Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëenjëtë.
Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.
Dijetar Alusiu në vijim ka shtuar: “Këto lajme e ngushtojnë dhe e kufizojnë konceptin e përgjithshëm të Ehli Bejtit. Si do që të jetë kuptimi i fjalës “shtëpi” bëhet fjalë për një kufizim. Me këtë nënkuptohen njerëzit e ndodhur nën veshjen. Si rrjedhojë fjala “bashkëshorte” nuk hyn në këtë përfshirje”.
Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëenjëtë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ne në përgjithësi iu urojmë festën e Gadir Humit të tërë muslimanëve dhe në veçanti të shiitëve të prijësit të besimtarëve të nderuarit Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Me këtë rast iu urojmë këtë festë dhe Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit, sepse ai rrjedh nga farefisi i tërësisht i pastër. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit në programin tonë.
Zotëriu im në programin e kaluar ne folëm në lidhje më dy versionet e ndryshme të përcjelljes së Hadithit Thekalejn që janë: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” dhe “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, pasi kryem vlerësimet arritëm në përfundimin se madje versioni i përcjellur në formën: “dhe Sunnetin tim” nuk kishte asnjë zinxhir përcjelljeje. Versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Brenda kësaj kornize na lind drejtpërdrejtë në mendje pyetja: “Kush është ose janë Farefisi?”
I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.
Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili na ka bërë nga ata të cilët jemi lidhur pas kujdestarisë së prijësit të besimtarëve të nderuarit Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Ne dëshirojmë që Allahu i Nderuar dhe i Plotfuqishëm, të na bëjë të mundur që të jetojmë dhe të ndërrojmë jetë sipas kujdestarisë së tij, që të na bëjë pjesë e ndarjes së atyre të cilët kanë pranuar kujdestarinë e tij dhe të mos na privojë nga ndërmjetësimi i tij në Ditën e Kijametit.
Ne në programin e shkuar kemi vënë re se Hadithi Thekalen ka përcjellje të ndryshme. Themi se në këtë kornizë ka përcjellje të larmishme. Cili është teksti i Hadithit Thekalejn? Para së gjithash nënvizojmë se të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi mendimin që ka të bëjë me çështjen se thënia e përcjellur në formën: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda”, është shqiptuar nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Duke qenë se nuk ka patur asnjë që ka ngritur një dyshim mbi këtë çështje themi se është arritur njëzëshmëria. Krahas kësaj shtojmë se gjendet një ndasi mendimi mes dijetarëve, e cila ka të bëjë me çështjen se cila nga të dy versionet është thënë ajo: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” apo ajo “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim?” Ne në programin paraardhës kemi përftuar përfundimin se të paktën versioni i përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim” është i dobët të paktën në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Për më tepër dijetarët vërtetues bashkëkohorë kanë sjellur sqarimet e tyre duke përcaktuar se ky version nuk ka asnjë zinxhir përcjellje dhe se është e shpikur.
Atëherë të nderuarit e mi edhe ndonëse mund të gjendet zinxhiri i këtij hadithi ai mbetet sërish një hadith i shmangur. Ashtu siç kemi lexuar edhe në programet e kaluara, përsërisim se sipas thënies së një ndasie dijetarësh ky është një hadith i dobët. Me hadith të shmanur nënkuptojmë atë hadith zinxhirit të të cilit i kanë rënë dy ose më shumë përcjellës.
Ndërsa për sa i përket versionit të Hadithit Thekalejn në formën: “dhe Farefisin tim” gjendja është plotësisht ndryshe. Me fjalë të tjera duke u mbështetur në shpjegimet e një ndasie dijetarësh muslimanë, ata kanë argumentuar se zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Si rrjedhojë ne në programet e shkuara ne kemi përmendur sqarimet e dijetarëve të tjerë duke cituar herë pas here edhe ato të Imam Tahauiut. Nëse rishtas lind nevoja e drejtimit për tek këto burime ne mund të paraqisim disa njohuri shtesë në lidhje me kornizën e kësaj çështje. Pohojmë se pasi është bërë e qartë se versioni i vërtetë i përcjelljes është ai në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” shtrohet pyetja: “Kush është ose janë Farefisi?”
Ndjekësit e mi të nderuar lërmëni që t’iu rikujtojmë një rregull që e kemi cekur në mësimet paraardhëse. Kur ceket një çështje ose një koncept i caktuar, që ka të bëjë me Librin dhe Sunnetin hapi i parë që duhet hedhur, me qëllimin e kuptimit të tij është drejtimi për tek fjalori. Si për shembull në Kur’anin Famëlartë urdhërohet: “Ekimu’s-salate” (Falni namazin). Me synimin për të mund të mësuar se çfarë kuptimi ka fjala namaz ne duhet t’i drejtohemi fjalorit. Megjithatë ndjekësit e mi të nderuar, ndonëse ne i jemi drejtuar fjalorit dhe zakonit, nëse nuk hasim në ndonjë thënie të vërtetë, të qartë dhe përfshirëse e cila sqaron konceptin, atëherë merret si pikë thelbësore, urdhri i të dërguari të Allahut (p.q.m.t.), në rast se sqaruar dhe përcaktuar se çfarë ka patur për qëllim me këtë koncept. E thënë ndryshe kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka kumtuar: “Me qëllimin e namazit, agjërimit dhe Farefisit nënkuptohen këto”, ne nuk kemi kurrën e kurrës të drejtën që të themi: “O i dërguari i Allahut! Ne nuk e pranojmë këtë. Ne do t’i drejtohemi gjuhës arabe”.
Atëherë ndjekësit e mi të nderuar, ne si fillim duhet ta konceptojmë këtë pikë si një metodë. Unë dua të bëj me shenjë tek një demagogji, që shihet gjërësisht tek numër i madh artikujsh, në ekranet e stacioneve televizive dhe në shpjegimet e oratorëve. Këta njerëz janë duke cituar: “Ejani le t’i drejtohemi fjalorit. Le të shikojmë nëse bashkëshortet janë të përfshira brenda konceptit të Ehli Bejtit. Në fakt fjalët Farefis dhe Ehli Bejti i përfshijnë të tërë të afërmit”. Për hir të vërtetës pohojmë se as ne nuk mendojmë ndryshe në lidhje me këtë çështje. Por shpjegojmë se nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka sqaruar një fjalë në kuptimin gjuhësor të një fjalë dhe nëse ka ngushtuar përdorimin gjuhësor dhe zakonor të kësaj fjale a të merret për themel çështja e fjalëzës apo kuptimi i ngushtuar i saj nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Unë besoj se nuk asnjë mundësi, se mund të ketë ndonjë besimtar i cili mund të ndjejë dyshim, mbi çështjen e zotërimit të cilësisë si argument, të Sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse Sunneti i vërtetë, ashtu siç e kemi përcaktuar dhe më parë është në zotërim të cilësisë si argument në shkallën e Kur’anit Fisnik. Në ajetet 3 dhe 4 të Sures Nexhm citohet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Jemi të bindur se në mësimet e shkuara, ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen, për sqarimet tona në drejtim të shpalljes, duke thënë se ajo është dy llojesh kuranore dhe profetike. Ky nuk është vetëm mendimi i Shkollës së Ehli Bejtit por është edhe i dijetarëve vërtetues të Shkollës së Ehli Sunnetit.
Themi se mbi këtë çështje gjenden aq shumë shembuj sa janë të panumërueshëm. Në duart tona gjendet vepra e mrekullueshme dhe e vyer me titull: “Menziletu’s-Sunneti” (Vendi i Sunnetit) e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit.
Atëherë themi se është e vërtetë, se ashtu siç kjo fjalë mund të zbatohet në këndvështrimin zakonor, gjuhësor dhe përdorimor dhe se ajo mund të përfshijë ato. Megjithatë ne duhet të shohim se çfarë ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) brenda kornizës së koncepteve të Ehli Bejtit dhe Farefisit? Vallë a ka thënë ai se bashkëshortet, kanë hyrë në përfshirjen e konceptit, apo i ka lënë ai ato me këmbëngulje jashtë konceptit të “Ehli Bejtit” i cili kalon në ajetin kuranor? I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “O Allahu im. Ja pra këta janë Ehli Bejti im”, i ka dhënë fjalës një kuptim terminologjik dhe e ka shndërruar atë. Këtij shndërrimi i thuhet “menkul” (i bartur) në shkencën e logjikës. Pra ndonëse fjala ka një kuptim më të gjërë, ajo ka pësuar një ngushtim me shpjegimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shtojmë se shembujt e kësaj dukurie janë të shumtë. Fjalëza haxhxh e cila ka kuptimin “synim” shpreh një veprim të caktuar sipas kuptimit të dhënë të ligjeve hyjnore. Sërish edhe për çështjet dhe konceptet e tjera si agjërimi, namazi, pastërtia vlen e njëjta dukuri.
Ai citon kështu: Qenia e pamjaftueshme e fjalorit në pikën e kuptimit të Kur’ani Famëlartë
Duke u nisur nga shpjegimet e mësipërme, përsërisim se tanimë është bërë e qartë, se nuk ka rëndësi se sa mirë le të dihen gjuha arabe dhe rregullat e saj, mbështetja në këto të dyja pa marrë ndihmë nga Sunneti i veprave dhe i fjalëve i të dërguarit (p.q.m.t.), nuk është një arsyetim i vlefshëm për të kuptuar Kur’anin Fisnik. Askush nuk mund ta dijë më mirë këtë gjuhë, atë të Kur’anit që ka zbritur në gjuhën e tyre, se sa bashkëkohësit e të dërguarit. (1)
Ky pohim bie ndesh me teorinë e shpalosur në ditët e sotme “Ne na mjafton Librin e Allahut”. Unë nuk mendoj se një musliman i cili do të mbrojë besimin dhe kredon e tij t’i dalë në krah kësaj teorie. Kjo është një tjetër çështje. Gjithashu edhe ju këmbëngulni shumë mbi përcjelljen në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”. Vallë a është e mundur që të lihet mënjanë Sunneti për sa i përket pikës së shpjegimit të Librit? Shkrimtari brenda kësaj kornize ka sjellur si argument edhe veprat e bashkëkohësve për të mbëstetur mendimin e tij. Ata thonë se ndonëse gjuha e Kur’anit, është gjuha që kanë folur dhe përdorur bashkëkohësit, ata nuk janë mjaftuar me fjalorin, ata i drejtoheshin Sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Le të mos e zgjasim më çështjen por le të shohim shpjegimet e Dijetar Alusiut (v.v. 1270 m.i.) brenda kornizës së së Ajetit të Pastrimit. Nuk ka asnjë dyshim mbi çështjen se Alusiu është njëri nga dijetarët e mëdhenj. Unë do t’iu lutesha vërtetuesve, kërkuesve që t’u kushtojnë rëndësi këtyre thënieve të tij:
Ai citon më poshtë: “Tirmidhiu ka argumentuar se me konceptin e Ehli Bejtit që ceket në këtë ajet nuk është qëllimi i kuptimit të përgjtishëm të Ehli Bejtit, ndërsa Hakimi ka kanë thënë se të dyja këto përcjellje janë të vërteta. Në veprën me titull: “Sunen” (Sunnetet) e Bejhakiut, gjenden hadithe të vërteta të përcjellura në udhë të ndryshme nga Ibn Xheriri, Ibn Mundhiri dhe Ibn Mirdeuejhi.
Sipas një hadithi të përcjellur nga Ummu Selemeja ka thënë kështu: “Ajeti i Pastrimit zbriti në shtëpinë time. Në atë çast në shtëpinë time gjendeshin Fatimeja, Aliu, Hasani dhe Husejni (p.m.t.). I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke hedhur mbi ta një mbulesë të cilën e kishte mbi shpatullat e tij dhe tha kështu: “Këta janë Ehli Bejti im. Allahu im asgjësoji mangësitë e tyre dhe pastroji ata tërësisht”. I dërguari duke nxjerrur dorën e tij nga mbulesa dhe duke bërë me shenjë me gishtin e tij tek qielli shprehu kështu: “Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im dhe janë më të afërmit e mi”. (2)
Alusiu ka përmendur se me konceptin, që ceket tek ajeti i lartpërmendur, nuk është qëllimi i përfshirjes brenda kuptimit të përgjithshëm i bashkëshorteve të të dërguarit, familjeve të Akilit dhe Abbasit, familjes së Aliut dhe të afërmve që kanë jetuar në të shkuarën dhe në të ardhmen. Shprehemi kështu sepse pengesa që nënkupton përfshirjen e tyre, është lajmërimi dhe prania e haditheve të vërteta të përcjellura nga i ërguai i Allahut (p.q.m.t.), të cilat kanë bërë të ditur përfshirjen e këtyre njerëzve të veçantë në koncept. Për më tepër këto hadithe nuk janë përcjellur vetëm nga një udhë e vetme por nga disa udhë të ndryshme. Për hir të vërtetës shpalos se unë nuk e di se cila fjali e argumentuaka kufizimin, nëse nuk e argumentuaka ajo fjali që gjendet në hadithin përcjellur nga Ummu Selemeja.
Me fjalë të tjera i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka thënë: “Këta janë banorët e mi të shtëpisë” por ka thënë: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im”. Ai e ka kufizuar kështu plotësisht kuptimin me njerëz të veçantë. Nëse do të thoni se ai nuk e dinte gjuhën arabe atëherë mbase do të gjeni një rrugëdalje! Por ai ishte njeriu që ka folur arabishten në formën më të pastër.
Në një tjetër version të përcjelljes së sipërcituar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “Allahume sali ala Ali Muhammedin kema salejte ala Ali Ibrahim. Allahumme barik ala Ali Muhammedin kema barekte ala Ali Ibrahim”. (O Allah përshëndete familjen e Muhammedit (p.q.m.t.) ashtu siç ke përshëndetur familjen e Ibrahimit (p.m.t.). O Allah bekoje familjen e Muhammedit (p.q.m.t.) ashtu siç ke bekuar familjen e Ibrahimit (p.m.t.)”. (3)
Unë nuk e di, vallë a ka ndonjë që ka dyshime se nuk do t’i pranohet lutja e Vulës së Lajmëtarëve (p.q.m.t.)? Sipas lajmit të përcjellur nga Ibn Miredeuejhi, Ummu Selemeja ka thënë: “Kur unë e pyeta të dërguarin e Allahut: “A nuk jam unë nga Ehli Bejti?” Ai më dha këtë përgjigje: “Ti je në mirësi. Ti je nga bashkëshortet e të dërguarit”. (4)
Unë i bëj sqarimet e mia brenda kësaj kornize të kuptimit terminologjik të veçantë të Ehli Bejtit. Alusiu ka përcjellur një ndarje përcjelljesh në këtë kornizë.
Shikoni thënien e tij. Ai vetë është njëri nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit dhe ka cituar kështu: “Janë jashtëzakonisht të shumta madje të panumërueshme urdhrat e të dërguarit (p.q.m.t.), të cilat përmbajnë përfshirjen nën mbulesë e të nderuarit Ali, Fatime, Hasan dhe Husejn (p.m.t.) dhe thënia e tij: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im” dhe mospërfshirja e tij nën mbulesë e Ummu Selemesë dhe lutja e mirë për të”. (5)
Këto lloj lajmesh nuk janë në shkallën që të mund të kufizohen me numrin tre, pesë ose dhjetë udhë përcjelljeje. Fjalia e parë e fragmentit të mësipërm bën me shenjë tek shumica dhe teprica e tyre. Për këtë arsye ne nuk e ndjejmë nevojën që të hetojmë zinxhirin e këtyre përcjelljeve. Zinxhiri i tyre hetohet atëherë kur janë lajme të vetme.
Dijetar Alusiu në vijim ka cituar: “Këto lajme e ngushtojnë dhe e kufizojnë konceptin e përgjithshëm të Ehli Bejtit. Si do që të jetë kuptimi i fjalës “shtëpi” bëhet fjalë për një kufizim. Me këtë nënkuptohen njerëzit e ndodhur nën mbulesën. Si rrjedhojë fjala “bashkëshorte” nuk hyn në përfshirjen e këtij koncepti”. (6) Them se nuk ka rëndësi nëse kjo është një shtëpi shpirtërore, apo një shtëpi e banuar, apo një shtëpi profetike, apo një shtëpi aleuite. Pra nuk ka rëndësi se në cilin kuptim janë përdorur fjalëzat “bejti” (shtëpi) dhe “Ehli Bejti” (Banorët e Shtëpisë) sepse ai e ka kufizuar kuptimin në fjalë.
Theksojmë se këto sqarimet e mia janë të drejtuara të tërëve madje derisa të arrijnë apologjetët. Ata të cilët nuk duan ta pranojnë të vërtetën, përballë këtyre sqarimeve të qarta, ose janë njerëz të mllefosur ose janë të sëmurë. O ju të cilët kërkoni të vërtetën, ne nuk po flasim brenda kornizës së kuptimit të gjuhës arabe, zakonor dhe përdorimor që ju të mund të thoni: “Edhe bashkëshortja është nga Ehli Bejti”. Po kjo është e vërtetë, bashkëshortja ime është nga “Ehli Bejti im” pra nga banorët e mi të shtëpisë. Madje ka edhe më shumë se kaq. Ndjekës të nderuar edhe shërbëtorët që ndodhen në shtëpi janë nga banorët e shtëpisë. Madje kemi edhe përcjellje të cilat kanë lajmëruar se edhe kafshët janë nga banorët e shtëpisë. Por çfarë janë dhe cilët janë ata të për të cilët është nënkuptuar Ehli Bejti?
Tani mund të na vijë një kundërshtim i tillë: “Zotëriu im ne nuk mendojmë si ju. Sqarimi i Dijetar Alusiut është i vlefshëm për veten e tij”.
Edhe nëse do të pranojmë se koncepti “Ehli Bejti” përfshin edhe bashkëshortet shtojmë se nuk ka asnjë dyshim në pikën se fjalëza “Farefis” nuk i përfshin bashkëshortet në këndvështrimin gjuhësor. Me bashkëshortet nënkuptohen gratë. Vallë a ceket në tekstin e Hadithit Thekalejn vetëm thënia: “Ehli Bejti” apo kalon “Farefisi im që është Ehli Bejti im?” Me sa kuptohet i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka komentuar “Ehli Bejtin” me fjalën “Farefis”.
Ndërsa në një vend tjetër të komentimit të tij ai ka rrëfyer kështu: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës - ose në një përcjellje tjetër - dy porosi të rënda”: Librin e Allahut që është një litar i zgjatur nga qielli deri në tokë dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im. Këto dy gjëra nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më kthehen mua në krye të lumit në Ditën e Kijametit”. Ashtu siç ti e di se ky hadith i vërtetë, tregon se bashkëshortet e pastra nuk janë të përfshira brenda Ehli Bejtit, pra në njërën nga dy elementet e Hadithit Thekalejn. (7)
Në çështjet e mëparshme Dijetar Alusiu është orvatur që t’i përfshijë bashkëshortet brenda konceptit të “Ehli Bejtit”. Por kur bëhet fjalë për “Farefisin” ai ka bërë të qartë se bashkëshortet nuk janë të përfshira në këtë koncept.
Ai ka kryer këto sqarime rreth Farefisit: “Ashtu siç kalon edhe në përmbedhjet e vërteta të haditheve, farefisi i njeriut janë ehli bejti i tij dhe bashkësia e tij më e afërt. Them se është e qartë se me fjalën “Ehli Bejti im” që kalon tek hadithi është “bejani” (përcaktuesi) i “Farefisit” ose “bedel minhu” (zëvendësuesi i tij). Pra “bedel kul min kuli” (zëvendësuesi i tij i tërësishëm). Në të dyja rastet arrihet në të njëjtin përfundim, që është se bashkëshortet nuk hyjnë as në përfshirjen e Farefisit dhe as në atë të Ehli Bejtit. Në këto sqarime është bërë e qartë se koncepti i Ehli Bejtit ka dy përdorime...
Në njërin nga këto përdorime bashkëshortet hyjnë ndërsa në tjetrin nuk hyjnë. (8)
Pyetje: “O i dërguari i Allahut! A i ke përfshirë edhe bashkëshortet brenda konceptit të Ehli Bejtit që zë vend tek Ajeti i Pastrimit apo i ke lënë ato jashtë? Me sa kuptohet hapur nga sqarimet e Dijetar Alusiut bashkëshortet nuk janë të përfshira brenda këtij koncepti.
Një burim tjetër është vepra me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura) e Imam Tahauiut. Ndjekësit e mi të nderuar dua t’iu bëj të ditur se në kontekstin e komentimit të Ajetit të Pastrimit ku thuhet: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, në këtë vëllim të veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), kjo çështje është hulumtuar në mënyrë të gjërë nën titullin: “Shpjegimi i haditheve të pazgjidhura të përcjellura nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”.
Përcjelljet janë të shumta. Imam Tahauiu ka shënuar një pjesë të këtyre përcjelljeve. Ai ka pohuar kështu: “Pas zbritjes së këtij ajeti i të nderuar, I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi thirri Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin urdhëroi kështu: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Përcjellësit që janë të pranishëm tek zinxhiri i tij janë përcjellës të haditheve të vërteta.
Duke u nisur nga ky hadith, kuptohet se me konceptin e Ehli Bejtit që ceket tek ajeti i lartpërmendur, janë të përfshirë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Fatimeja, Hasani dhe Husejni (p.m.t.) dhe akush tjetër. (9)
Më pas Imam Tahauiu ka shënuar disa përcjellje, ku bëhet e ditur se Ummu Selemeja, kishte kërkuar që të hynte nën mbulesën e tij, por duke mos ia arritur që të merrte zemrën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ai nuk mori atë nën mbulesë. Në njërën nga këto përcjellje kumtohet kështu: I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) citoi kështu: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. Më tej kur Ummu Selemeja shtroi kërkesën dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Merrmë dhe mua në mesin e tyre. I dërguari i Allahut (p.qm.t.) ia ktheu: “Ti je nga Ehli Bejti im”. (10)
Megjithatë ajo nuk hyn në përfshirjen e termit.
Imam Tahaiu ka përcjellur një hadith me vlerë brenda kornizës së kësaj çështjeje. Sipas një hadithi të përcjellur nga Ummu Selemeja kjo e fundit ka rrëfyer: “Ajeti i Pastrimit zbriti në shtëpinë time. Ky ajet flet për shtatë njerëz”. (11)
Anëtarët e mbulesës ishin pesë. Ndërsa Ummu Selemeja thotë se janë “shtatë”, sepse i gjashti dhe i shtati janë Xhibrili dhe Mikaili. Gjenden përcjellje të larmishme që kanë të bëjnë me anëtarët e mbulesës. Sërish ndodhen edhe hadithe të pranuara që shprehin se Xhibrili dhe Mikaili kanë dashur që të përfshihen nën mbulesë të cilat kalojnë në veprën me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura) e Imam Tahauiut. Në një hadith Ummu Selemeja rrëfen: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni gjendeshin në shtëpi. Ndërsa unë isha përpara derës. Kur unë e pyeta: “O i dërguari i Allahut! A nuk jam edhe unë nga Ehli Bejti yt?” I nderuari (p.q.m.t.) më ktheu përgjigjen: “Ti je nga bashkëshortet e të dërguarit”. (12)
Pra siç shihet i dërguari (p.q.m.t.) nuk i ka thënë asaj: “Ti je nga Ehli Bejti”.
Prezantuesi: Hadithi i të dërguarit të Allahut është i qartë.
I ftuari: Betohem në Allahun se unë nuk e di se çfarë duhet të bënte më tepër i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).
Prezantuesi: Kush mund të japë miratimin vetjak përballë pranisë së kaq shumë argumenteve dhe urdhrave fetare të hapura dhe të qarta?
I ftuari: Një tjetër përcjellje është si më poshtë: “Sipas një hadithi të përcjellur nga Ummu Selemeja kjo e fundit ka pohuar: “I dërguari po qëndronte në shtëpinë e tij. E nderuara Fatime erdhi pranë tij me një copë mish. I dërguari i tha asaj që të thirrte bashkëshortin dhe dy të bijtë. (Kur erdhën ata) i dërguari e hodhi mbulesën e tij edhe i mbuloi. Më pas duke nxjerrur dorën e tij e drejtoi tek qielli dhe tha: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im. Familja ime e vërtetë. Largoji nga ndyrësitë dhe pastroji ata tërësisht. Ummu Selemeja thotë: “Unë e ngrita mbulesën dhe duke futur kokën time e pyeta: “A nuk jam edhe unë së bashku me ju i dërguari i Allahut?” Ai më tha: “Ti je mbi mirësi”. (13)
Të thuash ti je Ehli Bejti im ëshët diccka tjetër dhe të thuah përfshish dikë brenda Ehli Bjtiti ëshët diccka jetër.
Sen benim ehlimsin, demek ayrıdır, “Ehl-i Beyt” kavramına dâhil olmak ayrıdır.
Ndërsa kjo përcjellje është më e çuditshmja nga hadithet. Disa përcjellje kumtojnë se Ummu Selemeja ka hyrë nën mbulesë. Le të shohim përcjelljen: “Aty ishte një mbulesë. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) me dorën e tij të majtë mbajti dy anët e mbulesës, me dorën e djathtë shprehu kështu duke i lutur Allahut: “O Allahu im! Largoji ndyrësitë dhe pastroji ata tërësisht”. Ai e përsëriti këtë fjalë tri herë. Unë thashë: “O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), A nuk jam edhe unë nga familja jote?” Ai tha: “Po. Hyr nën mbulesë”. Ummu Selemeja vijoi: “Xhaxhai pasi u lut për dy bijtë e tij dhe për vajzën e tij Fatime edhe unë hyra nën mbulesë”. (14)
Prezantuesi: Pra hyrja e saj nën mbulesë ishte për urim.
I ftuari: Po pikërisht ashtu. Ajo ishte për të uruar Farefisin e Pastër. Ummu Selemeja është përfshirë nën mbulesë dhe iu është bashkangjitur atyre. Por ajo nuk është pjesë e konceptit të Ehli Bejtit. Ai në një fragment të këtij hetimi të gjata citon kështu: “Nën dritën e këtyre sqarimeve kuptohet se Ummu Selemeja nuk është përfshirë brenda anëtarëve të Ehli Bejtit të cekur në ajet. Sipas këtij hadithi me konceptin Ehli Bejtit që kalon në këtë ajet kuptohen i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.) dhe askush tjetër”. (15)
Të tëra këto thënie theksojnë vetëm një të vërtetë. Ndonëse Ummu Selemeja mund të jetë nga anëtarët e përfshirë nën këtë mbulesë, falë begatisë së dorës së të dërguarit (p.q.m.t.), ajo nuk është nga anëtarët e Ehli Bejtit për të cilët ka zbritur Ajeti i Pastrimit.
Prezantuesi: Kjo është një çështje e kredos.
I ftuari: I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka këmbëngulur mbi këtë çështje. Në njërën anë kjo këmbëngulje është shfaqur si një sqarim sunnetit të gojës me hadithin: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im dhe të afërmit e mi”, ndërsa në anën tjetër kjo është bërë e qartë me përfshirjen e tyre nën mbulesë (një sunnet i veprës).
Atëherë unë jam i mendimit, se për një njeri që ka zemër që mendon, një vesh që dëgjon fjalë dhe që nuk ka mllef në zemër, e ka tepër të qartë se falë këtyre haditheve, do ta kuptojë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), me sunnetin e tij të gojës dhe të veprës, e ka zbatuar konceptin e Ehli Bejtit vetëm me këta katër njerëz. Le ta lëmë Farefisin - koncept ky i cili është më i veçantë se koncepti i Ehli Bejtit - koncepti i Ehli Bejtit ka përfshirë vetëm të nderuarën Fatime (p.m.t.), bashkëshortin e saj dhe dy bijtë.
Prezantuesi: Ju paraqitët një argument të bukur. Vallë a gjenden edhe argumente të tjera që argumentojnë se me konceptin e Farefisit dhe Ehli Bejtit nënkuptohen këta katër njerëz?
I ftuari: Po ka një numër të madh argumentesh. Por unë do të citoj në mënyrë të përmbledhur vetëm një argument dhe do të flas brenda kornizës së tij në pjesën e mbetur të programit tonë. Njëri nga këta argumente është ajeti 60, 61 i Sures Ali Imran në të cilat thuhet: “E vërteta është nga Zoti yt kështu që mos u bëj nga ata që dyshojnë! E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, vetë ne dhe vetë ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut (l.m.t.), kundër gënjeshtarëve”. Ky ajet është bërë i njohur si Ajeti i Sfidimit. Ne kemi një arsye të veçantë në përzgjedhjen tonë të këtij ajeti: Afrimi ynë me ditën e sfidimit. Në kornizën e këtij ajeti gjendet një çështje e veçantë dhe e rëndësishme. Me lejen e Allahut do ta plotësojmë këtë në javën që vjen.
Ndjekësit e mi të nderuar unë do të përcjell një hadith nga vepra me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ky i fundit e ka përcjellur këtë hadith nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi. Hadithi është si më poshtë: “Hatem Ibn Ismaili përcolli nga Bukejr Ibn Mithmari, ky nga Amir Ibn Sa’di, ky nga i ati se ka rrëfyer kështu: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që të urdhërojë kështu: “Ai në njërin nga luftrat e kishte lënë Aliun në Medinë. Kur i nderuari Ali e kishte pyetur: “O i dërguari i Allahut! A po më lë mua së bashku me bashkëshortet dhe fëmijtë?” I dërguari i Allahut i kishte thënë: “O Ali! A nuk do ti që të jetë posti yt ndaj meje ashtu siç ishte posti i Harunit ndaj Musait?”
Unë sërish e kam dëgjuar atë duke urdhëruar kështu në Luftën e Hajberit: “Patjetër që unë do t’ia jap këtë flamur një njeriu, i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij, si dhe Allahu dhe i dërguari e Tij e duan atë”. Ne të tërë u zgjatëm për flamurin. Por ai (p.q.m.t.) urdhëroi: “Thirrmëni Aliun”. Aliun e sollën ndonëse kishte një acarim tek sytë. Ai pështyu tek sytë e tij dhe ia dha atij flamurin. Allahu bëri të mundur çlirimin me dorën e tij.
Kur zbriti ajeti (61 i Sures Ali Imran): “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut kundër gënjeshtarëve”, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi thirri Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin urdhëroi: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. (16)
Tani le të tregohemi të vëmendshëm ndaj thënieve të hadithit. Ashtu siç kuptohet nga shkronja cilësuese “uau” (dhe) e cila gjendet në fillim të hadithit, përpara lidhëzës ndodhen disa fjali dhe këto fjali nuk janë përmendur. Pra pjesa hyrëse e hadithit është hequr. Ne do t’i sqarojmë pak më vonë se cilat janë këto thënie që janë përdorur. O Imam Ahmed Ibn Hanbeli! Të paktën ta kishe hequr lidhëzën “uau” (dhe) e cila është e pranishme në fillim të hadithit, që të mos kuptohet se është hequr pjesa e fillimit. Nëse do Allahu një ditë ne do ta shqyrtojmë hollësisht këtë hadith.
Prezantuesi: Pra ky hadith bën fjalë për virtytet dhe cilësitë e Aliut.
I ftuari: Kumtoj se nuk është e lehtë që dikush të duhet nga ana e Allahut. Megjithëse ka shumë njerëz që e duan Allahun e Madhëruar, Allahu i Madhëruar nuk është i detyruar që t’ua kthejë dashurinë atyre. Shprehem kështu sepse ndonëse këta njerëz e duan Allahun, në mesin e tyre mund të ketë nga ata të cilët Allahu është zemëruar. Le të marrim për shembull një fajdexhi ose një mëkatar të madh që aludon se e do Allahun. Vallë a mund ta dojë Allahu një njeri të tillë? “Kushedi se sa njerëz ka që lexojnë Kur’anin dhe e mallkojnë Kur’anin?” Unë aludoj se se askush tjetër nuk e ka patur fatin që të arrijë postin e dashurisë për Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe dashjen nga ana e Allahut dhe të dërguarit të Tij përveç Aliut. Në ajetin 31 të Sures Ali Imran thuhet: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, e Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.
Ata të cilët ndjekin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duhen një qind për qind nga ana e Allahut. Ai i cili e ndjek atë në raportin nëntëdhjetë për qind nuk mund të jetë plotësisht “mahbubu’l-ilahi” (i dashuruari hyjnor). Me ndjekjen e tërësishme zbatohet pafajësia çështje kjo të cilën do ta shtjellojmë më vonë.
Në pjesën e fundit të hadithit kalon edhe Hadithi Thekalejn. Pjesa që ka të bëjë me çështjen tonë është urdhri: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. Tani mund të ngrihet pyetja: “Zotëriu im nëse do të keni mundësi, a mund të na citoni në mënyrë përmbledhëse, pjesën e hyrjes së hadithit të hequr nga ana e Imam Ahmed Ibn Hanbelit?”
Prezantuesi: Në këtë mënyrë të tërë pyetjet do të marrin përgjigje.
I ftuari: Sigurisht. Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Imam Muslimit) e Imam Muslimit. Ndjekës të nderuar unë dua që pasi të paraqis zinxhirin e përcjelljes së dy haditheve të bëj një krahasim mes tyre.
Zinxhiri i përcjlljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Kutejbe Ibn Saidi na përcolli dhe na tha: “Hatem Ibn Ismaili përcolli nga Bukejr Ibn Mithmari, ky nga Amir Ibn Sa’di Ibn Ebi Uekkasi se i ati se ka rrëfyer kështu. Ky zinxhir përcjellje zë vend edhe në veprën me Imam Muslimit. Pjesa e hyrjes së këtij hadithi pas zinxhirit të përcjelljes është si vijon: “Muauije Ibn Ebi Sufjani, i dha urdhër Sa’d Ibn Ebi Uekkasit dhe i ngriti pyetjen: “Vallë çfarë të ndaloi ty, që të shaje Ebu Turabin (Babain e Dheut - Imam Aliun (p.m.t.))?!” “Ndërsa Sad Ibn Uekkasi iu përgjigj: “Unë do të të rrëfej tre gjëra, të cilat vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.), i ka shprehur për të. Kjo është arsyeja kryesore, se përse unë nuk mund ta shaj kurrë atë. Nëse unë mund të përmbush, njërën nga këto tre gjëra, atëherë kjo është më e vyer për mua se sa devetë e kuqe. Në njërën nga luftrat e zhvilluara, së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) ai kishte lënë Aliun si zëvendësin e tij. “Më pas Aliu (p.m.t.), duke iu drejtuar atij i kishte thënë: “O i dërguari i Allahut! Mua më ke lënë së bashku me bashkëshortet dhe fëmijtë!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Vallë a nuk je i kënaqur që ti të kesh vendin, ashtu siç e ka vendin Haruni si vëllai i Musait (p.m.t.)?!” “Ta dish mirë se, nuk do të ketë më të dërguar pas meje!” (17)
Ndonëse Imam Ahmed Ibn Hanbeli e ka përcjellur këtë hadith, ai e ka hequr pjesën e hyrjes së tij.
Ky hadith ka zënë vend edhe në veprën e tij me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhjet e Vërteta të Sunneteve të Tirmidhiut) e Imam Tirmidhiut. (18)
Një njeri mund të shprehet kështu: “Zotëriu im ne e dimë se Muauije nuk e ka urdhëruar atë për ta sharë Aliun. Mbase Muauije e ka urdhëruar atë që ta lavdërojë Aliun.
Përgjigjia është si më poshtë: Këtë e sqaron hapur një hadith i cili ceket tek vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’l-Ibni’l-Maxhe” (Përmbledhjet e Vërteta të Sunneteve të Ibn Maxhes) e Ibn Maxhes.
Ashtu siç përcillet ai ka rrëfyer kështu nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi: “Një njeri në kohën e haxhxhit erdhi pranë Muauijes pranë tij ishte edhe Sa’di. Ata për një copë herë folën për Aliun. Muauije foli kundër Aliut (p.m.t.)”...
Në shënimin e këtij hadithi është shkruar kështu: “Me “nale minhu” nënkuptojmë se Muauije foli kundër Aliut (p.m.t.) duke përdorur fjalë të këqija”. (19)
E thënë ndryshe asnjëri nga të pranishmit në mbledhje nuk donte të fliste keq për Aliun përveç Muauijes. Krahas tërë këtyre dukurive sërish ata kundërshtojnë duke thënë: “Përse ju e cilësoni Muauijen si një njeri armik të Ehli Bejtit? Përse ju e cilësoni atë si një njeri që përbuz të nderuarin Ali? Vallë a shan dhe fyen ndonjëherë njeriu atë që do? “Ty të do vetëm besimtari”.Pra të cilët duan që të mësojnë të dhëna të imtësishme rreth kësaj çështjeje mund t’i drejtohen veprës sonë me titull: “Mealimu’l-Islami’l-Emeui” (Mësimet e Islamit Emeuist). Në veprën ne fjalë ne kemi pasqyruar një mori argumentash të cilat e kanë argumentuar këtë të vërtetë.
Ndjekësit e mi të nderuar, le t’i rikthehemi çështjes sonë, për të cilën kanë bërë me shenjë një sërë dijetarësh. Le të mos e zgjasim më çështjen.
Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Sherhu’l-Muhatasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhur i Kopështit) e Ibn Said Tufiut. Ky i fundit në veprën e tij ka kumtuar kështu: “Ashtu siç është bërë e ditur dhe në “dy përmledhjet e haditheve të vërteta”, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kur kërkoi që të sfidonte të krishterët e Nexhranit, ai mori pranë vetes ata të cilët u kishte dalur emri në Ngjarjen e Mbulesës dhe për ta shprehu: “Ja pra këta janë Ehli Bejti im”... Të tëra këto fakte tregojnë se vetëm ata njerëz, që u ishte përmendur emri ishin të përfshirë brenda Ehli Bejtit dhe askush tjetër nuk është përfshirë. Me Ehli Bejtin nuk nënkuptohen bashkëshortet, sepse në rast të kundërt i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) do t’i kishte thënë Umu Selemesë: “Edhe ti je nga ata”. Por ai nuk i ka thënë asaj kështu. Kuptimi i anës së jashtme të urdhrit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është mohimi i përfshirjes së Ummu Selemesë brenda Ehli Bejtit”... (20)
Sërish fjalia: “në dy përmbledhjet e haditheve të vërteta”, që zë vend tek fragmenti i lartpërmendur është përdorur, në mënyrë të gjërë dhe tolerante, sepse ajo nuk ka për qëllim përcjelljen e Buhariut dhe të Muslimit por vetëm atë të Muslimit.
Unë dua që t’i përfundoj fjalët e mia me thënien e Hakim Nishaburiut, i cili në veprën e tij me titull: “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi” (Urtësia e Shkencave të Hadithit) ka pohuar kështu: “Pohoj se janë hadithe të pashkëputura, lajmet e përcjellura në komentime, nga Abdullah Ibn Abbasi dhe të tjerët, mbi thënien e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në Ditën e Sfidimit, i cili pasi zuri për dore Aliun, Hasanin dhe Husejnin (p.m.t.) më pas mori dhe Fatimenë dhe e solli pas tyre dhe shprehu: “Ja pra këta janë bijtë tanë, bashkëshortet tona dhe vetë ne”. (21)
Kjo do të thotë se me këtë nënkuptojmë se argumenti i dytë është Ajeti i Sfidimit.
Prezantuesi: Duam t’iu drejtojmë këtë pyetje: “Çfarë lloj qëndrimi mbajnë dijetarët uehhabistë për Ajetin e Sfidimit?” Sepse ka ardhur pikërisht koha e ngritjes së kësaj pyetjeje. Kësaj pyetjeje do t’u japim përgjigjie në programin vijues. Përpara se të kalojmë në lidhjet telefonike duam t’iu rikujtojmë një pyetje të shtruar në programin paraardhës. Zotëriu im cili është mesazhi që do të japë ajeti 165 të Sures Nisa në të cilin thuhet: “Ne kemi dërguar (sipas vendit) të dërguar, përgëzues dhe qortues, kështu që njerëzit të mos kenë asnjë arsyetim ndaj Allahut pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm”.
I ftuari: Njëri nga ndjekësit e nderuar e kishte pyetur për këtë ajet, me qëllim për të mbështetur mendimin, se nuk ka ndonjë argument tjetër për njerëzit përveç të dërguarve. Sipas tij me drejtimin e kësaj pyetjeje ai është munduar që të rrëzojë këndvështrimin e doktrinës imamite. Sepse kjo doktrinë beson se argumentet/provat pas Allahut dhe të dërguarit të Tij janë imamët. Ndërsa ajeti bën të ditur se argumentet janë të dërguarit.
Unë mendoj se ky citim rrjedh nga padituria e shkencës së metodologjisë së komentimit ose nga fanatizmi.
Tregohuni të vëmendshëm ndaj ajetit të nderuar. Unë dua të përmend një parathënie qoftë dhe për një ose dy minuta. Ne disa herë kur jemi duke trajtuar çështjen se cili është identiteti i argumenteve që ka caktuar Allahu i Madhëruar për njerëzit flasim edhe në kornizën se çfarë janë këto argumente.
A është ajeti në kornizën e çështjes së parë apo të së dytës? Ajeti nuk është në formën: “li en la jekune ala’n-nasi huxhxhetun ba’de’r-rusuli” (që mbi njerëzit të mos kenë argument pas të dërguarve). Nëse ajeti do të ishte kështu atëherë do të rrëzohej doktrina imamite. Sepse ne aludojmë se për njerëzit ka argumente të tjera përveç të të dërguarve të Allahut. Ndërsa ajeti urdhëron: “li en la jekune li’n-nasi huxhxhetun ba’de’r-rusuli” (që për njerëzit të mos kenë asnjë arsyetim pas të dërguarve). Pra ajeti do të thotë: “O ju njerëz! Ju nuk do të keni asnjë mundësi që të shtroni një arsyetim pas Ditës së Kijametit në formën: “Përse ne nuk janë sqaruar urtësitë dhe të vërtetat e fesë, të vërtetat e ligjeve hyjnore?” Sepse ne u kemi sjellur të dërguar dhe këta të dërguari e kanë përmbushur detyrën e tyre”.
Në ajetin 7, të Sures Hashr që përmendet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”.
Ai i dërguar na ka urdhëruar kështu: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda: Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im. Këto të dyja nuk do të ndahen nga njëra-tjetra derisa të më kthehen mua në krye të Lumit”.
Prezantuesi: Kjo do të thotë se ajeti nuk mohon mendimin se ka ndonjë argument tjetër përveç të dërguarve.
Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue Bejanu Ennehu la Justagna anha bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i tij me të Vërtetë nuk Kuptohet pa të Kur’ani), fq. 12, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Urtësisë).
2- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 296, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
3- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 301, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
4- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 301, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
5- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 301, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
6- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 301, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
7- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë.
8- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305, Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Parë; Ne i kemi sqaruar konceptet e “bedelu min kuli” (zëvendësi i tij i tërësishëm) dhe “bejan” (përcaktuesi) në mësimin e 33.
9- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
10- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
11- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
12- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
13- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
14- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 235-45, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
15- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 245, Vërtetimi, Shënimi dhe Përgatitja Nga Dijetar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
16- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Vërtetimi Nga Dijetar Shuajb Arnauti, vëll. 3, fq. 160, Hadithi Nr: 1608, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
17- Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejriu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 213, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Hajr” (Mirësia).
18- Imam Tirmidhiu, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhjet e Sunneteve të Vërteta të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 523, Vërtetimi Nga Muhammed Nasiruddin Albani.
19- Ibn Maxhe, “Sahihu’s-Suneni’l-Ibni’l-Maxhe” (Përmbledhjet e Sunneteve të Vëteta të Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 58, Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Nasiruddin Albani.
20- Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhatasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhur i Kopështit), vëll. 3, fq. 110.
21- Ebu Abdullah Muhammed Ibn Abdilah Hakim Nishaburiu, “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi ue Kemijjeti Exhnasihi” (Urtësia e Shkencave të Hadithit dhe Sasia e Llojeve të Tyre), fq. 230, Shënimi Nga Mutemen Saxhiu dhe Taki Ibn Salahu, Shjegimi dhe Vërtetimi Nga Doktor Ahmed Ibn Faris Selumi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” Institucioni i Urtësisë), Botimi i Dytë.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak