Lufta e ftohtë në mes Turqisë dhe Arabisë
Procesi i demokratizimit të botës arabe i quajtur, Pranvera arabe, edhe pse mund të vlerësohet relativisht jo i suksesshëm për shkak të grushtshtetit reaksionar ushtarak në Egjipt, prolongimit të gjakderdhjes në Siri dhe katastrofës humanitare katastrofale të saj si dhe intensifikimi i konflikteve sektare të brendshme në Irak, Siri, Liban dhe në disa shtete të gjirit Persik, në asnjë mënyrë nuk mund të nënvlerësohet ky proces, si forcë lëvizëse të ndryshimeve të rëndësishme në Lindjen e Afërt. Pranvera arabe ka iniciuar proceset, të cilët për momentin janë ndërprerë, por në shtigje të gjata nuk do të mund të ndalen. Këto procese në një masë të duhur me sukses kanë transformuar Lindjen e Afërme ekzistuese. Jo vetëm që e kanë dërmuar status quon i cili gjatë shekullit të kaluar ka mbizotëruar në këtë rajon, por se në lojë ka fut lojtarët e rinj të cilët luftojnë për epërsinë gjeopolitike, prestigj dhe kontrollin e resurseve por edhe të diskursit islam. Këto janë para se gjithash tri forca të mëdha myslimane, Turqia, Arabia Saudite dhe Irani. Në Lindjen e Afërt në skenë është aktualisht prezent dukuria të cilin disa analistë e quajnë luftë e ftohtë i cili manifestohet në dy mënyra. I pari është konflikti sunito-shiit në Irak, Siri, Liban dhe në disa shtete të gjirit Persik(Bahrein). Krahas kësaj është edhe konflikti i cili është duke u zhvilluar brenda islamit sunit, e protagonistët kryesor të saj janë Turqia dhe Arabia Saudite. Këto dy shtete po luftojnë për kontrollin e interpretimit dhe diskursit islam, me fjalë tjera përpiqen t’i bëjnë për favorin e tyre myslimanët sunit në botën arabe në veçanti dhe botën islame në përgjithësi .
Në këtë rast, Turqia po shfaqet si sfidë serioze interpretimit saudit të islamit, e me këtë edhe ndikimit saudit në botën islame. Turqia në këtë çështje është lojtari i ri, apo edhe i vjetër në Lindjen e Afërme, duke qenë se roli i saj aktiv ka nis para një dekade, me ardhjen në pushtet të partisë proislame të AKP-së dhe pas pasimit të doktrinës strategjike të thellë të Davutogllusë. Kritikët e politikës së jashtme turke e kanë quajt politikën e jashtme turke, e mbuluar me petkun neo-osman, ideologjia e cila nënkupton vendosjen e kulturës turke, hegjemonisë politike dhe ekonomike në territoret gjeografike të cilët dikur kanë qenë pjesë përbërëse të Perandorisë Osmane. Gjersa disa shtete arabe, Tunizia, Egjipti( gjatë qeverisjes së presidentit të rrëzuar Mursi), Katari, Jemeni, si dhe lëvizjet islame sikur Vëllezërit Mysliman në Siri, në shtetet e gjirit si dhe Hamasi në Gazë, me të dy duar e kanë pranuar angazhimin aktiv të Turqisë në skenën politike të Lindjes së Afërt, ndaj të cilëve ashpër ka kundërshtuar Arabia Saudite, pasi që me Turqinë nuk ndanë vlerat e njëjta demokratike, e sidomos të modelit të konceptit qeverisës shtetëror.
Rivaliteti rajonal i Turqisë dhe Arabisë Saudite është intensifikuar pas Pranverës arabe. Ai askund nuk është ndier sikurse në Egjipt. Për momentin , të paktën përkohësisht politika saudite ka aritur të sjell disfatë ndikimit turk të modelit të qeverisjes në Egjipt, si qendër kryesore kulturore, politike, intelektuale të botës arabe, si dhe faktor i rëndësishëm në skenën politike të Lindjes së Afërt gjatë shekullit të kaluar, i cili për momentin është i paralizuar gjer në atë shkallë sa që pjesëmarrësi i gjertanishëm aktiv është shndërruar në objekt pasiv në fushëbetejën e konkurrencës së dy politikave rivale të cilët sot luftojnë për zemrat dhe shpirtrat e botës islame. Turqia ndikimin e saj në botën arabe kryesisht i ka bazuar në marrëdhëniet e afërta të AKP-së me lëvizjen islamike të Vëllezërve Mysliman e cili përfaqëson fuqinë më të organizuar politike islamike në botën arabe, e cila është e ndaluar për momentin në Egjipt, Arabinë Saudite, por edhe në shtetet tjera të Gjirit Persik. Politika turke ka dëshiruar që në botën arabe, falë popullaritetit politik dhe me valët e demokratizimit të cilin e ka shkaktuar Pranvera arabe në Tunizi, Egjipt, Siri, e më pas edhe në vende tjera të botës arabe, do të vjen te vendosja pa dhimbje të qeverive të matura demokratike pro islame sipas modelit të administrimit të AKP-së në Turqi, apo sipas logjikës së demokristianëve në Evropë. Sipas këtij skenari shtetet e përmendura arabe do të ishin kthyer kah Turqia si pike referente e inspirimit politik, ekonomik, kulturor si udhëheqëse e zhvillimit të tyre të ardhshme.
Duket se edhe Uashingtoni në fillim e ka mbështet këtë zhvillim të tillë në Lindjen e Afërt, shpesh duke cek Turqinë si shembull të demokracisë moderne islame të matur, e në të njëjtën kohë besnike dhe aleate e Perëndimit pasi që edhe vet si e tillë është edhe anëtare e NATO-së. Politika turke ka filluar nga premisa se islami dhe demokracia janë kompatabil, me të cilin këtë interpretim është përpjek të zgjeron dhe të konsolidon në aleancë me lëvizjet konservative islame me të cilët ndanin këndvështrimet e përafërta. Këtij interpretimit islam të Turqisë i është kundërshtuar ashpër Arabia Saudite, gjersa Irani ka arrit të vendos kontroll të plotë sferën politike shiite, përkundër në sferën sunite është e qartë që nuk ka konsensus dhe mbi sundojnë ndryshimet të papajtueshme në interpretimin e rolit politik të islamit, ashtu që asnjëra nga interpretimet e tilla nuk po arrin të dominojë. Për dallim nga Turqia, e cila i konsideron aleatët natyror, Arabia Saudite, Vëllezërit Mysliman i ka shpall si organizatë terroriste dhe se kohë më parë ka aprovuar edhe ligjin antiterror, roli i të cilit është përpjekja e kontrollit të plotë mbi popullatën e saj sunite për të parandaluar depërtimin e interpretimeve të papranueshme islame të cilët do të mund të vinin jashtë Riadit. Poashtu bën presion edhe në qeveritë e aleatëve të saj në gjirin Persik që edhe ata të vejnë masat e përafërta dhe të eliminojnë ndikimin e Vëllezërve Mysliman. Sipas deklaratës së një zyrtari saudit, për qeverinë në Riad kjo çështje është kyçe për mbijetesën e saj, ndërsa për tjerë, duke përfshirë edhe Turqinë, është çështje e demokracisë luksoze, të drejtave njerëzore, etj. Për Arabinë Saudite fitorja e projektit të demokracisë islame të cilin e personifikojnë Vëllezërit Mysliman, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër islami revolucionar xhihadist, është sfidë për të dy diskurset të konfrontuara, dhe do të ishte përplasje totale dhe humbja e reputacionit të Arabisë në sytë e myslimanëve dhe degradimi total i këtij shteti si mbrojtës i dy haremeve( vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës). Për këtë arsye, qeveria në Riad ka vendos të qëndrojë në këtë luftë simbolike idesh nga e cila do të dal si fituese, diskursi islam i të cilit të jetë udhëheqës në botën islame.
Në këtë luftë të ftohtë idesh i cili është duke u zhvilluar brenda botës sunite, Arabia Saudite dhe aleatët e saj shpresojnë se me ndihmën e shumës së petrodollarëve do të mund të vendosin stabilitetin relativ të botës arabe, të cilëve i premtojnë zhvillim dhe prosperitet ekonomik. Për dallim nga ajo, aduti kryesor i rivalit të saj, Turqisë dhe Vëllazëritë Mysliman është ideja e lirisë dhe demokracisë, në kombinim me projektet zhvilluese. Për këtë shkak Turqia llogaritet si sponsore udhëheqëse e lëvizjeve politike sunite islame në rajonin e Lindjes së Afërt. Për Riadin, ky pozicionim i Turqisë paraqet kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit i cili bazohet në ruajtjen e status quosë. Për shkak të rolit historik të saj si lidere islamike gjatë historisë dhe trashëgimisë së saj osmane, e posaçërisht për shkak të promovimit të idesë së kompatabiletit islam dhe qeverisë demokratike, në Turqi sot nga Riadi shikohet me dyshim si rival më serioz për pozitën e lidershipit të islamit sunit në botën islame. Ajo që ka qenë dikur konflikti në mes vehabizmit dhe sufizmit në gadishullin arab, gjatë periudhës në rrënje të Perandorisë Osmane, sot mund të thuhet se është konflikt politik i reinkarnuar në mes interpretimit saudit islam dhe idesë së demokracisë arabe, e iniciuar me Pranverën arabe të cilin e promovon Turqia. Ky konflikt reflektohet në shumicën e shteteve të botës arabe dhe islame, po nuk është i padukshëm edhe në periferi të saj, duke përfshirë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Fakti paradoksal është se lëvizjet islame sikur Vëllezërit Mysliman të cilët dikur ishin të mirëseardhur në Arabinë Saudite, të cilën kjo mbretëri i ka shfrytëzuar në mënyrë oportune si mjet për përcjelljen e aspekteve të rëndësishme të politikës së tyre të jashtme, posaçërisht në luftë kundër nacionalizmit të dikurshëm arab dhe naserizmit në Egjipt, sot ata janë shndërruar në armiqtë më të mëdhenj sipas perceptimit saudit.
Rivaliteti i ashpër në me Arabisë Saudite dhe Turqisë, në lidhje me interpretimin islam dhe rregullimit politik të shoqërisë të vizionit afatgjatë të Lindjes së Afërt, është dëshmi se legjitimiteti politik i fituar në zgjedhjet e lira demokratike të vullnetit të shprehur të popullit nuk garantojnë kontrollin e diskursit islam, por varet nga faktorët tjerë, me ç’rast është edhe raporti pasiv i Perëndimit demokratik ndaj puçit ushtarak në Egjipt. Në luftën e ftohtë për përvetësimin e myslimanëve për momentin Arabia Saudite është duke fituar betejën. Por, në rast se merren faktet se kjo garë është një maratonë i madh, atëherë zgjidhja përfundimtare mund të jetë ndryshe.
Shenim:
Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.