Boshti i Rezistencës dhe menaxhimi i luftës së Gazës
Boshti i Rezistencës nuk dëshiron që lufta e Gazës të kthehet në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale; Por, zbulon se në rast nevoje, është i gatshëm për këtë.
Operacioni Përmbytja e Al-Aksa, menjëherë pasi filloi, u kthye në një luftë të përmasave të cilën ata që e planifikuan nuk mund ta menaxhonin.
Ishte udhëheqja e Hamasit në Gaza ajo që planifikoi operacionin; Megjithatë, pasojat e krijuara kërkojnë që kjo luftë të menaxhohet përmes bashkëpunimit rajonal për Palestinën.
E njëjta gjë vlen edhe për Izraelin, dhe vendet perëndimore kanë paraqitur një model të qartë për Izraelin se si duhet të menaxhohet lufta.
Duke qenë se regjimi izraelit nuk mundi ta përballonte i vetëm këtë luftë, të gjitha vendet perëndimore, veçanërisht SHBA-ja, ndërhynë në menaxhimin e luftës me argumentin se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”. Kjo ndërhyrje i dha Izraelit një agresion të pakufishëm në nivelin e gjenocidit.
Ndërsa, nga pala palestineze, ajo që mungonte sa i përket menaxhimit të luftës nuk ishte kapaciteti ushtarak i rezistencës apo mungesa e vullnetit të popullit.
Është e qartë se ka një pabarazi pushteti mes palëve; Megjithatë, përmasat e shkatërrimit në Gaza nuk janë për shkak të pabarazisë së pushtetit; Arsyeja buron nga fakti se për shkak të mbështetjes ndërkombëtare që merr, Izraeli nuk njeh asnjë rregull moral dhe humanitar.
Thënë ndryshe, nuk jemi dëshmitarë të një lufte, por të një gjenocidi të hapur në Gaza, pasi ekuacioni i solidaritetit që vendet perëndimore vendosën në favor të Izraelit në këtë luftë, nuk u vendos nga aktorët rajonal në favor të Palestinës.
Pra, duke qenë se aktorët rajonal përveç Boshtit të Rezistencës refuzojnë të përfshihen në menaxhimin e luftës me argumentin se "Palestina ka të drejtë të mbrohet", Izraeli gjen guximin për të kryer gjenocid dhe për të bërë një fat të bazuar në dëbim për popullin e Gazës.
Ajo që Amerika dhe vendet evropiane kanë bërë për Izraelin mund të pritej nga aktorët e mëposhtëm rajonal për Palestinën:
1- Liga Arabe,
2-Organizata e Bashkëpunimit Islamik,
3-Boshti i Rezistencës
Para Përmbytjes së Al-Aksa, shumica e vendeve anëtare të Ligës Arabe e konsideronin Hamasin si një organizatë terroriste dhe normalizuan marrëdhëniet e tyre me Izraelin.
Shumica e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik nuk dallonin nga Liga Arabe, të paktën për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.
Kjo situatë para përmbytjes së Al-Aksa ende nuk ka pësuar ndonjë ndryshim strukturor, pavarësisht gjenocidit në Gaza.
Me fjalë të tjera, edhe pse hapat e ndërmarrë drejt normalizimit u ndalën pas luftës, asnjë vend rajonal që ka marrëdhënie politike me Izraelin as nuk e ka menduar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në mënyrë të njëanshme.
Boshti i Rezistencës dhe Përmbytja e Al-Aksa
Përmbytja e Al-Aksa u krye më 7 tetor nga udhëheqja e Hamasit në Gaza, një nga komponentët e Boshtit të Rezistencës. Megjithatë, vendimi për operacionin i përkiste udhëheqjes së Hamasit në Gaza, e jo Boshtit të Rezistencës.
Lufta e cila shpërtheu pas operacionit bëri të detyrueshme pjesëmarrjen e Boshtit të Rezistencës; sepse lufta që rezultoi nuk ishte më një luftë që Hamasi apo edhe Palestina mund ta menaxhonin vetëm.
Edhe pse filloi si lufta e Gazës me Izraelin më 7 tetor, me deklaratat mbështetëse të regjimeve perëndimore, kjo luftë u shndërrua në një luftë në mes të sistemit global perëndimor dhe Gazës në të njëjtën ditë.
Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik i dhanë mbështetje indirekte Izraelit me qëndrimin e tyre të përbërë nga fjalët pa ndonjë hap konkret; Në këtë mënyrë, nuk mbeti asnjë aktor tjetër përveç Boshtit të Rezistencës që mund të vendoste një ekuacion në favor të Palestinës kundër ekuacionit të vendosur nga Amerika dhe vendet evropiane në favor të Izraelit.
Boshti i Rezistencës përbëhet nga Irani dhe Siria si shtete, dhe rezistenca irakiane, Jemeni dhe Hezbollahu si aktorë joshtetërorë.
Qeveria, me qendër në kryeqytetin Sanaa, qeverisë shumicën dërrmuese të Jemenit; por ajo njihet nga OKB-ja si 'shteti i Jemenit', jo qeveria e Sanaa.
Prandaj, shteti i Jemenit, i cili është i lidhur me qeverinë Sanaa, konsiderohet po ashtu si një aktor jo-shtetëror duke i quajtur si 'Houthët' ose 'Lëvizja Ansarullah'.
Irani dhe Siria, aktorët në nivel shtetëror të Boshtit të Rezistencës, treguan të njëjtin solidaritet ndaj Palestinës, ashtu siq Amerika dhe Evropa treguan kundër Izraelit.
- Theksuan se palestinezët kanë të drejtat e tyre të uzurpuara për 75 vjet dhe se Gaza ka të drejtë të mbrohet.
- Bënë përpjekje diplomatike që Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik të mbanin një qëndrim në favor të Palestinës.
- Bënë thirrje për armatosjen e rezistencës. Kërkuan ndërprerjen e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Izraelin.
- Propozuan sanksione kundër Izraelit dhe koordinuan aktorët joshtetërorë në favor të rezistencës palestineze.
Aktorët joshtetërorë të Boshtit të Rezistencës në fakt iu bashkuan luftës për të reduktuar presionin e krijuar nga ushtria izraelite mbi Gazën.
Hezbollahu sulmoi objektivat ushtarake izraelite përgjatë kufirit libanez, si dhe objektet industriale dhe vendbanimet civile brenda kornizës së parimit të reciprocitetit.
Rezistenca Islamike e Iranit u përpoq të ushtronte presion mbi Amerikën përpara një lufte të mundshme rajonale duke goditur bazat amerikane në Irak dhe Siri.
Nga ana tjetër, përpos sulmeve me raketa dhe dron mbi Izraelin, Jemeni shënjestroi ekonominë izraelite duke ndaluar anijet e tyre.
Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, ndërhyrja e Amerikës dhe e vendeve evropiane në favor të Izraelit dhe ndërhyrja e Boshtit të Rezistencës në favor të Palestinës sollën mundësinë e një lufte gjithëpërfshirëse rajonale.
Përmbytja e Al-Aksa ishte një befasi për Boshtin e Rezistencës më shumë se për këdo tjetër
Por, a ishte i njëjti koordinim midis Hamasit dhe Boshtit të Rezistencës siç ishte midis Izraelit dhe aleatëve të tij perëndimorë në këtë luftë?
Deklaratat e të gjitha palëve zbuluan se operacioni i Përmbytjes së Al-Aksa të 7 tetorit nuk ishte vendim i Boshtit të Rezistencës, por vetëm i Hamasit dhe, më konkretisht, i udhëheqjes së Hamasit në Gaza. Prandaj, është e qartë se para luftës nuk ka pasur koordinim.
Duke marrë parasysh se edhe zyra politike e Hamasit ishte në dijeni të përmbytjes së Al-Aksës vetëm më 7 tetor, mund të thuhet se udhëheqja e Hamasit në Gaza bëri befasinë më të madhe për aleatët e saj në Boshtin e Rezistencës.
Megjithatë, të gjithë komponentët e Boshtit të Rezistencës kishin punuar për një strategji të re që nga viti 2021. Në këtë drejtim, të paktën përfaqësuesit iranianë, libanezë dhe palestinezë të Boshtit mbanin takime koordinuese periodike.
Po krijohej infrastruktura e kësaj strategjie të quajtur 'Uniteti i zonave' dhe kjo strategji po thurej hap pas hapi në fushë.
Operacioni i udhëheqjes së Hamasit në Gaza më 7 tetor nuk ishte pjesë e kësaj strategjie. Megjithatë, surpriza e 7 tetorit preku këtë strategji si dhe të gjitha ekuacionet rajonale. Sepse në kuadër të kësaj strategjie, infrastruktura ushtarake në Bregun Perëndimor, e cila ishte ende në proces të krijimit, duhej të hynte në front.
Prandaj, ne do të jemi në gjendje t'i kuptojmë efektet negative të Përmbytjes së Al-Aksa në këtë strategji vetëm më vonë, pasi të ketë mbaruar lufta.
Shpata e Jeruzalemit është hapi i parë
Strategjia e re afatgjatë e Boshtit të Rezistencës ishte 'Uniteti i Zonave'. Regjimi izraelit vendosi të dëbojë palestinezët në lagjen Sheikh Jarrah të Jerusalemit në maj të vitit 2021, gjë që çoi në zbatimin e strategjisë 'Uniteti i Zonave'.
Grupet e rezistencës në Gaza po ndërmerrnin veprime për palestinezët që kërkonin të dëboheshin nga lagja Sheikh Jarrah e Jeruzalemit, duke dëshmuar kështu se e gjithë Palestina ishte një zonë e vetme.
Grupet e rezistencës në Gaza filluan të lëshojnë raketa në një operacion të cilin ata e quajtën "Shpata e Jerusalemit", dhe palestinezët në Bregun Perëndimor dhe madje edhe në territoret e vitit 1948 e mbështetën këtë me një intifadë, duke detyruar regjimin izraelit të hiqte dorë nga dëbimi në Lagjen Sheikh Jarrah.
Kjo ishte diçka që ndodhi për herë të parë në historinë palestineze. Sepse deri atëherë, për shembull, kur Gaza u bombardua nga Izraeli, palestinezët në territorin e vitit 1948 si dhe ata në Bregun Perëndimor po e shikonin luftën nga shtypi, ashtu si njerëzit kudo në botë.
Sepse për dekada, regjimi izraelit kishte ndjekur një strategji që parashikonte ndarjen e Gazës nga Bregu Perëndimor, Bregun Perëndimor nga Jeruzalemi dhe Jeruzalemin nga tokat e vitit 1948, dhe synonte të ndante palestinezët në të gjitha këto zona.
Me 'Shpatën e Jerusalemit' e gjithë Palestina u bë për herë të parë 'një zonë' nga 'deti në lumë' dhe palestinezët u bënë 'një grusht'.
Abu Khalid, zëdhënës i 'Brigadave të Rezistencës Kombëtare', që është krahu ushtarak i Frontit të Majtë Demokratik për Çlirimin e Palestinës, vuri në dukje se strategjia e 'Unitetit të Zonave' e zbatuar me Shpatën e Jerusalemit u krijua nga Boshti i Rezistencës, duke u shprehur se:
"Kjo luftë e jona nuk është e kufizuar në një kohë apo vend të caktuar. Gaza do të përgjigjet sapo të sulmohet Jeruzalemi. Prandaj, i themi Dëshmorit Sylejmani se përpjekjet e tij dhanë fryte. Sot armiku është dëshmitar i fuqisë së rezistencës. Ai dëshmon për rezistencën në të cilën Dëshmori Sylejmani luajti një rol të madh duke trajnuar, mbështetur dhe mbikëqyrur."[1]
"Në Bregun Perëndimor po shfaqet një Hezbollah i ri"
Suksesi i strategjisë së 'Bashkimit të Zonave' do të ishte i mundur nëse pjesët e tjera të Palestinës do të pajiseshin me një infrastrukturë ushtarake ashtu si Gaza.
Ky synim u shpreh qartë nga udhëheqësi revolucionar iranian Ajatollah Khamenei në vitin 2014. Në një fjalim të 23 korrikut 2014, ai u shpreh se:
"Bregu Perëndimor duhet të militarizohet ashtu si Gaza. Nëse ata që janë të interesuar për fatin e Palestinës mund të bëjnë diçka, kjo është ajo që ata duhet bërë. Edhe njerëzit atje duhet të armatosen. Kjo është ajo që do të zvogëlojë shqetësimin e palestinezëve. Dora e tyre duhet të jetë e fortë dhe të jetë në gjendje të tregojë fuqinë e saj. Në të kundërten, qëndrimi i bindur dhe pajtues i Ramallahit nuk mund të prodhojë asnjë rezultat në favor të palestinezëve.”[2]
Qëllimi për të armatosur Bregun Perëndimor, i përcaktuar në vitin 2014, e vuri në gatishmëri regjimin izraelit dhe Administratën Autonome Palestineze të udhëhequr nga Mahmud Abbas.
Megjithatë, përkundër të gjitha përpjekjeve të Izraelit dhe Abasit, në vitin 2022, në Bregun Perëndimor u shfaqën grupe të reja ushtarake si 'Brigadat Jenin', 'Brigadat Nablus' dhe 'Strofulla e Luanëve', duke përfshirë edhe Fatahun e udhëhequr nga Abbas.
Gazetari Özlem Burya shpjegon si më poshtë tiparet e kësaj infrastrukture të re ushtarake në Bregun Perëndimor:
"Strofulla e Luanëve u deklarua si një grup i ri i armatosur, i pavarur nga grupet e armatosura tradicionale palestineze. Ata cilësohen nga shumë ekspertë që kanë studiuar organizatat e rezistencës për vite me radhë si 'të rinj që u bashkuan pa një rend apo hierarki të qartë'.
Disa analistë pohojnë se grupit u shfaq në shkurt të vitit 2022, domethënë kur forcat e regjimit izraelit vunë re një rritje të konsiderueshme të përleshjeve të armatosura në zonën e Nablusit.
Më 26 janar 2022, forcat e regjimit izraelit bastisën qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. Ky ishte një nga bastisjet më të përgjakshme të viteve të fundit dhe dhjetë palestinezë humbën jetën në sulmin e pushtuesit.
Kombet e Bashkuara shpallën gjithashtu vitin 2022 si vitin më vdekjeprurës për palestinezët në Bregun Perëndimor në 16 vitet e fundit.”[3]
Tashmë në Bregun Perëndimor, kishte luftëtarë të rezistencës të cilët gjuanin plumba mbi ushtarët izraelitë, e jo gurë. Për shembull, më 8 shkurt 2022, Izraeli vrau 3 persona nga Brigada e Martirëve Aksa, që është krahu ushtarak i al-Fatahut.
Izraeli njoftoi se këta njerëz ishin ata që kryen një sulm të armatosur ndaj forcave izraelite në Nablus javën e kaluar.
Brigada e Dëshmorëve të Al-Aksa kritikoi me fjalë të ashpra bashkëpunimin e sigurisë së administratës Abbas me Izraelin dhe u shpreh se: "Forcat e regjimit sionist mund të arrinin rezistentët tanë në Nablus vetëm falë këtij bashkëpunimi të poshtër të sigurisë".[4]
Kjo situatë e re në Bregun Perëndimor u vlerësua nga ekspertët izraelitë si "në Bregun Perëndimor po lind një Hezbollah i ri "[5].
Përparësia e Hamasit është strategjia e tij
Hamasi qëndroi edhe larg infrastrukturës së re ushtarake në Bregun Perëndimor pas Shpatës së Jerusalemit në 2021, edhe larg sulmeve në Gaza në 2022.
Ndërsa Xhihadi Islamik, FPÇP (Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës), Fronti Demokratik dhe Brigada e Dëshmorëve Aksa morën pjesë në formimin dhe operacionet e grupeve të reja të armatosura në Bregun Perëndimor, Hamasi nuk u përfshi në to në asnjë mënyrë.
Regjimi izraelit fajësoi Xhihadin Islamik për "lindjen e një Hezbollahu të ri" në Bregun Perëndimor dhe filloi të vrasë liderët e tij. Xhihadi Islamik njoftoi në prill të vitit 2022 se ata ishin në prag të luftës me Izraelin.[6]
Në gusht të vitit 2022, Xhihadi Islamik iu përgjigj i vetëm sulmeve në Gaza dhe vrasjeve të liderëve të rezistencës dhe më në fund lufta 3-ditore përfundoi me ndërmjetësimin e Egjiptit. Hamasi nuk mori pjesë as në këtë luftë.
Shmangia e Hamasit nga të gjitha frontet në vitin 2021 dhe 2022 ishte aq e jashtëzakonshme sa që regjimi izraelit madje u përpoq ta kthente këtë situatë në propagandë që synonte të prishte solidaritetin e grupeve palestineze.
Për shembull, Mahir Tahir, një nga udhëheqësit e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (FPÇP), tha se pas luftës 3-ditore në 2022, shtypi perëndimor dhe izraelit bënë propagandë duke thënë se "Hamasi e la Xhihadin Islamik vetëm për shkak të disa rezervave.”[7]
Arsyeja se pse Hamasi qëndroi larg luftërave në Bregun Perëndimor dhe Gaza midis viteve 2022 dhe 2023, në kundërshtim me strategjinë e tij të 'Unitetit të Zonave', u bë e qartë më 7 tetor.
Sepse Brigadat Izzeddin al-Qassam po përgatiteshin për Përmbytjen Aksa dhe preferuan të qëndronin larg zonave që do të ndikonin negativisht në operacionin që ata planifikonin.
Në deklaratën e tij më 10 tetor, Zëdhënësi i Brigadave Qassam, Abu Ubeyde e përshkroi këtë qëndrim si një "praktikë mashtrimi strategjik". Ai shpjegoi se ata kanë përdorur këtë 'mashtrim strategjik' dhe luftërat midis grupeve të tjera të rezistencës dhe forcave izraelite që nga viti 2022 për të "blerë kohë për t'u përgatitur" për përmbytjen e Al-Aksa.[8]
Qëllimet e deklaruara të Hamasit dhe Izraelit
Hamasi kishte vënë përpara dy qëllime konkrete për përmbytjen e Al-Aksa:
- Për të parandaluar projektin e regjimit izraelit për të judaizuar Xhaminë Al-Aksa dhe rrethinat e saj,
- Për të shpëtuar palestinezët që janë mbajtur peng në burgje nga regjimi izraelit për vite me rradhë përmes shkëmbimit të të burgosurve.
Megjithatë, përmbytja e Al-Aksa mundësoi edhe realizimin e një qëllimi të tretë, të padeklaruar. Kjo ishte që të ndalojnë vendet arabe dhe islamike nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre me Izraelin dhe të ngadalsojnë marrëdhëniet e vendeve që tashmë ishin në marrëdhënie.
Në përgjigje të kësaj, regjimi izraelit parashtroi qëllimet e mëposhtme:
- Të shkatërrojë Hamasin,
- Të shpëtojë izraelitët e arrestuar nga Rezistenca,
- Të evakuoj në Sina popullin e Gazës,
- Të krijoj një administratë të re në Gaza të cilën mund ta kontrollojë.
Në varësi të arritjes së këtyre qëllimeve, janë paralajmëruar një sërë fantazish, që nga ripushtimi i Gazës e deri tek lënia e saj nën kontrollin e Administratës Autonome Palestineze apo një fuqie ndërkombëtare.
Meqenëse lufta nuk ka përfunduar ende, nuk mund të thuhet se cila palë i ka realizuar qëllimet e saj. Megjithatë, është e qartë se Hamasi i ka arritur të gjitha qëllimet e tij për armëpushim të përkohshëm dhe shkëmbimin e të burgosurve, ndërsa regjimi izraelit nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij.
Sigurisht, me mbështetjen e pakufizuar të aleatëve të tij ndërkombëtarë, regjimi izraelit arriti të bëjë një shfaqje pushteti duke kryer gjenocid pa asnjë vijë të kuqe morale.
Megjithatë, sapo u shpall armëpushimi i përkohshëm, u pa se kjo shfaqje e forcës nuk kishte asnjë efekt frenues për popullin e Gazës. Në ditën e parë të armëpushimit, banorët e Gazës, të cilët u detyruan të dëboheshin në jug duke bombarduar edhe spitale, xhami dhe kisha, u kthyen sërish drejt veriut.
Mundësia e luftës gjithëpërfshirëse rajonale dhe kufijtë e Boshtit të Rezistencës
Edhe pse ajo filloi me vendim të njëanshëm të udhëheqjes së Hamasit në Gaza, Boshti i Rezistencës i qëndroi pa kushte Hamasit në këtë luftë.
Hamasi la vetëm grupet e tjera palestineze që luftonin me Izraelin pasi që po përgatitej për luftën e vet pas Shpatës së Jerusalemit në 2021. Boshti i Rezistencës nuk e la të qetë Hamasin në këtë luftë, të cilën e nisi pa u koordinuar me të.
Prandaj, në rast të një lufte gjithëpërfshirëse rajonale, u vunë në rrezik jo vetëm përbërësit e Boshtit të Rezistencës, por edhe strategjia e 'Unitetit të Zonave', infrastrukturën e së cilës është përpjekur të krijojë prej vitesh.
Sepse në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale, Boshti i Rezistencës pranon luftën jo vetëm me Izraelin, por me të gjithë sistemin global perëndimor të udhëhequr nga Amerika.
Dërgimi i aeroplanmbajtësve dhe nëndetëseve bërthamore nga Amerika në rajon, shoqërimi i Britanisë ndaj kësaj dhe konkurrenca e Gjermanisë dhe Francës për mbështetje ushtarake dhe politike ndaj Izraelit tregojnë se kush do të përfshihet në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale.
Përballë këtij imazhi solidariteti të Izraelit dhe aleatëve të tij, nuk ka homogjenitet në frontin e Boshtit të Rezistencës, përveç Gazës dhe Jemenit nën kontrollin e Ansarullahut.
Hezbollahu ndodhet nën presionin e shtetit libanez dhe grupeve shoqërore në Liban, të cilët thonë "Kjo nuk është lufta jonë". Seksione të tjera në Liban përveç shiitëve të udhëhequr nga Hezbollahu thonë se Hezbollahu nuk ka të drejtë të vendosë sikur të ishte një shtet dhe të përfshijë Libanin në këtë luftë.
“Forcat e Mobilizimit Popullor” (Hashdi Shaabi), e cila iu bashkua kësaj lufte nën nënshkrimin e “Rezistencës Islamike Irakiane”, është e lidhur me kryeministrin si pjesë e forcave të armatosura të Irakut, por nuk përfaqëson shtetin irakian.
Seksionet shoqërore që përbëjnë shtetin irakian kundërshtojnë përfshirjen e Irakut në një luftë me Amerikën, duke tërhequr vëmendjen për vendosmërinë e Amerikës ndaj ekonomisë irakiane. Ashtu si ata në Liban, edhe irakianët thonë: "Kjo nuk është lufta jonë, ju nuk mund ta detyroni popullin irakian të paguajë çmimin e vendimit të njëanshëm të Hamasit".
Siria tashmë ka paguar çmimin për të marrë pjesë në Boshtin e Rezistencës dhe për mbështetjen e Palestinës që nga viti 2011.
Është nën pushtim nga të trija anët, drithi dhe nafta e saj po plaçkiten nga Amerika dhe po përpiqet të mbijetojë pavarësisht sanksioneve të rënda ekonomike.
Sirianët thonë se Damasku nuk duhet të hyjë në këtë luftë të nisur nga Hamasi, duke vënë në dukje se baza e radarit Merc as-Sultan që vëzhgonte Izraelin u shkatërrua në javët e para të luftës me prokurë të imponuar ndaj tyre dhe duke u kujtuar atyre rolin negativ të luajtur nga Hamasi kundër vendeve të tyre në këtë proces.
Nga ana tjetër, iranianët deklarojnë se vendet arabe dhe madje edhe Organizata për Çlirimin e Palestinës kanë krijuar marrëdhënie normale me Izraelin dhe akuzojnë Teheranin se "është më palestinez se palestinezët".
Ata thonë se luftërat, kërcënimet e luftës dhe embargot e rënda ekonomike që nga revolucioni i vitit 1979 rrjedhin nga dështimi për të vendosur marrëdhënie normale me Amerikën dhe se kjo gjë është shkaktuar nga armiqësia e Teheranit ndaj Izraelit.
Sipas një grupi të madh njerëzish në Iran të quajtur "reformatorë", për shkak të politikës së tij ndaj Izraelit dhe Palestinës që ka ndjekur për 40 vjet, Irani nuk mund të krijojë marrëdhënie të shëndetshme as me vendet perëndimore dhe as me vendet arabe. Ndërsa Irani është armik i Izraelit dhe mbështet pa kushte Palestinën, ai nuk mund të fitojë miqësinë e vendeve arabe apo edhe të palestinezëve.
Përveç Sirisë, vendet arabe e akuzojnë Iranin se po përpiqet të krijojë ndikim në rajon duke përdorur Palestinën.
Qeveria Autonome Palestineze mbetet më afër Izraelit sesa Iranit. Hamasi, i cili është brenda Boshtit të Rezistencës, tregon jobesueshmërinë e tij me qëndrimin e tij gjatë krizës siriane.
Prandaj, sipas një pjese të madhe të iranianëve, ndërsa politika e Republikës Islamike për Palestinën, e cila është ndjekur prej 40 vitesh, e bën popullin iranian të paguajë një çmim, ajo nuk mund t'i kthejë palestinezët as në miq.
Prandaj, Republika Islamike duhet të shmangë me forcë përfshirjen e Iranit në një luftë rajonale për Hamasin. Fakti që ka ndërmarrë më shumë hapa se çdo vend tjetër arab apo islamik nuk mbështetet nga shumica e publikut.
Përfundimi
Boshti i Rezistencës po përpiqet të menaxhojë luftën e Gazës, e cila filloi pas Përmbytjes Al-Aksa, brenda kufijve ndërkombëtarë, rajonal dhe lokal të përshkruar më lartë.
Ai nuk dëshiron që lufta e Gazës të kthehet në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale; Por, zbulon se në rast nevoje, është i gatshëm për këtë.
Në këtë kuadër, në vend të një deklarate momentale dhe gjithëpërfshirëse të luftës, ai pengon palën tjetër të hapë një front të përbashkët me një strategji gradual përshkallëzimi. Ai zbaton strategjinë e përshkallëzimit gradual në varësi të kushteve në terren në Gaza.
Për shembull, para sulmit tokësor të Izraelit, numri dhe shtrirja e operacioneve nga Libani, Iraku dhe Jemeni ishin më të pakta dhe të kufizuara, por me rritjen e vëllimit të sulmit tokësor, u shtuan edhe sulmet në këto fronte në numër dhe ashpërsi.
Kjo situatë nënkupton se vija e kuqe e Boshtit të Rezistencës në luftën gjithëpërfshirëse rajonale është infrastruktura ushtarake e rezistencës palestineze në Gaza.
Prandaj, nëse infrastruktura ushtarake e rezistencës palestineze në Gaza nuk hynë nën kërcënim ekzistencial, Boshti i Rezistencës nuk do të përfshihet në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale; do të vazhdojë strategjinë e saj të përshkallëzimit gradual.
Dorëzimi i të burgosurve izraelitë në Kryqin e Kuq në Gazën veriore nga Hamasi gjatë armëpushimit të përkohshëm u interpretua nga shtypi izraelit si një përgënjeshtrim i narrativës së regjimit se Hamasi kishte humbur kontrollin në Gazën veriore.
Duke u bazuar në skenën e dëshmuar në Gaza gjatë armëpushimit të përkohshëm dhe rolin vendimtar të Hamasit në shkëmbimin e të burgosurve, gazeta Maariv vuri në dyshim narrativën e fitores së ushtrisë izraelite dhe deklaroi se situata aktuale tregon se Hamasi nuk ka përdorur as tre të katërtat e kapacitetit të tij ushtarak deri më tani.
Nëse armëpushimi i përkohshëm, i cili është zgjatur në kohën kur është shkruar ky artikull, bëhet i përhershëm, kjo do të jetë një fitore e madhe për rezistencën palestineze.
Kur të fillojë lufta përsëri dhe infrastruktura ushtarake e rezistencës palestineze të kërcënohet me shkatërrim, një luftë gjithëpërfshirëse rajonale do të jetë e pashmangshme.
Sepse sipas Boshtit të Rezistencës, shkatërrimi i infrastrukturës së rezistencës në Gaza mund të mundësojë realizimin e të gjitha fantazive izraelite për Gazën. Kjo do të thotë se edhe ekzistenca e rezistencës libaneze është po ashtu nën kërcënim.
Është e qartë se një luftë gjithëpërfshirëse rajonale do të ketë kosto shumë të rënda për të gjithë komponentët e Boshtit të Rezistencës; Por, është po ashtu e qartë se kur të përfundojë kjo luftë, nuk do të mbetet asgjë nga prania ushtarake e Amerikës në rajon dhe Izrael.
[1] YDH, 26 Maj 2021, Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës: Përpjekjet e Dëshmorit Sylejmani dhanë frytet e tyre
[2] Faqja zyrtare e Udhëheqësit Revolucionar Iranian. 23 korrik 2014, کرانه باختری باید مثل غزه مسلح شود
[3] YDH, Özlem Burya, 27 Shkurt 2023 'Strofulla e Luanëve': "Rezistenca tani ka një mburojë dhe një shpatë"
[4] YDH, 8 Shkurt 2022, thirrje për mobilizim të përgjithshëm nga Dëshmorët e Al-Aksës
[5] Rey al-Youm, 14 Gusht 2022, عملية القدس نسفت الردع.. الكيان يكشِف (الجهاد) أقام نموذج حزب الله بالضفّة والمعقل بجنين ونابلس.. غانتس هدّدّ بتصفية النخالّة لإطلاقه الفكرة وتنفيذّها مع إيران (صور وفيدو) YDH, 15 Gusht 2022 Analisti izraelit: në Bregun Perëndimor po lind një Hezbollah i dytë
[6] YDH, 11 Prill 2022, Xhihadi Islamik: Rezistenca është në prag të luftës me regjimin sionist
[7] YDH, 16 Gusht 2022, "Qëllimi i regjimit izraelit në luftën e fundit ishte të përçante rezistencën palestineze."
[8] Al Jazeera, 12 Tetor 2023, بو عبيدة: خطة دقيقة لطوفان الأقصى..3 آلاف مقاتل للمعركة و1500 للدعم والإسناد
Burimi : Yakın Doğu Haber