pjesë të tjera të vendit. Kryesisht familje suni.
“Lufta Civile” e Sirisë?!
Duke marrë parasysh se:
§ Të paktën 80,000 terroristë po fluturojnë si pelegrinë në Siri nga 80 vende të ndryshme të botës;
§ Izraeli ka bombarduar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur Sirinë;
§ Izraeli po e trajton terroristët e al-Kaedës në spitalet e tyre dhe duke bërë kështu të mundur tranzitin e tyre më pas dhe me radhë në Siri, si dhe armatosjen e tyre, edhe media izraelite kanë raportuar se Izraeli është duke siguruar ndihmë për terroristët e al-Kaedës; edhe OKB-ja ka raportuar se ushtarët izraelitë ndërveprojnë me Jebhat al-Nusra për të pushtuar Golanin e pjesës së sirianëve;
§ Turqia jo vetëm ka armatosur dhe mundësuar kalim terroristëve për në Siri, por edhe ka bashkësulmuar, në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme Sirinë;
§ E gjithë kriza është prodhuar sipas një mendësie imperialiste që daton shumë vite para ngjarjeve të vitit 2011;
“Luftë Civile” është absolutisht termi i fundit që mund të përdoret për të përshkruar luftën në Siri.
Në vitin 2002, Ish-nënsekretari i Shtetit John Bolton e ka kategorizuar Sirinë (Libinë dhe Kubën) në kategorinë e shteteve të mashtruara të George W Bush-it boshtit të së keqes... që do të thotë, Siria ishte në listën e vendeve ku duhet të sjellej demokracia (dmth shtetet që do të shkatërroheshin), që prej asaj kohe.
Artikulli i Anthony Cartalucci-së ShbA-ja ka planifikuar Katastrofën Civile siriane që prej vitit 2007, paraqet disa deklarata të rëndësishme dhe ngjarje jo vetëm në lidhje me luftën në Siri, por edhe në lidhje me ngjarje të cilat në mënyrë të rremë do të cilësoheshin si Pranvera Arabe. Këto pika përfshijnë:
§ Deklarata e gjeneralit Wesley Clark mbi planet e SHBA-së për të shkatërruar qeveritë e Irakut, Sirisë, Libanit, Libisë, Somalisë, Sudanit, dhe Iranit.
§ Artikulli Ridrejtimi i Sejmur Hersh-it në 2007-n rreth armatosjes dhe trajnimit të ekstremistëve sektare nga NATO dhe aleatët e saj për të krijuar ndarje sektare në Liban, Siri dhe përtej.
Raporti i vitit 2009 i Institutit Brookings, Cilën rrugë drejt Persisë?, në planet për të dobësuar Siri dhe Liban, për të sulmuar më pas Iranin.
Për më tepër, Stephen Goëans raporton se:
§ Financimi nba SHBA-ja për opozitën siriane ka filluar që prej administratës së Bushit në vitin 2005.
§ Që prej financimit në tetor të 20011-së Këshilli Kombëtar Sirian ka mbledhur 20.4 milionë dollarë nga Libia, 15 milionë dollarë nga Katari dhe 5 milionë dollarë nga Emiratet e Bashkuara të Arabisë.
Ish ministri francez i Punëve të Jashtme, Roland Dumas, në një intervistë televizive në qershot të vitin 2013 foli rreth takimit të tij – rreth dy vite më parë – me zyrtarët britanikë të cilët kanë rrëfyer se:
Britania po organizon një pushtim të rebelëve në Siri. Ky operacion daton prej një kohe të gjatë. Ai është përgatitur, paramenduar dhe është planifikuar.
Dëshmia më e fundit e komplotit të aleancës sëNATO-s kundër Sirisë përfshin një artikull të NY Times në qershor të vitit 2012 duke vënë në dukje mbështetjen e CIA-s për rebelët në Siri, duke përfshirë sigurimin e kalimit të automatikëve, granatave, municioneve dhe disa armëve antitankë nga Turqia në Siri. Artikulli bën me dije se:
Një numër i vogël oficerëve të CIA-s operojnë fshehurazi në jug të Turqisë, duke ndihmuar aleatët të vendosin se cilët luftëtarë sirianë të opozitës përtej kufirit do të marrin armët për të luftuar kundër qeverisë siriane, sipas zyrtarëve amerikanë dhe zyrtarëve të inteligjencës arabe.
Në tetor të vitit 2014, Serena Shim, një gazetare amerikane që punonte për Press TV, u vra në një aksident me makinë shumë të dyshimtë pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, menjëherë pas ajo kishte raportuar se kishte qenë kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës turke. Shim kishte raportuar më parë se kishte foto të militantëve që kalojnë përmes kufirit turk... Unë kam imazhe të tyre në kamionët të Organizatës Botërore të Ushqimit.
Kanë qënë bërë deklarata të ngjashme. Për shembull, dëshmia e një shofer turk duke shpjeguar se si automjetet do të shoqëroheshin nga agjentët shërbimet sekrete të Turqisë gjatë udhëtimit, i cila do të fillojë nga kampi Atme në Siri dhe do të përfundojë në qytetin kufitar Akçakale në provincën Shanliurfa, ku militantët dhe ngarkesat do të rihyjnë në Siri.
Në korrik 2015, Press TV njoftoi se terroristët e kapur në Aleppo kanë rrëfyer se kanë marrë trajnime nga personeli i SHBA-së dhe Gjirit në Turqi.
Siç kam shkruar edhe më parë në një raport të nëntorit 2014, Sekretari i Përgjithshëm ka përmendur prezencën e al-Nusra dhe terroristëve e tjerë në zonën e armëpushimit 'duke shkarkuar armë nga një kamion', si dhe një 'automjet me një armë të montuara anti-ajrore' si dhe 'ndërveprimet' e Izraelit me ‘banda të armatosura’.
Duke pasur parasysh gjithë këtë si dhe planin e Amerikës për të trajnuar deri në 15.000 apo edhe më shumë rebelë gjatë tre viteve të ardhshme, është më shumë se qesharake që termi i papërshtatshëm luftë civile vazhdon të përhapet akoma si të ishte i vërtetë.
DA’ESH and Moderatorët e Tjerë
Nw qershor tw vitit 2015, Anthony Cartalucci shkroi njw artikull nw lidhje me njw dokument tw sapo botuar nw atw kohw nga Departamenti i Mbrojtjes, nw tw cilin ShBA-ja pranonte se kishte parashikuar formimin e ISIS – si njw principatw selefiste nw lindje tw Sirisw (Hasaka dhe Der Zor), dhe kjo wshtw pikwrisht ajo qw dwshirojnw edhe fuqitw qw mbwshtesin opozitwn e Sirisw...
Ai e përshkroi qarkullimin e armëve dhe terroristëve nga Libia në Siri nëpërmjet Turqisë si, qarkullim i koordinuar nga zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe agjencisë së zbulimit në Bengazi – një vatër terroriste që ka ekzistuar për për dekada të tëra, si dhe ka ndodhur me armët nga Evropa Lindore.
Të moderuarit e parë përfshijnë Brigadat Faruk (të njohura si Ushtria e Lirë Siriane) të terroristit ngrënës të organeve Abu Sakkar, dhe të militantëve të shumtë të ULS dhe të al-Nusras që kanë kryer masakrat e listuara më sipër, të cilat përbëjnë vetëm një pjesë të gjithë veprimtarive të tyre.
“Të drejtat e njeriut” grupet e fronteve që promovojnë retorikën e luftës
Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, Avaaz, Moveon dhe grupe të tjera më pak të njohura të krijuara rishtazi, të këtilla si Fushata e Sirisë, Helmetat e Bardha dhe Grupi i Veprimit të Palestinezëve në Siri janë të përfshira në propagandimin për luftë madje kanë bërë thirrje edhe për një fushatë për bombardimin e një zone ku nuk lejohet fluturimi (Libya 2.0) të Sirisë.
Analisti gjeopolitik, Eric Draitser është shprehur kështu për HRW (Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut):
Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut është në mënyrë të pashmangshme thjesht një pjesë e shtuar e politikës së jashtme të SHBA-së. Në disa mënyra të ndryshme është pjesë e kahut të “forcës së butë” të projeksionit të fuqisë së ShBA-së, çfarë nënkupton delegjitimimin, shkatërrimin dhe destabilizimin e shteteve që nuk pranojnë të luajnë sipas rregullave të ShBA-së...
Përdoruesit e kujdesshëm të Twitter-it i kanë bërë thirrje HRW të reagojë ndaj një Tweet-i të Ken Roth të një fotoje që ai pretendonte të ishte mattë gjatë shkatërrimit të Aleppo-s nga bombat fuçi, por që në fakt ishte një foto nga Ayn al-Arab të sulmeve në Koban, pas sulmeve të Da’esh dhe bombardimeve të kolaicionit të ShBA-së. Në një tjetër rast akoma më agresiv, Roth ka hedhur në Twiteer një video të lagjes al-Shuja'ijja të Gazës komplet të rrafshuar dhe të shkatërruar nga bombardimet izraelite në vitin 2014, për të cilën gjithashtu pretendonte se ishin pamje të Aleppo-s.
Përsëri, pasi iu bë thirrje për sqarim, ai u detyrua të përgënjeshtronte gjtihçka medhithse në mënyrë shumë të zbehtë. Pas përgënjeshtrimit, ai publikoi në Twitter një tjetër imazh të shkatërrimit, përsëri duke pretenduar që ishte vepër e bombës fuçi të Asadit, por në bazë të të dhënave të fotos, ajo i përkiste Hamidiyeh, një zonë e Aleppo-s, ku “luftëtarë lokalë popullësisë së atij komiteti, të cilët mbështesin forcat qeveritare siriane, po mundoheshin të mbronin pasurinë tradicionale të krishterë kundër ISIS”.
Në Amnesty International, Anthony Cartalucci shkroi se:
Amnesty ka marrë para nga të dyja palët edhe qeveritë dhe nga interesat e korporatave-financiere, një nga më të njohurat është Shoqëri të Hapur, e cila drejtohet nga një kriminel financiar i dënuar, George Soros (Shoqërie e tij e Hapur financon edhe Human Rights Ëatch dhe një numër të lartë mbrojtësish të tjerë të “të drejtave të njeriut”). Për shembull, Suzanne Nossel, Drejtoresha Ekzekutive e Amnesty International SHBA, është pozicionuar në këtë post direkt nga Departamenti i Shtetit të SHBA ...
Duke theksuar vetëm një shembull të manovrimit të shkëlqyeshëm AI-së, Sterling Rick, në artikullin e tij të majit 2015 Tetë problematikat e raportin të Amnesty në lidhje me Aleppo, Sirinë ka zbardhur faktin që Amnisty jo vetëm është marrë me normalizimin e dërgimit të armëve për terroristët në Siri, por edhe ka sugjeruar se si ta bëjnë këtë në një mënyrë më të zhgjuar. Ai theksoi se:
Kjo është një deklaratë e mahnitshme, që sanksionon në mënyrë efektive furnizimin e armëve për kryengritësit të cilët pranojnë të ndjekin rregullat 'humanitare' e luftës.
Për më tepër Sterling ka theksuar se Amnesty:
§ është e lidhur me grupimet që “ose ndodhen në Damask, ose marrin fonde nga Turqia, ShBA-ja apo nga shtete të tjera që janë të përfshira në mënyrë të theksuar në ndërhyrjen në qeverinë e Damaskut”
§ nuk ka kërkuar për dëshmitarë nga “dy të tretat e personave të shpërngulur nga Siria, BRENDA Sirisë.. njerëz që janë larguar nga Aleppo dhe që tani po jetojnë në Homs, Latakia, Damask apo edhe në Aleppo, por nën mbrojtjen e qeverisë”
Në Humanitarët për Luftën në Siri Sterling ka hedhur dyshimet e tij mbi fushatën e ndërhyrjes:
Qëllimi është që publiu të mësohet me idenë e “Zona ku ndalohet fluturimi” e krijuar me forcë nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera ushtarake. Kjo është pikërisht mënyra sesi ka filluar edhe pushtimi i Irakut. Gjithashtu kjo është edhe mënyra sesi publiku u përgatit për sulim ajëror të NATO-s/ShBA-së në Libi.
Rezultatet e “ndryshimit të regjimit” të perëndimorëve në Irak dhe Libi kanë qënë katastrofike... Avaaz po përpiqet me gjithë forcë që të arrijë 1 milonë njerëz që të firmosin në një peticion për të krijuar një “zonë të sigurtë” në Siri.
Sterling në artikullin e tij “Helmetat e Bardha” ka shkruar kështu: “U krijua nga MB dhe ShBA-ja në 2013. Civilët nga territoret që kontrolloheshin nga rebelët u paguan që të shkonin në Turqi dhe të merrnin trajnime përsa i përket operacioneve të shpëtimit. Programi u administrua nga James Le Mesurier, një ish ushtar britanik dhe një kontraktor privat...” Ai vuri theksin mbi lidhjen mes Helmetave të Bardha dhe aktorëve anitsiranë, duke përfshirë këtu Jabat al-Nusra. një shembull konkret i propagandës së tyre është: “Një video e kohëve të fundit e lidhur me sulmet e çlirimit të gazit të klorinës, e cila fillon me logon e Helmetave të Bardha dhe vazhdon më tej me logon e Nusras. Në të vërtetë, Hemletat e Bardha janë një skuadër e vogël shpëtimi për Nusran/Al Kaidën dhe si motrat.”
Shkrimi i Vanessa Beeley “‘Hemletat e Bardha’: Generata e re e mercenarëve dhe propagandistëve të maskuar si ‘hamanitarianët’ e Sirisë” ka nxjerrë në dritë elementët propagandistë të operacioneve të Helmetave të Bardha dhe përsëritja e vazhdueshme e retorikës së tyre anti siriane mbi industrinë e Të Drejtave të Njeriut.
Lista e aktorëve “humanitarianë” është e gjatë dhe lista e tyre e propagandimit të luftës është akoma edhe më e madhe. [Për më tepër shih artikullin: “Të drejtat e njeriut” grupet ballore duke shkaktuar luftë në Siri]
Karta e Jarmokut
Një rreth i Damaskut në të cilin strehoheshin mbi një milion banorë, prej të cilëve, sipas OKB-së, 160,000 ishin refugjatë palestinezë, pjesa tjetër ishin sirianë, ky territor i lagjes Jarmok është përdorur nga fushata humanitare për të tërhequr në të thella dhe për të ngatërruar edhe më tej përkrahësit e Palestinës në temën e Sirisë dhe trajtimit të shtetit kundrejt palestinezëve. Në të vërtetë, Siria ka qenë një nga mbrojtëset dhe miqtë më të mirë të Palestinës, duke u siguruar refugjatëve palestinezë në Siri cilësinë dhe nivelin e jetesës të barabartë me atë të sirianëve, duke përfshirë arsimimin e lirë, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera sociale. E njëjta gjë nuk mund të thuhet apo të përngjasohet për asnjë nga vendet fqinje të Palestinës, ku refugjatët palestinezë vuajnë në kampet e refugjatëve në mënyrën më të keqe dhe duke iu mohuar të drejtën e punësimit profesional, dhe të kujdesit shëndetësor të përballueshme dhe me cilësi si dhe edukimin, për të mos folur më pas për mbrojtjen e dijnitetit të tyre.
Kombet e Bashkuara, industria e Të Drejtave të Njeriut, dhe media ia kanë kushtuar gjithë vëmendjen Jarmokut, duke injoruar apo duke mbyluar dhe fshehur si praninë e grupeve të ndryshme terroriste palestineze, por edhe rolin e disa grupimeve palestineze për rolin që luajnë në mundësimin e hyrjes këtyre grupeve, si dhe të luftuarit së bashku me ta kundër qeverisë siriane. Kokat kryesore, gjithashtu kanë injorojnë qëllimisht evakuimet e banorëve Jarmokut, të mundësuara nga qeveria siriane, në vendet e strehimit të qeverisë, komunitetit, dhe të OKB-së. Ata gjithashtu kanë injoruar sulmet e dokumentuara të përsëritura dhe të vazhdueshme terroriste mbi qeverinë dhe mbi shpërndarës të tjetrë të ndihmave brenda kësaj lagjeje, po ashtu kanë injoruar edhe demonstratat anti-terroriste të mbajtura nga banorët Jarmokut.
Një demostratë e këtillë ka ndodhur në maj të vitit 2013, të cilën gazetari i medias britanike, Sky News, Tim Marshall e ka raportuar kështu të ashtuquajturën zjarri “rebel”:
…Disa thërrisnin drejt nesh: Ju lutemi tregojini botës të vërtetën! Ne nuk duam luftëtarët këtu, ne duam që ushtria t’i vrasë ata!... Rreth 1,000 njerëz ishin në demonstratë. ... Të shtënat filluan pothuajse menjëherë. Një njeri zbriti, duke u ndjekur edhe nga të tjerët... Ndërsa ata na kaluan, një njeri ndaloi dhefilloi të thoshte me zë të lartë se ai ishte i sigurt që luftëtarët nuk ishin sirianë por njerëzit të paguar për të ardhur në Damask dhe për të vrarë njerëz...
Paul Larudee, në shkrimin e tij të muajit prill të 2015-s “Kush janë rezidentët e varfër dhe të rrethuar të Jarmokut dhe përse ndodhen aty?” ngre pyetjen:
Kush janë civilë që kanë mbetur dhe pse refuzojnë të evakuohen për strehim jasht Jarmokut si shumë të tjerë? Mbikëqyrësit humanitarinaë lokalë raportojnë (me anë të komunikimit personal) se disa prej tyre nuk janë nga Jarmoku dhe disa nuk janë palestinezë. Ata përfshijnë familjet e luftëtarëve sirianë dhe të huajëve të cilat janë duke u përpjekur të përmbysin qeverinë siriane me forcën e armëve, dhe disa prej tyre kanë ardhur nga rrethinat e afërta të Jarmokutk, si për shembull nga fronti i Daesh e Haxher el-Esved.
Për më tej, artikulli i Larudee addreson edhe problematikat si më poshtë:
§ Qeveria sirane po lejon futjen e ndihmave ushqimore në këtë distrink: “...ajo ka lejuar magazinimin e furnizimeve përmbri me kampin dhe ka lejuar civilët nga brenda të mbledhin dhe të shpërndajnë ndihma...”
§ Taktika e rrethimit të ushtrisë siriane (kombinuar me evakuimin e civilëve): Objektivi është ptë zhvendosen civilët nga zona sa më larg të jetë e mundur dhe pastaj të sulmohet armiku ose të detyrohet të dorëzohet...
Analisti Sharmine Narwani ka vëzhguar se:
Qeveria sirane gëzon çdo të drejtë të mundshme që të bllokojë kufirin mes Jarmokut dhe Damaskut për të parandaluar kështu grupimet e armatosura ekstremiste që të hyjnë në kryeqytet. Unë, personalisht kam qënë disa herë në Jarmok, duke përfshirë këtu edhe vizitën e vitit të fundit ku kam takuar dhe bisduar me punonjës të ndihmave brenda kompit, duke përfshirë edhe UNRWA. Në pikëpamjen e tyre, qeveria sirane ka asistuar për dërgimin e ndihmave dhe ushqimeve tek popullsitë refugjate brenda kampit – krejt e përkundërt me çfarë tregojnë perëndimorët dhe arkivistë të ndryshëm si arkivistët e EI... shumë prej të cilëve, mësohet se nuk kanë dërguar ndihma brenda kampit që prej ditëve të para të konfliktit.
Edhe pse shifra e 18,000 palestinezëve të mbetur ende brenda kampit të Jarmokut mund të ketë qënë përafërsisht e vërtetë në tetor të vitit 2013, edhe pas evakuimit të mjërave, piblicistët antisirianë end vazhdojnë ta cënojnë shifrën e 18 000 si aktuale. Gazetarja Lizzie Phelan, e cila e ka vizituar Jarmokun në shtator të vitit 2012 shprehet se shifra aktuale është rreth 4000 palestinezë.
Shumë nga mediat dhe dhe grupimet e të drejtave të njeriut nuk kanë raportuar në asnjë çast se ka luftëtarë palestinezë, të cilët luftojnë përkrah Ushtrisë së Lirë Siriane në Jarmok dhe në pjesët e tjera të Sirisë kundër luftëtarëve të aleancës së NATO-s. në qershor të 2015-s, Al Masdar News ka raportuar se:
...Fillimisht, ISIS nisi një ofensivë të suksesshme në Kampin e Rrethit të Jarmokut në muajin mars; Megjithatë, pas një kundër-sulmi të përbashkët nga PFLP-GC, Fatah Al-Intifadës, Ushtrisë Çlirimtare të Palestinës (PLA), dhe anëtarëvë të Aknef el-Makdis; ISIS u detyrua të tërhiqej në sektorin jugor të rrethit, duke lënë nën kontrollin e tyre vetëm boshtin jugor.
Artikulli i Sharmine Narëani “Duke vjedhur Palestinën: Kush i përfshiu palestinezët në konfliktin e sirianëve?” është një tekst thelbësor për të kuptuar situatën aktuale në Siri, për pasojë edhe të refugjatëve palestinezë në Siri. Sa për palestinezët, Lëvizja e Solidaritetit me Sirinë publikoi një deklaratë në ciln theksojnë se më shumë se 1101 grupe palestineze dhe individë deklarojnë solidaritetin e tyre me popullin sirian dhe shtetit sirian. Nënshkruesit përfshijnë Arqipeshkopin e Jerusalemit Atallah Hanna, Forumin Popullor Palestinez, Jarmokun dhe banorët e tjerë palestinezë të Jarmokut.
Sulmet e vazhdueshme kimike vazhdojnë të jenë masive
Izraeli, në më shumë se një rast, ka përdorur armë kimike të ndaluara dhe armë të tjera për të izoluar dhe vrarë rreth 2 milionë palestinezëve të Gazës. Gjatë masakrës izraelite të Gazës, të 2008/2009-s, ushtria izraelite lëshoi fosfor të bardhë mbi shkollat ku qëndronin të strehuara familjet e zhvendosura palestinezë, mbi shtëpitë dhe mbi spitale (për të cilat unë kam siguruar video, foto dhe dëshmi të dëshmitarëve në atë kohë). Israel ka përdorur gjithashtu edhe DIME mbi palestinezët e Gazës. Megjithatë, Izraeli mbetet i pandëshkuar dhe merr gjithnjë e më shumë në rritje miliarda dollarë dhe armë të reja çdo vit. Po ashtu edhe SHBA-ja ka dhënë ndonjëherë llogari për përdorimin kriminal të gjerë të CË, si për popullin e Vietnamit ashtu edhe për atë të Irakut.
Aktorët e SHBA-së dhe të të rejtave të njeriut kanë akuzuar – në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshmi konkrete – Sirinë për përdorimin e gazit Sarin, më pas klorit, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga hetimet e bëra. Hetimi i Seymour Hersh-it rreth sulmeve me sarin ishte aq i përkundërt me akuzat saqë media amerikane nuk pranuan ta publikonin atë.
Si kundërpërgjigje e akuzave të përdorimit të klorit në maj të 2015-s – që gjithmonë janë shoqëruar me thirrjet e grupimeve humanitare për Zona ku të ndalohet fluturimi - Stephen Gowans ka shkruar si m poshtë:
Si një armë, gazi i klorit është jashtëzakonisht i paefektshëm. Ai është vdekjeprurës vetëm në doza shumë të koncentruara dhe kur trajtimi mjekësor nuk është i menjëhershëm. Kjo është shumë më pak efektive se armët konvencionale. Pse, atëherë ushtria siriane do të përdorte një armë shumë të paefektshëm, e cila është qesharake nga opinioni botëror publik, si dhe përdorimi i të cilit do të sigurojë Shtetet e Bashkuara një pretekst për të ndërhyrë direkt ushtarakisht në Siri, kur ajo ka armë shumë më efektive konvencionale, të cilat nuk kritikohen nga opinioni publik botëror, dhe përdorimi i tyre nuk do të shkaktonte asnjë pretekst Washingtoni ta përdorte për të ndërhyrë në Siri? (Shih edhe Goëans '' New York Times-i bashkëfajtore në akuzat përhapja e lajmeve të pavërteta për Sirinë.)
Tim Anderson i cili ka investiguar sulmet e Ghouta në gusht të 2013-s, ka thksuar se:
§ Investigatorja e OKB-së Carla del Ponte ka dëshmi tëviktimave se ‘rebelët’ kanë përdorur gazin sarin në sulmet e mëparshme.
§ Forcat e Sigurisë së Turqisë kanë futur sarin në shtëpitë e luftëtarëve të Jabhat al Nusras.
§ Prova të manipulimit të videove të sulmeve të Ghouta-s.
§ “Prindërit kanë identifikuar fëmijët në foto, si ata që u morrën peng në Latakia, dy javë më parë.
§ “Armët kimike u janë mundësuar grupimeve rebele nga sauditët, disa nga vendasit kanë vdekur gjatë zhvendosjes së tyre.”
§ “Tre nga pesë sulmet me armë kimike janë realizuar ‘kundër ushtarëve’ apo ‘kundër ushtarëve dhe civilëve.’”
Ndërhyrësit janë munduar në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme të akuzojnë qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike; megjithatë kriminelët e tjerë mbeten të lirë.
Kundër nxitjes, pro paqes
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Dr. Bashar al-Ja'afari, në maj të 2015-s ka thënë se përhapja e nxitjes dhe informacineve të rreme ndaj Sirisë është një shkelje e hapur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) Rezoluta nr. 1624 për vitin 2005 dhe sigurisht edhe të etikës së gazetarisë, raportoi SANA.
Media siriane, e cila përpiqet të raportojë realitetin e Sirisë nën sulm, ka qenë në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme në shënjestër, diçka që MSM refuzon ta pranojë (Shih: Presioni mediatik mbi Gazetarët arabë dhe Civilëve të vendour në Siri nga Mercenarët përkrahës të perëndimorëve).
Ndërsa aleanca e NATO-s bën presion mbi “zonën e sigurtë”... që do të thotë “një zonë ku ndalohet fluturimi” me qëllim që të bombardojë Sirinë, aktivistët anliluftës dhe gazetarët duhet të denoncojnë infonrmacionet e rreme kundër qeverisë siriane dhe grupimeve “të të drejtave të njeriut”, dhe duhet të përhapin të vërtetën e luftës së Sirisë kundër terrorizmit.
Që prej hartimit të këtij pasqyrimi të Sirisë-101, ka ndodhur ndryshime të mëdha në luftën e Sirisë kundër terrorizmit të mbështetur nga të huajtë, përkatësisht sulmet ajrore të fundit të Rusisë kundër Da'esh dhe të tjera të ngjashme. Kjo rritje e mbështetjes së Rusisë për Sirinë, me avionët rusë që kanë shkatërruar më shumë Da'esh dhe terroristët e tjera të mbështetur nga perëndimorët dhe kampet e tyre të trajnimit në vetëm pak ditë, më shumë se sa koalicioni i SHBA ka arritur të realizojë brenda vitit të kaluar, është një pikë kthese në luftën në Siri. Siç edhe mund të parashikohet, mediat korporative janë duke tërhequr të gjitha ndalesat për të demonizuar përfshirjen e Rusisë, edhe pse Rusia u ftua nga qeveria siriane për të bërë pikërisht atë që ajo është duke bërë.
Për ata që e ndjekin nga afër situatën në Siri kanë parë atë që udhëheqja siriane ka thënë dhe përsëritur për vite dhe vazhdon të thotë: Mënyra për të ndaluar ISIS dhe të gjitha simotrat esaj të fraksioneve terroriste, dhe për të sjellë siguri në rajon, është që të pushojë armatosjen, financimin, trajnimin dhe kalimin e terroristëve dhe armëve në Siri, të heqin dorë nga indoktrinimi i ndarjes sektare që vjen nga sheikët ekstremistë të Gjirit, dhe të mbështetsin ushtrinë siriane dhe aleatët në luftën e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në Siri.
Burimi : Medya Şafak