SHBA-të do të shkatërrojnë armët e veta kimike

  • None
Publikuar në Shta. 3, 2016, mesnatë

Ushtria amerikane nga java e ardhshme do të fillojë me zbatimin e aksionit të vlefshëm 4,5 miliard dollar, me të cilin do të shkatërrojë sasitë e mbetura të armëve kimike, iperit, me të cilin do të nënshtrohet zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare e cili ndalon përdorimin e armëve kimike, kanë kumtuar zyrtarët amerikan të mërkurën mbrëma. Në uzinën kryesisht të automatizuar të depos Pueblo në Koloradon jugore pas vikendit do të nis shkatërrimi i 780.000 projektileve artilerike të mbushura me materie kimike të rrezikshme iperit, deklaroi menaxheri i uzinës Greg Mohrman. Ai ka refuzuar të jetë më i saktë, duke e arsyetuar këtë me arsyet e sigurisë të procesit.

“Shumë kemi ushtruar”, ka thënë Mohrman agjencionit informativ AP.” Javën e ardhshme do të nisim me realizimin e procesit”. Robotët e vendosura do të demontojnë projektilët, ndërsa uzina do të shfrytëzojë ujë dhe bakteriet për të neutralizuar iperitin, i cili mund të sakatojë dhe të vras gjallesat e gjalla ashtu që e dëmton lëkurën, sytë dhe organet respiratore. Me kapacitetin e plot punues uzina mesatarisht mund të shkatërrojë 500 projektile të tilla kimik në ditë, në rast të punës së pandërprerë. Pritet që procesi i tërë të përfundojë kah mesi i vitit 2020. Uzina do të nis ngadalë me punë dhe me siguri nuk do të punojë me kapacitetet të plota gjer në vitin e ardhshëm, ka thënë Rick Holmes, menaxheri projektues të ekipit Bechtel Corpa i cili ka dizajnuar dhe ndërtuar uzinën. Në depon e uzinës gjer tani janë shkatërruar 560 projektile të tillë dhe bonbola të mbushura me iperit, të cilët kanë rrjedh, apo kanë pas probleme tjera.

Irena Kornelly, kryesuesja e komisionit këshilltar qytetar të cilin e ka themeluar Kongresi amerikan si urë lidhëse në mes opinionit dhe operatorit të uzinës, ka thënë se ekipi i saj nuk ka shqetësime lidhur me sigurinë e këtij procesi. Në depot e uzinës Pueblo gjenden 2600 tonelata armë kimike. Ushtria e ka deponuar edhe 523 tonelata shtesë të iperitit dhe të helmeve tjera kimike nervore në depon Blue Grass në Kentacky. Pritet që Blue Grass të fillojë të shkatërrojë sasitë e veta të armëve kimike vitin e ardhshëm, dhe se procesi të përfundojë gjer në vitin 2023. Iperiti është lëng i dendur, pa ngjyrë dhe pa erë.

SHBA-të kanë deponuar 30.600 tonelata iperit dhe helme tjera kimike nervore, por ata nuk i ka përdor kurrë në luftë. Afër 90% të sasive origjinale të armëve kimike të SHBA-së janë shkatërruar, kryesisht me djegien e tyre. Marrëveshja ndërkombëtare e vitit 1925 ka ndaluar përdorimin e armëve kimike pas sulmit shkatërrimtar me helme kimike në Luftën e parë botërore, ndërsa Konventa për armë kimike e vitit 1997 ka bërë thirrje në shkatërrimin e armëve kimike në botë. Inspektorët ndërkombëtar kanë theksuar se në Siri grupi i ISIS-it ka përdor armët kimike në Siri gjatë vitit 2014 dhe 2015.



Burimi : Al Jazeera