E vërteta e 11 shtatorit vs. Terrorit Tekfirist

  • None
nga Kevin Barret | Publikuar në Dhj. 25, 2013, 1 a.m.

Rënia e Arabisë Saudite si një aleat i Amerikës, dëshmohet nga rihapja e papritur e hetimit të fjetur prej kohësh mbi 11 shtatorin.

Një aleancë e re anti-terror po formohet në Lindjen e Mesme. Arma e saj më e fuqishme: e vërteta e fshehur e 11 shtatorit.

Në artikullin e saj forma me hark e sigurisë kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, Sharmine Narwani shkruan për një ribashkim të shpejtë rajonal “ i udhëhequr kryesiht nga ‘kërcënimi mbi sigurinë’, që vjen nga përhapja e ekstremizmit, sekrarizmit... Një numër luftëtarësh i pa parë më parë as në Afganistan e as në Irak.

Narwani nuk e ka fjalën vetëm për Tekfirsat, të cilën sulmojnë të krishterët, Sunitë tradicional, shijat dhe Alevitë, si dhe këdo që nuk pajtohet me ta. I njëjti lloj tërroristësh po bën krime mizore në Irak. Ndërkohë që ekstremizmi sektar është gjithashtu në rritje edhe në Libi, Liban dhe në vende të tjera.

Si përgjigje, qeveritë në rajon dhe në mbarë botën po ribashkohen dhe marrin një drejtim tjetër. Edhe SHBA-të, hegjemonia e dështuar e botës, janë në prag të një ndryshimi 180 gradë. Narëani shpjegon: Amerikanët janë në një pozitë tejet të vështirë: për të luftuar përhapjen e ekstremistëve, atyre do t’u duhet mbështetje ushtarake dhe një zgjidhje mbi sigurinë nga armiqtë e vjetër në rajon, Irani, Siria dhe Hezbollahu. Si fillim, kjo do të thotë se mbi 30 vite “politikë” do të hidhen poshtë dhe se Uashingtoni rrezikon të ndryshojë aleatët në rajon për një kohe të gjatë. Për më tepër, një rezultat i suksesshëm, pra eliminimi i ekstremizmit, me siguri do të thotë epërsi e Iranit dhe shëmbje e aleatit të SHBA-ve, Arabisë Saudite, në mesin e shumë pasojave të tjera që do të sjellë kjo në të gjithë Lindjen e mesme”.

Politika amerikanë shkoi shumë larg Saudisë dhe aleatëve të tyre izraelitë kur lajmëroi rreth sulmit të rremë me armë kimike pranë Damaskut në muajin gusht. Seymour Hersh zbuloi kohët e fundit se zyrtarë të lartë amerikanë në muajin gusht e dinin se përgjegjës për sulmin ishte ndoshta shefi i inteligjencës saudite Bandar bin Sultan, e jo presidenti sirian Asad. Pastaj ajo filloi ta rimendojë ndihmën e urtësinë e ndihmës ndaj Bandar-it dhe grupit të tij terrorist të Tekfirsave përpërmbysjen e Asadit.

Rënia e Arabisë Saudite si një aleat i Amerikës, dëshmohet nga rihapja e papritur e hetimit të fjetur prej kohësh mbi 11 shtatorin. Paditë janë fokusuar të Bandar Bin Sultan-i, i njohur edhe si “Bandar Bush”, për shkak të pozicionit të tij si antar nderi i familjës (kriminele) Bush. Në Uashington DC, reporterët Ëalter Jones (R-NC) dhe Stephen Lynch (D-Mass.) po dërgojnë lajme të hidhura që rëndojnë mbi Bandar-in, duke bërë thirrje për deklasifikimin e dokumenteve të 2002-shit mbi “Aktivitetin e Komunitetit të Inteligjencës para dhe pas Sulmit Terrorist të 11 shtatorit 2001.”

 

Jones dhe Lynch thonë se janë të absolutisht të tronditur nga raporti. Ata thonë se kjo tregon që një ose më shumë shtete të huaja kanë qënë të përfshirë thellë në sulmet e 11 shtatorit. Edhe pse raporti është i klasifikuar, rrjedhjet (e informacioneve) kanë zbuluar se ai ka si synim Arabinë Saudite, shërbimi i inteligjencës i të cilit, me sa duket, ka kaluar pesëmbëdhjetë prej nëntëmbëdhjetë “rrëmbyesve” që kanë qënë, ose më saktë, që nuk kanë qënë ndonjëhere në ato avionë.

 

Kjo histori nuk është e re. Senatori Bob Graham (D-NY), Kryetari i Komitetit të Përbashkët për 11 shtatorin, ka thënë të njëjtën gjë që prej vitit 2002. Graham akuzon administratën Bush, e cila ka klasifikuar raportin e Hetimit të përbashkët, duke e fshehur. Ka shumë dyshime se Graham u detyrua të largohej nga Senati për shkak të deklaratave të tij rreth 11 shtatorit. Ashtu si Senatori Mark Dejton (D-MN), i cili u detyrua të evakuojë të gjithë përsonelin e tij nga Uashingtoni dhe të njoftojë tërheqjen e tij për shkak të kërcënimeve me  vdekje që kishtë marrë pasi kishte denoncuar se ushtria e SHBA-ve ka genjyer popullin amerikanë rreth faktit se pse mbrojtja ajrore amerikane ishte e paefektshme më 11 shtator.

Dejton-i dhe Graham-i ishin me fat, pasi ata u detyruan vetëm nga Senati Amerikan. Dy senatorë të tjerë që deëshironin të hetonin rreth 11 shtatorit, Tom Daschle (D-SD) dhe Patrick Leahy (D-VT) u helmuar me antraks nga disa supër armë të ushtrisë amerikane, që për fat të mirë nuk i vrau, por mjaftoi që t’ua mbyllte gojën. I vetmi senator që nuk do të heshtte asnjëherë, Paul Ëellstone (D-MN), u vra së bashku me gruan dhe vajzën e tij në një aksident ajror të manipuluar. Kolegja dhe mikja e Ëellstone-it, senatorja Barbara Boxer (D-CA) konfirmoi se ai ishte vrarë, duke e quajtur vrasjen si “një mesazh për të gjihtë ne.”

11 shtatori është një temë e ndjeshme dhe e rrezikshme në disa qarqe.

E megjithatë sot, ashtu si SHBA-të po largohen nga Arabia Saudite dhe Izraeli, edhe rasti i 11 shtatorit është duke u rihapur jo vetëm në Kongresin e SHBA-ve, por edhe në gjykatën federale. Një histori e kohëve të fundit nga ABC Neës e titulluar “Ekstaza e familjeve të 11 shtatorit, ata më në fund mund të padisin Arabinë Saudite” njoftoi vendimin e gjykatës së shkallës së dytë se disa familjarë të viktimave të 11 shtatorit kanë vendosur të padisin Saudinë.

Pyetja milion dollarëshe: Nëse rasti i 11 shtatorit është rihapur, a do të ndaluajë hetimi me sauditët? Po bashkëpunëtorët e tyre amerikanë dhe izraelitë?

Një artikull i kohëve të fundit nga Paul Sperry i Institutit Hoover, i publikuar nga Neë York Post, e lidh ish-presidentin Xhorxh Ë. Bush me komplotët e 11 shtatorit, që mendohet se përfshijnë edhe ambasadorin e atëhershëm “Bandar Bush”. Sperry pershkruan se si Bushi dhe Bandar-i pinin puro të shtrenja për të festuar suksesin e 11 shtatorit: “Të dy miqtë e vjetër të familjës ndanin cigare në Ballkonin Truman [në Shtëpinë e Bardhë] ndërsa diskutonin mbi sulmet. Festimi i Bushit dhe bandarit me cigare ka ndodhur vetëm më 13 shtator 2001, vetëm dy ditë pas sulmit të 11 shtatorit.

A mund ta ndryshojë botën e vërteta rreth këtyre ngjarjeve?

Miti i 11 shtatorit se “ekstremistët e al-Kaedës ishin përgjegjësit”, ka ndihmuar në rritjen e terrorizmit nga Tekfirsat. Imazhi i Tekfirsave se rrëmbyesit e guximshëm të al-Kaedës i dhanë një goditje të fortë Përëndimit me 11 shtatorin.

Shpallja e të vërtetës rreth 11 shtatorit do të poshtërojë terroristat tekfiristë.

E vërteta është se sauditët dhe al-Kaeda janë të pafat dhe të paaftë. Sauditët nuk mund të pilotojnë e madje, as të ruajnë avionët ushtarakë që blejnë nga SHBA-të me paratë e pamerituara të naftës. Ndërsa katër pilotët e fajësuar për sulmet e 11 shtatorit nuk mund të pilotojnë as një avion simulimi të Cesnas, e jo më një avion ushtarak.

Nëntëmbëdhjetë rrëmbyesit e dyshuar (apo agjentët e inteligjencës të cilët u shtirën, të paktën disa prej tyre) janë alkoolistë dhe përdorues droge. Mohamed Atta i cili supozohet të jetë trajnuar në Florida për 11 shtatorin ishte një poterexhi agresiv, i cili ishte i rrjedhshëm në hebraisht dhe ushqim i tij i preferuar ishte bërxolla e derrit. Ky Atta ka shkuar në një zyrë administrimi të një  biznesi të vogël pak para 11 shtatorit, për të kërkuar një kredi për të blerë një aeroplan të vogël. Le të bëhet të e njohur se ai donte një avion për të hedhur armë kimike në Uashington DC, dhe ka deklaruar dashurinë e tij për Bin Ladenin. Atta u bë i dhunshëm dhunë dhe nuk pranoi të largohej nëse nëpunësi i zyres nuk i jëpte datij qindra mijëra dollarë para në dorë  për të blerë aeroplanin e tij të vogël. Nëpuesi kishtë menduar se Atta ishte i çmendur dhe e përzuri nga zyra.

Atta i cili vizitoi SBA ishte padyshim një agjent i shërbimit të fshehtë për të krijuar një legjendë, jo një planifikim dinak terrorist të sulmit më të madh në histori.

Al-Kaida është një organizatë rreme e përbërë nga idiotë, skutha dhe infiltrues së bashku me një sasi të vogël mercenarësh, trafikantësh droge dhe ekstremistësh trushpëlarë. Ata janë shumë të trashë dhe të paaftë.

Mohamed Heikal , opinionisti më i njohurn i botës arabe, shpërtheu duke qeshur kur i thanë se për sulmet në Qendrën e Tregtisë dhe Pentagonit ishin duke e fajësuar Al-Kaedën : Unë qesh sepse e di se çfarë ka atje. Bin Laden ka qenë nën mbikqyrje për vite: çdo thirrje telefonike është monitoruar dhe al- Kaida ka depërtuar nëpërmjet inteligjencës amerikane, inteligjencës pakistaneze , inteligjencës arabe dhe inteligjencës egjiptiane. Ata nuk do të mund të mbanin sekret një operacion që kërkon një shkallë të tillë organizimit dhe sofistikimi ..

Megjithatë, terroristët Takfiri në Siri bashkohet pas flamurit të zi të al-Kaedës. Takfiri përbëhet nga një  numër i madh i të burgosurve nga burgjet saudite. Duke luftuar së bashku me kriminelët janë dhe mercenarët, fanatikët, dhe të rinj të pasionuar, thjeshtë të dehur në mitin e 19 të magjishmit të cilët supozohet se rrëzuan tre rrokaqiejt të Ëorld Trade Center me dy rraketa.

Nëse e marrim mitin e 11 shtatorit sit e mirqenë, atëherë mund ta shfrytëzojmë markën e al - Kaedës për të arrirë një goditje të fuqishme kundër terrorizmit Takfiri.



Burimi : Press TV

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...