Imam Ali Khamenei: Imam Khomeini (ra) është simbol i riorganizimit të jetës historike të kombit iranian
Një pjesë e fjalimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejid Ali Khameneit, të bërë me 21 mars 1999, u publikua në prag të përvjetorit të vdekjes së të ndjerit Imam Khomeinit.
Duke e cilësuar të ndjerin Imam Khomeinin si simbol i riorganizimit të jetës historike të kombit iranian, udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha: “Shihet se kombi iranian për shekuj, dhe sidomos në shekullin e fundit, ka mbetur në autoritetin e udhëheqësve që morrën sundimin nga tirania dhe diktatura, dhe për të mbajtur legjitimitetin dhe fuqinë e tyre, ata nuk kanë hequr dorë nga derdhja e gjakut.”
Gjatë fjalimit të tij, udhëheqësi i Revolucionit Islamik rikujtoi se ndërsa udhëheqësit e këtij vendi e udhëheqnin vendin me diktaturë, disa nga ata prej kombit iranian dolën me guxim në skenë, por disa prej tyre nuk e kishin këtë guxim, dhe pastaj u larguan nga kjo botë dhe se populli iranian nuk kishte ndonjë rol në ardhjen e tyre në këto pozita, ata vetëm ishin emëruar dhe populli iranian kishte pranuar këtë emërim.
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei deklaroi se kombi iranian me shekuj të tërë ka jetuar pa asnjë rol në marrjen e vendimeve për të ardhmen e popullit, dhe tha se “shembulli i fundit i kësaj është qeverisja nga ky regjim që erdhi në skenë me grusht shtet dhe ky regjim i egër e udhëhoqi popullin iranian me persekutim dhe me të gjitha llojet e tiranisë për më shumë se 50 vjet”.
Burimi : Suriye Gerçekleri