ISIS dogji për së gjalli luftëtarët që lejuan të bie qyteti Ramadi

  • None
nga Hollie McKay | Publikuar në Jan. 15, 2016, 1 a.m.

Luftëtarët e ISIS-it, grupi terrorist i Mosulit,  që u largua nga fortesa e Irakut,  pasi u mposhtën në Ramadi u dogjën për së gjallë në sheshin e qytetit, thonë burimet  e FoxNews.com, në një mesazh për luftëtarët që së shpejti mund të mbronin qytetin verior nga forcat qeveritare.

Disa nga banorët e Mosulit tregojnë historinë e frikshme për të afërmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përshkruar pritjen vdekjeprurëse të xhihadistëve të veshur me të zeza kur ata e bën atë në Mosul, rreth 250 milje në veri të qytetit të rimarrë nga forcat irakiane që operojnë me mbulesën nga ajri prej forcave ajrore amerikane.

 

ISIS është thyer, paranojak nga brenda. 

   

- Michael Pregent, ish-gjenerali David Petraeus

Ata ishin të grupuar së bashku dhe i bën të qëndrojë në një rreth,  tha një ish-banor i Irakut të veriut që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  por në kontakt me familjen tha FoxNews.com. Dhe u vunë në zjarr për të së gjalli.

Disa refugjatë irakianë-amerikanë me të afërmit e ngushtë në Mosul thanë se luftëtarët e ISIS-it pësuan disfatë të freskët në Ramadi, u tërhoqën dhe u ekzekutuan  - sepse nuk luftuan deri në vdekje në Ramadi.

Michael Pregent, një ekspert i terrorizmit dhe ish-këshilltar i zbulimit të gjeneralit David Petraeus në Irak, tha se një veprim i tillë nuk është i ri për grupin terrorist të pashpirt. Një fat të ngjashëm  paten edhe luftëtarët që kanë humbur qytetin e Sadamit  nga forcat kurde vitin e kaluar.

Nuk është çudi që u ekzekutuan nga ISIS-i luftëtarër nga qyteti Ramadi, tha ai. Ata bënë të njëjtën gjë me luftëtarët pas rënies së Tikritit.

Rimarrja e Ramadi-it, kryeqyteti i provincës Anbar kryesisht me popullsi muslimane Sunnite që ISIS-i  e pushtoi në majin e kaluar, ka qenë një pengesë e madhe për ISIS. Vetëm 80 milje në perëndim të Bagdadit, qyteti u muar nga ISIS në qershor, 2014. Forcat irakiane, duke luftuar me fiset sunnite dhe të mbështetur nga forcat e koalicionit, kohët e fundit e morën atë përsëri, por qyteti mbetet në rrënoja. Kudo kurthe, mina tokësore dhe një infrastrukturë e shkatërruar, qyteti kryesisht është i pabanueshëm për momentin.

Me qeverinë, forcat kurde dhe forcat e koalicionit tani bëjnë thirrje për të rimarrë Mosulin, i cili ra në duart e ISIS-it rreth 18 muaj më parë, një ISIS gjithnjë e më paranojak ka rritur numrin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve, sipas njerëzve të bllokuar në qytet.

Ata vijnë në shtëpi dhe i marrin fëmijët dhe i akuzojnë ata se janë  spiunë, tha një banor i Irakut me njohuri të situatës. Nëse nëna vajton dhe është e mërzitur me ta, ata e akuzojnë ate se është spiune dhe e marrin ate dhe e fusin në burg dhe më pas e vrasin.

Grupi terrorist po ndjen nxehtësinë e një sulmi që po vjen, tha Pregent.

ISIS është thyer, paranojak nga brenda, Pregent vazhdoi, duke vënë në dukje se ISIS-i ka dy drejtori të inteligjencës - një për kërcënimet e brendshme dhe tjetrin  për ato të jashtme - dhe të dyja janë të fokusuara në  kërcënime për ekzistencën e tyre brenda zonave nën dorën e tyre. Ata janë duke i përdorur gratë dhe fëmijët me ekzekutime për të shtie frikën. Sa më e ashpër taktika e tyre aq më e dëshpëruar është udhëheqja.

Clint Watts, Fox anëtar i Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme, u pajtua. 

Ata vazhdojnë të humbin territore, ne kemi parë një numër në rritje të dezertimeve dhe një rritje në numrin e spiunëve të brendshëm  - shumë prej të cilëve i kanë vrarë pa mëshirë pa treguar prova të rëndësishme të spiunazhit të brendshëm, shpjegoi ai. Modeli i ISIS-it me vrasje  të brendshme duket shumë i ngjashëm me rënien e grupin Al Shabaab në Somali.  Kur al-Shabaab humbëste terren dhe numri i të larguarve rritej, vrasjet e brendshme dhe dënimet më të ashpra ishin shtuar në të gjithë grupin terrorist dhe kjo  e përshpejtonte më tej humbjen e mbështetjes popullore lokale.

Në fillim të vitit, grup aktivist Syri i Mosulit raportoi se ISIS-i  ka kryer ekzekutime  masive të burrave dhe fëmijëve në  fshatin Alhud, në  jug të Mosulit, duke e akuzuar të gjithë vendbanimin  për tradhti dhe spiunazh për forcat lokale të policisë irakiane. Në fund të dhjetorit, disa të rinj të moshës 12 dhe 16 vjeç u kapen duke u përpjekur të largohen përtej lumit Tigër drejt rajonin kurd, dhe më pas u akuzuan si spiunë nga ISIS-i dhe brenda disa minutave u ekzekutuan publikisht para familjeve të tyre.

Komunikimet brenda qytetit të rrethuar janë të rrezikshme, por shumë prej tyre janë në gjendje për të marrin mesazhe nëpërmjet telefonit ose internetit - edhe pse është rrezik i madh.

Banorët kanë pak energji elektrike apo ujë, nuk ka paga për njerëzit që punojnë, nuk ka ilaçe për të kuruar sëmundje, tha një tjetër vëshgues brenda Irakut. Civilët janë në një gjendje të dëshpëruar.

Të gjithë jetojnë jetën e tyre në frikë të plotë, tha ai. Ata nuk e dinë se cili do të jetë në rend nesër - burri, grua apo fëmija



Burimi : Fox News.com