Rrënjët e ISIS-it në lojërat politike amorale
Formacioni ushtarak ekstremist” Shteti Islam në Irak dhe Siri” (ISIS), e cila tani njihet si” Shteti Islamik”(IS), pas pushtimit të rrufeshëm të një të katërtës së territorit irakian dhe një të tretës së territorit sirian, tani kontrollon një territor kompakt me madhësi të Britanisë së Madhe. “Shteti Islamik” paraqet precedentin më të madh në historinë e re të luftimit në Lindjen e Afërt, pasi që me paraqitjen e saj për here të pare janë ndërruar kufijtë e dy shteteve, Sirisë dhe Irakut, të cilët janë bazuar në marrëveshjen sekrete të dy diplomatëve, anglezit Sykes dhe françezit Picot, në fillim të shekullit XX.
Depërtimi I Shtetit Islamik në zonat kufitare të kurdëve irakian në veri të Irakut, gjatë ditëve të kaluar ka tërhjek vëmendjen e opinionit botëror, për shkak të brutalitetit të pjesëtarëve të IS-it kundrejt jezidëve, një sekti pakicë të kurdëve irakian. Sipas raportit të vitit 2012, të cilin e ka botuar,qendra e State Departmentit për demokraci, drejtat njerëzore dhe drejtat punëtore, në veri të Irakut jetojnë në mes 500.000 dhe 700.000 jezid. Sipas regjistrimit të popullsisë, i cili daton që nga viti 1965, në Irak në atë kohë jetonin 1% të jezidëve nga numri i gjithëmbarshëm i popullsisë. Sipas shënimeve të Organizatës ndërkombëtare për migrim(IMO), vetëm në rajonin e Sinjarit jetojnë më shumë se 230.000 jezid. Gjatë ditëve të kaluar 30.000 jezid kanë kërkuar shpëtim në malin e Sinjarit, ku kanë ikur prej sulmeve të pjesëtarëve të IS-it. Jeta e tyre edhe më tej është në rrezik, përkundër sulmeve ajrore amerikane në forcat e IS-it dhe varen nga mëshira e tyre, apo efikasitetit të sulmeve amerikane dhe ndihmës të cilën i ofrojnë nga qielli. Përveç Irakut, jezid ka edhe në Siri, Turqi, Armeni, Gjeorgji dhe Rusi. Numri i tyre po zvogëlohet në mënyrë drastike, pasi po emigrojnë në shtetet e perëndimit. Ashtu që tani ekziston një diasporë e rëndësishme, posaçërisht në Gjermani, por edhe në shtetet tjera evropiane, si dhe në Amerikën Veriore dhe Australi. Pjesëtarët e “Shtetit Islamik”, të cilët përdorin doktrinën e tekfirit (shpallja e pabesimtarëve të të gjithë atyre të cilët refuzojnë të pranojnë interpretimin e tyre redukcionist të Islamit, sipas të cilit është i lejuar të vritet çdo kush që nuk është mysliman), nuk kursejnë as myslimanët shiit, ndërsa objektet sakrale të pjesëtarëve të misticizmit islam (sufizmit) në hapësirat të cilët kontrollojnë në tërësi i shkatërrojnë. Luftëtarët e grupit të “Shtetit Islamik” posaçërisht janë të pamëshirshëm ndaj jezidëve. Në rast se refuzojnë të pranojnë versionin redukcionist të Islamit, i vrasin, ndërsa gratë e tyre i shesin si robëresha. Jezidët janë pakicë e veçantë në kuadër të bashkësisë etnike kurde, ndërsa shumica e kurdëve janë mysliman të medhhebit sunit. Jezidët praktikojnë doktrinën fetare e cila paraqet simbiozën dhe sinkretizmin e religjioneve të ndryshme, veçanërisht të zoroastrizmit, maniheizmit, por edhe të krishterizmit dhe hebreizmit jostorian, posedojnë edhe disa elemente nga tradita islame. Është interesant se as pjesëtarët e formacioneve ushtarake kurde nuk arritën apo nuk deshën të mbrojnë jezidët nga masakrat e grupit të IS-it. Sukseset ushtarake të “Shtetit Islamik” kundrejt njësive elite kurde, Peshmergët, posaçërisht kanë befasuar, duke marrë parasysh se këto njësi janë të njohur për trimërinë dhe disiplinën e tyre. Kjo njëkohësisht tregon se shumë analistë ushtarak nënvlerësojnë doktrinën ushtarake të” Shtetit Islamik”, e cila është treguar shumë e suksesshme. Por, qeveritarët kurd, jezidët, edhe pse janë anëtar të etnicitetit kurd, nuk i njohin si të tyre, dhe as që kanë provuar t’i mbrojnë, si që kishin bërë me shumicën kurde. Miti për njësitet ushtarake kurde, Peshmergët, janë rrëzuar gjatë ditëve të kaluara. Analistët ushtarak besojnë që gjatë dy dekadave të kaluara në Irak, kur janë në pyetje kurdët, kanë ndodhur ndryshime të caktuara demografike. Dikur luftëtarët me përvojë, të cilët kanë lindur me pushkë në dorë, kanë zbritur nga malet në qytetet e mëdha sikurse Erbili, Sylejmania, Dohuku dhe Kirkuku. Me zbritjen e tyre në qytete, ka rënë edhe preferenca e tyre ndaj shkathtësive të luftës. Pavarësisht këtyre faktorëve, ekspertët ushtarak amerikan edhe më tej i konsiderojnë më të shkathtë se ushtria e rregullt irakiane, por jo edhe të milicive shiite që janë besnik autoriteteve të tyre fetare. Për dallim nga forcat kurde dhe ushtrisë së rregullt irakiane, pjesëtarët e “Shtetit Islamik” janë të motivuar dhe armatosur mire. Spekulohet se sukseseve të grupit të” Shtetit Islamik” përveç motivimit ideologjik, ka kontribuar edhe strategjia ushtarake e ish gjeneralëve në zë të ushtrisë së Sadamit, të cilët janë kuç njësive të rekrutuar nga pjesëtarët e ish partisë Baathiste qeveritare, të cilët janë në aleancë me grupin e IS-it.
Pjesëtarët e grupit të IS-it në mënyrë të shkathtë kanë shfrytëzuar vëmendjen e opinionit botëror, e cila gjatë muajit të kaluar ishte e përqendruar në Gazë të Palestinës dhe në konfliktin në Lindje të Ukrainës, për të konsoliduar territoret e fituara në Irak dhe Siri. “Shteti islamik” në Siri është shndërruar në forcën e dytë ushtarake të rëndësishme, pas ushtrisë së regjimit sirian, duke e shtyrë në planin e dytë dikur frontin Al Nusra . Grupi i IS-it tani kontrollon shumicën e fushave të naftës dhe gazit në Siri, me të cilin edhe siguron edhe burime financiare. Befason fakti se paraqitja e “Shtetit Islamik”, e cila është e krijuar në fushën e luftës dhe e cila paraqet ndryshimin më të madh të gjeografisë politike në Lindjen e Afërt , nuk ka tërheq kujdes të mjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Thjeshtë, politikanët të fuqishëm dhe diplomatët botëror grupin e IS-it e shohin si beduinët e thjeshtë në aventurat e tyre në shkretëtirë. Por me sukseset e arritura të grupit të IS-it dhe në konsolidimin e territoreve të cilët i kanë fituar ekziston mundësia e madhe që këto zona të cilët shtrihen në territorin e Irakut dhe Sirisë, të cilët i kontrollon “Shteti Islamik” të zgjerohen më tej.
Duket se aftësia ushtarake dhe fuqia e atyre të cilët do të mund të kundërshtojnë këtë grup nga dita më ditë është më e vogël. Shkatërrimi i tërësishëm i IS-it nuk është caku edhe i sulmeve ajrore të aviacionit amerikan. Për këtë shkak grupi i IS-it, mashtrim më i madh i Islamit dhe myslimanëve në historinë e re, mund të shndërrrohet në realitet gjeopolitik. Mungesa e dëshirës reale të SHBA-së që grupi i IS-it të dobësohet dhe eliminohet tregon që kjo do të mund të ishte akcioni strategjik i fuqive botërore dhe aleatëve të tyre në Lindjen e Afërt që të arrihen disa caqe të rëndësishme në Lindjen e Afërt. Objektivat e formimit të grupit të “Shtetit Islamik” ndoshta ishte, edhe dënimi i regjimit të Bagdatit për margjinalizimin e sunitëve irakian, mosbindje SHBA-së, detyrimi i kryeministrit irakian Nuri al Malikit që të tërhiqet nga pushteti, dobësimi i ndikimit strategjik të Iranit në Irak dhe Siri si dhe mbrojtja e interesave të Arabisë Saudite dhe Izraelit, për të cilin rreziku më i madh paraqet Irani dhe forcat politike të afërta me Vëllezërit Mysliman. Ato në Siri, sistematikisht janë margjinalizuar, pasi që amerikanët dhe aleatët e sajë në Lindjen e Afërt kryesisht kanë armatosur ekstremistët, me ç’rast kanë dobësuar Ushtrinë e Lirë Siriane dhe koalicionin nacional sirian. Qëllimi i krijimit të grupit të “Shtetit Islamik”, është edhe dobësimi i ndikimit të Turqisë në Gadishullin Arabik. Turqia duke i ushtruar selektivisht dhe duke i armatos në mënyrë sekrete, ekstremistët e grupit të IS-it, të cilët kanë luftuar kundër kurdëve sirian, e jo kundër forcave të regjimit të Damaskut, njashtu është përgjegjëse për rritjen e grupit të IS-it. Në këtë mënyrë Ankara ka tentuar me çdo çmim të neutralizojë krimin e rajonit autonom Rojava në verilindje të Sirisë, të cilin e ka themeluar forca politike udhëheqëse të kurdëve sirian, e afërt me PKK-në turke kurde. Njëra nga procedurat më të pamoralshme të lojërave gjeopolitike të Lindjes së Afërt dhe garës në mes aktorëve të ndryshëm politik është pikërisht shfrytëzimi i formacioneve ekstremiste sikur ” Shteti Islamik” për realizimin e qëllimeve politike. Idealet e humanizmit, sikurse që është mbrojtja e pakicave etnike sikurse të krishterëve kaldian të Irakut, asirianëve apo jezidëve, janë pasojat tragjike të krijimit të territoreve ekskluzive etnike, fetare dhe sektare.