Tunizia e konsideron ‘Hizbullahun’ si Lëvizjs e Rezistencës, jo si grup terrorist
Kryetari i Tunizisë, Bexhi Caid Essebsi ka përsëritur se vendi i tij e konsideron Hizbullahun si një lëvizje kombëtare të rezistencës duke e refuzuar përcaktimin e tij si një grup terrorist.
Në një intervistë të mërkurën me një radio tuniziane, Essebsi vuri në dukje se Deklarata e Ministrave të Jashtëm Arab nuk e ka quajtur Hizbullahun si një organizatë terroriste.
Tunizia nuk ka të bëjë me luftën në mes muslimanëve sunnitë dhe shiitë, tha kryetari i Tunizisë, sipas medias tuniziane. Ndërsa, Essebsi theksoi se disa tunizianë e kanë shfrytëzuar këtë çështje kundër qeverisë.
Nga ana tjetër, kryetari i Tunizisë theksoi se Tunizia nuk do të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin. Tunizia e përkrah Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah në çdo akt kundër Izraelit, ka thënë Essebsi.
Ai gjithashtu theksoi se Tunizia ka interes të përbashkët me Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të gjithë Botën Arabe.
Në fillim të marsit Tunizia tha se nuk do të zbaton një vendim të imponuar Saudit nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik për të përcaktuar Lëvizjen e Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’ si një organizatë terroriste. Më 2 mars, këshilli, i cili përbëhet nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Bahrejni dhe Kuvajti, e caktuan Hizbullahun si një grup terrorist.
Kryetari i Tunizisë gjithashtu dënoi vendimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Faqja e internetit e gazetes së përditshme Al-Chourouk tha se Essebsi kishte urdhëruar Ministrin e Jashtëm, Khamis al-Jehinawi për të deklaruar zyrtarisht qëndrimin e Tunizisë lidhur me Lëvizje ‘Hizbullah’ dhe për të korrigjuar gabimin e Ministrave të Punëve të Brendshëm për Deklaratën kundër Hizbullahut.
Lidhja Arabe gjithashtu nën presionin e Arabisë Saudite më 11 mars 2016 e ka quajtur Lëvizjen e Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’ një organizatë terroriste, një vendim që u kundërshtua nga Iraku, Siria, Libani, Algjeria dhe Tunizia.