Sheik Zakzaki: Nasrullahu ishte simboli i shpëtimit të njerëzimit
Lideri i Lëvizjes Islame në Nigeri deklaroi se dëshmori Hassan Nasrullah është simbol i çlirimit të njerëzimit, veçanërisht Palestinës, nga shtypja dhe se fjalët e tij mbartin një urtësi të madhe të cilat depërtojnë në zemra.
Udhëheqësi i Lëvizjes Islame të Nigerisë, Sheik Ibrahim Zakzaki deklaroi se dëshmori Sayyed Hassan Nasrullah është simbol i rezistencës, jo vetëm në botën islame, por në mbarë botën.
Duke folur në një intervistë ekskluzive për Al-Mayadin, Sheik Zakzaki tha se për njerëzit e lirë të botës, Sayyed Nasrallah është simbol i rezistencës dhe çlirimit të njerëzimit nga shtypja, e veçanërisht Palestinës dhe Jerusalemit të pushtuar.
Zakzaki u shpreh se: "Edhe personat laik dhe jofetarë e shihnin atë si një shembull për t'u ndjekur."
Ai e përshkroi Sayyed Nasrallahun si "një njeri jashtëzakonisht të mençur me urtësi të madhe, fjalët e të cilit depërtojnë në zemra".
Duke iu referuar ceremonisë së varrimit të dëshmorit të mbajtur ditën e diel, ku mori pjesë edhe ai, lideri nigerian tha se ceremonia ishte e paprecedentë në historinë e Libanit dhe se ajo ishte një dëshmi e ekzistencës së qëndrueshme të Rezistencës dhe shpirtit të Sayyed Nasrallah.
Sheik Zakzaki theksoi se ndikimi i liderit të Hezbollahut është i thellë edhe në Afrikë, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Nigeri.
Sheik Zakzaki tha se e ka pasur mundësinë ta takonte atë një herë për rreth pesë orë dhe një herë tjetër për katër orë, dhe se do të donte të kishte kaluar edhe më shumë kohë me të.
Zakzaki u shpreh se: "Isha i habitur nga njohuritë e tij rreth ngjarjeve. Ai më bënte pyetje për tema të caktuara dhe habitesha se sa i ditur ishte.", duke shtuar se nga mençuria e tij duhet të nxirren mësime.
Udhëheqësi nigerian theksoi se interesi i Sayyed Nasrallah përfshin të gjithë myslimanët, e jo vetëm ata në Liban.
“Ai [Sajid Nasrullah] kurrë nuk i harroi të shtypurit askund, e veçanërisht në vendet afrikane,” tha Sheik Zakzaki, duke shtuar se lideri i Hezbollahut ka krijuar lidhje të forta me lëvizjet e rezistencës në Jemen, Bahrein dhe vendet e tjera.
Sheik Zakzaki u shpreh se: “Ai kujdesej për të gjithë umetin”, dhe në fund të fjalës së tij, ai premtoi se do të ndjek gjurmët e Sayyed Nasrullahut dhe do të vazhdojë trashëgiminë e tij.
Burimi : Yakın Doğu Haber