Kolë Krasniqi shpall terrorist të gjithë muslimanët shqiptarë: kërkon fundin e demokracisë dhe lirisë së mendimit
1.
Libri i shtetasit austriak-kosovar Kolë Krasniqi me titull “Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit” i cili u promovua më 22 shkurt, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë më bëri kurioz që ta lexoj. Ky libër i cili ka një parathënie nga ish-enveristi Pajtim Ribaj dhe polici amerikan James Albrecht mblodhi në Tiranë një sërë gjysëm-akademikësh shqiptarë të cilët edhe pse morrën pjesë në promovimin e librit, shumica që i kam pyetur, nuk e kanë lexuar ende librin e Kolës. Megjithatë duke ditur histerine dhe injorancën e madhe që ekziston në lidhje me Islamin dhe muslimanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, unë vendosa ta lexoj librin e Kolës pasi titulli i tij ogurzi mbi “ekstremizmin islamist në Kosovë” e për më tepër kur shkruhej nga një “Kolë”, “katolik” dhe “austriak”, të bënte kurioz që ta lexoje. Dhe libri nuk më zgjënjeu. Kola i cili ka marrë pjesë në një sërë komitetesh spiunazhi të Kosovës, librin e kishte shkruar si një raport policor, ku “kriminelët” ishin 96% muslimanët e Kosovës dhe 65% muslimanët e Shqipërisë. Në promovimin e librit të Kolës ishin ftuar policë, zabitë, spiunë dhe turlifarë personazhesh interesante nga Shqipëria dhe Kosova. Libri i Kolës kishte marrë bekimin e policit James F. Albrecht i cili edukon policët fanatik amerikan që punojnë në departamentin e frikshëm të Homeland Security, një organizatë e tmerrshme amerikane, themeluar nga Xhorxh Bushi II për të spinuar dhe diskriminuar muslimanët dhe majtistët e Amerikës.
2.
Libri i Kolës mbi ekstremizmin islamist në Kosovë nis me përralla biblike. Si një katolik i devotshëm që është, Kola përmend përrallat e Shën Palit në Bibël dhe interpretimet e klerikëve katolik kosovar të cilat pretendojnë që Krishtërimi në territoret ilire (dmth Kosovë) ka ardhur nga Shën Pali dhe apostujt e Krishtit. Peisazhi biblik i Kosovës dhe Ilirisë kristjane, sipas versionit të Kolës prishet në vitin 1389 kur turqit osmanë pushtojnë Kosovën. Edhe pse turqit Kosovën ia morrën serbëve, Kola nuk e përmend këtë fakt, por thotë sesi që nga ky moment osmanët imponuan Islamin, sa me xhizje, dhunë e luftë. Kola i krishtërimit paulian na tregon që osmanët i detyruan shqiptarët e Kosovës që Islamin ta pranojnë me dhunë dhe reprezalje (fq. 20-21). Por edhe pse osmanët i detyruan me dhunë të bëhen muslimanë, Kola tregon që shqiptarët nuk harruan gjakun dhe origjinën e tyre. Dhe përkundër serbëve, maqedonëve apo kroatëve që pas konvertimit bëheshin komb mysliman, shqiptarët mbetën shqiptarë (fq. 22).
Pasi bën hyrjen historike ku Krishtërimi tregohet si fe hyjnore, Shën-Palnish dhe apostujsh që fluturojnë me Shpirtin e Shenjtë, dhe Islamin si fe që solli turku me dru – Kola del në kohët e sotme. Ai jep definicionet e radikalizmit dhe ekstremizmit islamik që ekziston në Kosovë. Sipas Kolës radikal islamik është ai person që nuk pranon si hero të tij, herojtë e rikonkuistët katolike te shqiptarët: terroristin Skënderbe dhe misionaren Nënë Tereza. Sipas logjikës së Kolës i bie që të gjithë hebrejtë e botës të jenë radikalë, meqë edhe ata nuk pranojnë Jezu Krishtin dhe Tomas de Turkuemadën si heronj të tyre. Kola vazhdon më tej me definicionet e tij, ku sipas tij ekstremistë islamikë janë të gjithë muslimanë që besojnë se Islami është ideali më i lartë në këtë botë, besojnë në ymet apo kombin universal musliman etj. Sipas këtij definicioni të Kolës, Papa i Romës dhe të gjithë katolikët e botës që besojnë në universalizmin e katoliçizmit dhe në ymetin katolik nën Pontifex Maximusin i bie që të jenë ekstremistë, apo jo Kolë?
Pas kësaj Kola zhvillon definicionin e terrorizmit. Sipas Kolës terroristë janë vetëm muslimanët e dhunshëm të cilët përdorin fenë si justifikim për dhunën e tyre. Për Kolën, terroristët katolik kroatë – ustashët, apo terroristët katolik irlandezë, apo Partia Komuniste e Kurdistanit (PKK) – nuk janë terroristë pasi këta nuk mbështeten në fe, por në nacionalizëm (fq. 27-28). Me pak fjalë për Kolën SHIK-u i Kosovës që ka vrarë e prerë njerëz në Kosovë dhe për të cilët ndërkombëtarët po bëjnë gjykatën speciale nuk janë terroristë, por patriotë meqë ata nuk besojnë në Kuran. Sipas logjikës së Kolës edhe bandat e Ratko Mlladiçit dhe Radovan Karaxhiçit në Bosnje, nuk janë banda terroriste, meqë Raktoja dhe Radovani besonin në Jezu Krishtin dhe jo në Kuran dhe Muhamed. Apo jo or Kolë?
Pasi jep definicionet e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit Kola kërkon të gjej rrënjët e ekstremizmit islamist në trojet shqiptare. Duke cituar serbin Risto Siliq, Kola terroristët shqiptarë i gjen te trupat osmane shqiptare që shtypën revoltën terroriste katolike-malazeze në Shkodër në 1911. Dhe sikur mund të imagjinohet Kola shpall si ekstremistë dhe terroristë të gjithë muslimanët e Shqipërisë së Mesme të cilët me në krye mufti Musa Qazimin dhe sheh Haxhi Qamilin mundën qeverinë kuislinge kristjane të Princ Vidit në vitin 1914 dhe kërkuan liri për popullin shqiptar nga kolonializmi katolik-austriak (fq. 31-36). Por ndërsa për Kolën muslimanët e Tiranës, Shijakut, Krujës, Kavajës, Peqinit, Librazhdit, Pogradecit, Fierit etj që u ngritën në revoltë kundër imperializmit katolik-austriak në Shqipëri në vitin 1914 janë terroristë, katolikët e Republikës së Mirditës me Gjon Markagjonin dhe orthodhoksët andartë të Republikës së Vorio Epirit, nuk përmenden aspak si terroristë. Për Kolën, terroristë janë vetem muslimanët, apo jo or Kolë?
Por Kola nuk ndalon me kaq. Pasi sulmon muslimanët e Shqipërisë së Mesme si terroristë, Kola e drejton sulmin e tij edhe kundër Kosovës në kohën e Jugosllavisë. Ai etiketon si lëvizje radikaliste islamiste partinë e parë politike shqiptare në Kosovën e pushtuar – Xhemijetin – Islam Muhafaza-yl Hukuk Cemijeti e cila luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi. Kola sulmon edhe historinë e Bashkësisë Islame në Jugosllavi të cilën e tregon si bashkëpunëtore me Serbinë dhe promovuese të synizmit (fq. 41-42). Sipas Kolës muslimanët shqiptarë në Jugosllavi tregohen si bashkëpunëtorë të Serbisë ndërsa katolikët me në krye Anton Çetën, Dom Lush Gjergjin tregohen si trima dhe patriotë e që janë masakruar nga Millosheviçi (fq. 45 – 47).
Pas kësaj Kola del në kohët e shkatërrimit të Jugosllavisë ku edhe këtu ai kërkon faktorët e paraqitjes së ekstremizmit islamist në Kosovë. Dhe faktorin Kola e lidh me kontaktet e shqiptarëve me botën e Islamit. Kështu ai fillimisht akuzon Shqipërinë si fajtore pse ajo u anëtarësua në Organizatën e Konferencës Islamike duke akuzuar Sali Berishën për këtë punë (enveristi Pajtim Ribaj mesa duket nuk i ka treguar që ishin shokët e tij dhe Ramiz Alia ata që u afruan të parët me Konferencën Islamike!), dhe më pas akuzon Alija Izetbegoviçin dhe popullin e Bosnjes për lejimin që ata i bënë muxhahedinëve që të vinin në Bosnjë dhe ndihmonin boshnjakët kundër terrorizmit kroat dhe serb (fq. 48-49). Sikur të ishte në dorë të Kolës dhe Dom Anton Kqirës, Sllobodani, Ratko Mlladiçi dhe çetnikët serbë, dhe Tuxhmani me ustashët e tij katolikë do të duhej ti kishin zhdukur muslimanët e Kosovës dhe Bosnjes pa rezistence, apo jo or Kolë?
Pasi fajëson Shqipërinë për hyrjen në Konferencën Islamike, Kola bën një autopsi të organizatave arabe islamike që erdhën në Shqipëri në vitet 90. Ndërsa Kola tregon me të drejtë që ardhja e organizatave vehabiste-saudite sikur Al Haramain, Muvafaq-u, Hajetul Ligatha etj ndikuan në mbjelljen e ekstremizmit vehabist në Shqipëri, ai bën gabime trashanike. E para ai akuzon pa të drejtë Bankën Arabo Islamike si bankë që ka financuar ndërtime xhamishë dhe shkollimin e rinisë shqiptare. E dyta Kola ose nga frika ose nga budallallëku nuk tregon që organizatat saudite në Shqipëri u sollën nga vetë padronët e tij, amerikanët. Kola e përsërit të njëjtin gabim edhe në rastin e Kosovës ku edhe këtu, organizatat vehabito-saudite u sollën po vetë nga amerikanët për të rindërtuar Kosovën e pas luftës. Por çfarë Kola bën, është që ai tinëzisht dhe në mënyrë djallëzore lidh muslimanët e Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, muftiun Naim Tërnava dhe hoxhallarët e saj me organizatat terroriste ndërkombëtare të cilat sipas Kolës kishin lidhje me organizatat vehabiste që vetë amerikanët sollën në Kosovë. Rrëfimi i Kolës është aq idiot dhe acarues sa që ai bën arsyetime që edhe një fëmi nuk i bën. Ai thotë psh. që organizata sikur “Kalliri i Mirësisë”, apo “Gjurma” apo “Ndjeshmëria” kanë patur bashkëpunime të ndryshme me 11 terroristët e Al-Qaidës (Kola nuk di që al-Kaida shkruhet pa Q!). Apo hedh pretendime sikur këto organizata i jepnin nga 100 Euro çdo besimtari që falte Bajramin në 2012 (fq. 65-66).
Mania e Kolës që të lidhë çdo organizatë muslimane në Kosovë me luftën dhe xhihadin shihet edhe kur Kola flet për veprimtarinë e organizatave shiite në Kosovë. Edhe këtu ai aludon që organizata sikur organizata Nisa e Igballe Berishës është themeluar me “fondin e luftës” me qëllim të përkrahjes së organizatave revolucionare shiite në Evropë. Konspiracitë me luftë dhe xhihad e çojnë Kolën të aludojë se edhe organizata Kurani është themeluar që të rrisë ndikimin iranian në rajon dhe Hasan Azari Bejandin e lidh me një pako që ai paska marrë në vitin 2014 me postë ku tregohen foto dëshmorësh të fesë. Kola nuk harron të sulmojë edhe vajzën e Igballes, të cilën e quan luftënxitëse pasi ajo ka deklaruar në një televizion iranian se “do të luftojë Izraelin dhe Amerikën) (fq. 67-70).
Por për Kolën të këqij nuk janë vetëm arabët dhe iranianët, vehabijtë dhe shiitët por edhe turqit hanefi. Në pjesën “Veprimtaria e organizatave turko-islamiste në Kosovë” Kola akuzon organizatat turke si nxitëse të radikalizmit islamist dhe zgjimit të ndjenjave pro-osmane. Hyxhymi i Kolës nis me sulmin kundër Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe hoxhës Hysamedin Abazi. Këtë hoxhë Kola e tregon të lidhur me Vëllazërinë Myslimane dhe qeverinë turke. Kola thotë që ky hoxhë ka marrë ndihma nga Turqia por edhe nga organizata saudite që kanë përkrahur terrorizmin. Një mëkat tjetër i këtij hoxhë është se ky bashkëpunon me TIKA-n dhe TIKA kërkon të ngjallë ndjenjat vëllazërore mes popullit turk dhe kosovar. Por episodi më fantastik i Kolës vjen në pjesën kur tregon sesi hoxhë Hysamedini i rekruton anëtarët e kësaj organizate. Kola thotë që ata bëjnë një takim sekret me hoxhën i cili quhet “takimi i ngritjes” i cili nis në një dhomë të errët dhe zgjat deri në sabah. AKEA akuzohet për qëllime konspirative të cilat synojnë marrjen e pushtetit në Kosovë. E bash për këtë arsye Kola tregon që qeveria e Kosovës e ka ndaluar AKEA-n në 17.09.2014 për veprimtari antikushtetuese, ideologji ekstremiste, urrejtje ndërfetare dhe rekrutim i kosovarëve për në Siri dhe Irak. Pretendimet e Kolës për gjithë këto zallamahi duket sikur mbështeten në referenca. Por nëse i sheh referencat e Kolës sikur është një shkrim nga Daily Sabah që i citon, lexuesi lexon të kundërtën e asaj që thotë Kola. Por Kola referencat i vë kot dhe për sport. Pse të vërtetën e di veç Kolë katoliku (fq. 75).
Si një katolik dhe austriak i mirë që është, Kola vazhdon me sulmet e tij kundër Turqisë përgjatë gjithë librit. Ai implikon qeverinë turke, organizatën IHH, ish-ministrin e jashtëm të Turqisë, Ahmed Davutoglu si inspirues dhe dërgues të kosovarëve në xhihad në Siri. Ndërsa disa detaje të Kolës qëndrojnë, ai nuk përmend në asnjë vend edhe faktet amerikane dhe kosovare të xhihadizimit të kosovarëve. Ai nuk tregon psh. sesi regjimi i Hashim Thaçit dhe Enver Hoxhajt pritën në Prishtinë krerët e xhihadit sirian, u premtuan atyre stërvitje dhe armatime dhe u deklaruan për luftë kundër Sirisë. Kola nuk përmend edhe faktet që xhihadin në Siri, Ushtrinë e Lirë Siriane, Frontin al-Nusra dhe vetë ISIS-in e krijuan amerikanët dhe spiunazhet perëndimore dhe që dërgimi i kosovarëve dhe shqiptarëve në Siri u bë nën hundën dhe me aprovimin e vetë CIA-s amerikane.
Pasi sulmon qeverinë turke mirë e mirë, Kola sulmon edhe organizatat sufiste turke të cilat operojnë në Kosovë dhe u mësojnë Islamin kosovarëve. Kështu ai sulmon shoqatën “Sylejmanie” të cilën e quan organizatë radikale për faktin e vetëm se ajo i mëson Kuran fëmijëve të Kosovës. Kola ndërton një rrjet konspirativ radikalizues turk i cili implikon Dijanetin Turk dhe organizatën Yunus Emre në këtë proçes (fq. 77-79). Si për çudi Kola nuk përmend në asnjë vend të librit të tij aktivitetin e xhematit të Fetullah Gylenit në Kosovë, pasi siç dihet ky xhemat tashmë është i përkëdheluri i Amerikës dhe Perëndimit.
Pasi mbaron punë me turqit, arabët dhe iranianët, inati i Kolës vërvitet kundër shoqërisë civile muslimane kosovare të cilën Kola e quan po ashtu, radikale islamiste. Ai sulmon sërisht Bashkësinë Islame të Kosovës si inspiruese të një lëvizje politike islamike. Sulmi i Kolës kundër shoqërisë civile islame në Kosovë fillimisht i vërsulet Forumit Musliman të Kosovës themeluar në vitin 2006. Kërkesat demokratike të Forumit Musliman për futjen e mësim-besimit në shkolla, ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, dhënien fund diskriminimit islamofobik të qeverisë kosovare ndaj vajzave me shami, etj, për Kolën shihen si radikaliste. Por për Kolën radikalë edhe më të mëdhenj janë veprimtarët e Forumit të të Rinjve Musliman të cilët në vitet 2000 dalin në mbrojtje të hoxhallarëve Shefqet Krasniqi dhe Irfan Salihu, kanë kërkuar ruajtjen e hapësirave publike në vend nga idhujt e katoliçizmit etj. Kola i cili vende vende e ngatërron Forumin e të Rinjve Muslimanë të Kosovës me një Forum të të Rinjve Musliman që ekziston në Zvicër, tërbohet nga fakti që FRM ka kundërshtuar fushatën katoliçizuese të qeverisë kosovare. Për Kolën vërejtjet që ky Forum i bënte Departamentit të Shtetit në Amerikë që të distanconte ambasadën amerikane në Prishtinë nga ekstremistët e krishterë që punonin aty janë po ashtu radikale. Kola përmend në librin e tij edhe përlasjen që islamofobja Alma Lama pati me FRM duke përsëritur gënjeshtrat e Alma Lamës dhe duke mos përmendur kërcënimet me përdhunime që Fisnik Lama, vëllai i Alma Lamës i ka bërë veprimtarëve të këtij Forumi dhe mosdënimin e tij nga autoritetet kosovare (fq. 81-86).
Pas FRM, Kola i vërsulet edhe Partisë Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) të cilën e tregon si “partia e parë fundamentaliste islamiste në Ballkan”. Duke cituar shkrimin e një serbi në Austri, Kola e quan LISBA-n “ombrella e të gjitha organizatave radikale islamiste në Kosovë”. Duke bërë lidhje që vetëm Kola i kupton, Fuad Ramiqi kryesuesi i kësaj partie shpallet si ideolog i Vëllazërisë Myslimane, i cili sipas Kolës ka lidhje me hoxhë Jusuf al-Kardavin dhe Tarik Ramadanin. Kola e akuzon LISBA-n si parti radikale dhe irracionale e cila kërkon të marrë pushtetin me dhunë dhe themeloj shtet islamik në Kosovë. Për Kolën, LISBA ka bërë krim kur ka mbështetur kërkesën e Turqisë për rishkrimin e historisë dhe dhënien fund të shpifjeve kundër Islamit dhe osmanëve në shkollat e Kosovës. Për Kolën, kërkesa e LISBA-s për të dekatoliçizuar dhe shekullarizuar shkollat e Kosovës duke larguar priftërijtë dhe katolikët e dhunshëm dhe fashistë nga librat shkollorë që nga Skënderbeu, Gjergj Fishta e Pjetër Bogdani, dhe larguar emrin e Krishtit nga njësimi i kohës por përdorimi i termave laikë (para erës sonë – në vend të para Krishtit) është krim. Krim sipas Kolës është edhe etiketimi nga LISBA si agjentë i historianëve të Opus Deit dhe Vatikanit që operojnë në Kosovë – sikur Jahja Drançolli me kompani – të cilët nxisin islamofobi dhe propagandojnë katolicizëm. Pasi mbaron me LISBA-n, Kola sulmon edhe disa intelektualë dhe klerikë të tjerë muslimanë kosovarë sikur Mustafa Bajramin, Naim Tërnavën etj të cilët i ndërlidh me skema bashkëpunimi me organizata islamiste ndërkombëtare nga më fantastiket – që nga Hamasi e deri të OJQ-të iraniane (fq. 87 – 91).
Për Kolën, islamistë radikalë nuk janë vetëm LISBA, FRM etj. Në të njëjtën kategori qëndron edhe Partia e Drejtësisë të cilën e etiketon si parti vehabiste dhe thotë që qëllimi i partive të muslimanëve në Kosovë është ndryshimi i rendit kushtetues dhe zëvendësimi i tij me Sheriatin, nxitja e urrejtjes fetare etj. Për Kolën fakti që Kosova ka disa parti fondamentaliste katolike të cilat sëbashku me priftërijtë sikur Don Anton Kqira, Don Shan Zefi, Don Lush Gjergji etj sulmojnë pa ndalim Islamin, osmanët dhe muslimanët kosovarë nuk përbën problem. Këta nuk janë radikalë, ekstremistë dhe terroristë pasi sipas definicionit të Kolës ata nuk besojnë Kuranin.
Pas sulmit ndaj shoqërisë civile dhe partive muslimane në Kosovë, Kola rrëfen format e veprimit të ekstremizmit islamist në Kosovë. Hapi i parë i ekstremizimit të muslimanëve sipas Kolës është shpërndarja e Kuranëve (fq. 101). Më pas është shpërndarja e librave të Alija Izetbegoviçit dhe librave fetarë. Më pas është renovimi dhe ndërtimi i xhamive. Më pas është predikimi i Islamit dhe refuzimi që muslimanët i bëjnë miteve të katolikëve të dhunshëm sikur Skënderbeu, Pjetër Bogdani etj (fq. 101-105). Sipas Kolës radikalizëm islamik është edhe që të thuash që Islami në trojet shqiptare ka ardhur para osmanëve apo se në Kosovë para ardhjes së Turqisë nuk ka patur shqiptarë. Radikalizëm është edhe të akuzuarit e Amerikës dhe Izraelit për luftërat dhe përçarjet në botën islame (fq. 107). Kola quan radikalë të gjithë muslimanët e Kosovës, si ata hanefij ashtu edhe ata vehabij, si shiitë ashtu edhe ata synitë. Ai i barazon të gjithë me xhihadistët që përfunduan duke bërë xhihad për Amerikën në Siri.
Kola tregon që radikalë islamikë janë edhe policët dhe zyrtarët kosovarë që falin namaz dhe shkojnë në xhami. Radikalët janë prokurorë, gjyqtarë, mjekë, deputetë, mësimdhënës, etj. Kola ilustron me foto përfshirjen e zyrtarëve kosovarë me ekstremizmin islamik duke treguar ministrin e jashtëm kosovar Behxhet Pacollin dhe Naim Tërnavën duke u takuar me Muammar al-Gadafin. Kola tregon foto studentesh muslimanë që falen në Universitetin e Prishtinës, policësh kosovarë që falen në xhami dhe punëtorësh të Komunës së Gjilanit që përshëndesin me 4 gishta sikur demokratët egjiptian. Kola i implikon të gjithë këta persona, nga Pacolli e deri te policët që falin namaz me islamizmin radikal. Ai thotë që në Kosovë besimtarët marrin nga 50 deri në 200 euro në muaj, ndërsa ata që presin pantallonat apo veshin fustanella marrin nga 200 euro në muaj. Pagesat mund të rriten nëse gratë dhe fëmijët praktikojnë rregullat e Islamit. Për Kolën në burgjet e Kosovës, të konvertuarit kthehen në fenë e xhihadit selefist. Sipas Kolës vala islamizuese ka çuar rreth 3000 familje shqiptare në Maqedoni që të ndryshojnë edhe emrat e tyre dhe ti vënë emra arabë (fq. 110-113). Duke ditur që kosovarët që nga presidenti i tyre e deri te kryeministri i kanë emrat arab (Hashim, fisi arab i profetit Muhamed apo Ramush, nga muaji arab i Ramazanit) është e vështirë të dihet sesi po i arabizojnë emrat shqiptarët e Maqedonisë apo edhe të Kosovës.
Pasi flet për shkuarjen e kosovarëve në Siri, Kola ndër të tjera thotë që ekstremistët islamistë në nëntor 2016 kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste kundër ekipit të Izraelit. Edhe pse tani në 2018 faktet treguan që nuk pati asnjë fakt të këtillë, të arrestuarit u liruan dhe i gjithë arrestimi i besimtarëve selefistë në Shqipëri dhe Kosovë ishte pjesë e lojës së Mosadit izraelit për të trembur shqiptarët dhe fituar ndeshjen me Shqipërinë, Kola këtë e përmend si fakt.
Kola nuk përmend në asnjë vend të librin të tij sulmet e terroristëve katolik kundër institucioneve turke në Shqipëri dhe Kosovë, sikur ishte sulmi me bomba molotov ndaj konsulatës turke në Prizren në 2016 apo thirrje e katolikut Berat Buzhala ndaj kosovarëve për të mbështetur sulmin terrorist ushtarak kundër qeverisë turke në 15 qershor 2016.
Në përfundim të librit, Kola i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare që ti shpallin luftë ekstremizmit islamist. Në prezantimin që Kola i bëri librit të tij në Tiranë, ish-enveristi Pajtim Ribaj aludoi që Islamizmi është një armik i padukshëm për shqiptarët dhe duke cituar një general kinez thoshte:
Armiku përballë asgjësohet lehtë. Kjo nënkupton se “armiku i padukshëm” është vështirë të zbulohet e të asgjësohet.
Promovimi i librit të Kolës në Tiranë u sponsorizua nga katolikët kolonel Mark Marku, drejtori i Institutit te Studimeve albanistike “Gjon Gazulli” Prof. Nikollë Loka dhe Prof. Dr. Mark Palnikaj.
3.
Libri i Kolë Krasniqit “Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit” është një libër plot mllefe, rrena dhe pasaktësira i cili nxit urrejtje kundër besimtarëve musliman dhe Islamit në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Libri i Kolës i cili u promovua nga një grup katolikësh dhe ish-enveristësh në Tiranë, apo studime sikur ato të Rrapo Zgurit në Tiranë që sponsorizohen nga ambasada amerikane dhe austriake janë pjesë e luftës së ftohtë që qarqet ekstremiste të krishtera dhe anti-muslimane bëjnë kundër shoqërisë civile muslimane shqiptare në Ballkan.
Qarqet ekstremiste austriake, amerikane, katolike e protestante, etj, që prej rënies së komunizmit në Shqipëri dhe që prej pushtimit të Kosovës nga NATO në 1999 janë në një ofensivë të vazhdueshme kundër muslimanëve shqiptarë. Ofensiva kundër muslimanëve shqiptarë në Ballkan nisi që prej Kongresit të Berlinit, kur fuqitë e krishtera të Evropës dizanjuan plane për zhdukjen e muslimanëve në Evropë dhe deportimin e tyre drejt Turqisë. Këto plane të cilat triumfuan gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftësë së Parë Botërore panë masakrimin, vrasjen, kolonizimin dhe dëbimin e shqiptarëve muslimanë nga trojet e tyre. Nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1920 nga Ballkani rreth 5 milionë muslimanë janë dëbuar dhe vrarë.
Pas rënies së komunizmit, qarqet ekstremiste kristjane dhe anti-muslimane kanë zbarkuar sërisht në Ballkan dhe lufta kundër mbijetesës së shqiptarëve musliman është ringjallur përsëri. Misionarët e krishterë katolik, protestantë, Dëshmimtarët e Jehovait, etj, konvertojnë përditë shqiptarë muslimanë me hir apo pahir, me para dhe me trushpëlarje. Në shkollat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe nëpër media shqiptarëve u thuhet se ata janë katolikë, që heroi i tyre kombëtar është katoliku i dhunshëm Skënderbeu dhe misionarja e Vatikanit Nënë Tereza. Siç Matteo Albertini tregon në shkrimin “The Vatican’s Growing Prominence in Kosovo”, Vatikani ka plane për konvertimin masiv të kosovarëve në katolik. Këto plane të cilat sot janë ulur këmbëkryq edhe në Shqipëri i kanë hedhur rrënjët e tyre nëpër shkollat, akademitë, universitetet, televizionet e shqiptarëve kudo dhe nga do. Nëse dikush hap TVSH-në në Tiranë e cila drejtohet nga Martin Leka – për natë do të shohi emisione katolike, ku shqiptarët joshen të besojnë në Kishën e Romës. E njejta propagandë bëhet edhe në mediat e Prishtinës.
Por edhe pse shqiptarët muslimanë sot jetojnë nën një pushtim kulturor dhe ushtarak të Krishtërimit, sërisht ata marrin guximin të kundërshtojnë mitet e krishtera që imponohen mbi ‘ta. Refuzimi i terrorizmit të Skënderbeut, i fashizmit të Gjergj Fishtës, i misionarizmit të Nënë Terezës etj i acaron qarqet fondamentaliste kristjane. Rrapo Zguri në “studimet” apo më saktë “spiunimet” që ai bën për ambasadën amerikane dhe austriake në Tiranë, intelektualët muslimanë që refuzojnë dhunën dhe terrorizmin katolik të Skëndërbeut i quan radikalë dhe ekstremistë. Të njëjtën gjë bën edhe Kolë Krasniqi i cili quan ekstremistë dhe radikalë veprimtarët e Partisë LISBA, FRM-së dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile kosovare të cilat kërkojnë të zbythin mitet teokratike të Katoliçizmit nga jeta publike e Kosovës.
Kërkesa e muslimanëve kosovarë dhe shqiptarë për të ruajtur shekullarizmin dhe për të zbythur fondamentalizmin katolik nga jeta publike shqiptare i acaron palikarët e organizatave fondamentaliste kristjane në Ballkan. Për këtë arsye këta delenxhij shpifin, gënjejnë dhe i etiketojnë veprimtarët musliman shqiptar si ekstremistë dhe radikalë, në një kohë që këta vetë janë ekstremistë dhe radikalë. Për këtë arsye ata thërrasin për luftë dhe hakmarrje sikur bën Kola më lartë. Përzierja e terrorizmit të ISIS-it, Nusrës dhe Lavdrim Muhaxherit me përpjekjet e shoqërisë civile muslimane shqiptare për të luftuar fondamentalizmin katolik në Ballkan, apo për të propaganduar fenë e tyre paqësore, është një vepër e ndyrë që perëndimorët dhe mashat e tyre janë duke bërë kundër Islamit në Ballkan.
Shqiptarët muslimanë nuk kanë lidhje me terrorizmin vehabist që vetë Amerika, NATO, Perëndimi dhe Arabia Saudite kanë krijuar në Lindjen e Mesme. Lavdrim Muhaxheri i cili u kthye në gogol të terrorizmit islamik ka qenë një ushtar amerikan në shërbim të NATO-s i cili i ka shërbyer CIA-s amerikane në Irak dhe Afganistan. Dërgimi i shqiptarëve injorant në xhihad në Siri u bë nga vetë qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës me aprovimin dhe nxitjen e CIA-s amerikane dhe vehabizmit saudit. Sot Shqipëria dhe Kosova strehojnë organizata të tjera terroriste islamike. Në Shqipëri strehohen terroristët e MKO-së apo muxhahedinët iranianë që bëjnë xhihad kundër Iranit, dhe shumë elementë të lëvizjes terroriste FETO. Qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë dhe qeveritë perëndimore që drejtojnë dy shtetet shqiptare, ndërsa strehojnë këta terroristë anti-turq dhe anti-iranian, sulmin e tyre e drejtojnë kundër shoqërise paqësore civile muslimane të Shqipërisë dhe Kosovës.
Libri i katolikut fanatik Kolë Krasniqi është tregues i këtij sulmi të ndyrë që bëhet kundër Islamit dhe muslimanëve në Ballkan. Ekstremistët anti-muslimanë janë të tërbuar me faktin që shqiptarët muslimanë shprehin lirinë e tyre demokratike te mendimit dhe guxojnë të refuzojnë tiraninë mbi një shekullore të kristjanizmit militant mbi identitetin e tyre kombëtar. Libri plot gënjeshtra, shpifje, pasaktësira dhe fashizma i Kolë Krasniqit i cili shpall si terroristë të gjithë muslimanët shqiptarë dhe etiketon si ekstremistë ata që lexojnë Kuranin apo e shpërndajnë atë, është një libër i frikshëm, anti-shkencor dhe fashist-katolik. Kolë Krasniqi ashtu sikur Rrapo Zguri dhe rrapo të tjerë të Tiranës dhe Prishtinës, kërkojnë që ti japin fund demokracisë dhe lirisë së mendimit në Shqipëri dhe në Kosovë. Kërkojnë të heshtin, intimidojnë, kërcënojnë, frikësojnë dhe nënshtrojnë muslimanët shqiptarë. Kërkojnë që në emër të luftës imperialiste amerikane kundër “terrorizmit” të shkatërrojnë lirinë e mendimit, besimit dhe fjalën e lirë. Kërkojnë që shqiptarët muslimanë “në emër të kombit” të pranojnë përrallat biblike të Shën Palit, Shën Terezës dhe Skënderbeut.
Dhuna intelektuale që intelektualët islamofobë ushtrojnë kundër shqiptarëve muslimanë, nëpërmjet sulmit kundër shoqërisë civile muslimane shqiptare, nëpërmjet botimit të librave sikur libri i Kolës, nëpërmjet mbylljes së OJQ-vë dhe Partive Politike të muslimanëve shqiptarë, nuk duhet që ti trembin muslimanët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Këto fakte, shqiptarët muslimanë duhet ti trimërojnë dhe ti bëjnë edhe më këmbëngulës në mbrojtje të identitetit, fesë dhe botëkuptimit të tyre paqësor dhe demokratik mbi botën ku ata jetojnë. Shqiptarët muslimanë në Ballkan nuk duhet të braktisin fenë e tyre dhe të përqafojnë fenë laik-katolike të Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Ata ashtu sikur Alija Izetbegoviçi i mësonte boshnjakët dekada më parë apo sikur Nelson Mandela i mësonte zezakët e Afrikës së Jugut, kanë një identitet ndryshe nga të krishterët që i rrethojnë. Dhe ky identitet në Evropën liberal-demokratike dhe multikulturaliste ku ne jetojmë sot mbrohet me ligj. Evropa ku ne jetojmë është Evropa e lirisë së mendimit dhe të besimit. Për fat të mirë Evropa ku ne jetojmë sot nuk është Evropa e Hitlerit, Gjergj Fishtës, Skënderbeut, Holokaustit, Kishës Katolike dhe kryqëzatave katolike. Evropa e bashkuar është Evropa e multikulturalizmit, dhe në këtë Evropë shqiptarët muslimanë kanë të drejtën dhe vendin e tyre të bashkëjetesës. Për sa kohë Evropa e Bashkuar refuzoi kërkesat e Papës për të futur Krishtërimin si pjesë të saj, edhe shqiptarët muslimanë kanë të drejtë sikur evropianët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe pa frikë!
Këtë gjë duhet ta kuptojnë mirë islamofobët dhe injorantët sikur Kolë Krasniqi me kompani.
Burimi : Gazeta İmpakt