Irani do hapjen e kanalit nga liqeni Kaspik në gjirin Persik
Irani ka vazhduar të punojë në projektin e ndërtimit të kanalit i cili do të lidhte Gjirin Persik me liqenin Kaspik. Gjatësia e kanalit të planifikuar do të ishte 700 km dhe ndërtimi i saj do të zgjat një dekadë. Ky objekt do të siguronte edhe Rusisë daljen alternative në oqeanin Indian. Vendet perëndimore dhe fqinjët e Iranit e kundërshtojnë këtë projekt. Inxhinierët rus që fund të shek.XIX kanë përgatitur projektin për ndërtimin e këtij kanali,duke marrë parasysh se më shumë se gjysma e qarkullimit tregtar rus është kryer nëpërmjet ngushticave të Bosforit dhe Dardaneles të Turqisë. Shtetet evropiane kanë refuzuar propozimin rus që të ja lëshojnë kontrollin mbi ngushticat në detin Marmara. Gjat gjysmës së dytë të shek.XX, kanali ishte shpesh në rend dite në mes zyrtarëve iranian dhe rus, por gjer te realizimi i projketit nuk ka ardhur. Nga ana tjetër SHBA-të bënin presion të madh mbi Teheranin në kohën e shahut. Nuk është e rastësishme se ky projekt në vitin 1997 është gjet në listën e sanksioneve të cilët SHBA-të i vunë Iranit. Kjo do të thotë se SHBA-të në të vërtetë kanë kërëcniar me dënime ekonomike kompanitë të cilët do të ndihmonin Iranit në ndërtimin e këtij kanali. Ekonomisti Çiçkini thotë se ky kanal është me rëndësi për Rusinë jo vetëm për shkak të problemeve eventuale për kalimin e anijeve ruse në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, por edhe për shkak të kanalit të Sueziti cili gjendet në zonën potenciale të rrezikut.
“Është e qartë se për realizimin ekëtij projekti janë të nevojshme shuma të larta parasë. Ndërtimi i kanalit do të kushtonte prej 10 gjer në 30 miliard dollar. Ekzistojnë edhe problemet e caktuara teknologjike, si për shembull ndryshimet e mëdha të lartësive në Iran. Përveç kësaj ekzistojnë edhe problemet ekologjike. Liqeni Kaspik është krijesë unike natyrore, dhe për këtë duhet me kujdes të shqyrtohen të gjitha rreziqet e ndërtimit të infrastrukturës. Sipas natyrës çdo kanal është në shënjestër të ekologëve. Duhet të kihet parasysh se ndërtimi i kanalit i planifikura në Iran do të ishte disa herë më i madh se ai i Panamasë apo Suezit”, konsideron eksperti rus. Irani planifikon që kanalin ta shfrytëzojë edhe për ujitjen e sipërfaqeve tokësore përreth tij,por natyrisht prioriteti i realizimit do të ishin të ardhurat e fituara nga tranziti si dhe ngritja e rolit të vendeve në proceset ekonomike ndërkombëtare.
Burimi : sputniknews