Revolucioni islamik iranian e vetmja alternativë e vërtetë islame

nga Kevin Barret | Publikuar në Shk. 10, 2019, 12:32 a.m.

Në librin e tij”Islami si Alternativë” të vitit 1992, diplomati gjerman Murad Hoffman ka cekur se Perëndimi jo vetëm që nuk ka jetuar në parajsën sekulare dhe kapitaliste, porse i është përgatitur shkatërrimi. Zgjidhja e vetme e qëndrueshme e krizës së ardhshme , sikurse e ka parë Hoffmani, ishte monoteizmi abrahamik autentik dhe i saktë, konkretisht islami. Hofmani ka pritur se gjer në mesin e shek. XXI-të  islami do të jetë religjion shumicë në Perëndim, jo për shkak të imigrimit por për atë se perëndimorët do të e pranojnë atë.

Islamofobi sionist Bernard Lewis poashtu ka kuptuar se islami ka ofruar modelin e pranueshëm alternativ civilizues. Lewisi ka konsideruar se kjo është e frikshme. Në esenë e tij nga viti 1990” rrënjët e zemërimit mysliman” Lewisi e ka shpikur termin”konflikti i civilizimeve” për të përshkruar jo kompatibiletin afatgjat të formave krishtere dhe islame të monoteizmit. Beteja e përjetshme kryqtare e Lewisot që Islami të përshkruhet si i rrezikshëm ishte në mes tjerash, reagimi i tepruar psikologjik në botëkuptimin e tij të kufizuar se islami mund të shpëtojë civilizimin krishterë. E për sionistët, kjo ishte perspektivë frikësuese. Duke reaguar kundër Hoffmanit, gjersa i përsërit argumentet e Lewisit, Samuel Huntingtoni në vitin 1993 ka publikuar esenë  e tij ”Konflikti i civilizimeve”. Sikurse edhe Lewisi, Huntingtoni ka ekzagjeruar dallimet në mes islamit dhe krishterizmit, duke parashikuar “konfliktin” permanent në mes islamit dhe Perëndimit, i cili është kyç  si ardhmëri  të luftës në mes civilizimeve.

E vërteta është, se natyrisht  dallimet në mes islamit dhe krishterimit janë të vogla në krahasim në mes monoteizmit universal(islami/krishterimi) dhe feve tjera duke përfshirë edhe humanizmin sekular materialist, judaizmin, budizmin, hinduizmin, konfuçianizmin, paganizmin etj. Në realitet, ekziston vetëm një religjion perëndimore tradicional universal, monoteizmi abrahamik,  ajo është e përbashkët për 2,5 miliard krishterë dhe 2 miliard mysliman, të cilët e përbëjnë shumicën nga 7,5 miliard njerëz në botë. Por, elitat perëndimore nën ndikimin e sionistëve kanë hedh të gjitha shpresat  të cilët kanë financuar bankierët ndërkombëtar nga profecia e Lewis-Huntington, se Prëndimi di të hyjë në luftë së shpejti me islamin. Me 11 shtator 2001 ata e kanë kryer”mashtrimin më të madh në histori në marrëdhëniet me publikun”(sipas fjalëve të Lynn Margulisit, fituesit të çmimit Natinal Medal of Science) de janë kujdesur që profecia e tyre të realizohet.

Në botën pas 11 shtatorit, propozimi i islamit si”alternativë e vetme perëndimit i cili gjithnjë e më shumë po përballet me krizat sociale dhe ideologjike”është edhe më shumë subversive se vitin 1992. Me të vërtetë, lufta globale kundër islamit(GWOI) është krijuar për të bllokuar rrugën paqësore dhe natyrore të Perëndimit drejt Islamit të cilën e ka propozuar Murad Hoffman, Sot nuk mundemi e të mos shohim se elitat perëndimore në nivelin më të lartë, të cilët dominojnë me botën nëpërmjet kamatës së armatosur, do të bëjnë çmos për të ruajtur fuqinë dhe sistemin i cili i mban. Sot qasja liberale, e Murad Hoffmanit duket e vjetërsuar. Bindja e tij se sunduesit sekret të Perëndimit do të mundësojnë individëve të zbulojnë islamin për vete ashtu sikurse ai ka vepruar, nëpërmjet hulumtimit të lirë e mbrojtur nga liberalizmi iluminist, tani duket naive(ndoshta kjo është arsye pse  librat e Hoffmanit janë në lirim në Islamic Bookstoreu.com.

Hoffman me sa duket nuk ka kuptuar  në tërësi se, në vitin 1992 funksionimi i vetëm i“alternativës islame” ishte Republika Islame e Iranit. Sot, me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit islamit, duhet të marrim kohë që të mendojmë për përvojën e myslimanëve iranian në përpjekjet e tyre të përhershme të realizojnë modelin civilizues islam.

Mësimi i parë i revolucionit islam në Iran është: mendoni panislamikisht, veproni lokalisht! Edhe pse imam Homenin ka shkaktuar revolucionin islamik, e jo revolucionin shiit apo revolucionin e pastër iranian, ai ishte sidoqoftë ”revolucioni në një shtet”(se si bolshevikët rus kanë filluar të quajnë projektin e tyre pas vitit 1925). Edhe imam Homeini edhe trashëgimtari i tij, imam Hamenei ishin të përkushtuar mbështetjes së lëvizjeve islamike si dhe lëvizjeve tjera të drejtësisë në shtetet e ndryshme të cilët përbëjnë vlerat të cilët janë kompatibile me Islamin, gjersa njëkohësisht ishin fokusuar në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në Iran. Këto institucione nga arsyet e dukshme, duhet të jenë kompatibile me orientimet lokale religjioze dhe ideologjike të popullatës. Prandaj, sikurse që Irani islamik ka natyrisht institucionet fetare në të cilin dominojnë oratorët e shkollës së mendimit persian shiit xhaferit , ata të cilët dëshirojnë të islamizojnë shoqërinë turke duhet të punojnë me Turqit, ndërsa ata të cilët punojnë në Marok do të jenë në mes  shkollës malakite e cila flet arabishte,  duke përfshirë edhe mjaft sufi, e kështu me radhë( dhe natyrisht, çdo kush do të duhej të komunikojë me ata të cilët pa arsye absorbojnë humanizmin progresiv sekular materialist i cili është de fakto religjioni hegjemonist të cilin Perëndimi e ka imponuar  në pjesën më të madhe të botës).Edhe pse observimet e lartcekura  mund të duken të dukshme, realiteti i hidhur është se shumë aktivistët islamik janë të penguar me ide sektare se vetëm qasja e tyre është i vetmi i pranuar.

Këta njerëz duhet të mbajnë mend porosinë kur’anore:”Sepse çdo bashkësi ndjek drejtimin e tij, prej të cilëve ai është pika kryesore. Kështu që bëni gara në veprat e mira. E kudo që të jeni, Allahut do të ktheheni, Allahu mund të bëjë gjithçka.”(2:148, komentimi i Muhamed Asadit). Revolucioni islamik pjesërisht ka qenë i suksesshëm pasi që Irani kultivon dije islame të kualitetit të lartë, e shumë iranian janë të aftë dhe të vullnetshëm të implementojnë shkencën e tyre në problemet reale shoqërore dhe politike. Ka pas sukses  pasi që bërthama e “ulemasë”iraniane në krye me imam Homeinin, ka refuzuar të kryejë atë që kanë bërë shumë dijetar islamik, a kjo është të shesin shërbimet dhe shpirtrat e  tyre pushtetarëve të korruptuar. Në vend të kësaj, imam Homeini dhe aleatët e tij kanë folur të vërtetën, që ka shkaktuar revolucionin i cili ka institucionalizuar rolin e dijetarëve fetare në rendin politik demokratik-republikan, nën doktrinën e welajatit-fakih(pushtetit të së drejtës).

A duhet myslimanët të punojnë në imponimin e modelit iranian welajati—fakih në shtetet tjera myslimane. Me siguri se jo. Kushtet në shumicën e shteteve islamike nuk do të lejojnë duplifikimin e përvojës iraniane. Por, bashkësitë tjera myslimane, munden me siguri” të garojnë në mirësi” me Iranin duke zhvilluar dhe fuqizuar dijetarët suprem islam të cilët flasin të vërtetën. Ata mund të përbuzin pseudo-dijetar të cilët”lëpijnë çizmet” e tiranit .Dhe mund të angazhohen politikisht, kudo që jetojnë, duke u fokusuar në çështjet më të rëndësishme nga aspekti i vlerave autentike islame. Në mesin e këtyre çështjeve janë: lufta kundër sistemit revizor të bankierëve ndërkombëtare, lufta për të vërtetën kundër gënjeshtrave publike  dhe fshehjeve, lufta për çlirimin e Palestinës, luftërat tjera në dobi të njerëzve të shtypur, dhe në luftën më të madhe për rivendosjen e Zotit, e jo të njeriut( apo zëvendësimit të tij, kiborgut post-njerëzor), si fokusi ynë.

Të gjitha çështjet e cekura kërkojnë veprime revolucionare, e jo të ngadalësuar. Krijimi fiskal i valutave nga ana e bankierëve privat duhet tërësisht të shfuqizohen, e jo të reformohen. Të vërtetat e shumëllojshme” të historisë së fshehur” duhet plotësisht të zbulohen, duke shkatërruar besimin e opinionit në sundimtarët e rrejshëm. Palestina duhet tërësisht të çlirohet nga sionizmi, Kapitalizmi neoliberal duhet të përmbyset dhe të zëvendësohet me sistemin i cili kujdeset për të varfrit dhe të shtypurit. Mbështetja idhujtare  e njeriut apo post-njeriut duhet të lëshojnë  vendin Zotit. Shkurt, 40 vjetori pas çlirimit iranian nga Shahu, edhe më tutje janë të nevojshme revolucionet islamike. Në ndërkohë Republika Islame e Iranit mbetet si burim i inspirimit të myslimanëve kudo, gjersa mësimet nga revolucioni i vitit 1979 janë  të rëndësishme  se kurrë më parë.    



Burimi : Crescent International

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...