Çështja E Besimit Të Ebū Ṭālibit Në Kornizën E Ājeteve

nga Cevher Caduk | Publikuar në Prill 1, 2022, 2:22 a.m.

Nëse me doemos duhet bërë fjalë për dëshirën e zjarrtë të udhëzimit të një njeriu, citojmë se një personalitet si Ebū Ṭālibi (p.m.t.) që zotëron cilësi si dashuria, dhembshuria, durimi dhe madhështia në një atmosferë të tillë, të bën të ndjesh pafajësinë e shfaqjes së besimit të vullnetit hyjnor dhe erën e dhunës dhe padrejtësisë. Mundimi i lidhjes së këtij ājeti me Ebū Ṭālibin (p.m.t.) dhe orvatja e leximit dhe kuptimit të tij e mbyt mesazhin që do të japë ājeti. Shembulli i ājetit 56 të sūres Ḳaṣaṣ

Çështja e besimit të etërve, nënave dhe të parëve e të dërguarve të Allāhut (p.m.t.), megjithëse nuk është një çështje që është sjellë shpeshherë në rend të ditës, rishtas është një çështje e përfolur gjatë tërë historisë. Kështu që duke nxjerrë dëshmi me një mori ājetesh ḳurānore në këtë kornizë, ngrihet pretendimi se Āzeri i ati i të nderuarit Ibrāhīm (p.m.t.) dhe Ebū Ṭālibi (p.m.t.) ungji i resūlu’l-e‘ḍḥamit (të dërguarit më të madh) (p.q.m.t.) nuk kanë besuar. Ne do ta dendësojmë, përqendrojmë ngjarjen vetëm në përmbajtjen dhe përbërjen e ājeteve në fjalë veçanërisht për Ebū Ṭālibin (p.m.t.), ungjin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe do të ndalojmë mbi dukurinë se cili është mesazhi që duan të përcjellin këto ājete. Ne do të përpiqemi që të paraqisim mendimin tonë lidhur me çështjen nëse Ebū Ṭālibi (p.m.t.) ka besuar apo nuk ka besuar në pjesët pasardhëse të punimit tonë.

Kumtojmë se ājetet që përdoren më shumë si dëshmi në këtë çështje janë ājeti 56 i sūres Ḳaṣaṣ, ājetet 113, 114 të sūres Teube dhe ājeti 26 i sūres En‘ām.

Shembulli i ājetit 56 të sūres Ḳaṣaṣ

Imām Ṭaberīu (v.v. 310 m.i.) që është njëri nga komentuesit e parë të Ḳur’ānit Famëlartë duke i dhënë një kuptim ājetit në formën: “En jehdījehu min halḳihi bi teufīḳihi li’l-imāni bihi ue bi resūlihi” (Me qëllim që të udhëzojë nga njerëzit e tij me suksesin e besimit më të dhe me të dërguarin e Tij) bën me shenjë se ājeti është i përgjithshëm. Më pas ai shpreh se dhe kuptimi në formën: “Inneke lā tehdī men aḥbabte li ḳarabetihi minke” (Nuk ka dyshim se ti nuk mund të udhëzosh atë që do si pasojë e afrimitetit) është një mendim dhe e vë këtë pas mendimit që kam paraqitur më lart si radhitje. Kurse për diturinë dhe mendimin në formën se ky ājet ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.) ai e paraqit duke përdorur thënien “dhukire” (u përmend, u tha). (1) Pra nëse themi se kuptojmë këto gjëra nga komentimi i ājetit i të ndjerit Imām Ṭaberiu ka gjasa që nuk quhemi se kemi shkuar shumë larg.

a- Ājeti flet për një parim të përgjithshëm dhe nuk mund të komentohet për një ngjarje të veçantë. b- Rrëfimet në lidhje me çështjen se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar nuk kalojnë përtej një rrëfimi. Pra kjo bën shumë bujë.

Madje duke marrë parasysh faktin se dhe ai vetë është një historian shtojmë se ka dyshime që kanë të bëjnë me rrëfimin.

Zexhxhāxhiu (v.v. 311 m.i.) i cili është njëri nga komentuesit e epokës së hershme thotë se komentuesit e Ḳur’ānit Fisnik janë të njëzëri se ky ājet ka zbritur për ungjin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). (2)

Kurse Imām Māuerdīu është një komentues i cili e ka cekur shkurt përmbajtjen e ājetit. Ai pasi ka bërë të ditur dy komentet ose kuptimet që i përkasin kuptimit të ājetit i rendit këto dy mendime si më poshtë:

  • Se ai kishte kërkuar udhëzimin.
  • Se ai kishte dëshiruar fuqishëm arritjen e udhëzimit si pasojë e afrimitetit.

Ai përcjell mendimet e Ibn ‘Abbāsit, Muxhāhidit, Ḳatādes, Ḥasanit dhe Ebū Hurejres lidhur me faktin se ky ājet ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.). Më pas ai flet në mënyrë të tërthortë për ḥadīthet që kalojnë në veprat e Imām Bukhārīut, Imām Muslimit, Imām Tirmidhīut, ‘Abd Ibn Humejdit, Ibn Ebi Khātemit, Ibn Mirdeuejhut dhe Bejhākiut. (3)

Imām Ḳurṭubīu që është një nga emrat autoritarë në fushën e komentimit bën të qartë se ky ājet ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.). Mirëpo ai përcakton se nuk bëhet fjalë për ndonjë ixhmā‘ (njëzëshmëri, pajtim) në këtë çështje dhe se shumica dërrmuese e dijetarëve është i këtij mendimi. Ndërsa një pikë tjetër e theksuar nga ai është se duke thënë: “huue naṣṣu ḥadīthi’l-Bukhārī ue Muslimi” (këto janë dëshmitë, thëniet e qarta të ḥadīthit të Bukhārīut dhe Muslimit) ai përcakton se çështja e cila shërben si mbështetje për këtë gjykim është ḥadīth. (4)

Kurse Imām Bejḍāuīu (v.v. 691 m.i.) teksa komenton ājetin është nga ata komentues të cilët e komentojnë në një stil të veçantë dhe të cilët e komentojnë ajetin duke marrë si themel dukurinë se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar. Ai përcakton se shumica e dijetarëve ndan mendimin se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar. (5)

Si rrjedhojë pohojmë se më shumë se mesazhi i dhënë i ājetit në pikën e besimit të Ebū Ṭālibi (p.m.t.), duhet të bëhet qortimi i zinxhirit të përcjelljes dhe teksit të ḥadītheve të Imām Bukhārīut dhe Imām Muslimit dhe të shpaloset shëndeti i këtyre ḥadītheve.

Por duke qenë se çështja jonë nuk është ḥadīthi, ne nuk duam që t’i prekim dhe të hyjmë në këto ḥadīthe në këtë çast.

Edhe në mesin e komentuesve shī‘ītë ka nga ata komentues të cilët thonë se ājeti ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.). Njëri nga këta është dhe Ḳummīu që është njëri nga dijetarët e epokës së hershme shī‘īte. Ai e përmend këtë në komentimin e tij lidhur me ājetin. (6) Ai mbështetet në ḥadīth dhe duke ecur nga ḥadīthi i mbështetur në këtë çështje, shprehim se nuk duhet të jetë gabim të themi se këtë mendim e ka marrë nga Shkolla e Ehli Sunnetit!

Gjithashtu dhe Fakhruddīn Rāḍīu i cili është një tjetër nga emrat autoritarë në fushën e komentimit përdor këtë thënie: “lā delālete fi ḍḥāhirihā e lā kufri Ebī Ṭālibi” (nuk ka asnjë lloj dëshmie në anën e jashtme të ājetit rreth mohimit të Ebū Ṭālibit) menjëherë në hyrjen e komentit të ājetit drejtuar përmbajtjes së tij. Ndonëse më tej ai përcjell sqarimet që kemi ilustruar pak më lart të fjalëve të Zexhxhāxhiut. (7) Ajo që është interesante është se ashtu siç ceket dhe në tekstin në ‘arabisht Fakhruddīn Rāḍīu bën vlerësimin duke përdorur lidhëzën “lā” (jo, nuk) që mohon llojin. Pra Fakhruddīn Rāḍīu thotë këtë në mënyrë të tërthortë ndoshta dhe të drejtpërdrejtë: “Nuk ka asgjë që mund të quhet si një lloj dëshmie rreth mohimit të Ebū Ṭālibit (p.m.t.) në ājet”.

Kurse në veprën e tij me titull: “Tefsīru’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi” (Komentimi i Ḳur’ānit Madhështor) që është një koment i rrëfimit, Ibn Kethīri (v.v. 774 m.i.) thotë se ājeti ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.) dhe është i bindur në mënyrë të prerë se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar. Sipas mendimit të tij dashuria e Ebū Ṭālibit (p.m.t.) drejtuar të dërguarit të Allāhut (p.m.t.) nuk ishte një dashuri që kalonte përtej lidhjes së farefisnisë. (8)

Kjo listë vazhdon dhe zgjatet. Ne me qëllim që të mos e zgjasim më shumë duam të paraqisim vlerësimin tonë lidhur me përmbajtjen e ājetit duke cilësuar disa nga komentuesit e epokës së afërt. Për shembull ne do të prekim disa nga komentimet e komentuesve të epokës së fundit dhe të afërt si ‘Al’lāme Ālūsīu, Sejjid Kutubi, ‘Umer Nāsūhī Bilmen dhe Muḥammed ‘Alī Ṣābūnī.

Lërmëni t’iu them se ‘Al’lāme Ālūsīu është një njeri që besoj se është autoritet në fushën e komentimit dhe që i drejtohem shpeshherë. Ai duke mos qëndruar nën ndikimin e drejtimeve të arsyetuara, mendore të të tjerëve përpara tij në këtë ājet e paraqit në formatin ḳīle (u tha)  mendimin në formën: “men aḥbebte hidājetehu” (ai që deshe, kërkove udhëzimin e tij). Pra ai përcakton se një koncept, përshtypje drejtuar përmbajtjes së ājetit është i dorës së dytë dhe se mesazhi kryesor që do të japë ājeti është kuptimi: “ej kul’lu men aḥbebtehu ṭebān mine’n-nāsi ḳaumeke ue gajrehum” (ai që deshe, kërkove udhëzimin e natyrshëm nga njerëzit e popullit tënd dhe të tjerëve përveç tyre). (9) që dhe sipas nesh ky është një mendim mjaft me vend. Ājeti ḳurānor bart theksimin në drejtim të përbërjes, strukturës natyrale të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.).

Kjo përbërje natyrale ashtu siç do ta paraqisim në të ardhmen është dëshira e flaktë e udhëzimit të mbarë njerëzve e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe shpenzimi i mundit të tij në këtë drejtim. Kështu që në Ḳur’ānin Kerīm ka theksime të larmishme drejtuar kësaj cilësie të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ky ājet meqenëse është në të njëjtën kornizë të çështjes duhet të lexohet dhe të vlerësohet së bashku me ājetet e tjera. Tani nëse dikush ngrihet dhe e burgos kuptimin e këtij ājeti duke thënë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) kishte dëshirë të flaktë në lidhje me udhëzimin e një njeriu fatkeqësisht nëse nuk ka ndonjë mllef që buron nga vendi ku janë të përfshirë Imām Bukhārīu dhe Imām Muslimi atëherë është një gabim trashanik dhe e mbyt mesazhin e ājetit.

Ne do t’i japim fund kësaj pjese duke cituar disa nga komentuesit e epokës së fundit dhe nga komentimet që janë përkthyer dhe përpiluar në turqisht.

Komentuesi i madh Muḥammed ‘Alī Ṣābūnī që ka ndërruar jetë kohët e fundit, pasi ka bërë të ditur se ājeti ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.) lidhur me një fjali në pjesën e komentimit të ājetit të veprës së tij me titull: “Ṣafeutu’t-Tefāsiri” (Dëlirësitë e Komentimeve) që është përkthyer në turqisht, vë këtë shënim në pjesën ku kalon ājeti me këshillim, paralajmërim: “Mā dhukire enne Ebā Ṭālibin māte e lā gajri’l-imāni ue huue’ṣ-ṣaḥīḥu el’ledhī del’le ‘alejhi’l-kitābu ue’s-sunnetu” (Nuk u citua, përmend, tha se nuk ka dyshim se Ebū Ṭālibi ka vdekur jo në besim - që kjo është e vërteta - për këtë çështje dëshmon Libri (Ḳur’āni) dhe sunneti). (10)

Fatkeqësisht dhe i ndjeri dëshmor Sejjid Kutubi i cili është njëri nga komentuesit e veprës së përkthyer në turqisht, zë vend në mesin e atyre që mendojnë se ājeti ka zbritur për Ebū Ṭālibin (p.m.t.) dhe nga ata të cilët ndan këtë mendim. Ai këtë flijimin madhështor të Ebū Ṭālibit (p.m.t.) e lidh me ndjenjën farefisnore dhe dhembshurinë atërore. (11)

‘Umer Nāsūhī Bilmen duke u sjellë me ndjeshmërinë e një dijetari të ndjerë, pavarësisht se ka parapëlqyer mendimin se ai nuk kishte besuar përsëri ai nuk ka vënë pikën e fundit. Thënia e tij është sendërtuar kështu: “Krahas kësaj ai vetë nuk ka pranuar propozimin e të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.) dhe ka parapëlqyer që të vdesë në fenë e gjyshërve të tij me synim që të mos bëhej çështje debati e thashemeve të popullit të tij. Megjithatë ka dhe disa rrëfime rreth dukurisë së besimit të Ebū Ṭālibit (p.m.t.). Dituria e vërtetë është në praninë e Allāhut”. (12)

Kurse komentimi i përgatitur nga një këshill i Kryesisë së Punëve Fetare të Turqisë (TDV) përdor këto thënie drejtuar mesazhit të ājetit: “Pavarësisht kësaj shprehemi se është më e duhur, më e përshtatshme të themi se mundimi i sjelljes në udhën e mbarë pas njëfarë pike i vlerësimit të ājetit në një kuptim të përgjithshëm pa përcaktuar një shkak ose një kohë të caktuar - pa patur dëshirën dhe prirjen - e njërit-tjetrit është i padobishëm”. (13)

Në fakt duke përdorur thënien e tij sipas rrëfimeve të vërteta përpara një ose dy fjalish bën të ditur mendimin e tij në anën se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar.

Përmbledhje mund të themi se për sa i përket këtij ājeti ka dy mendime njëri është mendimi i përgjithshëm dhe tjetri është mendimi i veçantë.

Ashtu siç kemi paraqitur më lart teksa emrat autoritarë të fushës së komentimit si Imām Ṭaberīu, Fakhruddīn Rāḍīu dhe Ālūsīu bëjnë të qartë se mesazhi që do të japë ky ājet është i përgjithshëm dhe se nuk mund të kufizohet në dëshirën, kërkesën e besimit dhe udhëzimit të një njeriu të veçantë, kurse shumica e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit janë të mendimit se ky ājet ka zbritur për një shkak të veçantë dhe se ky shkak është Ebū Ṭālibi (p.m.t.). Si rrjedhojë nënvizojmë se pikë së pari ājeti duhet të lexohet bashkë me kontekstin, lidhjen dhe duhet bërë diagnoza e mesazhit. Pikë së dyti shtojmë se nëse me të vërtetë përftohet përfundimi i udhëzimit të një njeriu të caktuar nga diagnoza e mesazhit dhe nëse ky njeri është Ebū Ṭālibi (p.m.t.), atëherë dëshmitë që dy mendimet kanë pretenduar duhet të analizohen me një perspektivë intelektuale, shkencore.

Ndërsa mendimi ynë është në këtë mënyrë: “Kur njeriu dendësohet, përqendrohet në mesazhin e ajetit ai mund ta shikojë me lehtësi, qetësi vazhdimin e ājeteve të mëparshme (ājetet 51-55) dhe lidhjen e ājetit të mëvonshëm pas tij (ājetin 57). Ne po paraqisim fragmentin, pasazhin që gjendet brenda ājetit me qëllim që të mund të bëhet leximi i kontekstit, lidhjes:

51. Nuk ka dyshim se Ne pandërprerë ua dërguam, lamë testament fjalën (shpalljen) atyre, në mënyrë që të mendojnë.

52. E atyre që Ne u dhamë Librin përpara këtij, disa nga ata i besojnë këtij (Ḳur’ānit).

53. Dhe kur u lexohet atyre thonë: “Ne besuam atij, ajo është e një e vërtetë nga Zoti ynë, ne dhe përpara tij ishim muslimanë!”

54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim dhe ata të keqen e largojnë me të mirën dhe nga ajo që Ne i furnizuam ata shpenzojnë.

55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje, thashethem marrëzie, ata i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen të paditurit!”

56. Nuk ka dyshim se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por Allāhu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.

57. Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendi ynë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurtë që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.

Ashtu siç shihet ky ājet u cili mundohet të komentohet për Ebū Ṭālibin (p.m.t.) ai nuk përputhet as me ājetin paraardhës dhe as me ājetin pasardhës në rastin e leximit për një njeri të veçantë.

Kur shihen ājetet mund të shikohet me lehtësi se është bërë fjalë për këto dy palë:

a- Idhujtarët kokëfortë të Mekkës. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ishte brenda një mundimi, orvatjeje dhe përpjekje me mish e me shpirt për udhëzimin e tyre. Ai bartte një dhembshuri dhe dëshirë të zjarrtë në këtë pikë. Mirëpo këta idhujtarë kokëfortë ishin të privuar nga struktura e mendjes dhe zemrës që të mund të konceptonin dritën e besimit dhe udhëzimit.

b- Një palë nga ndjekësit e Librit të cilët jetonin në një vend të largët dhe të skajshëm nga Mekka e Nderuar. Nga stilet e shprehjes së ājeteve kuptohet se nuk janë ndikuar në mënyrë mohuese, shoqëritë ku jetonin në përbërjet që mund të konceptonte përfshinte mund ti prrceptonte në anën e mendjes dhe zemrës besimin edhe udhëzimin e tyre.

Ja pra kur ājeti 56 i sures Ḳaṣaṣ vështrohet brenda këtij konteksti del në dritë mesazhi që do të japë ājeti. Allāhu i Lartësuar e di se kush janë ata që kanë të drejtë dhe e meritojnë besimin. Ata të cilët e meritojnë besimin, janë ata njerëz që janë kërkues së vërtetës, zemrat e të cilëve rrahin me dritën e besimit me dashuri, nxitje janë ata janë njerëz që nuk kanë një etikë, moral, natyrë të shëmtuar në të vërtetë dhe këta mund ta gjejnë udhëzimin.

Kurse ata të cilët kanë një përbërje, strukturë të kundërt me këto cilësi nuk mund të gjejnë udhëzimin. Çfarë lloj lidhjeje mund të ketë besimi apo mosbesimi i Ebū Ṭālibit (p.m.t.) me këtë kontekst?! Ājeti ḳurānor flet për një parim të përgjithshëm.

Udhëzimi që kalon në ājet nuk ka kuptimin e bërjes së udhërrëfyesit për diçka, por në kuptimin e udhëzimit të çuarjes në qëllim dhe kalimit, përcjelljes në synim. Mirëpo kjo nuk është një gjë që është në dorën e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) por është një ndodhi që është në dorën e Allāhut të Lartësuar dhe të Lavdëruar. Shprehemi kështu sepse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e ka çuar në vend detyrën në kuptimin e udhëzimit të tërë njerëzve pa përjashtim. Ā jeti përcakton, bën të veçantë se lloji i dytë i udhëzimit pra kuptimi i udhëzimit të çuarjes në qëllim dhe kalimit, përcjelljes në synim është i ndërtuar mbi një rend. Këto janë çështje të tilla si zemërngurtësia, ngrirja, paralizimi, shkatërrimi i mendjes dhe i trurit, mungesa e mendjes nga virtytet zbatuese. Këto lloj cilësish janë gjëra që janë pengesë për besimin dhe udhëzimin. Allāhu i Madhëruar ua dhuron dritën e besimit dhe udhëzimit zemrave që janë të drejtuara, të prirura ndaj të vërtetës nëse këtu është thënia me vend.

Me sa duket se ky ajet shpreh një ngushëllim përtej fitimit të një këndvështrimi për të nderuarin e dërguar më të madh (p.q.m.t.). Pra bëhet fjalë për një të vërtetë të lidhur me besimin dhe udhëzimin. Zemra e mbushur me dashuri, dhembshuri dhe mëshirë e vetës së të nderuarit Vulë të Lajmëtarëve (p.q.m.t.) rrihte për udhëzimin e mbarë njerëzve dhe ai vinte të tërë mundimin e tij në dukje dhe orvatej me mish e me shpirt në këtë pikësynim.

Megjithatë kemi të bëjmë me një të vërtetë. Veta e Udhëzimit Vula e Shpalljes (p.q.m.t.) nuk ishte i lidhur ndaj përcjelljes, përçimit me këmbëngulje ndaj idhujtarëve ose ndjekësve të Librit. Përcjellja ishte e lidhur ndaj strukturës së bashkëbiseduesit. Kështu që le të paraqisim disa nga grumbujt, pirgjet e ājeteve të cilët theksojnë këtë të vërtetë.

“Nuk është borxhi, detyrimi yt (o Muḥammed) udhëzimi i tyre (në udhën e drejtë), Allāhu e çon në udhë të drejtë atë që do. Çdo lloj gjëje që të jepni nga pasuria e keni për veten tuaj, por mos jepni për dikë tjetër por vetëm për hir të Allāhut, e çdo që t’i jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’iu zëvendësohet në mënyrë të plotë duke mos iu dëmtuar”. (Sūre Beḳare, 272)

“Ka nga ata që të shikojnë (duket se po të shikojnë). A mund ta udhëzosh ti të verbrin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?!” (Sūre Jūnus, 43)

Gjithashtu dhe dhurimi i udhëzimit të individit apo shoqërisë padyshim se nuk është ashtu shkeleshko. Themi se njohuria, urtësia, bukuria, zemërimi, dëshira, vullneti dhe përkryerja hyjnore do të dalë në dukje ashtu siç duhet të dalë në dukje në mënyrën më të përsosur.

Përmbledhim se ājeti jep një mesazh të përgjithshëm. Duke u nisur nga këtu zbardhim se leximi i ājetit në lidhje me një ngjarje të veçantë si dhe shfryrja, zbrazja e brendisë së një fragmenti të treguar për armiqësitë e rrënjosura të kokëfortësisë së idhujtarëve mekkas kundrejt ftesës, thirrjes hyjnore nuk përputhet me mesazhin e përftuar nga ājetet. Nëse me doemos duhet bërë fjalë për dëshirën e zjarrtë të udhëzimit të një njeriu, citojmë se një personalitet si Ebū Ṭālibi (p.m.t.) që zotëron cilësi si dashuria, dhembshuria, durimi dhe madhështia në një atmosferë të tillë, të bën të ndjesh pafajësinë e shfaqjes së besimit të vullnetit hyjnor dhe erën e dhunës dhe padrejtësisë. Mundimi i lidhjes së këtij ājeti me Ebū Ṭālibin (p.m.t.) dhe orvatja e leximit dhe kuptimit të tij e mbyt mesazhin që do të japë ājeti. Ne do të paraqisim cilësitë, veçoritë vetjake të Ebū Ṭālibit (p.m.t.) në pjesët vijuese.

Kjo është ajo që kuptohet nga lidhja e mëparshme e ājetit.

Por jo nëse do të ecim nga lidhja e mëvonshme (nëse do të marrim për themel ājetin e 57) në pikën e mesazhit të ājetit, atëherë pohojmë se çështja del në dritë në mënyrë më të qartë. E thënë ndryshe nëse do të bëjmë fjalë për një njeri i cili ka kërkuar udhëzimin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe nuk ka gjetur udhëzimin siç bëhet fjalë në ājetin e 56 atëherë Allāhu i Lartësuar na paraqit thënien e këtij njeriu në ājetin 57 kur thotë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendi ynë!” Nuk ka dyshim se kjo fjali nuk i përket Ebū Ṭālibit (p.m.t.). Ne mendojmë se përdorimi i lidhëzës, mënyrës, nyjes, brenga e dëbimit nga vendi, fjalët që përmban thënia, i kanë hije më shumë magnatëve ose njerëzve me përbërje të dobët mekkas. Pra le ta shikojmë në çdo anë komentimin dhe përshtatjen e ājetit 56 ndaj Ebū Ṭālibit (p.m.t.) sërish qëndron në ajër.

Në veprën e tij me titull: “Sunenu’l-Kubrā” (Sunnetet e Mëdha) Imām Nesāīu (v.v. 303 m.i.) bën të ditur se këtë fjali e ka thënë Ḥārith Ibn ‘Āmir Ibn Neufeli. (14)

Imām Ḳurṭubīu bën të qartë se këtë fjali e kanë thënë idhujtarët mekkas dhe njeriu që e ka thënë këtë është Ḥārith Ibn ‘Uthmān Ibn Neufel Ibn ‘Abdulmenāfi. (15) Kur shikojmë ngjyrimet tonike të thënies mund të vëmë lehtësisht re këtë gjë. Kjo fjali i shëmbëllen fjalëve të një njeriu që ka një fuqi, vlerësim dhe vullnet të dobët hyjnor dhe një pikëpamje materialiste. Kjo fjali nuk i shëmbëllen fjalëve të një njeriu që beson fuqishëm në mbështetjen, ndihmën dhe suksesin hyjnor. Për më tepër kjo fjali të sjell në mendje fjalët e një njeriu që ka ndërprerë shpresën nga ndihma hyjnore, që mendon se do të zhduket patjetër dhe gjendjen e mbetjes pa zgjidhje, pezmit. Pra një njeri i cili ka një gjendje të tillë të zemrës nuk i qaset për ndihmë miqve të Allāhut dhe të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) që gjendet në majën e kësaj miqësie. Krahas kësaj në njërën anë as historia nuk na përcjell këtë fjali të Ebū Ṭālibit (p.m.t.) dhe as na rrëfen se ai ka mbetur pas mbështetjes dhe ndihmës. Ky është dhe mesazhi që jep, përcjell lidhja pasardhëse e ājetit.

Si rrjedhojë theksojmë se kur ājeti lexohet brenda kontekstit, lidhjes nuk vihet re se ka një cekje afër ose larg ndaj Ebū Ṭālibit (p.m.t.).

Ne nuk duam të hyjmë në debate, diskutime të çështjes se kur zbriti sūreja Ḳaṣaṣ. Ne bëmë këtë lloj komenti duke marrë si të mirëqenë faktin se zbriti në Mekkën e Nderuar.

Disa cekje:

a- Ne do të përpiqemi të shqyrtojmë dhe mesazhin e ājetit 26 të sūres En‘ām dhe ājetit 114 të sūres Teube, të cilët sillen si dëshmi se Ebū Ṭālibi (p.m.t.) nuk ka besuar në Ḳur’ānin Fisnik.

b- Ne do të cekim në të ardhmen dhe rrëfimet e Imām Bukhārīut, Imām Muslimit, Imām Tirmidhīut, Ibn Mirdeuejhut, Imām Bejhākīut, Imām Nesāīut etj.

c- Pika që hidhërohet njeriu është këtu. Ju mund të drejtoheni ku të doni për sa i përket një çështjeje. Por kur drejtohet një njeri me gjykim të shëndoshë i drejtohet njerëzve që kanë pjesë diturie dhe bën parapëlqimin sipas tij. Fatkeqësisht është bërë një Ehli Bejti i cili ndonëse iu është drejtuar një numri të lartë njerëzish që kanë mbetur në anë e skaj duke filluar nga jurisprudenca në kredo, nga hadithi në histori, nga komentimi në etikë, moral dhe i cili nuk ka trokitur në një derë, nuk iu është drejtuar mendimit vetjak - nëse do të përjashtojmë disa gjendje dhe ngjarje. Edhe një njeri i mençur i drejtohet atyre dhe nëse në mendimet e tyre ka një shqetësim ai i paraqit duke i përcaktuar shqetësimet e tyre. Por për fat të keq ashtu siç ka ndodhur në shumë çështje dhe në këtë çështje mendimet e imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) janë anashkaluar dhe nuk iu është drejtuar. Në fund të këtij punimi ne do të paraqisim dhe mendimet e imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) lidhur me këtë çështje.

ç- Në një kohë kur është mendimi vetjak i një njeriu, kur ky sqarim është i hapur dhe i qartë dhe kur është së tepërmi mjaft i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm, ngritja dhe drejtimi i disa mendimeve dytësore dhe relative është një gjendje mjaft shqetësuese. Ne do të paraqisim këtu dyvargëshit në çështjen besimit të Ebū Ṭālibit (p.m.t.) për lexuesit e nderuar në diuānin (koleksionin) e Ebū Ṭālibit (p.m.t.) vërtetimi i të cilit është bërë nga ana e Tenūxhīt.

d- Ne do të pasqyrojmë fytyrën, karakterin, natyrën, tiparet dhe personalitetin e Ebū Ṭālibit (p.m.t.). Ne do të mundohemi të hetojmë nëse Ebū Ṭālibi (p.m.t.) kishte një personalitet të trembur ndaj të vërtetës, i drojtur, i dobët, i fshirë, i heshtur, i turpshëm sa nuk kishte mundësi të shpaloste një mendim, apo kishte një personalitet që i drejtohej mendimit të tij vetjak, një njeri me mendje dhe gjykim të shëndoshë, i ditur, i mençur, i zgjuar, i respektuar, një njeri me plan dhe program.

dh- Ne do të paraqisim të vërtetën e ngjarjes së Āzerit të atit të të nderuarit Ibrāhīm (p.m.t.) me vlefshmërinë e qenies lajmëtar, i dërguar dhe shpalljes.

Ju përshëndesim me paqe, dashuri të ndërsjelltë dhe lutje.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- “Xhāmi‘u’l-Bejāni ‘an Teuīli ajni’l-Ḳur’āni” (Përmbledhësi i Sqarimit në Interpretimin e vetë Ḳur’ānit), vëll. 6, fq. 36, Vërtetues: Beshshār ‘Auuād Me‘rūfi, (viti i botimit 1415 sipas mërgimit islām / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

2- Zexhxhāxhi, Ebū Isḥāḳ Ibrāhīm Ibn Serrī, “Me‘ānī’l-Ḳur’āni ue ‘Irābuhu” (Kuptimet e Ḳur’ānit dhe Klasifikimi, Sistemimi i Tij), vëll. 4- fq. 149, Vërtetues: ‘Abdulxhelīl ‘Abduh Shelebīu, (viti i botimit 1406 sipas mërgimit islām / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Ālemi’l-Kutubi” (Bota e Librave), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

3-  Imām Māuerdīu, (v.v. 450 m.i.), Ebū Ḥasan ‘Alī Ibn Muḥammed Ibn Ḥabībi “Nuketu ue’l-‘Ujūni” (Fjalët e Urta dhe Burimet), vëll. 4, fq. 259, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

4-  Imām Ḳurṭubīu (v.v. 671 m.i.) Ebū ‘Abdullāh Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn Ebī Bekri, “Xhāmi li’l-Aḥkāmi’l-Ḳur’āni” (Përmbledhësi i Gjykimeve të Ḳur’ānit), vëll. 16, fq. 298, Vërtetues: ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu, (viti i botimit 1426 sipas mërgimit islām / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

5- Nāṣiruddīn Ebū Khajr ‘Abdullāh Ibn ‘Umer Ibn Muḥammedi, “Enuāru’t-Tenzīli ue Esrāru’t-Teuīli” (Dritat e Zbritjes dhe të Fshehtat e Interpretimit), vëll. 4, fq. 181, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Iḥjāi’t-Turāthi’l-‘Arabī” (Instituti i Ringjalljes së Trashëgimisë ‘Arabe), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

6- Ḳummīu, Ebū Ḥasan ‘Alī Ibn Ibrāhīmi, “Tefsīru’l-Ḳummī” (Komentimi i Ḳummīut), vëll. 2, fq. 365, (viti i botimit 1435 sipas mërgimit islām / viti 2013 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, 1435, Ḳum, Republika Islāme Īrāniane.

7-  Rāḍīu (v.v. 606 m.i.), Fakhruddīn Ibn ‘Al’lāme Dijāuddīni, “Mefātīḥu’l-Gajbi” (Çelësat e të Fshehtës), vëll. 25, fq. 3, (viti i botimit 1401 sipas mërgimit islām / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Fikri” (Mendimi), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.

8-  Ibn Kethīri “Tefsīru’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi” (Komentimi i Ḳur’ānit Madhështor), vëll. 6, fq. 246, Vërtetues: Sāmi Ibn Muḥammed Selāme, (viti i botimit 1420 sipas mërgimit islām / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’ṭ-Ṭajbe” (Mirësia), Botimi i Dytë.

9-  Ālūsīu, Muḥammed Shukrīu (v.v. 1270), “Rūḥu’l-Me‘ānī fī’t-Tefsīri’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi ue’s-Seb‘i’l-Methāni” (Shpirti i Kuptimeve të Ḳur’ānit Madhështor dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 20, fq. 96, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Iḥjāi’t-Turāthi’l-‘Arabī” (Ringjallja e Trashëgimisë ‘Arabe), Botimi i Parë,Bejrūt, Libān.

10-  Ṣābūnī, Muḥammed ‘Alī, “Ṣafuetu’t-Tefāsiri” (Dëlirësitë e Komentimeve), vëll. 2, fq. 440, (viti i botimit 1402 sipas mërgimit islām / viti 1981 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḳur’āni’l-Kerīmi” (Ḳur’ānit Kerīm), Botimi i Katërt, Bejrūt, Libān. Kurse për botimin në turqisht shikoni shtëpinë botuese: “Ensar Yayınevi”, vëll. 4, fq. 446.

11-  Sejjid Kutubi, “Fī Ḍḥilāli’l-Ḳur’āni” (Në Hijet e Ḳur’ānit), vëll. 8, fq. 110, Përkthyes Salih Uçan, Vahdettin İnce, Mehmet Yolcu, (viti i botimit 1441 sipas mërgimit islām / viti 2020 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Tayf Yayıncılık”, Stamboll, Turqi.

12- ‘Umer Nāsūhī Bilmen, “Kur’ân-ı Kerîm’in Türkçe Meâli Âlisi ve Tefsiri” (Interpretimi dhe Komentimi i Lartë në Turqisht i Ḳur’ānit Kerīm), vëll. 5, fq. 292, Përgatitës: Hüsamettin Vanlıoğlu, Fatih Kalender, (viti i botimit 1441 sipas mërgimit islām / viti 2020 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kitap Kalbi Yayıncılık”, Stanboll, Turqi.

13-  Këshilli i Kryesisë së Punëve Fetare të Turqisë (TDV), “Kur’ân Yolu Tefsiri” (Komentimi i Udhës së Ḳur’ānit), vëll. 4, fq. 236, 237.

14-  Imām Nesāīu, Ebū ‘Abdurraḥmān Aḥmed Ibn Shu‘ajbi, “Sunenu’l-Kubrā” (Sunnetet e Mëdha), vëll. 10, fq. 210, 211, Ḥadīthi Nr: 11321, Paraqitës: ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu, (viti i botimit 1421 sipas mërgimit islām / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Bejrūt, Libān.

15-  “Xhāmi‘u’l-Bejāni ‘an Teuīli ajni’l-Ḳur’āni” (Përmbledhësi i Sqarimit në Interpretimin e vetë Ḳur’ānit), vëll. 16, fq. 298, Vërtetues: Beshshār ‘Auuād Me‘rūfi, (viti i botimit 1415 sipas mërgimit islām / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë, Bejrūt, Libān.



Burimi : İntizar

Cevher Caduk

Teolog dhe profesor musliman