Një grua e krishtere egjiptiane e përktheu Kur'anin në gjuhën e shenjave
Naxhla Talat Ghali bëri përkthimin për një institut në qytetin Bani Suwaif duke u kujdesur për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, duke përfshirë dëgjim të dëmtuar, njoftoi gazeta e përditshme al-Watan Daily.
Puna ime është përkthimi dhe në këtë institut unë përkthej çdo gjë për njerëzit me dëgjim të dëmtuar, tha ajo.
Naxhla Talat Ghali shtoi se njerëzit me dëgjim të dëmtuar kanë të drejtë për të lexuar dhe kuptuar domethënien e Kur’anit.
Ajo vuri në dukje se ajo nuk e ka filluar përkthimin e Kur'anit në gjuhën e shenjave për derisa ajo ndjehej e sigurt se kjo është e lejuar sipas rregullave Islame.
I pyeta disa studiues, dijetarë muslimanë dhe ata më thanë se nuk ka problem, shtoi ajo.
Gjuha e Shenjave është një gjuhë vizuale që përdor një sistem manual, lëvizjet e fytyrës dhe trupit, si mjete të komunikimit.
Burimi : IQNA News