Kompania kineze Sinopharm: Vaksina është 79% efektive ndaj COVID-19

Publikuar në Jan. 2, 2021, 5 p.m.

Kompania farmaceutike kineze Sinopharm ka njoftuar se vaksina e saj është 70 përqind efektive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe kërkon miratimin e shitjes nga autoritetet.

Kjo vaksinë është miratuar nga Grupi Kombëtar Bioteknologjik i Kinës (CNBG), një filial i kompanisë SinoPharm me pronësi shtetërore. I

Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit njoftoi se vaksina ka një efikasitet prej 79,34 përqind dhe shkalla e konvertimit pozitiv në antitrupa është rreth 99 përqind.

Instituti shtoi se rezultatet e përkohshme të testeve klinike të “fazës së tretë” të vaksinës, të cilat janë zhvilluar në disa vende, treguan se “vaksina mund të shkaktojë antitrupa të koronavirusit pas dy injeksioneve”.

Më herët këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan zyrtarisht vaksinën eksperimentale të kompanisë Sinopharm, duke theksuar se ajo ka 86 përqind efektivitet.

Kina ka gjithsej gjashtë kandidatë për vaksinën, të gjitha në fazën e fundit të testeve, përfshirë atë të prodhuar nga kompania Sinopharm dhe Sinovac, të cilat këtë verë u miratuan për përdorim emergjent në vend.