Ajetullah Kemal Hajdari: Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit. Mësimi I Tretë
Shejh Albani në këtë pjesën e përmbledhur e përcjell hadithin nga dhjetë bashkëkohës. Ndërsa Ibn Haxher Hejtemi në veprën e tij e kishte përcjellur hadithin nga tridhjetë bashkëkohës. Ibn Ukde e kishte përcjellur nga shtatëdhjetë bashkëkohës, ndërsa të tjerët e kanë përcjellur nga njëqindepesëdhjetë bashkëkohës.
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Paqja dhe përshëndetja qofshin mbi zotërinë tonë Muhammed (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Mutahatarat fi’l-Akide” (Pastëritë e Besimit), nga studiot e Keuther TV në Kum.
Ju përshëndesim dhe ju duke iu uruar mirëseardhjen Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Imzot unë jam i mendimit se pikëpamja e Ibn Tejmijjes ndaj Hadithit të Gadirit është kuptuar. Shumë mirë por si është pikëpamja e dijetarëve të Ehli Sunnetit ndaj këtij hadithi?
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Bëjmë të ditur se në të ardhmen do të dalë në dritë se nuk ka asnjë lloj dyshimi mbi pikën se kjo ngjarje është e vërtetë dhe se ky hadith janë fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ky hadith është përmbledhja e jetës së tij prej lajmëtari. Citojmë kështu sepse mes çastit të thënies së këtij hadithit dhe ndërrimit të jetës së të bekuarit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) kanë kaluar afërsisht dy muaj. Kjo ngjarje është njëri nga gurët themelorë në ndarjen e udhës së historisë islame dhe renditjes së urtësive islame.
Arsyeja e hetimit tim të kësaj çështjeje është shpalosja dhe vënia në dukje se ka ndryshim mes këndvështrimit të dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe pikëpamjes së Ibn Tejmijjes. Sepse në dritën e kësaj çështjeje të cilën do ta hulumtojmë do të vihet re se qëndrimi i Ibn Tejmijjes është plotësisht i ndryshëm me qëndrimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Në shtesë do të kuptohet dhe këmbëngulja jonë e arsyetimit e sendërtuar në formën se metoda e zbatuar nga Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij nuk është e njëjtë me metodën e zbatuar nga Ehli Sunneti. Për më tepër gjenden disa çështje themelore të cilat na paraqisin gjasën e ndarjes nga njëra-tjetra e kësaj prirjeje dhe prirjeve të tjera. Ashtu siç ne e pranojmë si njërin nga vartësit e Shkollës së Ehli Bejtit atë një njeri i cili beson pafajësinë e Imam Aliut dhe Ehli Bejtit (p.m.t.)... Kjo çështje është një çështje e rëndësisë kryesore. Një njeri i cili mohon pafajësinë e tyre nuk mund të quhet shiit i Ehli Bejtit. Njëra nga shtyllat më të rëndësishme të Doktrinës së Ehli Bejtit është besimi në pafajësinë e Imam Aliut dhe të njëmbëdhjetë bijve të tij. Për të mund të kryer përcaktimin e një njeriu në kuptimin terminologjik nëse është apo nuk është nga Shkolla e Ehli Bejtit atëherë ne duhet të hetojmë mendimin e tij mbi çështjen nëse imami i dymbëdhjetë është apo nuk është në këtë jetë. Një njeri i cili nuk u beson me zemër këtyre njerëzve dhe shtyllave ndonëse mund t’i dojë dhe t’i besojë nuk mund të cilësohet si një i varur i kësaj udhe.
Gjithashtu dhe Hadithi i Gadirit është një çështje thelbësore dhe e domosdoshme.
Në programin e mëparshëm u bë e qartë se Hadithi i Gadirit kishte dy pjesë.
Pjesa e parë është pjesa: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Kjo pjesë është shndërruar në sllogan në gjirin e muslimanëve. Madje deri në atë pikë sa sikur nuk ka musliman i cili nuk e di këtë. Ibn Tejmijje është shprehur kështu në lidhje me këtë pjesë: “Ka mosmarrëveshje mbi këtë pjesë të hadithit. Imam Buhariu e ka qortuar zinxhirin e përcjelljes së kësaj pjese”.
Shejh Uadiiu citon si më poshtë: “Ajo që kuptohet nga autori i veprës me titull: “Nasbu’r-Raje” (Armiku i Mendimit) dhe nga sqarimet e Shejh Islam Ibn Tejmijjes është se që të dy kanë gjykuar se hadithi është i dobët. Megjithatë nuk ka asnjë mundësi që ky hadith të jetë i dobët, sepse është përcjellur nga shumë udhë përcjelljeje”. (1)
Ndërsa për sa i përket pjesës së dytë e cila është: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij” ai kumton se nuk ka dyshim se kjo pjesë është e shpikur dhe këtë e citon duke ua adresuar fjalës së Imam Ahmed Ibn Hanbelit se “Kjo fjalë është shpikur nga banorët e Kufes”.
Domethënë ai ua vesh Imam Buhariut mendimin se pjesa thelbësore ka pësuar qortim, ndërsa ua vesh Imam Ahmed Ibn Hanbelit mendimin se pjesët shtesë janë të shpikura.
Tani ejani dhe le të kalojmë në pikëpamjen e dijetarëve të Ehli Sunnetit ndaj Hadithit të Gadirit.Në ditët e sotme ju shpesh herë vini re se vartësit e Muhammed Ibn Abduluehhabit përdorin këto thënie: “Ne jemi Ehli Sunneti i vërtetë dhe ne përfaqësojmë Ehli Sunnetin!”Tani ejani dhe le të shohim në mënyrë përmbledhëse këtë çështje pra nëse këta të fundit e përfaqësojnë apo nuk e përfaqësojnë Ehli Sunnetin dhe e çojnë apo nuk e çojnë në vend nevojën e qenies anëtarë të Ehli Sunnetit.
Miqtë e mi të nderuar kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Shprehem kështu sepse kur të mëdhenjtë e Ehli Sunnetit kanë dashur që të shkruajnë një vepër mbi çështjen e “imametit” (prijësisë, udhëheqjes) hadithi të cilit i kanë kushtuar më shumë rëndësi është Hadithi i Gadirit dhe kanë shkruar vepra me këtë emër. Unë u drejtoj këtë pyetje hulumtuesve, kërkuesve të vërtetës dhe vërtetuesve: “Nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) do të kishte patur një dëshirë dhe një kërkesë në formën: “Duajeni Aliun, ndihmojeni atë” vallë a duhej të shkruhej një vepër për ta çuar në vend këtë kërkesë?
Në këtë program dua që të cek dy veprat e dy dijetarëve të mëdhenj. Mbarë muslimanët e pranojnë gjërësisht se këta të dy janë dijetarë të mëdhenj.
Dijetari ynë i parë është Imam Teberiu (v.v. 310 m.i.). Unë dua që të përçoj këtu vlerësimin e Ibn Tejmijjes ndaj Imam Taberiut i cili mundohet që të ngjallë dyshime mbi këtë të fundit ashtu siç ka bërë me shumë dijetarë.
Autori shkruan kështu: “Për sa i përket komentimeve bëj të ditur se komentimi më i saktë i cili gjendet në duart e njerëzve është komentimi i Muhammed Ibn Xherir Taberiut. Sepse ai në komentimin e tij i përmend fjalët dhe mendimet e të parëve me zinxhirë të fiksuar përcjelljeje. Në komentimin e tij nuk gjenden risi. Ai nuk kryen përcjellje nga njerëz të cilët janë akuzuar me shpikjen e risive”. (2)
Me sa kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur sipas Ibn Tejmijjes Imam Taberiu është një njeri i pranuar.
Duke qenë se gjendja është kështu ejani dhe le të shohim se çfarë ka në këtë vepër. Ejani dhe le t’i hedhim një sy vlerësimeve të një tjetër dijetari mbi Ibn Xherir Taberiun i cili ka përvetësuar mendimet e Ibn Tejmijjes.
Ibn Kethiri përshkruan si më poshtë: “Imam Muhammed Ibn Xherir Ibn Jezid Ibn Kethir Ibn Galib Ebu Xhafer Taberiu. Ai është njëri nga imamët e mëdhenj muslimanë në çështjen e njohjes dhe punimit me Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Allahut dhe veprimin me ta. Gjatë çasteve të ndërrimit të jetës njerëz nga vende të larmishme dhe nga qytete të ndryshme erdhën në Bagdad dhe e varrosën atë në shtëpinë e tij. Njerëzit vijuan që të vinin dhe pas shumë muajve pas ndërrimit jetë të tij për të vizituar varrin e tij dhe për të falur namazin e xhenazesë së tij... Ai i ka mbledhur në dy vëllime të mëdha fjalët e thëna nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) në shpatin e malit të Gadir Humit. Për më tepër atij i përket dhe mbledhja e veprës me titull: “Hadithu’t-Tajri” (Hadithi i Zogut)... Atë e kanë akuzuar me qenien rafidit. Ndërsa disa të paditur e kanë akuzuar me qenien i pafe. Larg qoftë ai u qëndron larg të tërë këtyre vargjeve të akuzimeve dhe fajësimeve... Ata i veshin atij fjalën se është e lejuar vetëm dhënia “mesh” (prekja) dhe jo larja e këmbëve kur jemi duke marrë abdest. Sipas tij larja e këmbëve gjoja nuk na qenka e detyruar. Një fjalë e tillë është përcjellur me bujë nga ai”. (3)
Nëse uehhabistët do të ishin të pranishëm në atë vend në atë ditë do të kishin bërtitur: “Idhujtari, idhujtari!”
Prezantuesi: Ata shprehnin se ishin bërë idhujtarë por nuk ishin në dijeni...
I ftuari: Domethënë ai thotë se hadithet e Gadir Humit i ka mbledhur në dy vëllime të mëdha. Hadithi i Gadirit zotëron dhjetra mbase qindra udhë ardhjeje. Shejh Ibn Tejmijje shpalos hapur se Imam Taberiu nuk ka marrë hadithe nga njerëzit e akuzuar nga shpikësit e risive dhe se vepra e tij është komentimi më i saktë i cili qarkullon në duart e njerëzve. Pra krahas të tërë këtyre është akuzuar me qenien rafidit.
Përsërisim se është akuzuar me qenien rafidit si pasojë e lejimit të të “meshit” (prekjes) të këmbëve. Si do që të jetë unë nuk dua që të hyj në këtë çështje.
Pyetje: Vallë ku shkoi kjo trashëgimi dhe kjo vepër? Vallë përse veprat e tjera të Taberiut arritën tek ne, por kjo vepër e cila ka të bëjë me Imam Aliun (p.m.t.) nuk erdhi deri tek ne? Cilat duar mëkatare kanë luajtur me historinë islame dhe me kulturën muslimane? Ku humbi ndjenja e përgjegjësisë së diturisë?! Vallë a nuk kumtoni ju se ky hadith dëshmon vetëm dashurinë dhe ndihmën ndaj Imam Aliut (p.m.t.)? Mirë atëherë të paktën përcillnani këto hadithe, sepse këto të fundit hedhin dritë mbi praninë e duarve të cilat kanë fshehur këtë dituri. Sërish shprehem se këto duar janë në dijeni se këto hadithe kanë lidhje me prijësinë dhe me drejtimin pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Nëse këto hadithe do të kishin dëshmuar për dashurinë dhe ndihmën ndaj të nderuarit Ali (p.m.t.)... Nëse muslimanët do t’i kishin njohur këto hadithe atëherë mbështetjet e tyre do të ishin shembur...
Megjithatë ne kemi nënvizuar me dhjetra herë se ne nuk kemi problem me asnjë musliman. Problemi ynë ka të bëjë me ata të cilët e fshehin të vërtetën, ata të cilët e emërtojnë veten si ndjekësit e Ibn Tejmijjes dhe Muhammed Ibn Abduluehhabit.
Prezantuesi: Problemi ynë ka të bëjë me këto duar të ndyra.
I ftuari: Viti i vdekjes së Imam Taberiut është brenda epokës së “Gajbetu’s-Sugra” (Fshehjes së Vogël) e thënë ndryshe ai është bashkëkohës me Imam Mehdiun (p.m.t.).
Ndërsa njeriu i dytë i cili ka ndërruar jetë në vitin 333 të mërgimit islam është Ibn Ukde Hamedani. Viti i vdekjes së këtij shkrimtari është i afërt me atë të Ibn Xherir Taberiut. Shumë mirë por çfarë ka në këtë vepër? Sepse vepra nuk është në duart e tona në ditët e sotme. Megjithatë dijetarët muslimanë dhe veçanërisht ata të cilët thonë se janë të varur nga parimet dhe botëkuptimi fetar i Ibn Tejmijjes përcjellin të dhëna mbi këtë vepër. Këta të fundit thonë kështu: “Ibn Ukde ka përpiluar një vepër të pavarur mbi këtë hadithin e Gadir Humit”. Ndërsa disa të tjerë thonë kështu: “Ibn Ukde përmend të paktën njëqind udhë përcjelljeje të hadithit të Gadirit në këtë vepër. Nëse do Allahu në të ardhmen do të shpalosim se kushti i përkufizimit të pashkëputshmërisë së disa dijetarëve të mëdhenj është përcjellja e e një hadithi nga ana e pesë bashkëkohësve.
Prezantuesi: Vallë si është gjendja kur përcjellin tre vetë?
I ftuari: Tejet e rëndësishme dhe e prerë. Krahas kësaj Ibn Tejmijje kumton se hadithi i Gadir Humit ka pësuar qortim. Ja pra ku e keni përpara syve! Mbarë bashkësia muslimane e përsërit këtë të vërtetë se hadithi: “Bashkësia ime nuk bashkohet mbi gabim ose shmangie” është një përcjellje e pashkëputur.
Në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri” (Rendi i Ndihmësit) Kettani shprehet si më poshtë: Hadithi: “Pafajësia e bashkësisë sime nuk mund të bashkohet mbi gabim” është një përcjellje e pashkëputur. Shprehem kështu sepse këtë hadith e kanë përcjellur pesë bashkëkohës të cilët janë Ibn Umeri, Ebu Basra Giffariu, Ebu Malik Eshariu, Enes Ibn Maliku dhe Ibn Abbasi. (4)
Tani ejani dhe le të shikojmë se çfarë citon Ibn Haxher Askalani në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimit): “Ibn Abdilberri kumton si vijon: “Dijetarët janë të njëzëri mbi çështjen se ai (Aliu) është i pari i cili ka falur namaz mes dy “kibleve” (drejtimeve). Ai ka mërguar nga Mekkeja në Medinë, ka treguar flijime të mëdha duke marrë pjesë në luftrat e Bedrit, Uhudit, Hendekut dhe Hajberit. Ai mbajti në dorën e tij flamurin e të dërguarit të Allahut në shumë luftra. Ai ka marrë pjesë në të tëra luftrat përveç Luftës së Tebukut... Unë them se Ibn Abdulberri përmend disa vetë për të cilët na ka dhënë emrat hadithi i “muualatit” (kujdestarisë). Ibn Xherir Taberiu i ka mbledhur në një vepër emrat jashtë mase të tepërt të atyre të cilët kanë përmendur Hadithin Thekalejn. Më pas ai ka përcaktuar se ky është një hadith i vërtetë. Ndërsa Ebu Abbbas Ibn Ukde i ka mbledhur të tëra udhët e përcjelljes së Hadithit Thekalejn. Këtë hadith e kanë përcjellur shtatëdhjetë ose më tepër bashkëkohës. (5)
Ndërsa për sa i përket luftës së Tebukut në të cilën ai nuk ka marrë pjesë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është shprehur kështu për të: “O Ali! Vallë a nuk je i kënaqur që të jesh në zotërim të vendit të Harunit në sytë e Musait në sytë e mi?!”
Prezantuesi: Pra si mund të jetë një hadith i dobët ndonëse është përcjellur nga shtatëdhjetë bashkëkohës?!
I ftuari: Sidomos në një kohë mund ta paraqisë si një hadith të vërtetë fjalën e rremë të sendërtuar në formën: “Ben peygamber olarak size gönderilmemiş olsaydım kuşkusuz Ömer size peygamber olarak gönderilirdi!” Megjithatë ai merr guximin që të thotë se ky është një hadith i dyshimtë për një hadith të cilin e kanë përcjellur të paktën shtatëdhjetë bashkëkohës! Shikoni kriterin dhe ndryshimin mes tyre! Në një anë dijetarët e Ehli Sunnetit e pranojnë këtë si një hadith të vërtetë, ndërsa në anën tjetër Ibn Tejmijje pohon se ky është një hadith i qortuar.
Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë) Ibn Haxher Askalani citon si vijon: “Për sa i përket Hadithit të Gadirit këtë të fundit e kanë shënuar Tirmidhiu dhe Nesaiu. Udhët e ardhjes së këtij hadithi janë mjaft të shumta. Ibn Ukde ka shkruar një vepër më vete në të cilën ka mbledhur zinxhirët e përcjelljeve të vërteta dhe të mira të këtyre haditheve”. (6)
Prezantuesi: Gjithashtu dhe vërtetuesi i veprës është i të njëjtës shkollë me atë të Ibn Tejmijjes.
I ftuari: Askush nuk e ka hapur diskutimin e këtij hadithi.
Ju mund të kumtoni: “Imzot njeriu duhet të ushqejë paragjykim të mirë për vëllain e tij, duhet të shpikë një arsyetim”. Mbase Ibn Tejmijje nuk e ka parë veprën e Ibn Ukdesë. Nëse ai do ta kishte parë këtë vepër atëherë do të shikonte dhe do të pohonte se hadithi është i vërtetë, sepse tekefundit ai nuk pretendon se është njeriu më i ditur i kësaj bashkësie muslimane.
Jo miqtë e mi! Ai vetë e pohon hapur se e ka parë këtë vepër!
Sërish ai në veprën e tij metitull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) citon si më poshtë: “Ebu Abbas Ibn Ukde ka përpiluar një vepër të pavarur mbi udhët e ardhjes së hadithit të Gadir Humit... Një palë dijetarësh si Buhariu e kanë qortuar hadithin dhe e kanë quajtur të dobët”. (7)
Shumë mirë por nëse një je një njeri me gjykim të shëndoshë dhe ecën sipas një parimi të diturisë, vallë përse nuk na i paraqit këto përcjellje, por vazhdimisht thua se janë të tëra janë të shpikura ose dobëta?
Prezantuesi: Ne do të kalojmë më vonë tek Buhariu.
I ftuari: Le të shikojmë Ibn Haxher Hejtemiun, i cili është nga dijetarët e mëdhenj. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Mihnetu’l-Mekkijje” (Sprovat Mekkase) shkruan si më poshtë: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”. Këtë hadith e kanë përcjellur tridhjetë bashkëkohës. (8)
Prezantuesi: Pesë vetë ishin të mjaftueshëm për pashkëputshmërinë.
I ftuari: Tridhjetë bashkëkohës, shtatëdhjetë bashkëkohës, as vepra me dy vëllime të mëdha të Taberiut me sa duket nuk është e mjaftuehme për Ibn Tejmijjen. Vallë çfarë lloj urrejtjeje është kjo?
Ibn Tejmijje nga hadithet e përcjellura nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), pranon vetëm ato hadithe të cilat i përshtaten egos dhe epshit të tij, ndërsa ato të cilat bien ndesh i hedh poshtë! Arsyeja e hedhjes poshtë të këtij hadithi është luftimi i Imam Aliut (p.m.t.) me Muauijjen dhe bijtë e Umejjes!
Unë dua që të arrij në këtë pikë: Në fakt kjo çështje është një e vërtetë e prerë në këndvështrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Ky hadith ka dalë nga goja e bekuar e njeriut i cili nuk flet nga egoja dhe epshi i tij por e folura e tij është shpallja absolute. “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo!” (Sure Hashr, Ajeti: 7); “Dhe besimtari dhe besimtareja nuk kanë të drejtë, që të bëjnë zgjedhje për një punë, të cilën Allahu dhe i dërguari i Tij e kanë gjykuar. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin Tij, ai me siguri është shmangur në një shmangie të qartë”. (Sure Ahzab, Ajeti: 36).
Prezantuesi: I nderuar imzot. Deri më tani këto ishin sqarimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Ibn Tejmijje i beson shumicës së tyre. Nëse do të kalonim në shkollën bashkëkohore të Ibn Tejmijjes, shtojmë se njëri nga dijetarët më të rëndësishëm të kësaj shkolle është Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky njeri është treguar tejet i rreptë mbi çështjen e haditheve të përcjellura për Imam Aliun (p.m.t.). A mund të mësojmë vlerësimet e tij mbi Hadithin e Gadirit?
I ftuari: Unë dua që të qëndroj pakëz mbi këtë çështje, sepse vështrimi i Shejh Albanit ndaj hadithit është i rëndësishëm si pasojë e dy faktorëve.
Faktori i parë: Shejh Albani pranohet si njëri nga dijetarët më të rëndësishëm në fushën e hadithit, disiplinimit dhe klasifikimit të tij.
Faktori i dytë nuk është më pak i rëndësishëm se sa i pari. Ajo që dua të them është se Shejh Albani është njëri nga vartësit e shkollës së Ibn Tejmijjes. Mirëpo vështrimi i tij ndaj Ibn Tejmijjes nuk është negativ.
Mund të vijë një kundërshtim i tillë: “Imzot ju gjithmonë sillni shembuj nga emra të cilët mbajnë qëndrime negative ndaj Ibn Tejmijjes”. Si rrjedhojë përcjellja jonë e fragmentit të sipërcituar nga Shejh Albani është e rëndësishme nga ky këndvështrim.
Megjithëse Shejh Albani në disa vende ka ndasi mendimi me të sërish ai në shumë vende e mbron Shejh Ibn Tejmijjen. Me fjalë të tjera ne mund ta pranojmë shejhun si një njeri i cili e do atë. Si pasojë e këtyre dy arsyetimeve themi se vështrimi i Shejh Albanit ndaj hadithit të Gadir Humit është i rëndësishëm.
Në shtesë ky i fundit në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) i ndan afërsisht pesëmbëdhjetë faqe hadithit të Gadir Humit. Unë dua që të cek disa çështje në menyrë të shpejtë. Shprehem kështu sepse nëse këto çështje do t’i shqyrtoj në mënyrë gjithëpërfshirëse atëherë do të më duhet të bëj një program të pavarur.
Hadithi nr: 1750. Ai kryen vlerësime si mbi pjesën thelbësore të Hadithit të Gadirit ashtu dhe mbi shtesat. Pjesa thelbësore është: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”, ndërsa pjesa shtesë është: “O Allahu im bëhu mik i atij të cilit është miku i tij dhe bëhu armik i atij i cili është armiku i tij”.
Çështja e dytë është se ai këtë pjesën e përmbledhur e përcjell hadithin nga dhjetë bashkëkohës. Ndërsa Ibn Haxher Hejtemi në veprën e tij e kishte përcjellur hadithin nga tridhjetë bashkëkohës. Ibn Ukde e kishte përcjellur nga shtatëdhjetë bashkëkohës, ndërsa të tjerët e kanë përcjellur nga njëqindepesëdhjetë bashkëkohës. Tani ajo që është e rëndësishme për ne është përcjellja e këtij hadithi nga Shejh Albani nga dhjetë bashkëkohës.
Prezantuesi: Ju lutemi që ndjekësit tanë të kenë parasysh se është e mjaftueshme përcjellja e pesë bashkëkohësve për pashkëputshmërinë.
I ftuari: Ai citon si vijon: Ky hadith ëdhtë përcjellur nga udha e Zejd Ibn Erkamit, Sad Ibn Ebi Uekkasit, Burejde Ibn Hasibit, Ali Ibn Ebi Talibit, Ebu Ejjub Ensariut, Bera Ibn Azibit, Abdullah Ibn Abbasit, Enes Ibn Malik, Ebu Hurejres dhe Ebu Said Hudriut”. (9)
Çështja e tretë është se nëse ne do t’i shtjellojmë një për një këta dhjetë bashkëkohës vallë a ka përcjellur një “tabii” (ndjekës) për çdo “sahabi” (bashkëkohës)?
Ai thotë jo si një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje. Fjala vjen hadithi i Zejdit ka pesë udhë përcjelljeje. Shejhu shënjon një për një çdo udhë të tyre. Hadithi i Sad Ibn Ebi Uekkasit ka tri udhë ardhjeje. Tek hadithi i Burejdes janë të pranishme tri, ndërsa tek hadithi i Ali Ibn Ebi Talibit janë të pranishme nëntë udhë ardhjeje. (10) Në mbledhjen e këtyre katër bashkëkohësve gjenden njëzetë udhë përcjelljeje. Krahas saj Taberiu në dy vëllime i ka shtjelluar shumë më tepër se sa këto njëzetë udhë ardhjeje të cilat Shejh Albani na i ka paraqitur në këtë pjesë përmbledhëse.
Tani mund të drejtohet një kundërshtim i tillë: “Imzot ndoshta të tëra këto udhë janë të dobëta ose të qortuara”. Kjo gjendje nënkupton se njëzetë udhët e përcjelljes nuk kanë dobi. Ejani le të shohim nëse një pjesë e këtyre udhëve është apo nuk është e vërtetë.
Shejh Albani kumton kështu për udhën e parë. Kjo udhë është e vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. (11)
Prezantuesi: Kjo fjalë është diçka përtej qenies së vërtetë.
I ftuari: “Unë them se Hafidh Dhehebi Hakimi nuk ka bërë të ditur mendimin e tij për këtë gjykim. Megjithatë hadithi është i vërtetë ashtu siç ka thënë”. (12)
Shejh Albani ka përcjellur një hadith tjetër pas këtij hadithi.
Unë dua që të them disa gjëra në lidhje me këtë udhë të përcjelljes së hadithit. Disa thonë kështu: Nëse Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) kishte më shumë të drejtë për prijësinë vallë përse nuk e përdori hadithin e Gadir Humit si argument?
Miqtë e mi të nderuar të jini të sigurtë se nuk na premton koha që të përcjellim argumentimet mbi këtë çështje të Imam Aliut (p.m.t.). Ky i fundit ua ka kujtuar shpesh herë bashkëkohësve fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) për veten e tij. Imam Aliu (p.m.t.) ishte një njeri paqedashës. Ai citonte kështu: “Nëse shfaqni pëlqimin tuaj unë do ta fus autoritetin në urdhrin tim. Por nëse nuk hfaqni pëlqimin tuaj atëherë unë nuk do ta fus shpatën në mill. Sepse njëjësimi i Islamit është më i rëndësishëm se sa të jem prijësi juaj”.
Unë do t’u përcjell një shembull: I nderuari Ali (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në Rahbe dhe i tha kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në vendin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Për hir të Allahut, le të ngrihet në këmbë i i cili ka dëgjuar fjalët e të dërguarit të Allahut që kanë të bëjnë me mua në ditën e Gadir Humit, ndërsa ata të cilët nuk e kanë parë me sytë e tyre dhe nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre të mos ngrihen”. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë.
Ebu Nuajmi shkruan kështu: “Shumë njerëz u ngritën në këmbë dhe dëshmuan. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kur ngriti dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij... O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij...”.
Ndërsa në fund të hadithit Ebu Tufejli e mbyll me fjalët: “Kur u ndava nga ai vend po më shkonin disa gjëra ndërmend. Në rrugë e sipër takova Zejd Ibn Erkamin dhe ia tregova atij ato të cilat pashë dhe dëgjova. Ndërsa ai më pyeti: “Vallë përse dyshon?! Edhe unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) që t’i shprehej kështu Aliut”.Këtë hadith e ka shënuar Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Hibbani, Ibn Ebi Asimi, Taberaniu dhe Dija Makdisiu. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut. (13)
Në hadith ceket thënia “euleuijjet” (përparësi) për të cilën Ibn Tejmijje bën të ditur se është një gënjeshtër e shpikur nga gjuha e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)!
Nëse kuptimi i fjalës “meula” (kujdestar) është “ndihma dhe ndihmesa” në hadith atëherë përse në zemrën e Ebu Tufejlit u ngjall një dyshim?!
Prezantuesi: Kjo është dhe një përcjellje në përputhje me kushtet më të rëndësishme të veprave të haditheve të vërteta.
I ftuari: Ai kumton kështu pas përcjelljes së hadithit të tretë: Unë them se zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.
Zinxhiri i katërt: Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.
Zinxhiri i pestë: Unë them se Hakimi ka përcaktuar se ky është një hadith i vërtetë.
Zinxhiri i gjashtë: Unë them se hadithi bashkë me dëshmitarët e tij është i vërtetë.
Zinxhiri i shtatë: Unë them se zinxhiri i përcjelljes është i vërtetë.
Zinxhiri i tetë: Unë them se hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.
Zinxhiri i nëntë: Taberaniu e ka shënuar këtë hadith. Përcjellësit në zinxhirin e përcjelljes së hadithit janë njerëz besnikë.
Zinxhiri i dhjetë: Unë them se mbledhja e që të dyja udhëve është e vërtetë.
Zinxhiri njëmbëdhjetë: Unë them se ky zinxhir është një zinxhir i mirë përcjelljeje dhe përcjellësit e tij janë besnikë.
Zinxhiri i dymbëdhjetë: Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Dhe Dhehebiu e ka çmuar. Pra është ashtu siç kanë thënë që të dy (Hakimi dhe Dhehebiu).
Zinxhiri i trembëdhjetë: Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Gjithashtu dhe Bedhdhari e ka shënuar këtë në një mënyrë të ngjashme dhe shënimi i tij është më i patëmetë se sa ky hadith.
Shkurt trembëdhjetë nga njëzetë zinxhirë përcjelljeje janë të vërteta ose të mira.
Prezantuesi: Dy ose tri zinxhirë janë të mirë ndërsa pjesa tjetër janë të vërtetë.
I ftuari: Dhjetë zinxhirë janë të vërtetë.
Çfarë kishte thënë Ibn Tejmijje mbi këtë hadith: Sipas asaj që është përcjellur nga Ahmedi ai ka thënë se hadithi është i mirë duke përvetësuar mendimin e Tirmidhiut”. (14)
Domethënë nuk arrin në shkallën e hadithit të vërtetë! Mirëpo ai përdor thënien “sipas asaj që është përcjellur” kur bën fjalë për hadithin. Ja pra kjo është ndjenja e përgjegjësisë së diturisë!
Prezantuesi: Dhunimi i Imam Aliut (p.m.t.)!
I ftuari: Përgjegjësia e ruajtjes së diturisë së Ibn Tejmijjes! Ja pra kështu është njeriu i cili lavdërohet si më i përpikti, më i sakti! Kjo ishte dhe çështja e katërt që dua të prek.
Çështja e pestë: Kjo është më e rëndësishme se sa paraardhësja e saj. Deri më tani bëmë fjalë për hadithet e përcjellura nga dhjetë bashkëkohës. Ne folëm për të paktën mbi njëzetë zinxhirë përcjelljeje.
Pyetje: A janë këto të tëra përcjelljet të cilat i kanë arritur Shejh Albanit?
Përgjigje: Jo këto janë një pikë ujë në det!
Shikoni se çfarë thotë Shejh Albani pas përmendjes së njëzetë udhëve të përcjelljes së hadithit: Hadithi ka shumë udhë të larmishme përveç këtyre. Në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve) Ibn Haxher Hejtemiu ka zënë në gojë një pjesë të madhe të këtyre. Unë për të mund të bërë të dukshme se zinxhirët e përcjelljes janë plotësisht të vërtetë, kam shënuar këtu vetëm ata të cilët do të mund të jenë të lehtë për mua dhe mbi të cilët mund t’i hetoj”. (15)
Mos i harroni këto fjalët e Shejh Albanit. Tanimë pasi keni dëgjuar këto thënie mos ua vini më veshin këtyre njerëzve të ulët. Unë nuk dua që të përdor fjalët smirëzinj dhe të paditur për këta njerëz, të cilët dalin në televizor dhe thonë: “Ky hadith nuk zotëron një zinxhir prestigjioz përcjelljeje!” Vetë Shejh Islami pohon se disa e pranojnë këtë hadith si të mirë. Me të vërtetë është për të ardhur keq sepse nuk e dimë nëse a janë këta njerëzit e diturisë apo Shejh Albani?
Prezantuesi: Vallë a janë këta njerëz të cilëve u duhet vënë veshi?
I ftuari: Epo njerëzit nuk e dinë.
Prezantuesi: Të themi të drejtën njerëzit janë të etur për fe...
I ftuari: Epo ata duan që të shohin të vërtetën dhe u besojnë këtyre. E kemi vënë theksin me dhjetra herë dhe përsërisim se sigurisht ne nuk duhet të bëjmë përgjithësime, mirëpo ne kemi shqetësime me ata të cilët pengojnë përçimin e diturisë së vërtetë tek njerëzit.
Krahas saj rikujtojmë se këto hadithe nuk janë lajme të vetme, por shprehin saktësi.
Shejh Albani vijon kështu: Përt më tepër udhët e ardhjes së hadithit janë të shumta. Shkurt e përmbledhim kështu: “Hadithi është i vërtetë me që të dyja anët e tij. Ashtu siç do ta kuptojë dhe njeriu i cili hulumton si zinxhirët e përcjelljes ashtu dhe udhët e ardhjes, do ta ketë të qartë se pjesa e parë e hadithit është e përcjellur e pashkëputur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ne kemi përmendur vetëm sasinë e mjaftueshme e cila tregon se udhët e ardhjes së hadithit janë të vërteta”. (16)
Kështu që në kemi lexuar thënien e Shejh Alusiut e cila ishte “janë aq shumë sa nuk mund të numërohen” për udhët e përcjelljes së hadithit të “kisues” (mbulesës, veshjes).
Shejh Albani përdor thënien: “Hadithi është i vërtetë me që të dyja anët e tij”, duke menduar se nesër del dikush dhe orvatet që të thotë se “vetëm pjesa e parë e hadithit është vërtetë”.
Hadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”, është një hadith i vërtetë dhe i pashkëputur.
Shtojmë se lutja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ka kërkuar përgjigje në formën: “Allahu Lavdëruar do të bëhet miku i mikut të atij i cili është miku i Aliut dhe do të jetë armiku i atij i cili është armiku i tij. Nëse do Allahu së shpejti përfundimi do të bëhet i qartë. “Vallë a nuk është mëngjesi afër?!”
Duhet të kemi parasysh se Ibn Tejmijje kishte përdorur thënien “ka pësuar qortim” për pjesën e parë të hadithit. Njëri thotë se është i pashkëuptur, ndërsa tjetri pretendon se ka pësuar qortim, në mes është një dallim 180 gradësh.
Shejh Albani nuk mund të durojë kaq shumë. Ai nis të bëjë qortime ndaj Ibn Tejmijjes. Në fakt këto fjalë nuk përputhen me metodën e ndjekur në veprat e tij, sepse në përgjithësi ai përpiqet që ta mbrojë Ibn Tejmijen në veprat e tij. Por Shejh Albani në këtë pjesë e fajëson Ibn Tejmijjen me dituri të metë, sjellje shumë të nxituar dhe pakujdesi.
Pyetje: Shumë mirë por përse Ibn Tejmijje sillet kaq shumë me nxitim dhe i ul vlerën kur dëgjon emrin e Imam Aliut (p.m.t.)? Sepse kjo armiqësi dhe urrejtje e thellë ua ka errësuar largpamësinë. Jam në dijeni se e kam zgjatur mjaft këtë çështje.
Shikoni dhe Shejh Albani thotë se e ka zgjatur këtë çështje. Ai i jep këtë përgjigje ndaj një pyetjeje të mundshme e cila mund të shtrohet në formën: “Çfarë kishte për ta zgjatur kaq shumë?” Duke qenë se aiështë në dijeni të këtij shkaku, i cili ka shtyrë Shejh Islamin në moskryerjen e sqarimeve dhe në moskryerjen e sqarimeve mbi vërtetësinë ehadithit, është se ai e ka bërë të ditur vlerësimin e tij duke thënë hapur se ai e ka quajtur të dobët pjesën e parë të hadithit, ndërsa sipas mendimit të tij pjesa tjetër është e shpikur. Kjo çështje është njëra nga vendet në të cilat ai ka shkuar në skaj, duke u sjellur në një mënyrë shumë nxituese, e cila rrjedh nga mosmbledhja e udhëve të ardhjes së haditheve, nga mosmendimi në mënyrë gjithëpërfshirëse rreth tyre, nga moskryerja e vërtetimit të tyre, e cila përfundon me dhënien e gjykimit të hadithëve duke i quajtur të dobët”. (17)
Prezantuesi: Ai po mundohet që ta mbrojë atë.
I ftuari: Jo ai bën të ditur se ai po shkon në skaj. Fusha e kësaj skajshmërie është kjo: Armiqësia ndaj Imam Aliut dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Ai nuk e bën të ditur se në cilën çështje ka shkuar në skajshmëri. Por sigurisht se çështja të cilën ai e ka gjykuar pa menduar dhe duke u nxituar ka të bëjë me Imam Aliun (p.m.t.). Shprehemi kështu sepse vetëm citimi i emrit të Imam Aliut (p.m.t.) është i mjaftueshëm për të mbushur zemrat e tyre me urrejtje.
Prezantuesi: Unë dua që të bëj një qortim: Ne herë pas here vëmë re se vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit e kanë kuptuar se kanë kryer një gabim në një çështje mendimore ose kanë arritur në një përfundim. Megjithatë ata nuk hedhin asnjë hap të mëtejshëm dhe nuk i qortojnë themelet e çështjes.
I ftuari: Sepse bëhet fjalë për një trashëgimi kulturore gjigante dhe me sa duket nuk është e mundur tejkalimi i kësaj trashëgimie kulturore. Sepse ata ose do ta pranojnë se Aliu (p.m.t.) është në udhë të drejtë dhe në këtë rast ata duhet të heqin dorë dhe nga trashëgimitë e tyre kulturore, mendimore dhe të kredos.
Sidoqoftë fragmenti i mësipërm bën të ditur se ai i ka quajtur menjëherë hadithet e dobëta. Ndonjëherë ka ndodhur e kundërta ai ka pranuar të vërteta hadithet e dobëta që kanë të bëjnë me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Muauijjen. Tani le të kalojmë në vlerësimin në formën “arritja në përfundim pa i mbledhur hadithet, pa i vërtetuar ato” të Shejh Albanit.
Përkufizojmë se ky vlerësim nuk është aspak i drejtë. Shprehemi kështu sepse Ibn Tejmijje është në dijeni se Ibn Ukde ka përpiluar një vepër të pavarur e cila ka trajtuar çështjen e hadithit të Gadir Humit.
Lërmëni t’iu përmbledh me një fjali fjalët e mia për sa i përket çështjes: Pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur, ndërsa pjesa e dytë është e vërtetë. Ky nuk është vetëm pretendimi i Shejh Albanit, sepse dhe një pjesë e dijetarëve janë të këtij gjykimi.
Njëri nga këta është Ibn Kethiri. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) shprehet si më poshtë: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu pasi ka rrëfyer këtë hadith ka thënë: “Pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur. Unë besoj në mënyrë të prerë se këto fjalë i ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ndërsa pjesa “O “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij” ka një zinxhir të fuqishëm përcjelljeje”. (18)
Prezantuesi: Ibn Tejmijje kishte thënë se pjesa e dytë nuk është e vërtetë.
I ftuari: Po mëse e vërtetë. Ai kishte pohuar se ishte gënjeshtër dhe se ishte shpikur nga ana e banorëve të Kufes. Ne e dimë se Imam Dhehebiu ishte njëri nga vartësit e shkollës së Ibn Tejmijjes dhe pavarësisht se ai ka shfaqur pëlqimin e tij në shumë çështje ai e ka kundërshtuar në këtë çështje.
Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) Imam Dhehebiu përshkruan si vijon: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli përpara nesh duke zënë për dore Imam Aliun (p.m.t.) dhe tha kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij”. Ky hadith është një hadith mjaft i lartë dhe i madh, i cili ka një tekst të pashkëputur. Ndërsa Shejh Shuajb Arnauti i cili ka kryer vërtetimin e veprës shkruan kështu: “Ky hadith është një hadith i vërtetë. Ibn Maxhe, Tirmidhiu... e kanë shënuar këtë hadith nga një palë bashkëkohësish”. (19)
Këtyre dua që t’i shtoj dhe këto sqarime të cilat zënë vend në veprën me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri” (Rendi i Ndihmësit) e Shejh Kettanit: “Këtë hadith e kanë përcjellur njëzetëepesë bashkëkohës”. (20) Më pas ai numëron një për një emrat e njëzetëepesë bashkëkohësve.
Unë dua që t’i përfundoj fjalët e mia me rrëfimin i cili ceket në veprën me titull: “Metalibu’l-Alijje” (Kërkesat e Larta) e Ibn Haxher Askalanit. Ky i fundit rrëfen si më poshtë: Hadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu (p.m.t.) është kujdestari i tij” është një hadith i vërtetë. Për sa i përket çështjes se është një hadith i pashkëputur gjenden fjalët e qarta e një pale të imamëve të mëdhenj. Disa nga këta janë autori i veprës me titull: “Meuahib” (Të Dashrit) Hafidh Ibn Haxher Askalani, ai i veprës me titull: “Fejdu’l-Kadri” (Frymëzimi i Caktimit) Munauiu dhe ai i veprës me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri” (Rendi i Ndihmës) Kettani”. (21)
Çështja nuk qëndron dhe nuk është hetimi i zinxhirit të përcjelljes së këtij hadithi. Citoj kështu sepse hadithi është i pashkëputur dhe zinxhiri i përcjelljes së haditheve të pashkëputur nuk hetohet. Megjithatë Ibn Tejmijje ka krijuar një përshtypje të tillë sikur ka kundërshtim mbi hadithin. Një njeri i cili i beson Ibn Tejmijjes dhe nuk i heton burimet e tij mund të shprehet në këtë mënyrë: “Vallë përse shiitët lidhen pas Hadithit të Gadirit? Fundja ai nuk ka asnjë zinxhir përcjellje e cila do të japë siguri”.
Një njeri i cili i beson Ibn Tejmijjes dhe e merrr fenë nga ai duhet të ketë parasysh këtë: Ibn Tejmijje mund të mashtrojë vetveten. Shprehem kështu sepse Ibn Tejmijje ndonëse pohon se gjenden dy mendime mbi hadithin sërish bën të ditur se Buhariu e ka quajtur të dobët hadithin.
Emri i të tërë atyre të cilëve u kalon në fragmentin në fjalë pranojnë se pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur.
Prezantuesi: Imzot, them se disa njerëz do të hyjnë në Xhehennem duke qenë se nuk latë një derë për arratisje.
I ftuari:Po është e vërtetë se ne e plotësuam argumentin! Ne e kemi përsëritur me dhjetra herë dhe rishtas disa njerëz na kundërshtojnë në këtë mënyrë: “Imzot! Vallë përse nuk i thërrsini njerëzit që të bëhen shiitë?”
Përgjigjja: “Sepse unë dua që një njeri të ndjekë një kredo, që të jetojë mbi një argument, që të vdesë mbi një argument shkatërrues”.
Prezantuesi: Imzot pas kësaj përcjelljeje të paktën arrijmë në këtu: Nëse do të dëgjojmë një fjalë nga Ibn Tejmijje atëherë ne duhet të ndalemi pakëz, duhet të mendohemi mirë dhe të themi vallë a është ashtu?
I ftuari: Jo vetëm në këtë çështje, në cilën çështje qoftë.
Prezantuesi: Ne duhet të hulumtojmë nëse ai lëvdon ose nënçmon një bashkëkohës ose Ehli Bejtin.
I ftuari: Ne duhet të hulumtojmë nëse është apo nuk është vërtetë nëse mund t’u merret fjala. Nëse nuk është e vërtetë hidhet. Sepse fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunnetit janë në kundërshtim me fjalët e tij. Në një anë kur dijetarët e Ehli Sunnetit pohojnë se pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur, ky thotë se është e qortuar, në një anë anë kur të tjerët pohojnë se pjesa e dytë është vërtetë, ky thotë se është e shpikur nga ana e banorëve të Kufes. Për hir të Allahut a mundet që një njeri t’ua dorëzojë fenë e tij dhe kredon e tij një njeriu i cili nuk e meriton që të jetë autoritet në këto lloj çështjesh të kredos?
Prezantuesi: Ibn Tejmijje thotë se Buhariu e ka qortuar zinxhirin e përcjelljes së hadithit.
I ftuari: Ai citon se pjesa e parë e hadithit ose më saktësisht: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” ka pësuar qortim.
Prezantuesi: Shumë mirë por çfarë thotë Buhariu mbi zinxhirin e përcjelljes së hadithit?
I ftuari: Një përshtypje tjetër të cilën do të krijojë Ibn Tejmijje është dhe kjo. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metoda e Sunnetit) ky i fundit kumton si më poshtë: “Hadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” nuk kalon në përmbledhjet e haditheve të vërteta. Mirëpo disa dijetarë e kanë përcjellur këtë pjesë. Dijetarët kanë patur mosmarrëveshje mbi këtë çështje. Sipas asaj që është pëcjellur nga Imam Buhariu, Ibrahim Harbiu dhe një palë dijetarësh e kanë qortuar këtë pjesë të hadithit”. (22)
Ne nuk kemi mundësinë që të dimë se cilët janë këta dijetarë, sepse kjo është metoda e ndjekur nga ai, ky i fundit e mban rrethin e gjërë dhe përmend vetëm emrin e Buhariut.Atëherë le ta shohim dhe nga vepra e tij nëse Imam Buhariu e ka qortuar apo nuk e ka qortuar hadithin e sipërcituar.Miqtë e mi të nderuar nëse është vendi i duhur shprehim se këto luajtje, përshtypje në të vërtetë janë mashtrime të Shejh Ibn Tejmijjes në drejtim të atij njeriu i cili i beson atij.
Shumë mirë por çfarë ka bërë Shejh Buhariu? A e ka qortuar ai në të vërtetë Hadithin e Gadirit? Imam Buhariu ka një vepër me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe). Ai në dy ose tri vende të kësaj vepre thotë se preken disa emra në zinxhirët e përcjelljes së Hadithit të Gadirit dhe se këta janë ose të diskutueshëm ose të panjohur.
Le të shënjojmë këta tre zinxhirë përcjelljeje nga dhjetra zinxhirë të cilët i kemi shënjuar.
Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe) Imam Buhariu pohon si vijon: “Ismail Ibn Neshid Amiri... Salimi rrëfen se e ka dëgjuar të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) të urdhërojë kështu në Gadir Humi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Ebu Abdullahu citon se në zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi gjendet një diskutim”. (23)
Tani natyrshëm lind pyetja: “Imam Buhariu ka rrëzuar Hadithin e Gadirit apo vetëm këtë udhë ardhjeje të hadithit?”
Vendi i dytë: Sehm Ibn Husejn Esedi. Përcjellja është si më poshtë: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) u ngrit, përcolli shpalljen dhe tha kështu në ditën e Gadirit: “A nuk kam unë më tepër kujdestari mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre...? Sehmi është i panjohur”. (24)
E thënë ndryshe hadithi nuk ka pësuar qortim, por vetëm kjo udhë ka pësuar qortim.
Vendi i tretë: Uthman Ibn Asim Esedi. Uthman Ibn Asim Ebu Husejn Esedi… Ebu Ishaku…: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Njerëzit kanë kryer kërkime mbi të për këtë çështje”. (25)
Me fjalë të tjera ka qortuar këtë udhë ardhjeje të hadithit.
Pyetje: Le të themi se gjenden dhjetë bashkëkohës të cilët janë përcjellës të këtij hadithi. Më sipër thamë se ky hadith ka njëzetë udhë ardhjeje. Le të pranojmë se tri udhë të këtyre kanë pësuar qortim. Ku janë shtatëmbëdhjetë udhët e mbetura?! Le të themi se gjenden tridhjetë bashkëkohës të cilët janë përcjellës të këtij hadithi. Le të pranojmë se tri udhë të këtyre kanë pësuar qortim. Ku shkuan njëzetëeshtatë udhët e mbetura?! Le të themi se gjenden gjashtëdhjetë bashkëkohës të cilët janë përcjellës të këtij hadithi. Le të pranojmë se tri udhë të këtyre kanë pësuar qortim. Ku humbën shkuan pesëdhjetëeshtatë udhët e mbetura?! Për hir të Allahut a është kjo tani një metodë e diturisë?!
Për këtë arsye Imam Dhehebiu duke bërë me shenjë tek udha e ardhjes së këtij hadithi citon kështu: “Unë dëgjova nga Ebu Husejni... Them se është e prerë se ky hadith është i fiksuar. Megjithatë Ebu Husejn Uthmani është me probleme”. (26)
Shkurt është e prerë se ky hadith është i vërtetë. Mirëpo ky njeri është problematik. Pra është e vërtetë se Imam Buhariu ka qortuar tre njerëz. Por kjo nuk nënkupton se Hadithi i Gadirit është qortuar ose është i dobët.Nuk mund ta kuptoj tanimë sepse dhe nëse kjo çështje është dytësore atëherë cila na qenka çështja themelore?
Ndjekës të nderuar po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejh Ebu Abdurrahman Uadiiu, “Muktarahu fi Exhuibeti Badi Esileti’l-Mustalahi” (Përmbledhja e Përgjigjeve Pas Pyetjeve të Terminologjisë), fq. 163, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Etheri’th-Thena” (Vendi i Gjurmës së Falenderimit).
2- Ibn Tejmijje, “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 13, fq. 385, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
3- Hafidh Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Ni Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 14, fq. 846, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Kutubi” (Bota e Librave).
4- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura), fq. 104, 105. Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Të Diturisë), Bejrut, Liban.
5- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 3, fq. 171, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).
6- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Parathënien e Çlirimit të Qartë të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), vëll. 8, fq. 425, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, Shtëpia Botuese: “Daru’t-Tajbe” (Vendi i Mirësisë).
7- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
8- Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiiu, “Mihnetu’l-Mekijje Fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Sqarimin e Stimulimeve), fq. 5778, Shtëpia Botuese: “Minhaxh” (Mënyra), Botimi i Dytë.
9- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
10- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
11- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
12-Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
13- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
14- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
15- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 343, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
16- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 343, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
17- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 343, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
18- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 681, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Kutubi” (Bota e Librave).
19- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru Ealami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 8, fq. 335.
20- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura), fq. 124. Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave të Diturisë), Bejrut, Liban.
21- Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi Zeuaili’l-Mesanidi’s-Semanijje” (Kërkesat e Larta në Dëmtimin e Zinxhirëve Tetësh), vëll. 16, fq. 96, Vërtetimi nga Abdullah Ibn Dhafir Ibn Abdullah Shehri, Përmbledhja nga Doktor Sad Ibn Nasir Abdulaziz Shetri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit).
22- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
23- Hafidh Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), vëll. 1, fq. 352, Hadithi Nr: 1191, Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave të Diturisë).
24- Hafidh Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), vëll. 4, fq. 167, Hadithi Nr: 5352 ose Hadithi Nr: 2458 (domethënë numri i haditheve është shënjuar dy herë), Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencorë).
25- Hafidh Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), vëll. 6, fq. 79, Hadithi Nr: 8348, Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencorë).
26- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru Ealami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 5, fq. 414.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak