ISIS-i Nuk Mund Të Njihet, Pa Njohur Më Parë Historinë e Ideologjisë Uehhabiste në Arabinë Saudite

  • None
nga Alastair Crooke | Publikuar në Korrik 29, 2015, mesnatë

Alastair Crooke

(ish agjent i shërbimit të fshehtë britanik MI6 dhe autor i veprës “Rezistenca” Thelbi i Revolucionit Islam)

Bejrut, Liban: “Shfaqja dramatike e ISIS-it (Daishit - Shtetit Islam të Irakut dhe të Sirisë) në skenën e trojeve irakiane, ka tronditur shumë njerëz në shtetet perëndimore. Këta të fundit, janë të hutuar dhe të tmerruar nga dhuna e egër dhe shndërrimi i kësaj organizate terroriste, në një magnet të fuqishëm për rininë muslimane sunnite. Për më tepër, këta njerëz kanë zbuluar fytyrën e vërtetënë këtë mëdyshje së sauditëve, të gërshetuar me një shqetësim të pashpjegueshëm. Tani njerëzit perëndimorë me të drejtë shtrojnë pyetjen: “Vallë a nuk arrijnë të kuptojnë sauditët se, ISIS-i i kërcënon edhe ata?!”

“Me sa duket dhe në ditët e sotme, udhëheqja elitare saudite mbetet e ndarë në dysh. Njëra palë duartroket duke aluduar se ISIS-i, po i kundërpërgjigjet “zjarrit” iranian shiit me “zjarr” sunnit. Kjo palë mendon se ISIS-i (Daishi) me ideologjinë e tij strikte selefiste, po merr formë duke krijuar një shtet të ri sunnit, mes vizatimit të kufijve në zemrën e trojeve arabe, të cilat sauditët i cilësojnë si një trashëgimi historike sunnite”.

“Ndërsa pala tjetër është më e frikësuar dhe bën thirrje për rikujtimin e historisë së revoltës, së Vëllazërisë Uehhabiste kundër mbretit të parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudit. (Shënim: Vëllazëria Uehhabiste Saudite, nuk ka të bëjë aspak, me Vëllazërinë e Vëllezërve Muslimanë Egjiptianë, ju lutem kini parasysh faktin se këtej e tutje kur të përdorim termin Vëllazëria Uehhabiste, kemi për synim Vëllazërinë Uehhabiste Saudite dhe jo Vëllazërinë e Vëllezërve Muslimanë Egjiptianë) e cila shpërtheu me ideologjinë uehhabiste, duke sjellur në pushtet mbretin e parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudin në fund të vitit 1920”.

“Shumë sauditë janë thellësisht të shqetësuar, nga doktrinat radikale të ISIS-it (Daishit) dhe kanë nisur që të ngrenë dyshime të forta, mbi disa këndvështrime të udhëheqjes dhe qeverisjes së Arabisë Saudite”.

DYJËZIMI SAUDIT

“Trazirat dhe tensionet e brendshme të Arabisë Saudite mbi ISIS-in (Daishin) mund të kuptohen vetëm duke bërë lidhjen, mes dyjëzimit të pamjes së jashtme të doktrinës uehhabiste dhe prejardhjes historike të saj, që ka zënë vend në thelbin e themeleve të Mbretërisë së Arabisë Saudite”.

“Dukuria e parëmbizotëruese në krijimin e identitetit saudit, i përket drejtpërdrejtë Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit (themeluesit të ideologjisë uehhabiste), ndërsa vënia në jetë e kësaj ideologjie radikale, puritaniste dhepërjashtuese, i përket mbretit të parë saudit Abdulaziz Ibn Saudit. (Në atë epokë ky i fundit, nuk ishte tjetër vetëm se një prijës i vogël vendor, mes shumë prijësish të tillë sauditë, të cilët sulmonin dhe grabitnin farefiset beduinë të varfra, në shkretëtirën përcëlluese dhe dëshpëruese saudite të Nexhdit)”.

“Dukuria e dytë mbizotëruese në këtë dyjëzim hutues saudit, ka të bëjë pikërisht mbretin e parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudin, i cili nisi shndërrimin pasues të proçesit të shtetëzimit në fund të vitit 1920. Ai ndaloi dhunën e ashpër të Vëllazërisë Uehhabiste (me synimin e krijimit të marrëdhënieve të mira diplomatike si një shtet-komb, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi, institucionalizoi impulsin origjinal uehhabist, i cili pasoi me mbylljen përkohësisht të rubinetit të naftës dhe dollarit,gjatëkrizës botërore të naftës në vitin 1970. Abdu’l-Aziz Ibn Saudimori drejtimin e brishtë të ideologjisë së Vëllazërisë Uehabbiste dhe nisi të eksportojëkëtë ideologjijashtë kufijve sauditë, duke krijuar një “revolucion kulturor” të dhunshëm në mesin e botës muslimane”.

“Por ky “revolucion kulturor” nuk ishte një reformë paqësore. Ky revolucion ishte i mbshtetur në urrejtjen e llojit jakobin, të pseudodijetarit Muhammed Abdu’l-Uehabit, që sipas tij ai kishte për synim pastrimin e fesë islame nga të tëra devijimet, shmangiet, herezitë dhe idhujtaritë”.

 

MASHTRUESIT MUSLIMANË

 

“Autori dhe gazetari amerikan Steven Coll, ka shkruar se si Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi ky ndjekës i pseudodijetarit të rreptë dhe censurues të shekullit të 14 Ibn Tejmijjes, përbuzi “zbukurimin, artistiken, tymosjen e duhanit, thithjen e hashashit, gjëmimin e daulleve egjiptiane dhe fisnikërinë osmane, e cila shoqëronte haxhinjtë (pelegrinët muslimanë) gjatë tërë itinerarit të tyre për në Mekkën e Nderuar”.

 

“Sipas këndvështrimit të Muhammed Abdu’l-Uehhabit, të tërë këta që kryenin praktika të tilla nuk ishin muslimanë, por ishin mashtrues të maskuar si muslimanë. Sipas Muhammed Abdu’l-Uehhabitas sjellja e farefiseve beduinë, nuk ishte më e mirë se sa sjellja e këtyre të parëve. Praktika e këtyre të fundit si, nderimi i shenjtorëve të tyre, ndërtimi dhe zbukurimi i gurëve të varrezave dhe “besëtytnitë e tyre” (si p.sh. nderimi i varreve dhe cilësimi si të shenjta dhe hyjnore i tyre) e acaruan jashtëzakonisht shumë Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabin”.

 

“Themeluesi i ideologjisë uehhabiste, Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi të tëra këto sjellje të farefiseve beduinë, i cilësoi si bid’ate (risi fetare të ndaluara nga Allahu xh.sh.)”.

 

“Ashtu siç mendonte edhe dishepulli i rreptë para tij Ibn Tejmijje edhe Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi ishte i mendimit se, periudha e qëndrimit të Muhammedit (s.a.u.s.) në Medinen e Ndriçuar, cilësohej si “periudha e artë”, të cilët të tërë muslimanët e ditëve të sotme, duhet ta ndiqnin në parim (ky është selefizmi)”.

 

“Pseudodijetari i shekullit të 14 Ibn Tejmijje, i kishte shpallur luftëdoktrinës shiite, sufiste dhe filozofisë greke. Ibn Tejmijje kishte theksuar faktin se, vizita mbi varrin dhe festimi i ditëlindjes së Muhammedit (s.a.u.s.) ishin bidate (risi fetare të ndaluara nga Allahu xh.xh.) sepse një dukuri e tillë ngjante me adhurimin e të krishterëve të Isait (a.s.)si Zot (pra ishte idhujtari). Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi i përvetësoi të tëra këta mësime të hershme të Ibn Tejmijjes, duke cituar se “çdo dyshim ose ngurrim” nga ana e besimtarit musliman në ecurinë e tij, gjatë mësimit të fesë islame dhe në veçanti gjatë shpjegimit të fesë islame duhet “të deprivojnë njeriun nga imuniteti i pronës dhe jetës së tij”.

 

“Një nga parimet kryesore të ideologjisë uehhabiste të Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit, ishte mendimi kyç i tekfirit (cilësimi si i pafe i një besimtari musliman). Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi dhe ndjekësit e tij janë të mendimit se,mund t’i cilësojnë si të pafe muslimanët e rinj, të cilët merren me veprimtaritë tillasi shkeljae kufijve të sundimit të autoritetit absolut (që në këtë rast është mbreti saudit). Themeluesi i ideologjisë uehhabiste fajësoi të tërë besimtarët muslimanë, të cilët nderonin të vdekurit, shenjtorët dhe engjëjt. Ai vijoi më tej duke sqaruar se, ndjenja të tilla shpërqendronin muslimanët, nga nënshtrimi i plotë ndaj Allahut s.u.t. Sipas ideologjisë uehabsite islame citojmë se, lutja për të vdekurit e dashur dhe shenjtorët është tërëisht e ndaluar. Gjithashtu vizita e varreve dhe xhamive të veçanta, festimi i festave të shenjta, kremtimi i ditëlindjes së të dërguarit të Allahut (a.u.xh.) Muhammedit (s.a.u.s.) madje dhe përdorimi i gurëve në varre, pas varrosjes së të vdekuritështë tërësisht i ndaluar”.

 

Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi shkruante se: “Besimtarët muslimanë, të cilët kundërshtojnëkëtë këndvështrim timin duhet të vriten, bashkëshortet dhe vajzat e tyre duhet të përdhunohen, ndërsa pasuria e tyre duhej të grabitet”.

 

“Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi kërkonte nënshtrim të plotë nga ana e besimtarëve muslimanë, një nënshtrim i cili duhej të shfaqej hapur dhe qartë nga ana fizike. Ai këmbëngulte se te tërë muslimanët, duhet të kryejnë zotimin e tyre një për një, ndaj një udhëheqësi musliman të vetëm (prijësit ose halifit, në rast se gjendet një i tillë). Muhammed Abdu’l-Uehhabi shkruante se: “Besimtarët muslimanë, të cilët kundërshtojnë këtë këndvështrim timin duhet të vriten, bashkëshortet dhe vajzat e tyre duhet të përdhunohen, ndërsa pasuria e tyre duhet të grabitet”. Brenda këtij grupi besimtarësh muslimanë, të cilët meritonin vdekjen, bënin pjesë muslimanët shiitë, muslimanët sufistë dhe grupe te tjera muslimanësh, të cilët pseudodijetari Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabi nuk i cilësonte si muslimanë aspak”.

 

“Lexues të neruar besoj se deri më tani e keni kuptuar se, si ideologjia uehhabiste përputhet tërësisht me ideologjinë e ISIS-it, në ditët e sotme. Krisja e parë mes sauditëve uehhabistë dhe mbretit të parësaudit do të ndodhte më vonë. Instuitucionalizimi i ideologjisë uehhabiste, i cili u bë zyrtar nga mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi nën moton: “Një Udhëheqës, Një Autoritet, Një Xhami” të cilat i referoheshin drejtpërdrejtë mbretit saudit, autoritetit zyrtar të ideologjisë uehhabiste, si dhe kontrolli i tij mbi “fjalën” (Xhaminë e Shenjtë Ke’aben ose Mesxhidu’l-Haramin,në Mekkën e Nderuar)”.

 

“Pra është pikërisht kjo krisje mes mohimit të kësaj motoje nga ana e ISIS-it, i cili mohon autoritetin zyrtar më të lartë të vetëquajtur botës muslimane, atë të mbretit të Arabisë Saudite, i cili sipas ideologjisë uehhabiste përbën një kërcënim të frikshëm për Mbretërinë e Arabisë Saudite”.

 

HISTORIA E SHKURTËR UEHHABISTE QË NGA VITI 1741-1818

 

“Mbrojtja e zjarrtë e këtyre këndvështrimeve ultra radikale të Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit, çoi në përjashtimit e tij nga vetë qyteti i lindjes, ndërsa në vitin 1714 pas disa orvatjesh ai gjeti strehim nën mbrojtjen e udhëheqësit të farefisit saud, pra të Abdu’l-Aziz Ibn Saudit. Arsyeja që e nxiti këtë të fundit për të strehuar Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabin, ishte shtysa dhe mendimise ideologjia e tij uehhabiste, mund t’ipërdorej për t’indryshuar,njëherë e përgjithmonë traditat dhe zakonet arabe. Mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi mendoi se, kjo ishte rruga e duhur që duhej ndjekur për të fuqizuar pushtetin e tij”.

“Strategjia e sauditëve uehhabistë, të epokës së Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit, njëlloj si ajo e ISIS-it në ditët e sotme, kishte për synim nënshtrimin e njerëzve, duke i robëruar dhe duke rrënjosur vazhdimisht frikë tek këta të fundit”.

“Farefisi i Abdu’l-Aziz Ibn Saudit, duke u mbështetur në ideologjinë uehhabiste, të Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit, tanimë do të vijonte të bënte gjithçka, që kishte bërë gjithmonë por këtë herë nën petkun e fesë islame. Disa nga mizoritë që kryente farefisi i Abdu’l-Aziz Ibn Saudit, ishin sulmimi i fshatrave fqinjë si dhe plaçkitja e pasurive të tyre. Por ajo që ndryshonte këtë herë,ishte vijimi i këtyre mizorive saudite uehhabiste, tanimë ata po kryenin të njëjtat mizori por nën petkun e xhihadit (luftës së shenjtë islame) uehhabist dhe nën  flamurin islam. Mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Saudi, së bashku me Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabin, riformatuan konceptin e shehidit (rënies dëshmor) në emër të xhihadit, duke pohuar se muslimanët që bien dëshmorë,  do të hyjnë menjëherë dhe në nënyrë të sigurtë në xhennet”.

“Fillimisht kjo aleancëdjallëzore pushtoi disa fshatra të vegjël sauditë, duke i nënshtruar këta të fundit ndaj sundimit të tyre. (Sauditët uehhabistë këtyre fshatarëve të nënshtruar, i ofruan vetëm një zgjedhje ose të bëheshin uehhabistë ose t’u pritej koka). Deri në vitin 1790 kjo aleancë djallëzore, mundi të kontrollojë shumicëne Gadishullit Arab dhe kreu sulme të vazhdueshme kundër qytetit të Medinës së Ndriçuar, si dhe kundër trojeve arabe siriane dhe irakiane”.

“Strategjia e sauditëve uehhabistëve të epokës së Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit, njëlloj si ajo e ISIS-it në ditët e sotme, kishte për synim nënshtrimin e njerëzve duke i robëruar dhe duke rrënjosur vazhdimisht frikë tek këta të fundit. Në vitin 1801 kjo aleancë djallëzore sulmoi qytetin e shenjtë irakian të Kerbelasë. Sauditët uehhabistë masakruan me mijëra muslimanë shiitë, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Sauditët uehhabistë rrënuan shumë vende të shenjta, duke përfshirë këtu dhe rrënimin e varrit të ImamHusejnit, birit të Aliut (r.a.) djalit të xhaxhait të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe prijësit të katërt të drejtë musliman”.

“Një zyrtar britanik togeri Francis Warden i asaj periudhë, i cili vrojtoi dhe përjetoi sulmin e tmerrshëm të sauditëve uehhabistë shkroi: “Sauditët uehhabistë e plaçkitën tërësisht qytetin irakian të Kerbelasë, ata nuk kursyen nga plaçkitja e tërësishme asvarritn e Imam Husejnit... Sauditët uehhabistë ekzekutuan gjatë ditës, duke kryer një mizori vetëkënaqësie 5.000 banorëshiitë të qytetit irakian të Kerbelasë, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë”.

“Historiani i parë i shtetit saudit, Uthman Ibn Bishr Nexhdiu shkroi se në vitin 1801 mbreti i parë saudit, Abdu’l-Aziz Ibn Saudi kreu një masakër të vërtetë, në qytetit irakian të Kerbelasë. Ai madje e përshkruante me krenari masakrën e kryer duke cituar: “Në ditën e sotme, ne sauditët pushtuam qytetin irakian të Kerbelasë. Ne një pjesë të banorëve të këtoj qyteti i masakruam, ndërsa pjesën tjetër e robëruam. Falenderimi i takon vetëm Allahut (xh.sh.) Zotit të Botërave, për këtë masakër. Ne nuk na vjen keq aspak për këtë masakër që kryem dhe shtojmë se i njëjti fat i pret dhe të pafetë”.

“Në vitin 1803 mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi, pushtoi dhe hyri në qytetin e shenjtë të Mekkës së Nderuar, e cila iu nënshtrua dhe iu dorëzua atij, pas një terrori të paparë dhe të padëgjuar (së shpejti i njëjti fat do të priste dhe Medinën e Ndriçuar). Ndjekësit e Abdu’l-Uehhabit rrënuan të tërë monumentët historikë, të tëra varret dhe vendet e shenjta në këtëqytet. Në perëndim të ditës sauditët uehhabistë, kishin rrënuar arkitektutën islame qindra vjeçare, e cila rrethonteXhaminë e Shenjtë Ke’aben ose Mesxhidu’l-Haramin, në Mekkën e Nderuar”.

 

“Por në nëntor të vitit 1803 një vrasës shiit, vrau mbretin e parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudin (duke u hakmarrë kështu për masakrën e Kerbelasë). I biri i tij Saud Ibn Abdu’l-Azizi, vijoi me sundimin dhe pushtimin e trojeve arabe. Kjo ishte një sjellje e patelorueshme për sulltanët osmanë, të cilët nuk mund të qëndronin duarlidhur dhe këmbëkryq duke vështruar se, si perandoria e tyre po copëtohej pjesë-pjesë. Në vitin 1812 një ushtri osmane e përbërë nga trupat egjiptiane, ia doli mbanë që sprapste kryengritësit e aleancës djallëzore saudite uehhabiste, jashtë qyteteve të shenjta arabe të Medinës së Ndriçuar, Xhiddes dhe Mekkës së Nderuar. Në vitin 1814 mbreti i dytë saudit Saud Ibn Abdu’l-Azizi vdiq nga ethet, por i biri i tij Abdullah Ibn Saudi, ra rob i trupave osmane, të cilët e dërguan në Stamboll, ku dhe u ekzekutua në një mënyrë të tmerrshme. (Një vizitues i cili gjendej në Stamboll në atë kohë, shënon se i biri i mbretit të dytë saudit Andullah Ibn Saudi, ishte poshtëruar rëndë për tri ditë rresht rrugëve të Stambollit dhe më pas ishte varur. Pastaj i ishte prerë koka, e cila më pas ishte pushkatuar nga zjarri i topave osmanë. Në fund zemra e tij ishte nxjerrë jashtë kraharorit dhe ishte ngulur në trupin e tij me anë të një shtize)”.

“Në vitin 1815 ushtritëosmane të përbëra nga trupat egjiptiane, shkatërruan plotësisht trupat saudite uehhabiste në betejën vendimtare. Në vitin 1818 trupat osmane pushtuan dhe rrënuan kryeqytetinuehhabist të asaj periudhe Der’ijjeh (Rijadi i sotëm) duke i dhënë fund pranisë së shtetit të parë uehhabist. Sauditët uehhabistë e paktë që mbijetuan, u tërhoqën thellë në shkretëtirën saudite të Nexhdit, me synimin e rigrupimit dhe qëndruan atje në heshtje të thellë gjatë tërë shekullit të XIX”.

HISTORIA UEHHABISTE PËRSËRITET ME ISIS-in

“Nuk është e vështirë aspak për të kuptuar se, përse krijimi i të ashtuquajturit ISIS (Shteti Islami i Irakut dhe i Sirisë) u shfaq pikërisht në skenën e trojeve irakiane, i cili pasqyron dëshirat e atyre të cilëve bëjnë thirrje për përsëritjen e historisë uehhabiste. Në të vërtetë etosi mbizotërues i ideologjisë uehhabiste të shekullit XVIII, nuk u shua në shkretëtirën saudite të Nexhdit, por ai gjëmoi thellë në shtetet e rajonit tëLindjes së Afërt, pas rrëzimit të Perandorisë Osmane mes kaosit dhe rrëmujës së epokës pas Luftës së Parë Botërore”.

“Familja mbretërore Saud në këtë rilindje të saj të shekullit të XX, u udhëhoq nga mendja djallëzore e mbretit të parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudit, i cili me dinakërinë e tij lakonike dhe politike, arriti që t’i bashkojë farefiset beduinë sauditë, duke “lëshuar” kështu shpirtin e vërtetë të Vëllazërisë Uehhabiste, të mësimeve të Muhammed Ibn Abdu’l-Uehhabit dhe mbretit të parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudit”.

“Lëvizja e Vëllazërisë Uehhabiste, ishte një mishërim i pararojës së mëparshme, të egër dhe gjysmë të pavarur të “moralistëve” të armatosur sauditë uehhabistë, të cilët pohuajse ia dolën mbanë që të bashkonin të tëra trojet arabe në fillim të viteve 1800. Në të njëjtën mënyrë edhe kjo Lëvizje e Vëllazërisë Uehhabiste, arriti që të pushtonte sërish qytete e shenjta të Mekkës së Nderuar Xhiddes dhe Medinës së Ndriçuar,nga vitet 1914-1926 megjithatë mbreti saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi, nisi që të ndjente se interesat e tij po kërcënoheshion nga “revolucioni kulturor” i llojit jakobin i ushtruar nga Vëllazëria Uehhabiste. Revolta e armatosur e Vëllazërisë Uehhabiste, çoi në një luftë civile saudite, deri në fund të viteve 1930, kur mbreti i parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudi, e shtypi këtë lëvizje duke i masakruar të tërë me zjarrin e mitralozëve”.

“Për mbretin e parësaudit Abdu’l-Aziz Ibn Saud, të vërtetat e thjeshta të dhjetëvjeçarëve të kaluar, tanimë ishin zbehur. Në këtë periudhë kishte nisur dhe zbulimi i naftës në Gadishullin Arab. Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse e mbështesnin mbretin e parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saudin, nga ana tjetër mbështesnin edhe Sherif Husejnin si udhëheqësin e vetëm të ligjshëm të mbarë trojeve arabe. Tani sauditëve i duhej, që të zhvillonin marrëdhënie të reja, më të ndërlikuara dhe më të sofistikuara diplomatike”.

“Kështu pra ideologjia uehhabiste u shndërrua me dhunë të egër, nga një lëvizje revolucionare e xhihadit (luftës së shenjtë) dhe një pastrim tekfiristteologjik (cilësimi i një muslimani si i pafe) në një lëvizje konservatore shoqërore, teologjike, dhe e da’ues (thirrjes islame) me synimin e ligjërimit të institucionit, i cili mbështet në besnikërinë dhe ndershmërinë e familjes mbretërore saudite dhe fuqinë absolute të mbretit të saj”.

IDEOLOGJIA UEHHABISTE PËRHAPET NË BOTË ME ANË TË PASURISË SË NAFTËS

“Ashtu siç shkruan edhe studiuesi francez Giles Kepel: “Së bashku me zbulimin sensacional të burimit të madh të fitimit, me anë të pasurisë së naftës, syinmet e mbretërve sauditë janë “përhapja e ideologjisë uehhabiste në mbarë botën muslimane dhe “uehhabizimi” i fesë islame, duke pakësuar kështu: “shumëllojshmërinëe zërave, që kanë të bëjnë me fenë islame” në “në një besim të vetëm uehhabist islam”, një lëvizje kjo e cila do t’i kapërcejë ndarjet etnike dhe kombëtare. Deri në ditët e sotme, janë investuar dhe po investohen miliarda e miliarda dollarë, në shërbim të kësaj ideologjie djallëzore shkatërruese, nën petkun e kësaj “fuqie të butë”.

“Ishte pikërisht kjo përzierje marramendëse e miliarda e miliarda dollarëve e kësaj “fuqie të butë” me dëshirën e mbretërve sauditë, për të udhëhequr mbarë botën muslimane sunnite në dobi të interesave amerikane, duke futur ideologjinë uehhabiste në sistemin arsimor, shoqëror dhe kulturor në trojet e shteteve muslimane. Kjo dukuri ka sjellë një lloj vartësie të politkave perëndimore, ndaj politikave të Mbretërisë së Arabisë Saudite, një vartësi kjo e cila e ka zanafillën, që nga takimi i rëndësishëm i mbretit të parë saudit Abdu’l-Aziz Ibn Saud me ish presidentin amerikan Franklin Roosevelt në luftanijen uhtarake të flotës amerikane (kur ky i fundit po kthehej nga Konferenca e Jaltës, në Gadishulin e Krimesë në Ukrainë, nëish Bashkimin Sovietik)”.

“Qytetarët perëndimorëkanë krijuar përshtypjen se, Mbretëria e Arabisë Saudite është përfshirë nga ethet e thekshme të pasurisë,duke u nisur që nga pamja e jashtme moderne, deri tek vetëshpallja siudhëheqëse e mbarë botës muslimane. Këta qytetarë mendojnë se Mbretëria e Arabisë Saudite, ka prirje që të zbutet dhe pranojë praktikat e jetës moderne dhe se kjo prirje do të ndikojë në zbutjen dhe pranimin e riteve fetare sunnite, në praktikate jetës moderne”.

“Në njërën anë ISIS-i zotëron thellësisht një ideologji uehhabiste, ndërsa në anën tjetër zotëron këndvështrime ultra radikal në shumë mënyra. Prandaj mendoj se ISIS-i, duhet të shihet si një lëvizje korrekte e uehhabizmit bashkëkohor”.

“Qasja saudite ndaj Vëllazërisë Uehhabiste nuk u shua në vitin 1930. Ajo u tërhoq dhe arriti që t’i ruajë të tëra bashkë pjesët e sistemit uehhabist. Ja pra ky është dyjëzimi i sotëm saudit, në qëndrimin e sauditëve uehhabistë ndaj ISIS-it”.

“Në njërën anë ISIS-i zotëron thellësisht një ideologji uehhabiste, ndërsa në anën tjetër zotëron këndvështrime ultra radikale në shumë mënyra. Prandaj mendoj se ISIS-i, duhet të shihet si një lëvizje korrekte e uehhabizmit bashkëkohor”.

“ISIS-i është një lëvizje “post medinase”, e cila mbështetetmë shumënë veprimet dhe mënyrën e udhëheqjes së dy prijësve të parë muslimanë Ebu Bekrit (r.a.) dhe Umerit (r.a.) se sa vetë veprimet  dhe mënyrën e udhëheqjes së të dërguarit të Allahut (xh.xh.) Muhammedit (s.a.u.s.) si një burim i mirëfilltë garimi për kryerjen e veprave të mira, ndërsa nga ana tejtër mohon fuqishëm, aludimim e familjes mbretërore saudite si autoriteti më i lartë udhëheqës i mbarë botës muslimane”.

“Ndërsa Mbretëria e Arabisë Saudite, lulëzon në pasurimin marramendës të naftës, në një shkallë të lartë institucionale, thirrja ndaj mesazhit të Vëllazërisë Uehhabiste fitonte më shumë terren (krahas fushatës modernizuese të mbretit saudit Fejsal). “Qasja e VëllazërisëUehhabiste” gëzoi dhe gëzon një mbështetje në shkallë të gjërë, mes shumë burrave dhe grave dhe dijetarëve të respektuar dhe të spikatur sauditë. Në një farë mënyrë edhe Usame Ibn Ladini (Osama Bin Ladeni) ishte pikërisht një nga përfaqësuesit e një lulëzimi të vonuar të kësaj qasjeje të Vëllazërisë Uehhabiste”.

“Në ditët e sotme, minimi i ligjshmërisë se mbretit saudit nga ana e ISIS-it nuk konceptohet si një problem, por konceptohet si një ritkhim, në prejardhjen e vërtetë të projektit saudit-uehhabist”.

“Në fushën e udhëheqjes bashkëpunuese me shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt, sauditët në bashkëpunim me shtetet perëndimore (kanë zbatuar shumë ideologji politike si socializmin, ba’athizmin, naserizmin, (ideologjinë socialiste tëegjiptianit Xhemal Abdu’n-Nasr), si dhe ndikimin rus (sovietik) dhe atë iranian (pers)). Shtetet perëndimore kanë zgjedhur, që të vlerësojnë përparimin e bërë nga Mbretëria e Arabia Saudite (në këndvështrimin e pasurisë, modernizmit dhe ndikimit) por kanë zgjedhur edhe përbuzjen e impulsit tëideologjinë djallëzore uehhabiste”.

“Në fund të fundit, shumë lëvizje radikale islame, janë shfrytëzuar nga shërbimet e fshehta perëndimore, si shumë të efektshme kundër përmbysjes së regjimit socialist pushtues të ish Bashkimit Sovietik, në trojet malore afgane. Këta lëvizje radikale islame kanë luftuar, në dobi të interesave të shteteve perëndimore kundër udhëheqësve arabë, të shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt”.

“Atëherë përse duhet të çuditemi kaq shumë, nga mandati saudito-perëndimor i princ Benderit, për të udhëhequr kryengritjen kundër presidenit sirian Beshar Esedit, duke shfaqur një lloj dhunë te re të Vëllazërisë Uehhabiste?! Përse duhet të çuditemi kaq shumë, nga një lëvizje islame që zotëron këndvështrime ultra radikale, e cila ka pararojë rrënjosjen e frikës siç është ISIS-i?! Përse duhet të çuditemi kaq shumë, nga ideologjia uehhabiste, të cilët e njohim pak a shumë se kryengritjet “moderne” siriane mund të shndërrohen në një“njëbrirësh mitik”?! Përse duhet të përfytyrojmë se radikalizmi saudit uehhabist, do të krijonte njerëz të kulturuar dhe modernë?! Përse duhet të përfytyrojmë se, ideologjia uehhabiste e mbretit të parë saudit, Abdu’l-Aziz Ibn Saudit nën moton: “Një Udhëheqës, Një Autoritet, Një Xhami, ose nënshtrohu ose vdis” mund të çonte drejt krijimit të sauditëve uehhabistë, më të kulturuar, me modernë dhe më tolerantë?!

“Ose ndoshta, në të vërtetë nuk e kemi përfytyruar kurrë!”



Burimi : huffingtonpost.com

Alastair Crooke

Autori është diplomat britanik, i cili ka shërbyer në poste të rëndësishme edhe në shërbimin ...