Ibrahimi Dinani: Mësimet e Farabiut: Kujdestaria dhe Mendja e Njeriut të Plotë Sipas Farabiut (Pjesae Njëmbëdhjetë)
Ne mund të themi se këta janë sqarimet logjike, mendore, racionale të shī‘īzmit. Filozofia e Fārābīut është një hapje, sqarim logjik, mendor i shī‘īzmit. Kuptimi i teshejju‘së (shī‘īzmit) është mjaft i thellë. Moskuptimi i disave të shī‘īzmit buron qëmoti nga pamundësia e konceptimit, kuptimit të thellësisë së shī‘īzmit aq sa duhet. Teshejju‘ja (shī‘īzmi) është jashtë mase bāṭinī (i brendshëm, padukshëm) dhe i thellë.
Kujdestaria Dhe Mendja E Njeriut Të Plotë Sipas Fārābīut
Ismā‘īl Menṣūrī Larixhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Me‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Ashtu siç e kujtoni ne kemi disa mësime të mira, që po shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, dëlira dhe të larta të ḥakīm Fārābīut. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Ashtu siç e dini ne kemi nëntë mësime që po përpunojmë mendimet e ḥakīm Fārābīut dhe po përfitojmë nga interpretimet, komentimet, sqarimet e mençura, të urta dhe të zgjuara të mjeshtrit tonë të nderuar hirësisë së tij që thyejnë, zbërthejnë, zgjidhin të fshehtat, kodet e filozofit tonë.
Kurse sot ne do të përfitojmë nga mendimet e mjeshtrit tonë të nderuar, hirësisë së tij në çështjen e shikimit të epistemologjisë së tij. Çështja jonë e ditës së sotme ka mundësi që të përmbajë një sasi termash filozofikë. Kjo çështje ishte cilat janë udhët e përftimit të diturisë në aspektin e këtij filozofi të madh.
Tani pa humbur kohë lejomëni t’iu bëj të ditur se njëra nga veprat e tij që keni sqaruar është dhe vepra e tij me titull: “Përgjërimi i Filozofit”. Kjo vepra juaj ka të pranishme delikatesa dhe eleganca që u përkasin asaj. Kjo dukuri na tregon njëkohësisht se sa delikat dhe elegant mund të jetë një filozof ndaj një kriteri, mase. Nëse kam lejen tuaj, unë kam dëshirë që një pjesë të programit tonë të ditës së sotme t’ua kushtojmë, ndajmë lutjes, përgjërimit të këtij filozofit tonë të madh.
Sot nga lutja e Fārābīut, zgjodha një fragment që dëshmon se ai në të vërtetë është në gjendje intidhāri (pritjeje) të Imām Mehdīut (pm.t.). Ai në këtë fragment ka bashkuar si ājetet ḳurānore dhe ḥadīthet profetike lidhur me këtë çështje, deri në atë pikë sa kjo vërtetësi e lartcituar është quajtur si njëra nga mjeshtëritë, zotësitë e këtij filozofi të urtë. Nëse më lejoni unë dua t’u lexoj këtë pjesë:
“O Allāhu im, shpëtomë nga bota kalimtare dhe ndarja; (bëmë) nga njerëzit e besnikërisë dhe dëlirësisë, si dhe bëmë nga banorët e qiellit bashkë me ṣiddīḳët (më besnikët) dhe shehīdët (dëshmorët). Ti je që nuk ka asnjë zot tjetër përveç Teje; Ti je shkaku i gjërave, sendeve dhe drita e qiejve dhe tokës”. Kjo ishte një pjesë e lutjes.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Mjeshtër i nderuar, ne fillojmë mësimin e kësaj mbrëmjeje, duke miratuar se është pikërisht ashtu siç bëtë të ditur dhe ju, duke pohuar se me të vërtetë ju zgjodhët një fragment madhështor. Ashtu siç kam bërë dhe më parë të ditur, ḥakīm Ebū Naṣr Fārābīu në këtë dorëshkrimin e vockël të tij që dihet, njihet si “dorëshkrimi i lutjes” iu është përgjëruar Zotit të tij dhe ka folur me gjuhën e filozofisë teksa e ka bërë këtë. Fragmentet e lutjes janë shkruar me gjuhën e filozofisë. Kuptimet, metaforat që ai ka përmendur në këto lutje janë kuptimet, metaforat që ceken në ājetet e nderuara ḳurānore dhe në dorëshkrimet, rrëfimet tona. Filozofi ynë i madh kombëtar Fārābīu do, kërkon nga Allāhu i Lartësuar që të shpëtojë nga humnera, vorbulla e hejūlās (lëndës, qelizës së parë) dhe nga ‘ālemu’t-tefrīḳa (bota e ndarjes) dhe të arrijë në ‘ālemu’ṣ-ṣafā ue’l-uaḥdetit (botën e dëlirësisë dhe njëjësimit).
Në programin tonë të mëparshëm kumtuam se gjuha e lutjes është gjuha më e dëlirë. Gjuha është një faṣl (dallim, ndarje) përcaktues, i qartë i njeriut dhe një muḳaūim (nënvizues, ndreqës, sheshues) i tij. Shprehemi kështu sepse njeriu është njeri me nuṭḳun (të folurën, shprehinë) e tij. Gjuha e kësaj bote është një gjuhë që është përzier me disa gjëra, sende dhe nuk është e çiltër, dëlirë. Mirëpo gjuha e lutjes është e dëlirë. Fillimisht le të përkufizojmë se çfarë është qenia e dëlirë:
Qenia e dëlirë është lirimi nga kushti i te‘al’luḳāteve (lidhjeve, përkatësive, varësive). Lutja është lutje e vërtetë kur njeriu nuk merr asgjë, askënd tjetër parasysh përveç Allāhut të Lavdëruar. Njeriu duhet të shkëputet nga mbarë lidhjet dhe duhet të drejtohet drejt një drejtimi të vetëm të Vërtetit të Bekuar. Ja pra kjo është qenia e dëlirë. Sepse tanimë këtu nuk ka një lidhje, përkatësi, varësi dhe nuk la një përzierje të krijuar, shkaktuar nga lidhjet. Domethënë tanimë dhe në gjuhën e lutjes nuk mund të gjendet asgjë, askush tjetër përveç të Vërtetit të Bekuar. Ky është khulūṣi (dëlirësia) në gjuhë gjatë lutjes. Njeriu këtu i drejtohet njëjësimit të pastër dhe i kthen çdo gjëje tjetër shpinën përveç të Vërtetit të Bekuar. Kjo është gjuha e lutjes. Sigurisht se kjo lutje është një vepër e mendimit. Ashtu siç kemi bërë dhe me dhjetra herë të qartë më parë, në mangësi të mendimit nuk mund të ndodhë e folura.
Ju lutem mos bëni gabim e të anashkaloni faktin se këtu është lutur një filozof i cili e di se çfarë është mendimi. Kështu që filozof është ai njeri që di se çfarë është mendimi. Edhe njerëzit përveç filozofit janë mendimtarë, mirëpo këta të fundit nuk e dinë se çfarë është mendimi. Ashtu si mendimi diagnostikon, identifikon dhe njeh diçka ai duhet të njohë dhe vetë mendimin. E thënë ndryshe; ne në përgjithësi përqendrohemi në gjënë që është çështje e mendimit, jo në vetë mendimin... Ndërkohë mendimi mendon më shumë se mendimi. Konceptimi i kësaj fjalie mund t’u vijë disave rëndë. Shumë mirë, por çfarë do të thotë kjo fjali?! Mendimi - që mendimet e një të urti në përgjithësi janë logjike dhe të thella - është i kufizuar ashtu si një mori gjërash të tjera. Sepse gjithçka në këtë botë është e kufizuar. Me fjalë të tjera, nuk ka asgjë tjetër në këtë botë përveç të Vërtetit të Bekuar e cila është e pakufizuar.
Diçka, nuk ka rëndësi sa e gjërë është në aspektin e vendit të zënë, përsëri ajo është e kufizuar. Edhe mendimi i njeriut është i kufizuar. Ky mendim i tij që është i kufizuar është një aftësi, mjeshtëri, zotësi e mundësisë së mendimit të diçkaje që nuk është e pakufizuar. Por a mendon njeriu Allāhun, apo nuk e mendon Atë?! Në fund të fundit Allāhu nuk është i kufizuar. Lejomëni që këtë t’ua sqaroj në një mënyrë më të lehtë, thjeshtë dhe më të kuptueshme: “Vallë a mendon apo nuk mendon mendimi atë që është i pafund dhe i pakufizuar?!” Mendimi koncepton pafundësinë dhe pakufizimin. Gjëja që bën për pafundësinë fjalë është mendimi. Pra sado që unë në mendjen time nuk kam ndonjë taṣaūur (imazh, pamje, përfytyrim) në drejtim të asaj që është vetë e pafund, rishtas unë e di, kuptoj se ka një gjë të quajtur “e pafund”. Ne nuk mund ta pikturojmë, vizatojmë, ose ta derdhim, projektojmë në letër atë që është e pafund; mirëpo ne mund ta dimë kuptimin e saj.
Ne e kuptojmë atë që është e pafund dhe e dimë se ajo nuk ka një ḥadd (kufi). Vetë mendimi në vetvete ka fund. Por madje dhe në këtë gjendje ai mund të mendojë atë që është e pafund. Si rrjedhojë vallë a nuk kemi të drejtë të themi këtu se mendimi mendon më shumë se mendimi?! Ato që thashë deri më tani janë çështje mjaft të rëndësishme dhe ne kemi mundësi që t’i rastisim këto në mesin e rreshtave të thënieve të Fārābīut. Ky i fundit i ka thënë këto fjalë me qindra vite përpara filozofit francez René Dekartit. Në fund të fundit kjo është dhe një nga udhët e përcjelljes, përçimit të mirëfilltë të njeriut tek Allāhu i Madhëruar: Pra mendimi gjatë çasteve të njohjes së vetvetes dhe konceptimit se është i kufizuar, fillon të mendojë për atë që është e pakufizuar dhe të kuptojë se “vetvetja nuk është vetvete”. Mendimi i thotë vetvetes se është i kufizuar “për shkak të qenies mendim”, por pavarësisht kësaj mund të mendojë atë që është e pakufizuar. Nëse mendimi që është i kufizuar mund të mendojë atë që është e pakufizuar, vallë a është burimi i këtij mendimi vetë ky i fundit, apo është diçka tjetër?!
Lārīxhānī: Ai ka një burim tjetër.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kjo është udha e teuḥīdit (njëjësisë) dhe njëkohësisht është njëra nga dëshmitë më të qarta që vërtetojnë praninë, qenien e Allāhut. Mendimi në njërën anë e di se është vetë i kufizuar dhe në anën tjetër kur mendon atë që është e pafund, pakufizuar, tanimë ai do të shohë se nuk është krijuar nga ana e vetes së tij, por se është krijuar nga ana e asaj që është e pafund. Kjo është një thënie shumë e rëndësishme.
Lārīxhānī: Ju dhe më herët keni qartësuar pikë së pari se lutja e çon njeriun nga kethreti (shumësi) në uaḥdet (njëjës), pikë së dyti se njeriu gjen vendin e të Dashurit të tij nëpërmjet lutjes dhe pikë së treti se njeriu falë kësaj lutjeje dhe përgjërimi arrin në një vend ku Allāhu i Lartësuar nis të flasë me gjuhën e vetë robit të Tij.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kjo e fundit që thatë ishte mjaft e rëndësishme. Këto janë një thënie tjetër e atyre që kam thënë më parë. Dashuria dhe mendja bëhen një gjë e vetme në vendin e lutjes. Ky pretendim i atyre njerëzve që bëjnë për dallimin, ndarjen e dashurisë me mendjen fjalë, mund të jetë një pretendim i vlefshëm kur bëhet për dikë tjetër fjalë përveç Allāhut të Lavdëruar. Mirëpo gjendja është e ndryshme në çështjen e lutjes. Sepse këtu ju teksa bëni për Allāhun e Madhëruar fjalë i Cili është i pafund, në anën tjetër ju flisni në mënyrë dashuruese dhe përgjëruese për Të. Gjuha e lutjes është gjuha e lutjes dhe përgjërimit. Domethënë moskërkimi i dikut të diçkaje që nuk e ka, zotëron dhe mosshikimi i vetvetes, por vetëm i Tij. Si rrjedhojë këtu kthehemi sërish në çështjen “se mendimi mendon më shumë se mendimi”. Mirëpo këtë herë unë do të përcjell një komentin tim të ndryshëm të kësaj fjalie:
“Shikoni dashuruesi e ledhaton, përkëdhel të dashuruarin e tij; ai nuk mund ta zotërojë kurrë atë. I dashuruari është vazhdimisht i dukshëm, ekspozuar, nga ana e dashurisë dhe lëvdimit të dashuruesit. Por pavarësisht kësaj vallë a mund ta zotërojë dashuruesi atë?! Jo, kurrë”. Ja pra pikërisht kështu është gjendja në çështjen e gjuhës së lutjes: Ne vetëm lutemi, përgjërohemi. Me këtë gjendjen tonë ne jemi të përbërë thjesht dhe vetëm nga mangësia, nevoja dhe privimi kokë e këmbë; ne jemi një përgjërim. Ne ndjejmë një respekt të pastër kundrejt të dashuruarit. Sepse ne e dimë se Ai është i pakufizuar, ndërsa ne vetë jemi të kufizuar. Vallë a mund të zotërojë ndonjëherë i kufizuari të pakufizuarin?! Jo, patjetër që jo. Shkurtimisht gjuha më e bukur është gjuha e lutjes. Gjuha në çastin e lutjes është në gjendjen më të çiltër, dëlirë, pastër të saj. Për këtë arsye kur bëhet për gjuhën fjalë, ne duhet të gjejmë gjuhën më të dëlirë.
Shprehemi kështu sepse dhe Ai është i dëlirë dhe nuk është përzier me asgjë. Një nevojë e pastër, një konceptim i pastër, një urtësi e pastër, një dëlirësi e pastër dhe një përgjërim i pastër... Kjo është gjuha që është e dëlirë. Gjuha ditore jashtë, përveç lutjes mund të ngatërrohet, përziehet me gjëra të ndryshme.
Lārīxhānī: Në këtë pikë unë kam dëshirë që të kujtoj një fjali shumë përmbledhëse të Emīru’l-Mu’minīnit Imām ‘Alīut (p.m.t.) e cila plotëson çështjet e përmendura me frymëzimin e fjalëve të Fārābīut. Patjetër se këtu mund të themi dhe se ky i fundit është frymëzuar nga imzot Imām ‘Alīu (p.m.t.). Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve) Imām ‘Alīu (p.m.t.) urdhëron si më poshtë. Sigurisht se një pjesë e madhe e njerëzve janë larg nga arritja në këtë shkallë të mendimit: “Allāhu flet me robërit e Tij në masën e mendimeve dhe mendjeve të tyre”.
Mjeshtër Dīnānī: “Në masën e mendjeve të tyre”... Ne duhet të qëndrojmë shpeshherë mbi këtë thënie, i nderuar Lārīxhānī. Allāhu flet me të zotët e mendjes në masën e mendjeve të tyre. Në fakt kjo thënie në ‘arabisht është “fī dhāti ‘uḳūlihim” (në masën, vetën e mendjeve të tyre), të cilën e përcolla pakëz qëparë. Pra kur njeriu i kërkon, lutet, përgjërohet Allāhut të Lartësuar, tanimë mendja e tij nuk është e përzier me gjëra të tjera. Thelbi, veta e mendjes është mendja e dëlirë. Thënia “fī dhāti ‘uḳūlihim” (në masën, vetën e mendjeve të tyre) do thotë “fī khulūṣi ‘aḳlihim” (në dëlirësinë e mendjes së tyre). Ata flasin me Allāhun dhe Allāhu flet me ta. Kjo është gjuha më e çiltër, dëlirë, pastër që njeriu mund të derdhë në fjalë. Në vendin ku Allāhu i Lavdëruar flet me të zotët e mendjes “në masën e mendjeve të tyre”, aty kemi një mendja të çiltër, dëlirë.
Lārīxhānī: Pra tanimë nuk kemi një mendje konceptuese (në kuptimin që dimë).
Mjeshtër Dīnānī: Sa diagnozë të mahnitshme që bëtë. Po, ashtu është në mënyrë të prerë! Tanimë mendja këtu kapërcen, tejkalon dhe konceptin. Kjo është shkalla e fundit e përkryerjes së njeriut. Ja pra pikërisht këtu është vendi ku krijohet lidhja me atë që është i pafund. Shikoni, njeriu nuk kënaqet, ngopet me asgjë. Nuk ka rëndësi se çfarë posti, vendi i jepni njeriut, qofshin këto dhe poste, vende shpirtërore ai përsëri nuk kënaqet, ngopet me këto. Kjo gjendje është përjetuar mjaftueshëm në çështjet e kësaj bote. Shprehemi kështu sepse nuk ka rëndësi se çfarë ka shtënë në dorë çdo mbret, pādishāh, sullṭān, rishtas ai ka kërkuar më tepër se çfarë ka shtënë në dorë. Njeriu nuk kënaqet, ngopet me asgjë përveç pafundësisë dhe përjetësisë. Kurse kur arrin në atë që është e pafund, tanimë vallë a mund të thotë: “Unë dua të bëhem “më i pafund” këtu”?! A ka e pafundmja më të pafund?! Jo. Saktësojmë se “e pafundmja” është vendi i vetëm ku ismu’t-tafḍīli (emri më i epërm, sipërm, shkalla më sipërore e emrit në ‘arabisht: Media e Lirë) nuk ka asnjë lloj detyre, funksioni.
Çdo çështje ka një ismu’t-tafḍīli (shkallë më sipërore): “Më i larti, më i madhi, më i sipërmi...”. Mirëpo kur bëhet për “të pafundmen” fjalë, tanimë nuk ka asgjë të quajtur “më e pafund”. Sepse e pafundmja është e pafund. Gjëja e vetme ku njeriu arrin në ecurinë, udhëtimin e përkryerjes dhe ku tanimë nuk do të kërkojë asgjë tjetër për të kënaqur, ngopur veten pas saj është e pafundmja. Unë dua të shtoj dhe diçka tjetër këtu: “Ne mund t’i ndajmë qeniet në pesë etapa, faza: Kjo është diçka mjaft e thjeshtë dhe është një klasifikim të cilin mund ta kuptojë secili. Këto pesë etapa janë xhemādi (trupi i pajetë), nebāti (bima), ḥajuāni gjallesa (kafsha), njeriu dhe Allāhu”. Nëse do të numërojmë nga mbrapsht përkufizojmë se në radhën e parë zë Allāhu i Lartësuar vend dhe në radhën e fundit zë xhemādi (trupi i pajetë) vend. Ndërsa ne zumë nga xhemādi (trupi i pajetë) fill. Trupi i pajetë nuk është i zoti i mendjes. Për sa i përket bimës miratojmë se ajo ka një jetë, shpirt bimor; ajo mund të rritet, ushqehet dhe zhvillohet; megjithatë ajo nuk është e zonja e mendjes. Askush nuk ka thënë se bima është e zonja e mendjes. Bima nuk mund t’i zbulojë shkencat.
Kur shohim gjallesat (kafshët) vëmë re se dhe ato rriten, ushqehen, riprodhohen dhe zhvillohen. Ato kanë instinkte dhe ndjenja; mirëpo nuk kanë mendje. Vallë a mund të themi se gjallesat (kafshët) janë qenie që janë të zonjat e mendjes, dijetare, shkencëtare dhe zbuluese?! Jo. Si rrjedhojë pohojmë se këto tri palë që u përmendën nuk kanë mendje. Shumë mirë, por si është gjendja kur radha u vjen njeriut dhe Allāhut të Lavdëruar?! Njeriu është i zoti i mendjes. Mendja është një gjë që i përket njeriut dhe ky i fundit bën një larmi gjërash falë, në sajë të saj. Njeriu e drejton universin me mendje dhe masë. Kurse kur vijmë tek i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar pranojmë se Ai është vetëm mendje, dituri e dëlirë dhe ndërgjegjje absolute. Njeriu është i zoti i mendjes; por nuk është mendja absolute. Atëherë mendja u përket vetëm dy etapave, fazave të fundit (njeriut dhe Allāhut të Madhëruar) në mesin e këtyre pesë fazave që numëruam. Njeriu është një qenie që ka marrë pjesën e saj nga mendja. Ne e cilësojmë njeriun si “të zotin e mendjes”; por Allāhu është vetë dituria dhe ndërgjegjja.
Përdorimi i thënies “i zoti i mendjes” për Allāhun e Lartësuar është një gjendje problematike. Në vend të kësaj thënieje ne mund të themi se “Ai është vetë dituria dhe ndërgjegjja”. Si rrjedhojë mendja fillon nga njeriu, mirëpo maja e saj duke qenë se është e pafund është në të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar. Kështu që dhe njeriu mundohet gjithmonë të arrijë në Mendjen Absolute.
Nëse do të kujtoheni në fillim të fjalëve të mia ju kisha lajmëruar se “mendimi mendon më shumë se mendimi”. Pra i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar është dhe mbi mendimin. Në këtë gjendje, ne mund të shprehim me guxim të plotë, se mendimi i njeriut që e di se është i kufizuar nuk futet, strehohet në kallëpet, trajtat e mendimit dhe se mund të mendojë një gjë të pafund e cila është dhe përtej mendimit.
Lārīxhānī: Të urtit Bājazīd Bisṭāmī i shtrohet pyetja: “Vallë si është e mundur që në hapësirën e zemrës tënde nuk ka vend për askënd tjetër përveç Jārit (të Dashuruarit)?!” Ndërsa ai i jep këtë përgjigje: “Për sa kohë që Ḥaḳḳu (i Vërteti) nuk vjen në zemër, agjārët (të tjerët) nuk dalin jashtë nga aty”. Pra njeriu duhet të derdhë mund me qëllim që Allāhu të mund të vijë në “fī dhāti ‘uḳūlihim” (në masën, vetën e mendjeve të tyre). Kur Allāhu i Lartësuar e zë zemrën e njeriut vendbanim tanimë nuk mbetet për askënd tjetër vend. Përderisa Allāhu i Lavdëruar nuk nderon me praninë e Tij, agjārët (të tjerët) do të vazhdojnë të zënë atë vend.
Nëse nuk mund ta zgjedhësh Jārin në mesin e zemrave (njerëzve) me shumëfytyra (dyfytyra),
Këtë dije nga zemra jote e ndotur dhe mos u anko.
Nëse atje kanë zënë të tjerët vend, këtë duhet ta dimë nga vetvetja dhe nuk duhet të ankohemi tek të tjerët. Ne e mbajmë këtë zemrën tonë të zënë me lloj-lloj gjërash dhe më pas ankohemi dhe qahemi duke thënë: “Vallë përse Allāhu i Madhëruar nuk na nderon me praninë e Tij në zemrën time?!”
Mjeshtër i nderuar, nëse do të kthehemi në lutjen tonë, shtojmë se këtu është e pranishme dhe një thënie tjetër e cila çliron zemrat tona: “O Allāhu im, shpëtomë nga bota kalimtare dhe ndarja; (bëmë) nga njerëzit e besnikërisë dhe dëlirësisë, si dhe bëmë nga banorët e qiellit bashkë me ṣiddīḳët (më besnikët) dhe shehīdët (dëshmorët). Ti je që nuk ka asnjë zot tjetër përveç Teje; Ti je shkaku i gjërave, sendeve dhe drita e qiejve dhe tokës”. Këto thënie janë një cilësim për ājetin 69 të sūres Nisā’ i cili thotë: “وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ ۚ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا” “Ue men juṭi‘u’ll-llāhe ue’r-resūle fe’ulāike me‘al-ledhīne en‘ame’ll-llāhu ‘alejhim mine’n-nebijjīne ue’ṣ-ṣiddīḳīne ue’sh-shuhedā’i ue’ṣ-ṣāliḥīne ue ḥasune ulāike refīḳān” (Dhe kushdo që i bindet Allāhut dhe të dërguarit, këta do të jenë së bashku me ata që Allāhu i lartësoi, ngriti, shpërbleu: me lajmëtarët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!)
Mirëpo thënia e filozofit tonë Fārābīut në formën: “Ti je që nuk ka asnjë zot tjetër përveç Teje”, e cila vjen pas këtyre thënieve të tij është më ndriçuar se thënia: “‘Il’letu’l-eshjāi ue nūru’s-semā’i ue’l-arḍi” (Ti je shkaku i gjërave, sendeve dhe drita e qiejve dhe tokës). Tani pa shikoni njëherë se sa të thella janë këto thënie.
Mjeshtër Dīnānī: Ashtu siç kam njoftuar dhe më parë meqenëse ḥakīm Fārābīu është lutur me gjuhën dhe termat e filozofisë, ai ka shprehur me lehtësi “‘Il’letu’l-eshjāi” (Shkaku i gjërave, sendeve) këtu. Saktësojmë se në lutjet e tjera ai nuk ka përdorur fjalëzën “‘il’let” (shkak) për Allāhun. Në një kohë kur Ai në të vërtetë është shkak. Allāhu është shkaku i gjithçkaje.
Nëse më lejoni le të përkufizojmë “‘il’letin” (shkakun). Shumë njerëz janë familjarë, të njohur me fjalëzat “‘il’let” (shkak) dhe “me‘lūl” (pasojë), si dhe gjithashtu dhe shkencat bëjnë për “‘il’letin” (shkakun) dhe “me‘lūlin” (pasojën) fjalë. Cili është raporti i këtyre të dyve me njëri-tjetrin?! Disa njerëz nuk e kanë shumë të qartë këtë. Për shembull kur zjarri na djeg dorën tonë, thuhet se shkaku i djegies së dorës sonë është zjarri. Nuk ka dyshim se ‘il’leti (shkaku) ka përparësi ndaj me‘lūlit (pasojës). Shpresoj se nuk dyshoni për këtë. Më parë ‘il’leti (shkaku) dhe më pas me‘lūli (pasoja)... A janë kohore, fjalëzat “para” dhe “pas” që përdorëm këtu?! A është përparësia e ‘il’letit (shkakut) ndaj me‘lūlit (pasojës) në kohë apo në jo kohë?!
Lārīxhānī: Në jo kohë.
Mjeshtër Dīnānī: Ah sikur njerëzit e ditëve të sotme madje dhe bota e shkencës të mund ta kishte kuptuar me të drejtë siç duhet këtë çështje! Fjalëzat “teḳaddum” (para) dhe “te’akhkhur” (pas) këtushme nuk janë kohore. Me të vërtetë këto thënie kanë kuptimin se ‘il’leti (shkaku) është gjithmonë bashkë me me‘lūlin (pasojën). Në shtesë nuk mund të përfytyrohet qoftë për një çast të vetëm mundësia e ndarjes mes ‘il’letit (shkakut) dhe me‘lūlit (pasojës). Pra kemi një radhitje, rreshtim në këtë mes dhe nuk është se sipas mendimit tim para është ‘il’leti (shkaku) dhe pas është me‘lūli (pasoja). Nëse do të jetë kështu, atëherë nuk ka as kuptim në marrëdhënien ‘il’let (shkak) me‘lūl (pasojë) e përfolur në filozofi. ‘Il’leti (shkaku) është gjithmonë së bashku me me‘lūlin (pasojën). Kjo sado që është një çështje logjiko-filozofike edhe Ḳur’āni Famëlartë e vë në një vend të mesëm atë në një aajetin e tij. Shikoni, çfarë urdhëron Ḳur’āni Fisnik?! Kështu që vallë a nuk thotë dhe mistiku ynë Fārābīu “‘il’letu’l-eshjāi” (shkaku i gjërave) dhe “‘il’letu’l-‘il’leli” (shkaku i shkaqeve) për Allāhun e Lartësuar?! “وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ” “Ue Huue me‘akum ejnemā kuntum” (Dhe Ai është me ju kudo që të jeni, ndodheni) (Sūre Ḥadīd, 4) Allāhu që është ‘Il’letu’l-‘Ilel’li (Shkaku i Shkaqeve) është gjithmonë me ju. Shumë mirë, por a është Ai vetëm me njerëzit, apo me gjithçka?! Me gjithçka... Si rrjedhojë, bashkimi i ‘il’letit (shkakut) me me‘lūlin (pasojën) nuk është në kohë dhe në jo kohë.
Lārīxhānī: “Vallë tanimë ku është zamānu’l-māḍī (koha e shkuar), zamānu’l-istiḳbāli (koha e ardhme) dhe ḥāli, ose zamānu’l-muḍārī‘ (koha e tashme) në një vend ku mbizotëron, sundon drita e Allāhut të Lavdëruar?!”
Mjeshtër Dīnānī: Po. Këtë mund ta shprehim dhe në një mënyrë tjetër: “Që nga e përhershmja deri tek e përjetshmja mbarë kohërat janë vetëm si një çast në krahasim, raport me Allāhun e Madhëruar, kurse mbarë vendet dhe vendbanimet, vendndodhjet vendore janë vetëm si një pikë në krahasim, në raport me Të. Nëse ju do të bashkoni botën dhe gjithçka kohore dhe vendore që është “mā fīh” (brenda në të), sqarojmë se të tëra gjërat që janë kohore janë pikërisht si “një çast” në krahasim me Allāhun e Lartësuar, ndërsa të tëra gjërat që janë vendore janë pikërisht si “një pikë” në krahasim me Të. Pra mbarë gjërat kohore dhe vendore janë të përbëra nga “një çast” dhe “një pikë” përpara madhështisë së të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.
Lārīxhānī: Shumë mirë, mjeshtër ju falenderojmë shumë për sqarimet tuaja, por me lejen tuaj si fillim le të bëjmë një pushim të shkurtër dhe do të vazhdojmë pas tij...
***
Larixhānī: Po, mjeshtër i nderuar, shikoni se sa në mënyrë të mrekullueshme që mistiku ynë Fārābīu i ka bashkuar të tëra këto!
Ndërsa më pas shprehet si më poshtë: “Dhuromë një fejz (fitore, frymëzim) nga ‘aḳlu’l-fe‘āli (mendja bërëse) dhe një hidājet (udhëzim) nga ṣāliḥët (të mirët) dhe uelītë (kujdestarët)”. Po, pohojmë se ai dëshiron, do bashkimin me të mirët dhe kujdestarët.
Mjeshtër Dīnānī: Vallë a ka diçka më të mirë se bashkimi dhe miqësia me ‘uḳalātë (të zotët e mendjes)?! Pa mendoni, kushedi se çfarë lloj kënaqësie që ka ndjerë... Nga ana tjetër pa mendoni se sa ndjesi e keqe është bashkimi dhe lidhja e miqësisë me dikë që nuk është nga coha, stofi juaj (nuk është baraspesha, ṣinḥu (lloji juaj i njëjtë: Media e Lirë)! Ajo gjë që quhet “bashkim” është tej mase e rëndësishme sa, nuk ka aspak rëndësi se në cilën fushë është!
Sot ne jetojmë në një botë të tillë, ku njerëzit ftohen në mënyrë të detyruar, duke e bërë kështu pjesëmarrjen e tyre fakt të kryer në programe që janë të zëna me njerëz, që nuk kanë asnjë lloj pikë të përbashkët dhe të cilët nuk janë aspak të llojit të tyre. Vallë a nuk keni marrë në këto lloj programesh pjesë deri më tani?!
Lārīxhānī: Po, kam marrë pjesë.
Mjeshtër Dīnānī: Në herë, kohë të tilla, gjendja juaj në një mjedis me njerëz që nuk flasin gjuhën e njëjtë me gjuhën tuaj, ju pothuajse ndiheni si të detyruar. Gjëja më e tepërt që mund të bëni me këta njerëz këtu, është të hani një ushqim, të pini një çaj dhe më tej të largoheni e të ndaheni nga ata. Kurse bashkimi dhe miqësia, nënkupton ngrënien e ushqimit të njëjtë, pjesëmarrjen vullnetare me shpirt dhe trup në programe të ndryshme dhe të folurën e gjuhës së njëjtë. Vallë cila është dukuria më e rëndësishme, gjendja në këto lloj, stil mjedisesh dhe ngrënia dhe pirja e diçkaje me njëri-tjetrin, apo e folura e gjuhës së njëjtë?! Ja pra, ata të cilët flasin gjuhën e njëjtë... Këta njerëz gjenden kaq rrallë sa!
Lārīxhānī: Qenia me zemrën e njëjtë është më e bukur se e folura e gjuhës së njëjtë.
Mjeshtër Dīnānī: Sigurisht se qenia me zemrën e njëjtë është më e bukur se e folura e gjuhës së njëjtë. Për më tepër panelet dhe programet që bashkojnë njerëzit në ditët tona janë mjaft tepër; mirëpo ato që flasin gjuhën e njëjtë janë pak. Shtojmë se ata që nuk flasin gjuhën e njëjtë, por që gjenden në kuvende, mbledhje janë tej mase tepër. Ndërkohë e folura e gjuhës së njëjtë është e rëndësishme. Nëse miliona njerëz mund të flasin gjuhën e njëjtë, ata janë një. Nga ana tjetër, nuk ka rëndësi se panele dhe programe mund të zhvillohen, nëse zemrat e njerëzve nuk janë afër me njëra-tjetrën dhe nëse nuk flasin gjuhën e njëjtë, kjo përkthehet se ata njerëz janë larg dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Vallë a mund të jenë afër, ata njerëz që nuk janë me zemër të njëjtë me njëri-tjetrin, pavarësisht se janë ulur pranë?! Sakaq njerëzit të cilët janë kilometra larg nga njëri-tjetri, nëse kanë zemrën e njëjtë, kjo do të thotë se janë gjithmonë afër me njëri-tjetrin. Vallë a nuk ka urdhëruar e nderuara Shkallë e Vulës së Fundit (p.q.m.t.) si vijon “Edhe nëse je në Jemen je pranë meje” për
Ūejs el-Ḳarnīn?!” Njerëz që janë të zotët e mendjes së kësaj bote dhe kujdestarët janë një. Krahas kësaj ata që nuk janë afër me njëri-tjetrin, megjithëse mund të ulen pranë dhe t’i buzëqeshin njëri-tjetrit, sërish janë larg dhe të ndarë.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, në mesin e fragmenteve të kësaj lutjeje bëhet për një marrëdhënie mjaft delikate fjalë. Kështu që përmbledhim duke pranuar se është mëse e natyrshme qenia e rregullt e një endjeje, lidhjeje dhe thurjeje logjike mes hartimeve, përpilimeve dhe fragmenteve në lutjen e një filozofi. Ai në këtë pjesë të lutjes së tij, kërkon nga Allāhu i Madhëruar që ta bëjë nga njerëzit e besnikërisë dhe dëlirësisë, banorët e qiellit dhe ta vërë në gjirin e ṣiddīḳëve (më besnikëve) dhe shehīdëve (dëshmorëve). Ai e merr këtë atmosferë më tej dhe e bart në një mjedis ku do të marrë fejz (fitore, frymëzim) nga të zotët e mendjes (ose ‘aḳlu’l-fe‘āli (mendja bërëse)) dhe ku do të ketë fatin të marrë pjesë nga udhëzimi i ssaalihhëve (të mirëve) dhe uelīve (kujdestarëve). Sepse sipas mendimit të shumë njerëzve, ai ka dëshmuar, vërtetuar praninë e insānu’l-kāmilit (njeriut të përkryer) me një shikim, vështrim filozofik këtu.
Domethënë ai përpiqet të bëjë të fiksuar besimin që ka ndaj Imām Mehdīut (p.m.t.) nga vendburimi filozofik i tij. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Në këtë drejtim dhe ne mund të dëshmojmë, vërtetojmë jashtë, përveç ājeteve të nderuara ḳurānore dhe rrëfimeve domosdoshmërinë e përmendur (domosdoshmërinë e shfaqjes së Imām Mehdīut (p.m.t.) dhe praninë e insānu’l-kāmilit (njeriut të përkryer)) me këtë stil këndvështrimi të shikimit filozofik. E thënë ndryshe njerëzit mund të ndjejnë në çdo epokë nevojë për shfaqjen e logjikës, racionalizmit dhe ndriçimit dhe duke përdorur fjalët e hirësisë suaj domosdoshmërinë që mund të kenë ndaj individëve që kanë mendje të dëlirë, pastër... Kjo është një pikë shumë e hollë!
Mjeshtër Dīnānī: Shikoni, ai - Allāhu qoftë i kënaqur nga ai - ka bërë tek një çështje shumë e rëndësishme këtu. Unë nuk kam asnjë ngurrim në çështjen se ai është shī‘īt. Sepse mendimi i tij në bazë është një meditim, mendim shī‘īt. Unë nuk kam asgjë për të thënë rreth jetesës së tij. Mirëpo ato që ka thënë, janë gjëra që mund t’i thotë një shī‘īt. Të tjerët le të thonë çfarë të duan në këtë çështje, për ne nuk ka aspak rëndësi.
Kjo botë brenda së cilës po jetojmë është ‘ālemu’l-faṣli (bota e ndarjes) dhe është një ṣūret (formë, pamje) e ‘ālemu’l-uaḥdetit (botës së njëjësit). Kemi si ‘ālemu’l-faṣlin (botën e ndarjes) dhe ‘ālemu’l-uaṣlin (botën e bashkimit, ngjitjes)... ‘Ālemu’l-faṣli (bota e ndarjes) është një formë, pamje e ‘ālemu’l-uaṣlit (botës së bashkimit). Ne jemi në një gjendje të shkëputur dhe të shpërndarë në këtë botë. Sepse ky vend është fundosur, mbytur në hejūlā (qelizën e parë). Atomet e mbarë gjërave në këtë botë janë të ndryshme. Gjithashtu kështu janë dhe qelizat në trupin e njeriut. Këto që numërova më lart, sado që janë të ndryshme nga njëra-tjetra, sipër tyre mbizotëron, mbretëron një uaḥdet (njëjës). Mbarë atomet në këtë botë janë të ndryshme nga njëra-tjetra; mirëpo këto i lidh një uaḥdet (njëjës) me njëra-tjetrën. Ajo ‘ālemu’l-uaḥdeti (bota e njëjësit) është e pashoqe. Ndërsa kjo botë në të cilën jetojmë është ‘ālemu’l-kethreti (bota e shumësit).
Gjuha e lutjes është gjuha e shkuarjes nga kethreti (shumësi) në uaḥdet (njëjës) dhe nga tefrīḳa (ndarja, shkëputja, shpërndarja) në xhem‘ (bashkim, mbledhje). Shumë mirë, në cilën formë duhet të bëhet kjo shkuarje?! Fillimisht kjo gjuhë, duhet të jetë një gjuhë e plotë. Për shembull një njeri i ulët dhe pa zgjidhje si unë, ose një personalitet i madh si Fārābīu - që sigurisht se ai ka një post madhështor; por gjithsesi nuk mund të themi se ai është një uelijju’l-kāmili (kujdestar i përkryer) - nëse do t’i lutet, përgjërohet Allāhut me cilën gjuhën duhet të flasim me Të?! Me gjuhën e uelijju’l-kāmilit (kujdestarit të përkryer)... Pra ky njeri duhet të lidhet me një kujdestar të përkryer. Tekefundit kujdestari i përkryer është lidhur me Allāhun. Ato që do të them tani, janë gjëra mjaft të rëndësishme. Ata njerëz të cilët nuk besojnë në kujdestarinë e imāmëve (p.m.t.) ju lutem që të bëjnë tepër kujdes ndaj atyre që do të them pas pak:
“Ne me anë të uelājjetu’l-kul’lijes (kujdestarisë së plotë) mund të arrijmë tek Allāhu i Madhëruar. Unë me këtë gjendjen time të kufizuar nuk mund të krijoj lidhje me atë që është i pakufizuar. Unë duhet të bashkohem, lidhem, ngjitem me një kujdestar absolut, pra me një imām të pafajshëm (p.m.t.), që është i lidhur me të Vërtetin dhe unë mund ta gjej udhën tek i Vërteti nëpërmjet kësaj lidhjeje. Fundja ky është dhe shefā‘ati (ndërmjetësimi), kuptimin e të cilit disa njerëz nuk mund ta konceptojnë. Për këta të fundit pyetja se kush janë shufa‘ātë (ndërmjetësuesit) ishte gjithmonë një pikëpyetje. Një mori nga ata nuk e dinë se kush janë kujdestarët. Si rrjedhojë ata nuk mund ta dinë as se kush është imāmu’sh-shefī‘ (imāmi ndërmjetësues). Fjala ‘arabe shefī‘ (ndërmjetësues) që rrjedh nga rrënja e fjalës ‘arabe shef‘ (ndërmjetësim), ka kuptimin e “çiftimit, shoqërimit”, i cili është kuptimi i kundërt i fjalës ‘arabe uitr (njëjësim).
Domethënë ne që jemi të mangët duhet të lidhemi me kujdestarin e përkryer. Kurse ky i fundit është njeriu që është i lidhur me të Vërtetin e Bekuar. Pra bëhet për një lidhje të drejtpërdrejtë fjalë me Të. Për këtë arsye duhet të arrihet nëpërmjet kujdestarit të përkryer duhet të arrihet tek Allāhu. Ja pra kjo fjalë është dhe e fshehta e dërgimit të të dërguarve të Allāhut të Lartësuar. Nëse kjo nuk do të ishte, një sërë nga ata nuk do të mund ta konceptonte, se përse janë dërguar të dërguarit e Allāhut të Lavdëruar. Si pasojë e qenies së tyre të përkryer, ata duan të na çojnë dhe ne tek Allāhu. Ky është dhe kuptimi i besimit tonë në qëndrueshmërinë e uelājjetit (kujdestarisë) deri në Ditën e Ḳijjāmetit dhe në fshehjen e të nderuarit Uelijju’l-‘Aṣrit (Kujdestarit të Kohës) (Imām Mehdīut (p.m.t.)). Pra megjithëse ne nuk mund ta shikojmë atë vetë, gjithmonë besojmë se një insānu’l-kāmili (njeri i përkryer) është i pranishëm.
Pra ndonëse ne nuk mund të kemi një lidhje të dukshme me të, ne mund ta zbatojmë në të fshehtën këtë. Kur ju luteni, në të vërtetë ju keni krijuar një lidhje me imāmin e kohës suaj. Disa njerëz nuk do t’i kuptojnë këto fjalë që thamë; le të mos i kuptojmë, s’kemi ç’t’u bëjmë! Ata të cilët nuk i pranojnë këto fjalë, besojnë se mund ta krijojnë drejtpërdrejtë këtë lidhje për të cilën fola vetë, në mungesë të dikujt, një lidhjeje, një mjeti në mes. Po, ne mund të krijojmë një lidhje të drejtpërdrejtë (musteḳīm - udha e drejtë). Shumë mirë, por çfarë do të thotë fjala “musteḳīm”?! Kjo nuk është çdo lloj rruge, udhe e asfaltuar që ne shikojmë në rrugicë dhe xhade, por është udha e përkryerjes dhe urtësisë. Vallë si mund të arrini tek i Vërteti i Bekuar, përderisa jeni mjaft të mangët në urtësi?! Në fund të fundit kjo është një shkallë dhe duhet të shkohet hap pas hapi. Ju para së gjithash duhet të jeni të lidhur në me‘rifetu’l-kāmilen (urtësinë e përkryer).
Dhe natyrisht urtësia e përkryer duhet të jetë e pranishme, që është vetë kujdestari i përkryer i cili është i pranishëm në çdo kohë, shekull. Madje vetë bota nuk mund të jetë, nuk mund të qëndrojë qoftë për një çast të vetëm pa praninë e tij. Si rrjedhojë bashkë me këto sqarimet tona iu dha zgjidhje hem çështjes së shefa‘ātit (ndërmjetësimit) dhe çështjes së du‘āsë (lutjes). Lutjet tona arrijnë tek i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar nëpërmjet imāmëve tanë. Ata kanë arritur tek i Vërteti. Ne arrijmë tek i Vërteti në sajë të atij insānu’l-kāmili (njeriu të përkryer) i cili është i bashkuar, lidhur, ngjitur me të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar. Ja pra pikërisht në këtë formë duhet të jetë lidhja jonë. Kështu është dhe ihklāṣi (dëlirësia) në adhurim. Qëmtojmë se nëse do të hyjmë në çështjen e adhurimit, do të vëmë re se çështja është kështu dhe atje. Megjithatë ka gjasa që këto lloj çështjesh të jenë të koklavitura dhe të rënda për disa njerëz.
Lārīxhānī: Thëniet pakëz të mëparshme të hirësisë suaj, në të njëjtën kohë janë përmendur dhe në pjesën hyrëse të lutjes së Zijāretu’l-Xhāmi‘atu’l-Kebīre (Vizita e Xhāmi‘së së Madhe): “Paqja qoftë mbi ju, o udhët e njohjes së Allāhut, qendrat e begatisë (bereketit) së Allāhut dhe burimet e urtësisë, bartësit (ruajtësit) e të fshehtës së Allāhut)...”
Mjeshtër Dīnānī: Pra urtësia e të Vërtetit arrihet nëpërmjet kujdestarit të përkryer. Sado që filozofi ynë Fārābīu nuk ka hedhur dritë mbi këto thëniet e tij, themi se nuk ka dyshim se këto janë meditimi, mendimi shī‘īt. Madje disa nga këta të fundit nuk kanë durim për këto, qofshi ju që jeni dhe llogarisni durimin e atyre që nuk janë shī‘ītë...
Lārīxhānī: Fjalia juaj në formën se njeriu duhet të krijojë lidhje me kujdestarin e tij ishte mjaft e urtë. Si përfundim megjithëse shfaqja e atij kujdestari, ose imāmi nuk është, përsëri ai ka praninë, qenien e tij (ai është i pranishëm dhe pritës, shikues).
Mjeshtër Dīnānī: Po, sepse në fund të fundit kjo lidhje është e fshehtë, në kohërat kur ai nuk është i pranishëm në sipërfaqen e tokës. Sepse uelājjeti (kujdestaria) është një ndodhi bāṭinī (e fshehtë). Ashtu siç kemi përmendur dhe me dhjetra herë më parë, nëse një lajmëtar nuk ka kujdestari, atëherë ai nuk ka as qenien lajmëtar. Nubuūeti (qenia lajmëtar) arrin nga bāṭinu’l-uelājjeti (e fshehta e kujdestarisë) në ḍḥāhiru’r-risāleti (të dukshmen e qenies së dërguar).
Lārīxhānī: Sa bukur që e ka thënë dhe Ḥāfiḍḥi:
O ti që je i fshehur (larg) shikimeve (syve) dhe je bashkëudhëtar i zemrës,
Ty të bëj zë dhe ty t’i dërgoj falenderimet (lavdërimet) e mia.
Ai ka përmbledhur, shprehur gjithçka me një dyvargësh të vetëm.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra, pikërisht këto janë dhe gjërat që themi. Pra lutjet e mia arrijnë nëpërmjet atij kujdestari të përkryer.
Lārīxhānī: Nëse ky ḥuḍūr (prani) nuk do të ishte, atëherë nuk do të ishte as kjo lidhje.
Madje kështu është dhe stili i shikimit të ḥakīm Fārābīut të çështjeve shoqërore. Ḥakīmi duhet ta marrë pjesën e tij nga ḥikmeti (urtësia) dhe pikërisht ashtu siç sqaruat dhe ju këtë ḥikmet (urtësi) duhet ta fitojë nga uelājjeti (kujdestaria). Si rrjedhojë mund të themi se ky stili i shikimit të tij është mjaft i ngjashëm me sistemin e imāmetit (prijësisë) dhe uelājjetit (kujdestarisë) shī‘īte dhe se paraqit paralelizëm të ngjashëm me të.
Mjeshtër Dīnānī: Me të vërtetë ashtu është. Ne mund të themi se këta janë sqarimet logjike, mendore, racionale të shī‘īzmit. Filozofia e Fārābīut është një hapje, sqarim logjik, mendor i shī‘īzmit. Kuptimi i teshejju‘së (shī‘īzmit) është mjaft i thellë. Numri i shī‘ītëve është i lartë; mirëpo numri i shī‘ītëve që konceptojnë, kuptojnë me të vërtetë kuptimin e shī‘īzmit në gjirin e tyre është i ulët. Moskuptimi i disave të shī‘īzmit buron qëmoti nga pamundësia e konceptimit, kuptimit të thellësisë së shī‘īzmit aq sa duhet. Teshejju‘ja (shī‘īzmi) është jashtë mase bāṭinī (i brendshëm, padukshëm) dhe i thellë. Sidoqoftë Fārābīu e kishte kuptuar shumë mirë këtë. Prandaj kumtojmë se ai që do të dijë kuptimin e saktë të teshejju‘së (shī‘īzmit) le të hetojë filozofinë e Fārābīut.
Lārīxhānī: Mundësia e shkuarjes në të fshehtën e (një gjëje, kuptimi) kërkon pastërtinë e të fshehtës.
Mjeshtër Dīnānī: Po, por për fat të keq njerëzit nuk u kushtojnë mjaftueshëm rëndësi kuptimit të të brendshmes, fshehtës, ata nuk mund ta konceptojnë kuptimin e lidhjes me Ḥaḳḳun (të Vërtetin). Kjo lidhje nuk është një çështje për t’u marrë si shaka. Racionalja është bāṭinī (e fshehtë) dhe sirrī (e fshehtë, sekrete). Tek Ḥaḳḳu (i Vërteti) shkohet me sirrin (të fshehtën, sekretin). Kjo shkuarje, nuk është një shkuarje ḍḥāhirī (e dukshme, jashtme) dhe mekānī (vendore). A është ḳurbi (afrimiteti) zamānī (kohor) dhe mekānī (vendor)?! Sigurisht që jo. Ashtu siç kam përcaktuar, qartësuar, saktësuar dhe më parë, mbarë kohërat nga e përhershmja deri tek e përjetshmja janë vetëm një “çast” dhe të tërë kohërat janë vetëm një “pikë” në praninë e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Ndërsa pika e qendrës së atij çasti dhe asaj pike është kujdestari që është në jetë. Uelijju’l-Muṭlaḳi (Kujdestari Absolut) është çast dhe pikë. Ky çasti dhe kjo pika e kujdestarit të përkryer zgjerohet nga e përhershmja deri tek e përjetshmja.
Lārīxhānī: “‘Uḳalātë (të zotët e mendjes) janë pika e kompasit e pranisë, qenies”.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra pikërisht ky është kuptimi i thënies: “‘Uḳalātë (të zotët e mendjes) janë pika e kompasit të pranisë, qenies”. Domethënë kuptimi i qenies së pafund në thelb është bashkë me një imtidād (zgjatje). Kur ju bëni për të atë që është e pafund fjalë gjithmonë ka një imtidād (zgjatje). Imtidādi (zgjatja) e përmendur është imtidādi (zgjatja) e pikës për të cilën folëm.
Lārīxhānī: “Pika nën shkronjën ‘arabe “ب” (be) tek fjala “بِسْمِ ٱللَّهِ” “Bismi’l-lāh” (Me emrin e Allāhut).
Mjeshtër Dīnānī: Po. Sa bukur që e thatë. I nderuari imzot Emīru’l-Mu’minīni (Prijës i Besimtarëve) ‘Alīu (p.m.t.) ka urdhëruar si më poshtë: “Unë jam pika nën shkronjën “ب” (be-në) tek fjala “بِسْمِ ٱللَّهِ” “Bismi’l-lāh” (Me emrin e Allāhut). Ai ka sqaruar se mbarë kuptimet e ājetet e Ḳur’ānit Mexhīd janë në sūren Fātiḥa, mbarë kuptimet e kësaj sūreje janë në fjalën Bismi’l-lāh (Me emrin e Allāhut) dhe mbarë kuptimet e fjalës “بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ” “Bismi’l-lāhi’r-Raḥmāni’r-Raḥīmi” (Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) janë në pikën e shkronjës “ب” (be) të fjalës “بِسْمِ ٱللَّهِ” “Bismi’l-lāh” (Me emrin e Allāhut). Disa njerëz të jashtëm drejtojnë pretendimin se kjo thënie nuk është sepse nuḳṭa (pika) nuk ishte përdorur në atë epokë ende. Këto janë disa qortime të jashtme. Këta njerëz nuk janë në dijeni të një koncepti të tillë dhe të kuptimit të këtij koncepti sado që pika nuk ishte përdorur në shkrim në atë epokë ende. Vallë a nuk ka pika një kuptim pika në algjebër dhe gjeometri (matematikë)?!
Lārīxhānī: Pika për të cilën po flasim është uni i pranisë, qenies dhe jo pika në matematikë.
Mjeshtër Dīnānī: Vallë a ishin në gjendje që këta njerëz të jashtëm t’i dallonin, kushtonin rëndësi këtyre kuptimeve?! Për sa kohë që njerëzit dendësohen në këtë mënyrë mbi ‘ālemu’l-maḥsūsātin (botën e të shqisuarave), i përqendrojnë mendimet e tyre vetëm ndaj këtyre, ata nuk kanë mundësi që të gjejnë udhë, vend në ‘ālemu’l-me‘ḳūlāti (botë e të menduarave). Më tej ata ngrihen dhe bëjnë qortime të tilla vend e pavend. Sakaq kuptimi i pikës ishte gjithmonë. Ja pra pikërisht këtu është dallimi i filozofisë me shkencën: “Njerëzit, të cilët nuk janë familjarë, të njohur me filozofinë nuk mund t’i kuptojnë këto lloj çështjesh”.
Unë dua të prek dallimin e filozofisë me shkencën në këtë pjesën e fundit të programit: “Bota e ditëve tona tanimë përkujtohet si bota e industrisë, shkencës dhe teknologjisë. Shkenca gjithmonë synon arritjen në qenien e diçkaje; pra ajo heton se çfarë bëhet dhe nuk bëhet. Ajo vihet gjithmonë pas së resë dhe zbulon gjëra dhe qenie të reja. Kjo është ajo që bën shkenca. Shumë mirë, por çfarë bën filozofia?! Filozofia heton se çfarë kuptimi ka çfarë kuptimi ka e pranishmja, qenia. Shkenca sheh se çfarë ka dhe çfarë nuk ka; kurse filozofia përqendrohet në kuptimin e qenies së asaj që është. Ata që thonë se nuk ka pikë, vallë a janë të vetëdijshëm se çfarë thonë?! Pika ishte gjithmonë. Në fakt ne duhet të shohim se cili është kuptimi i kësaj pike që është, në etapën pas kësaj. Njerëz si këta nuk kanë një stil mendimi filozofik. Nëse ata do të mendonin si Fārābīu, patjetër do ta kishin konceptuar kuptimin e saj.
Lārīxhānī: Ju e sqaruat shumë bukur. Sa i etur paska qenë Fārābīu për të vërtetën! Ai reciton këto fjalë në vijimin e lutjes së tij: “Zbukuromë shpirtin tim me dritat e urtësisë dhe frymëzomë mua me falenderimin e dhuntisë, mirësisë që e kam çmuar si dhuratë, lëmoshë për mua”. Ndërsa kjo pjesë është e mrekullueshme: “Tregomë të vërtetën, si të vërtetë ashtu siç është dhe frymëzomë udhën e bindjes ndaj saj”.
Mjeshtër Dīnānī: Në veçanti thënia: “Zbukuromë shpirtin tim me dritat e urtësisë” është tej mase e rëndësishme. Fjala “tehdhīb” do të thotë larja, pastrimi dhe shpëlarja e vetes. Fārābīu e di dëlirësinë, pastërtinë e vetes tek urtësia. Nefsu’n-nāṭiḳi (shpirti folës) i njeriut bëhet vetëm me ḥikmet (urtësi) dhe me muhedhdheb (të zbukuruar), të dëlirë dhe muzekkā (të pastruar). Nëse ḥikmeti (urtësia) nuk është, shpirti nuk pastrohet dhe ai përfshihet, përlyhet në ëndrra, instinkte, joshje, kënaqësi dhe vegime.
Lārīxhānī: Për këtë arsye Allāhu i Lartësuar lajmëron kështu në Ḳur’ānin Famëlartë: “وَيُعَلِّمُكُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ” “Ue ju‘al’limukumu’l-Kitābe ue’l-ḥikmete” (Dhe Ai u mëson Librin (Ḳur’ānin) dhe urtësinë). (Sūre Beḳare, 151)
Mjeshtër Dīnānī: Po, ai zbukurim është me urtësi. Tekefundit Fārābīu lutet me gjuhën e fiozofisë; mirëpo hartimet, përpilimet e tij i ka marrë nga ājetet e Ḳur’ānit Fisnik.
Lārīxhānī: Në këtë pikë dua të shpalos se dhe thëniet: “Frymëzomë mua me falenderimin e dhuntisë, mirësisë që e kam çmuar si dhuratë, lëmoshë për mua” dhe “Tregomë të vërtetën, si të vërtetë ashtu siç është dhe frymëzomë udhën e bindjes ndaj saj”.
Mjeshtër Dīnānī: Po, thënia shukru’n-ni‘meti (falenderimi i dhuntisë, mirësisë)... Me lejen tuaj le ta sqarojmë pakëz këtë thënien “shukru’n-ni‘meti” (falenderimi i mirësisë). Secili thotë se e di kuptimin e këtyre fjalëve. Në të vërtetë ne jemi qenie që jemi mbytur në mirësi. Shikoni fjala ‘arabe ni‘met do të thotë dhënie, dhunti, mirësi e Allāhut. Vallë a ka diçka që nuk na e ka dhënë Allāhu?! Jo, Ai na ka dhënë gjithçka. Unë dua të marr pakëz ndihmë dhe nga fjalorët këtu: “Vallë si e emërtoni fjalën “‘adālet” (drejtësi) në persisht?!”
Lārīxhānī: Me fjalëzën, shkronjën “ض” “ḍāḍ” (ḍāḍ).
Mjeshtër Dīnānī: Po, ashtu është, fjalëza “ض” “ḍāḍ” është e barasvlefshme me fjalëzën “عَدَالَةٌ” “‘adālet” (drejtësi) në persisht. Kuptimi i parë i kësaj fjale është “‘adālet" (drejtësia), kurse kuptimi i dytë është “diçka e dhënë”. Kjo është diçka e dhënë nga Allāhu. Vallë kush mund ta japë këtë tjetër, përveç Tij?! Si rrjedhojë gjëja që ne zotërojmë është “ض” (ḍāḍi). Si rrjedhojë zbardhim se ajo është hem “‘adālet” (drejtësi) dhe hem “diçka e dhënë nga Allāhu”. Ajo që ka dhënë Ai është “ḍāḍi”. Pra “ḍāḍi” në kuptimin e “‘adāletit” (drejtësisë) është “gjëja që ka dhënë Allāhu”; dhe “gjëja që ka dhënë Allāhu” është “‘adāleti” (drejtësia). Kurse “një dhënie e drejtë” kërkon shukrin (falenderimin).
Lārīxhānī: Si rrjedhojë “ni‘meti” bëhet vetë shukri (falenderimi).
Mjeshtër Dīnānī: Se‘ādī Shīrāzīu kishte një arsye logjike, mendore, racionale të thënies së tij: “Unë nuk mund ta zbatoj me të drejtë falenderimin Tënd”. Fundja unë mund të falenderoj çdo ni‘met (dhunti, mirësi). Por dhe ky falenderimi im ka vetë një falenderim (kërkon falenderim). Këto falenderime që kërkojnë në mënyrë të njëpasnjëshme njëri-tjetrin, i hapin një teselsuli (bashkangjitjeje, lidhjeje varg) udhë dhe për këtë arsye ato nuk mund çohen me të drejtë në vend.
Lārīxhānī: Sigurisht që ashtu është.
Ai shpreh këto në vijimin e lutjes së tij: “Dhe tregomë të kotën, si të kotë ashtu siç është dhe mbromë nga besimi dhe dëgjimi i saj. Shpëtomë nga ṭīneti (natyra, përbërja) e hejūlās (qelizës së parë)”.
Mjeshtër Dīnānī: Ṭīneti i hejūlās (natyra e qelizës së parë), pra i lëndës... Natyra e lëndës është ndarja (copëtimi, ndarja, përçarja copë-copë). Natyra e lëndës ëahtë largësia dhe ndarja. Hejūlā, pra është lënda... Puna e lëndës është ndarja. “Shpëtomë nga kjo ndarje që është natyra e lëndës”. Shtoj se është e saktë se unë jetoj në lëndë, në botën e lëndës. Pavarësisht kësaj unë mund të shpëtoj nga ajo, mund të arrij nga largimi, ndarja, përçarja dhe nga bota e shumësit në botën e bashkimit, ngjitjes dhe njëjësit. Një thënie e mahnitshme.
Lārīxhānī: Ai shprehet përsëri kështu: “Nuk ka dyshim se Ti je shkaku i parë”. Sa bukur që e ka thënë...
Mjeshtër i nderuar, ne ju lutemi që të jepni një këshillë dhe mesazh që do të na çojë drejt mendimeve logjike, racionale në fund të programit tonë.
Mjeshtër Dīnānī: Unë ju kisha pohuar dhe më parë se nuk jam një njeri i këshillës. Të them të drejtën unë nuk di as se si ta bëj këtë dhe nuk e shikoj veten si të aftë për këtë. Vetëm mund të them këtë: “Ne duhet të lutemi gjithmonë për të arritur në vendin e shenjtë ‘aleuīt (të Imām ‘Alīut) dhe uelājīsë (kujdestarisë) - që kjo është udha e urtësisë. Allāhu na dhëntë gjithmonë suksesin e shtimit të urtësisë sonë. Pra udha jonë duhet të jetë gjithmonë udha e urtësisë.
Lārīxhānī: Domethënë ne duhet të vëmë në jetë lutjen në formën: “Pastromë, zbukuromë shpirtin tim me dritat e urtësisë” të Fārābīut.
Mjeshtër Dīnānī: Pikërisht ashtu është. Nëse shpirtrat pastrohen me dritat e urtësisë, atëherë dukuritë negative si dyluftimet, konfliktet, ligësia, luftrat, ndarja, padrejtësia dhe urrejtja do të zhduken nga kjo botë. Gjithashtu dhe arsyeja kryesore e shfaqjes së të nderuarit (Imām Mehdīu (p.m.t.)) është mbushja e botës me barazi, drejtësi dhe paqe dhe shpëtimi i saj nga lufta, padrejtësia dhe përçarja. Këtë e dëshmon dhe ḥadīthi fisnik: “Ai do ta mbushë sipërfaqen e tokës me barazi dhe drejtësi, pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me dhunë dhe padrejtësi”. Kjo drejtësi është pastrimi i shpirtrave. Nëse shpirtrat e njerëzve do të lahen dhe pastrohen nën dritën, ndriçimin e dritave të urtësisë ‘aleuīte (së Imām ‘Alīut (p.m.t.)), atëherë mbarë konfliktet, luftrat dhe mosmarrëveshjet do të zhduken nga kjo botë.
Lārīxhānī: Gjithashtu rrëfejmë se do të zhduken dhe pengesat përpara shfaqjes së tij.
Mjeshtër Dīnānī: Bota do të përmirësohet vetëm me anë të pastrimit të shpirtrave. Përderisa shpirtrat nuk janë të pastruar, asgjë nuk mund ta përmirësojë këtë botë. Përveç dëlirësisë, pastrimit të shpirtrave, asnjë politikë nuk mund jetë përmirësuese në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ndërsa dëlirësia, pastrimi i shpirtrave ndodh me dritat e urtësisë. Pikërisht ashtu siç ka theksuar dhe Fārābīu, i cili ka vënë tek urtësia theksin, në një kohë shumë të gjatë përpara njëmijë viteve. Udha e urtësisë dhe dëlirësia, pastrimi i shpirtrave dhe zemrave është udha e përmirësimit të kësaj bote dhe kjo është një gjë që do të mund ta zbatojë vetëm urtësia e pastër ‘aleuite (e Imām ‘Alīut) (p.m.t.)).
Lārīxhānī: Kjo ishte një këshillë shumë e urtë, mjeshtër i nderuar. Nëse do Allāhu ne jemi nga ata të cilët u kushtojmë këtyre këshillave rëndësi.
Ne dëshirojmë me zemër që të tërë të kemi fatin të jemi dëshmitarë të shkëlqimit të këtij ylli (shfaqjes së Imām Mehdīut (p.m.t.)).
Ky ishte një sqarim shumë i bukur, mjeshtër. Me të vërtetë Fārābīu është një personalitet i gjithanshëm. Kështu janë mbarë të mëdhenjtë tanë. Që të tëra këto çështje ishin tepër të bukura dhe të rëndësishme. Koha jonë mbaron këtu. Nëse do Allāhu, ne do të vijojmë të përndjekim gjurmën e kësaj çështjeje dhe në programet tona vijuese.
Me dëshirën dhe shpresën se do të takohemi përsëri në një program tjetër, ne iu falenderojmë nga zemra, iu themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut mbarë ndjekësve tanë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimi : Medya Şafak